TemA TV/ AK: Shtetasit Berisha i kanë mbetur edhe 100 ditë (VIDEO)

13 Mars 2013, 18:06Sociale TEMA

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi pasditen e të mërkurës mbledhjen me strukturat drejtuese të Njësisë Bashkiake numër 5 në kryeqytet. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij është ndaluar tek 100 ditët e fundit deri në ditën e zgjedhjeve duke kërkuar ndalimin e çdo privatizimi, koncesioni dhe dhënien e licencave nga qeveria.

“Koalicionit të tradhtarëve i kanë mbetur edhe 100 ditë në fuqi dhe ne do të nisim numërimin mbrapsht të ditëve që i kanë mbetur në fuqi shtetasit Sali Berisha. Në këto 100 ditë ne do të jemi të vëmendshëm për çdo lëvizje që shtetasi Berisha dhe oborrtarët e tij do të kryejnë në çdo dikaster dhe organikë të shtetit. Me qindra denoncime kanë mbërritur pranë Aleancës Kuq e Zi, të cilët deklarojnë se qeveria tashmë është kthyer e tëra në shërbim të fushatës elektorale duke paralizuar çdo zyrë dhe shërbim. Sot ne denoncojmë se nuk kemi qeveri, se çdo ministër është duke kryer fushatë për partinë-shtet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo qeveri duhet të ndalojë urgjentisht çdo privatizim, koncesion apo dhënie licencash deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të mos përdorë politikisht dhe për favore elektorale hallkat e shtetit shqiptar. Ne mendojmë se ka ardhur pikërisht momenti që të krijohet një qeveri teknike, e cila të administroje vendin, buxhetin dhe resurset deri në formatimin e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit”, deklaroi Spahiu.

Më tej Spahiu i ka kërkuar çdo strukture të Aleancës Kuq e Zi të monitorojë dhe dokumentojë lëvizjet e ministrave, zv/ministrave, drejtorëve dhe krerëve lokalë, të cilët zhvillojnë fushatë elektorale me automjetet zyrtare, në mënyrë që pas 23 qershorit të gjitha paratë e shpenzuara për fushatë personale të partisë-shtet do t’u faturohen dhe rimerren zyrtarëve që po abuzojnë me to.

“Po të shkosh sot në ministrinë e Mbrojtjes gjen vetëm oficerin roje sepse Arben Imami mund të jetë në Gramsh duke bërë fushatë, I njëjti fenomen po ndodh në të gjitha dikasteret e kabinetit qeveritarë të shtetasit Berisha. Myqeremi, Flamuri, Ruli, Olldashi dhe kushdo po prezantojnë programet e qeverisë në zonat e caktuara elektorale. Kjo që ka ndodhur prej 20 vitesh nuk duhet dhe nuk do të ndodhë më pas formimit të qeverisjes kuqezi, e cila do të jetë transparente dhe e hapur për çdo shpenzim që shkon për interes të qytetarit dhe jo personal të xhaketave të vjetra të partisë-shtet të shtetasit Berisha”, deklaroi Kreshnik Spahiu.

Gjithashtu lideri i kuqezinjve u ndal tek debati për ndryshimin e emrave të njësive vendore, duke sjellë në vëmendje rastin e Liqenasit. “Aleanca Kuq e Zi prej dy vitesh ka dalë përpara opinionit publik dhe ka kërkuar shqiptarizimin e toponimeve të qyteteve shqiptare. Sot në prag të zgjedhjeve PD dhe PS kanë rënë dakord për sllavizimin e emrave të qyteteve të caktuara. Kjo është e turpshme. Aleanca Kuq e Zi është krejtësisht e vendosur për zbatimin e të drejtave të minoriteteve dhe nuk ka asgjë kundër tyre, por, për sa kohë ata jetojnë në Shqipëri, duhet të pranojnë se kjo është tokë shqiptare. Ata nuk duhet të mendojnë dhe besojnë së marrëveshjet PD dhe PS bëhen në favor të tyre, përkundrazi, gjithçka është për interes të votave që njëri i do për të mbajtur pushtetin dhe tjetri për të ardhur në pushtet, e ndërkohë ne ideologjinë tonë për shqiptarizimin e toponimeve shqiptare e kemi prezantuar dy vjet më parë”, deklaroi Spahiu.

22 komente në “TemA TV/ AK: Shtetasit Berisha i kanë mbetur edhe 100 ditë (VIDEO)”

  1. daku says:

    AK ja fut pordhes kot fare, po si do ta arrestoni Berishen??

    AK nuk merr kurre vota per te qeverrisur e vetme dhe kur
    nuk merr qeverrin nuk ben as nje gje, prandaj si i thone
    ——“futja pordhes gri sallate sa te shkoje dhe kjo nate

    1. ina says:

      cfaaaaaaaaaaaaaaare, une mezi po prisja Prillin…. une thashe se e kishe seriozisht ti ate punen e heqjes se tij para zgjedhjeve… qenka shashke… shashke do jene edhe ato premtimet per ndjekjen e politikaneve te korruptuar? apo me ato e ke seriozisht?

      1. Cekuri says:

        Epo ne po prisnim 7 Prillin,tani prape 23 Qerrshorin,shume bukur e thua shashke,shume zhurme per asgje.
        Ky bubuleshi u sherben interesave te caktuara.

        1. Hijet qe kane mbetur pas says:

          Cekuri & ina, mire e thate, po PRISNIT Prillin. Po sikur te leviznit prapanicat dhe te benit dicka, ne vend qe te prisni…?

  2. Trust-no1 says:

    O Nik po e kishim lene ndryshe mo burre? Sikur ke thene qe do ta rrezonit para zgjedhjeve. Lere se na zhgenjeve shume tani.

  3. Aleko NY says:

    Zoti Spahiu jam nje simpatiznt i levizjes suaj por sot na zhgenjyet tej mase.Te terhiqesh nga 7 prilli i protestes per rrezimin e berishes dhe te perfundosh te fotografimet e ministrave qe te paguajne benzines kur te vish ti ne pushtet eshte e papranueshme.
    Sa po kalon koha njerzit po pyesin se a ka qene enver hoxha diktator apo kemi qene ne lepujt dhe delet qe krijuam ate dhe tani po ushqehemi me supen e kockave te tij per nje cerek shekulli.
    Sic duket magjistari arvizu ju ka treguar horoskopin per yjet qe nuk jane ne pozicjonin e duhur.Eshte ai ylli ne ngjitje qe po mban rradhen pas burrit te shtetit.
    Te pakten gjysma e simpatizanteve do largohen vetem nga kjo deklarate e dites se sotme.Mirupafshim ne 2017 me luludbashin ose jamgjarper malltezin si k/minister. Tung !

  4. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

    AK i premtoj shqiptareve largimin e Berishes para zgjedhjeve, por mashtroj. Mos i besoni AK-se sepse genjej shqiptaret, vota kunder AK-se eshte ndeshkim per qe genjehu shqiptaret duke i premtuar largimin e Berishes para zgjedhjeve. AK ka genjyer edhe per 3 milion mbeshtetes qe nuk i ka, shqiptaret te votojne kunder AK-se qe genjen ne driten e diellit, turp te keni muslim brothers.

    1. Ramy says:

      B.L si mendove ti, AK ta largoje Berishen kurse pushtetin ta trashigojen korraket e PS-s, hahahaah ti je tulle fare

      1. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT ISLAMIK. says:

        Ramy, jam plotsisht i bindur qe je budalla.

    2. BERISHA LARGOHU. SHQIPERIA KA NJI FATKEQESI SEPSE KA NJI POPULL FRIKACAK QE NUK E DUAN DEMOKRACINE E VERTETE, POR I NENSHTROHEN BERISHIZMIT SERB MO
      AI VRET SI NE 97.

  5. Kritiku says:

    Sa shpejte i dalin petet lakroi. Eshte shume i thate sepse eshte bere pa yndyre. E kuptoni ore njerez qe kj e vetequajtur AKZ,nuk eshte gje tjeter pervec se nje satelit e PD-se dhe ben lojen e Berishes. Sa here qe flet ky Spahiu, gjithnje gjera kontradiktore thote. Nje here sikur do te organizohet me 7 Prilli, organizimi i demostrimeve per largimin e Berishes, tani po na numeron ditet deri tek zgjedhjet. Eshte kjo Parti serioze, apo eshte nje grup kllounesh? Kaq shpejt i doli boja kesaj parie, sa asnje tjeter deri tani. Akoma besoni ore njerez qe Spahiu eshte ai njeri qe ju deshironit? Ky sharlatan eshte me i keq se Sali Berisha.
    E kam thene disa here qe kjo Parti mbeshtetet vetem nga analfabetet dhe injorantet qe nuk e kane idene se cfare bejne. Ashtu si edhe Berisha qe mbeshtetet nga shpellaret e tij edhe Kreshnik Spahiu, mbeshtetet nga analfabetet.

  6. Vini says:

    Te gjithe ju komentues te ps qe qenkeni te zhgenjyer nga deklarata e sotme pyesni veten me mire pse Rama nuk ben asnje perpjekje per te protestuar kunder Berishes apo i mbushi ne 21 janar. AK do protestoje fuqishem ne 7 prill por nuk ka iluzione se krokodili largohet me nje proteste. Thjesht po i ben te ditur ketij populli se fryma opozitare patriotike shprehet me proteste dhe jo me citime ne twiter dhe tryeza deshperuese.rrofte AK dhe kauza e saj patriotike,po shte zvaraniku dhe servilet e tij te ndyre qe ndersehen kunder patrioteve!

  7. VERTETE .... ? says:

    SHUME ZERA THONE …. SE AI DO VDESE PARA ZGJEDHJEVE.

  8. Doni ALBO says:

    Shume me vend z. Kreshnik Spahiu, me te vertet je i vetmi patriot ne politiken shqiptare, uroj ti fitosh zgjedhjet se ti je i vetmi qe ke ne dore tamam Rilindjen Shqiptare e jo ai rama me rilindjen e tij duke ndryshu toponimet shqiptare ne ato sllave, TURP.

  9. arjani says:

    O AK. Jeni shume amatore ne politike.Mos ju vije keq.
    Po kur e dini qe Berisha nuk iken me protesta pse do ta beni ate me 7 Prill? Apo si ato zboret masive te Enverit qe quheshin “LOJA” ku ushtria jone fitonte ndaj armiqve imagjinare dhe ne fund komunizmi fitonte ne gjithe boten.Po keto jane butaforira mor Kresho. Nuk i hyjne as dreqit ne pune.

  10. Artani says:

    Ore na thuaj cfare do besh me ekonomine e shkateruar te shqiperise,pa leri toponimet.Njerzit po marrin buke me lista.Te menderosin mu ne patriotizem ata.

  11. peci luku says:

    VAZHDO KRESHNIK KURAJO KE SHUME POPULL ME VETE QOFSH I RESPEKTUAR NUK DUET TE SHOHIM ME PARTITE E QENIT QE VETEM LEHIN NE PARLAMENT

  12. ramy says:

    Shtetasi berisha
    Qe del me tre kemisha
    Dhembet porsi bisha
    Floket si hale pisha

  13. esat says:

    rrej o kreshnik rrej se ka budallrj se mos ishte budalli ne ket bot ti do ishe duke i ron murit me kok se nuk do rreje dot njeri po kush ka pa hajer prej gjirokastritit sic je ti anes vjoses anes bunes rrej o kreshnik spahiu e ta faalt zoti at pallen e hunes

  14. Ibrahimi says:

    E pashe dje kreshnikun se e dha njuz 24 direkt ( imagjinoni sa ka paguar)te jem i sinqert nuk mu duk normal sec fliste per Tiranen e Re me besoni mu duk tamam si Dashi i Havase siduket vetem si ky tipi mund te behen leva te Sal trapit

  15. Popu Lismus says:

    Kerkon te behet popullist duke perdorur simbole dhe shenja “patriotike”. Fakti duket qarte prapa shpines se tij. E ka porositur vete ai qe ky ne fjalim na i cakton dhe afat 100 ditor. Pjella te ngjashme qe gafuren mbasi kane lepire ndonje kocke. Duket si i derguari i posacem per te terhequr per votim po te jete e mundur edhe foshnjet. Qe ta dije mire ai dhe te tjere: 16-vjecaret e gjimnazeve te botes perendimore jane me te formuar jo vetem se bashkmoshataret ketu por edhe se vete bajgat enveriste. Limon i shtrydhur. Hapni syte o njerez se na vdiqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje