TemA TV/ Autoriteti i Konkurrencës: Gjyqësori na pengon në luftën kundër monopoleve (VIDEO)

12 Mars 2013, 19:57Sociale TEMA

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, drejtuesja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati tha se sistemi gjyqësor në vend, po kthehet në pengesë në betejën kundër monopoleve në tregun e brendshëm.

Gjatë vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur 48 gjoba. Sektorët më të prekur për krijim monopoli në treg janë sektori i tregtimit të gazit të lëngshëm, shërbimet e telefonisë fikse, apo sektori i ndërtimit. Edhe prokurimet publike rezultojnë te sektorët më të prekur.

“Shqetësimi kryesor i Komisionit të Konkurrencës është përthithja e filozofisë së konkurrencës nga gjyqësori, pasi është shumë e rëndësishme arsyetimi i bazuar në interesin publik të vendimeve të tyre,” nënvizoi Lindita Lati.

“Gjykata në trajtimin e çështjeve nuk e realizon nga pikëpamja e të mirës publike dhe e mirëqenies publike. Autoriteti i Konkurrencës nuk mbron interesat e askujt. Autoriteti i Konkurrencës zbaton një ligj specifik dhe njëkohësisht paraqet argumentet në zbatim të ligjit të tij,” theksoi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës.

Deputeti socialist Erion Braçe ngriti gjatë raportimit shqetësimin për vendimet e qeverisë apo administratës, të cilat sipas tij, kufizojnë konkurrencën dhe favorizojnë monopolet në treg. Zoti Braçe iu referuar praktikës së ndjekur me kompaninë ARMO.

“Të drejtat koncesionare nuk mund t’i prekë Autoriteti i Konkurrencës sepse janë detyrime kontraktuale, por Autoriteti i Konkurrencës insiston te institucionet e tjera që të bëjnë në zbatim të këtyre marrëveshjeve koncesionare rivlerësimet përkatëse për t’iu afruar realiteteve ekonomike, në të cilat do të jetë vendi dhe ky është ndoshta një detyrim i domosdoshëm, i menjëhershëm që duhet të realizojnë institucionet përkatëse,” u shpreh Lati.

5 komente në “TemA TV/ Autoriteti i Konkurrencës: Gjyqësori na pengon në luftën kundër monopoleve (VIDEO)”

  1. Plaku says:

    Bo, bo, bo, po ca pret nga Lati & Co mor burre. Keto jane Leka Çukot e shekullit 21! Hajde e jepi drejtim ca behet ketu: motra e Paskalit, merr udhezimet nga disa ish-sigurimsa te PPSH-se, mbahet ne pune nga Salehu, mbush xhapat nga te dale! C’autoritet konkurrence thoni ju ore vellezer!!! Konkurrenca eshte zhdukur nga ky vend qe ku erdhi fara e zeze e bolshevizmit dhe s’besoj se ka per tu kthyer ndonjehere…

    Meqense kemi te drejte te enderrojme, imagjinoni per nje moment se çmund te ndodhe po te kete konkurrence te lire ne Shqiperi: (i) do te kemi nje ekonomi te zhvilluar; (ii) do te kemi biznesmene te ndershem dhe te zotet ; (iii) do te kemi nje imazh pozitiv ne bote; (iv) do te kete zgjedhje te lira dhe te mira; (v) dhe mbi te gjitha do te shporren njehere e mire paaftesia, servilzmi, nepotizmi, salizmi e shume e shume “iza” te tjere qe po na nxijne jete dhe na pijne gjakun si vampire.

  2. Bato Mokra says:

    Pse nuk e di, moj zonje, qe (PA)DREJTESIA a GJYQESORI, si i thone ndryshe, eshte bastioni me i rendesishem, madje vete KESHILLI KOMBETAR i PD SALI BERISHES. Te mos ishte keshtu nuk do te kalonin vite pa zgjedhur strukturat e PD-se pas Kuvendit te saj te radhes. E per cfare po i duhen, as per garniture jo, as per t’iu hedhur hi syve te qorrave e shurdhave ne kete subjekt, qe ende shkojne pas qerres se SRB-it? Gjobat e “nderit” te neperkembur te FAMILJES ia vjelin gjyqtaret opozites rregullisht; vrasesit i nxjerr gjykata jashte, madje me demshperblime qe s’di kush me i tregue (sa pat marre ai Agim Shehu, rreth 200 milione, me duket), Gerdecin kush e ka futur ne kalendat greke…
    E, pra, cfare po i duhet tjeter SRB-it, kur ka instrumentin me te korruptuar e kriminal ne vend? Ka 326-en gjyqesore!
    Po 23 qershori eshte ne prag…Dhe progresitet qe do te ringjallin kete vend, te cilin do te duhej nje Pashko Vase tjeter per ta vajtuar per here te dyte, me siguri do te gjejne tere hapsirat ligjore qe zooteknike, veterinere etj, etj plepiste te Durresit te kthehen ose ne zanatin e pare, ose diku ne Rrogozhine, Peqin, Kruje, Koplik (kur te behet i riu) etj. Mund te zvarget nje pijanec, nje horr, por jo atdheu. Kurre!

  3. Horri i Bulevardit says:

    Ehe tani qaheni he, se kur Saliu po i merrte me rradhe drejtesine ju ndenjet si pula, ska gje thoshit, le ta marre ne kemi punen tone, sna prish pune.
    Tani ka ardhur koha qe ai beleshi i qeverise, te thote, shifemi ne gjyq, se e di qe ne gjyq e ka te fituar, se i ka premtuar Saliu, beni ju pislleqe, vidhni dhe vrisni se ne fund gjyqtaret e mi do ju denojne dhe po u thashe une gjyqtareve se ky eshte shok partije i devotshem, ska polic qe te kap dhe ska gjyqtar qe te deno.
    Tani ju jeni ne siklet se zjerrmi ju ka ardhur tek bytha juaj dhe po ju djeg, se kur i djegte atij tjetri, ju bojshit sehir, tani qe ju ka ardh ke suma, u bo qameti dhe gerthisni ndihme ndihme, jo tani duroni te nxehtinsa te percelloheni qe ta morrin vesh te tjeret se ja cfar i gjen kur rrine dhe shohin sehir, kur tjetrit i degjet havaja.

  4. evans says:

    po dihet qe gjyqesori ne shqiperi duhet te crrenjoset si fara me e keqe e padrejtesise.

  5. R.Molla says:

    MONOPOLET NJE MENXYRE.

    C’do dite qe po kalon
    edhe hajvani e kupton
    kush na paskerka drejtuar
    nje fshatar i bastarduar
    per pronat sot degjova
    atje ne TV-ion
    lemsh dhe gangrene
    sa here e shikon
    jane shuma kolosale
    qe pronaret s’i kane mare
    gjykata e Hages
    me fakte ka dale
    qeverise i kerkon
    te sakte me esap
    saliu me robotet
    s’i jep dot xhuvap
    monopolet nje menxyre
    jane tjeter ligetyre
    politika i ka ne dore
    nder dekada i bastardoi
    parate i shtresezoi
    gjitheseicili me vete
    ne banga sekrete
    ne c’do fushe Shqiperi
    c’u katandise keshtu ti?
    me tregoni nje drejtim
    ku ec puna perparon
    qe Shqiperine po zhvillon
    kot e kini mos u mundoni
    ne qorsokak na kane futur
    Shqiperine per ta zhdukur
    Mjer ai qe kupton
    lum gomari qe s’mendon
    jane gjithe ata gomere
    ende voten perseri
    ajduteve do tua vene
    ne te tyret kuti?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje