TemA TV/ Rama u kërkon deputetëve: Intensifikoni komunikimin me elektoratin (VIDEO)

12 Mars 2013, 12:42Sociale TEMA

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama u kërkoi deputetëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët, qoftë përmes rrjeteve sociale, qoftë edhe drejtpërdrejt.

“Axhenda e secilit prej nesh është një kusht i patjetërsueshëm për suksesin. Komunikimi përmes rrjeteve sociale është domosdoshmëri nga çdo deputet për të rritur shkallën e informimit dhe për ta ulur efektin e dizinformimit të medias së pushtetit. Ja pse kontaktet e drejtpërdrejta janë rruga më e mirë dhe e pazëvendësueshme për të përçuar në çdo familje programin tonë”, tha Rama.

Rama ka theksuar gjithashtu se programi për një rilindje shqiptare i jep përgjigje të gjitha shqetësimeve të qytetarëve.

“Njerëzit kanë shqetësime dhe probleme për të cilat ne kemi përgjigje dhe zgjidhje të qarta. Njerëzit kanë shqetësim përditë e më të madh për rënien e fuqisë blerëse dhe përgjigja jonë është e qartë: Ulje taksash për 95% të shqiptarëve. Njerëzit kanë shqetësim përditë e më të madh për rënien e punësimit. 51 mijë vende pune kanë humbur statistikisht sipas INSTAT-it në këto katër vitet e fundit të qeverisjes, pasi u premtuan 160 mijë vende pune të reja. Ne kemi një përgjigje shumë të qartë: 300 mijë vende të reja pune me votën në 23 qershor për një Rilindje Shqiptare.

Njerëzit kanë shqetësimin në rritje të borxheve. Borxheve nëpër ushqimore që kanë prekur shumën e 150 milionë euro dhe nga ana tjetër e banakut të pamundësisë për të vazhduar të japin ushqime veresie. Ne kemi një përgjigje shumë të qartë: Heqje e taksës së biznesit të vogël për të filluar lehtësimin e sipërmarrjes që vetpunëson njerëz dhe sigurisht edhe për të trajtuar gjithë këtë borxh kolosal, të pamundur për t’u shlyer në kushtet e këtij mizerabiliteti, që ka pushtuar familjen e zakonshme shqiptare.

Njerëzit kanë një problem të përditshëm që pasqyrohet në çdo media, pamundësi për të marrë kujdes shëndetësor në kushtet kur janë të papunë dhe për këtë arsye janë dhe të pasiguruar. Ne kemi një përgjigje shumë të qartë, që është përmbysja e skemës së dështuar të financimit, skemë e vitit 1995, që për vite me radhë ka sjellë vetëm falimentim dhe vendosjen e një sistemi të ri që është mbulimi universal, që do të thotë që çdo kush ta marrë kujdesin shëndetësor si një e mirë publike që ofrohet sipas nevojës dhe jo sipas xhepit. Njerëzit kanë një shqetësim në rritje për rënien e cilësisë së arsimit dhe të politizimit të shkollës. Ne kemi një përgjigje shumë të qartë, depolitizim i shkollës, meritokraci në përzgjedhjen e  gjithë trupës arsimore dhe vendosje e procesit arsimor në një bashkëpunim mes trupës mësimore, komunitetit të prindërve dhe qeverisë”, tha Rama.

“Sigurisht ajo çka sot është kthyer në problem qendror në shqetësimet e njerëzve është kriminaliteti dhe pasiguria. Përgjigja jonë edhe këtu është shumë e qartë. Ne do ta rithemelojmë Policinë e Shtetit dhe brenda 300 ditësh do ta kthejmë shtetin në krye të detyrës, që e ka braktisur prej kohësh. Do ta zmbrapsim krimin duke filluar një periudhë të re në marrëdhëniet mes policisë dhe qytetarit. Një polici për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe pacenueshmërinë e çdo prone. Që do të thotë se kur njerëzve ju kanoset një rrezik, gjëja e parë që ju shkon ndërmend nuk është të telefonojnë policinë por të bashkohen me fis e me miq, për të krijuar një forcë mbrojtëse me mjete rrethanore. Nesër Policia e Shtetit do të jetë mbrojtja, do të jetë garancia, do të jetë përgjigja për çdo qytetar”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar Rama ka vlerësuar edhe mikpritjen e Shkodrës për prezantimin programit të PS-së, duke thënë se vëmendja me të cilën u ndoq çdo pjesë e programit ishte testi më i sigurt për përmbajtjen e tij.

34 komente në “TemA TV/ Rama u kërkon deputetëve: Intensifikoni komunikimin me elektoratin (VIDEO)”

  1. arjoni says:

    Ore nuk e kupton ky qe cfare komunikimi mund te bejne deputetet ne elektoratin e tyre kur asnjeri prej tyre nuk e di nese do te jete deputet apo jo?! Kjo eshte gjeja me qesharake qe kam degjuar ndonjehere.
    Kjo eshte vetvrasje. Mesa duket Rama eshte i sigurt qe nuk fiton dot pushtetin por po perpiqet te menaxhoje humbjen me shprese se pas 4 vitesh fitoren ka per tia dhuruar mazhoranca aktuale.

    1. ypplala says:

      Po sigurisht per kete e ben.
      Ore hapini syte dhe bolle llapet lart e poshte neper blogje duke bere gjasme te paanshmit apo ish socialistet. Ju nuk jeni as njera as tjetra po vetem sherbetore te ca interesave te ndyura. Ketu po vdesin njerez per buke perdite, po shkaterrohen jete, ju rrini e beni gjasme apologjira idiote. Hapni syte dhe mbyllni gojet
      Rama eshte kryeministri i ardhshem i vendit pas 23 qershorit.

      1. stela says:

        Leri demokratet qe flasin tek tema aman.
        Ajo qe duhet te bejne te gjithe eshte qe te ngrihemi me votat tona dhe ta heqim qafe kete qeveri te korruptuar koke e kembe.
        Vetem kjo mund te na shpetoje nga sahanlepiresit e PD.

      2. igli says:

        Rama po tregon dhe njeher se eshte shume, po shume vite drite para Sali halldupit

        1. halldup Sali says:

          Asht e dekme se pushteti Sali merr fun pas qershorit.
          Poplli nuk e don ma qenin mbi kry

        2. wwww says:

          Ide ne dukje e vogel, po brilante. Bravo RAMA!

        3. x-x says:

          Cdo dite na afron me shume me fundin e Saliut dhe fillimin e Shqiperise. PS po punon fort dhe kete rradhe ne krah Rama nuk ka vetem socialistet po te gjtihe njerezit e hajrit te ketij vendi, qe duan nje te ardhme me te mire.

      3. pashuku says:

        Socialistet e te gjithe nejrezit ne ket vend qe duan nje Shqiperi me te mire duhet te bashkojne votat e tyre per te kundershtuar ne cdo menyre kete pushtet hajdut qe vjedh e vret si ti vije. Per kete arsye Rama do te fitoje bindshem zgjedhjet dhe do te qeverise Shqiperine ne 23 Qershor.

    2. raviku says:

      Nuk mund te jete shqetesimi i gjithsekujt ne do jet deputet apo jo.
      Ne i jane futur politikes nuk mund ti jene futur te gjithe per nje cope karrige. Mgjthate PS ka plot deputete qe e bejne shume mire punen e tyre. Dhe sigurisht rama eshte nje lider i mirefillte europian.

      1. qamili says:

        PS po konsolidon cdo dite bindjen se zgjedhjet e ardhshme do te jene te tyret dhe se pas asaj do te filloje mireqeverisja e vendit. Sa me laarg Saliut aman

      2. shendelli says:

        Komunikimi me te gjithe njerezit eshte nje veprim i domosdoshem per te fituar zgjedhjet dhe mendoj se kjo gje do ta diferencoje dukshem PS nga te gjithe partite e tjera qe duken vec per te vjedhur ndonje gje tek dera

    3. oliver says:

      Rama ben mire qe po i condeputete me afer popullit.
      Nwe fund te fundit nejrezit kan nevoj ti takojn ata qe i perfaqesojn

    4. taipi` says:

      Vendi ka shume nevoje per nje ndryshim dhe per nje njeri si Edi Rama per ta drejtuar ate.

    5. cenko says:

      Bravo Rama! Ne 23 qershor do marresh nje lume votash per te mbytur te paudhin Sali!

    6. ballaboksi says:

      Edi Rama eshte e ardhmja!!! Sot me shume se kurre kemi te gjithe nevoje te marrim fryme lirisht e te leme menjane politikanet e lodhur si Saliu dhe Ilir Muta.

  2. DREJTESIA says:

    Aha te paskan filluar ethet e humbjes o Piktor

    1. e/ says:

      Rama eshte nje lider i denje per te ardhmen Europiane te ketij vendi. Edhe ne kete kerkese duket se ai do te komunikohet me afer me popullin dhe kjo eshte per te vleresuar.

      1. PRO says:

        KAM DEGJUAR SHUME IDIOTER QE BEJNE TIFOZLLIK PER RAMEN ,POR E VERTETA
        ESHTE QE RAMEN NUK E LANE TE JETE AS KRYETAR BASHKIE E JO KRYEMINISTER.
        DUKET QARTE CFARE TIFOZASH KA RAMA BUDALLENJTE ME TE MEDHDNJ TE PAPARE NDONJEHERE.
        HA HA HA KUR DO TE BEHET I ZGJUAR KY POPULL ???????

  3. yll says:

    PREMTIME BOMBASTIKE 300.000 VENDE PUNE ,KUR NE EUROP NE VENDET SHUME
    TE INDUSTRALIZUARA PO SHKURTOHEN VENDE PUNE .
    PO KUSH I BESON KETIJ PERVEC PLEQVE KOMUNISTE SHOKET E BABAIT TE TIJ .

    O RAME TRAPI MOS MENDO SE SHQIPETARET JANE TE GJITHE BUDALLENJ QE TE VIJNE MBRAPA TEJE
    ME BROCKULLAT QE FLET.
    MBAS 23QERSHORIT MBARON KARIERA E TIJ POLITIKE. PER SA KOHE QE ISHTE BERI NJE VRIME NE UJE.

  4. luis says:

    Nje pyetje e thjeshte per disa nga komentuesit e nepermjet tyre edhe te tjereve te lekundur qe nuk dine se cfare pozicioni do te mbani.
    E zeme se Rama nuk fiton zgjedhjet kush do jete i humbur ai apo populli?.
    Megjithate nuk mund te rri pa e kthyer nje pergjigje.
    Kur diskutohet edhe sot pas 22 vjetesh me Sali Berishen qe u ka shkerdhyer nena,motra dhe gjithcka keni ne shtepiat tuaja,u ka vrare u ka vjedhur u ka percare dhe u ka perbaltur te gjitheve atehere kam te drejte te them me goje plot e meritofshi perjete Sali Berishen o vemje mesjetare.
    Falenderoj Zotin qe nuk jetoj ne ate vend me ato qelbesira.

    1. lila says:

      Per disa komentues qe mendojne qe shpetimtari i Shqiperise eshte ky Rama.
      Gaboheni shume rende kur mendoni qe pervec ketij nuk ka tjeter.
      Ne ke Politikan shume me te zote se ky lepurushi.
      Berisha duhet te largohet vete nga karrikja w tij e dashur dhe ti lej vendin te rinjeve
      por kurresesi Rames apo Metes larg qofte .

      1. Tirana says:

        RAMA E KA TE SIGURTE QE NUK FITON ESHTE DUKE KALUAR KOHEN
        KUSH E DURON KETE LLAPAQENIN KETE GOREN DUKE MASHTRUAR DERI NE QERSHOR.
        BASHKE ME LLAPAQEN BERISHEN .

    2. vladi says:

      Rama eshte natyrshem zgjedhja e rradhes per nej Shqiperi me te mire. Ky pushtet eshte ezauruar dhe ka bere namin me vjedhje. Nevoja per ndryshim eshte e tejet e madhe dhe besoj se ne qershor do te vije rrotacioni qe presin te gjithe.

  5. Mary says:

    @Anonim, po ben shaka? o je i papergjegjshem o pjese e taves me yndyre.
    Propaganda sot nuk behet si ne kohen e Enverit me leximin e gazetes “zeri i Populli”, por me teknologji siç edhe e thua zotrote, por me frytedhenese eshte perballe me njerezit, por kjo nuk do te thote qe deputetja te vije te pije kafe ne shtepite e socialisteve se ata jane me socialiste se ajo, ky eshte problemi. Pse te mos dalin deputetet ne terren edhe pse nuk jane ne lista? ndersa shteti vazhdon ti paguaje edhe tre vjet me pas,ndersa ekspertet socialiste perveçse i shkaterruan si burime njerezore nuk kane asnje garanci ekonomike dhe megjithate punojne me njerezit me shume se keta deputetet e dhjamosur.

  6. fino opure ultimo says:

    Populli e ka te qarte zgjedhjen dhe qellimin ai eshte rrezimi i regjimit Salist!Pavaresisht ketyre falenderojme deputetet per perkushtimin!Te gjithe ne zgjedhje ne 23 qershor!

  7. shpatar says:

    Ideja qe shtron Rames eshte e domozdoshme per te shkulur indiferentizmin e njerzve te pakenaqur nga historite e te shkuares .PS me deputetet e saje nuk eshte ajo e Nano batakciut.Nuk eshte e drejte qe Rama tu thote: Ti je deputet dhe shko beje punenen qe duhet bere.Jo vetem keta, qe nuk duhet ti zere gjumi, por gjithe ata qe e ndjejne per detyre ti sherbejne idealit socialist te majte te kontaktojne fizikishte me elektoratin. Te prekesh ne teren nuk eshte njesoje me deklarime zyrtare apo me ane te medjave.
    Pse u duket cudi ne nje kohe qe e dime se cfare premton Saliu per te marre votat.Harruat ju qe ai premton dhe ato qe nuk jepen si kushte per te te mbajtur ne vartesi te plote .Premton vend pune ,biznes te paligjshem ,privilegje e mbeshtetje ligjore e shteterore te pa metituar.PS do te gabonte nese premton sic Saliu dhe administrata shteterore.Une nuk dua para per voten as pune si administrator qe nuk e meritoje .Dua shtet prestigjoz ,drejtesi ,arsim ,shendetesi ,siguri , te jem i lire,i pa perbuzur,e i barabarte per te konkuruar kudo qe me lind nevoja .Te fitoje djersen time e te mos i servilosem ngjyres partiake.
    Politikat sunduse e kane kthyer elektoratin shqiptare ne ushtri kundershtare qe jane gati ti turren njeri tjetrit si ne 97 .Kjo paturpsi e ideuar nga Berisha -Nano-Meta duhet groposur qe ky popull te konsoludoje vehten si popull Evropjane i bashkuar e jo i percare.Pse lindin thirjet nacjonaliste qe kohet e fundit na eshte bashkuar dhe Saliu me shtetin e korruptuar qysh ne themel.Se nuk punohet per ta konsoliduar demokracine me qellim qe te jene te perjetshem ne sundim.Nepermjet percarjes ,si kanceri i kombit shqiptar,sigurohet pushteti apsolut mbi gjithcka e kudo.Eshte e qarte tashme se cduhet te bejne shqiptaret :Te flakin sa me pare jashte politikes pinjollet e shkaterrimit te ketije populli te sfilitur e te mashtruar ne demokraci.

  8. gjyshja says:

    I qarte dhe korrekt qendrimi i z.Rama deputeteve u duhet qe te bindin e te sigurojne njerezit qe te marrin pjese masivisht ne zgjedhje!Te rrezojme saliun me vote dhe mundesia e vetme eshte 23 qershori!

  9. sh.mali says:

    Gjer me tash partia socialiste se bashku me njerezit e saj u ka siguruar popullit dy gjera 1mireqeverisjen kur te vije ne qeveri dhe 2 sigurimin e votes!Ndaj ne si popull nuk na mbetet gje tjeter vecse te votojme masivisht!

  10. Ardiani says:

    Mafia ne pushtet e mbeshtetur fuqishem nga loby amerikan dhe ai europian ,ka dale hapur me motedat e manipulimit e vjedhjen e votes ,e shoku Rama i drejtohet Deputeteve sikur te ishte Anxhelina Merkuell ne gjermani duke ju drejtuar deputetve te saj .oooo kujeeeeee o Apokalips shpeto nderin e atdheut time ,mos e lejo te qelb me tej .
    Vatja ne zgjedhje e PS-se eshte tradhetia me e madhe qe i behet popullit shqiptar . Nqs PS-ja do shkoj vertet ne zgjedhje ka dy gjera ; Ose Rama ka ren dakord qysh tani me Mafien Nderkombetare qe tja ler dobicin ne der shqiptareve (kur pellet se jam kryeministeri ardhshem ! )e duke luajtur rrolin e budallait kto dite ben sekur nuk kupton cpo organizon berisha e mafia e votes nderkombetaret ,seeee do shkoj qellimishte ne zgjedhje qe te humbe ,e ashtu si beri pasi ja mori sy me sy Bashkine e Tiranes bushtra Nderkombetare (jo saliu jo ata ja moren Mafia Nderkombetare) do japi nje buzeqeshje ironike dhe shqiptaret do hane hurin ne bythe pergjithmon . Shteti ne shqiperi eshte ne dore te Nderkombetarve ,Mafies Ambasadorve BE USA qe ndajn fitimet ne heshtje me njeri tjetrin ,-,jane ata qe bejne cduan me jeten e shqiptarit e aspak kurva berisha i cili eshte thjeshte mekanizmi tyre .Ta gezofshi edhe 4 vjet kriminelin e shqiperise popull naive.

    1. gonia says:

      Nga 23 qershori do te marrim shume ose pak, po ajo dite eshte teper e vlefshme per nje Shqiperi qe sot duhet te ndryshoje medoemos perpara se te shkaterrohet e gjitha prej hajduteve dhe vrasesve qe qeverisin sot.
      Une voten time do tia besoj Rames si zgjedhja me e mire per ta cuar vendin ne kembe.

  11. Ardiani says:

    Mafia ne pushtet e mbeshtetur fuqishem nga loby amerikan dhe ai europian ,ka dale hapur me motedat e manipulimit e vjedhjen e votes ,e shoku Rama i drejtohet Deputeteve sikur te ishte Anxhelina Merkuell ne gjermani duke ju drejtuar deputetve te saj .oooo kujeeeeee o Apokalips shpeto nderin e atdheut time ,mos e lejo te qelb me tej .
    Vatja ne zgjedhje e PS-se eshte tradhetia me e madhe qe i behet popullit shqiptar . Nqs PS-ja do shkoj vertet ne zgjedhje ka dy gjera ; Ose Rama ka ren dakord qysh tani me Mafien Nderkombetare qe tja ler dobicin ne der shqiptareve (kur pellet se jam kryeministeri ardhshem ! )e duke luajtur rrolin e budallait kto dite ben sekur nuk kupton cpo organizon berisha e mafia e votes nderkombetaret ,ooooseeee do shkoj qellimishte ne zgjedhje qe te humbe ,e ashtu si beri pasi ja mori sy me sy Bashkine e Tiranes bushtra Nderkombetare (jo saliu jo ata ja moren Mafia Nderkombetare) do japi nje buzeqeshje ironike dhe shqiptaret do hane hurin ne bythe pergjithmon . Shteti ne shqiperi eshte ne dore te Nderkombetarve ,Mafies Ambasadorve BE USA qe ndajn fitimet ne heshtje me njeri tjetrin ,-,jane ata qe bejne cduan me jeten e shqiptarit e aspak kurva berisha i cili eshte thjeshte mekanizmi tyre .Ta gezofshi edhe 4 vjet kriminelin e shqiperise popull naive.

  12. Lexoje me vemendje says:

    Per te gjithe ju tifozed e politikes.
    Katoliket po mundohen te nxjerin Papan e Ri. Kush do te jete valle?
    Ju siguroje se do mundohen ne zgjedhit kardinalin qe ka shkerdhy me pak djem, pra gjynaqari me i paket.
    Ortodoksit betohen per mjekrren e Janullatosit – sa cudi!!
    Myslymanet nuk po gjejne dot kush eshte I pari, por do ta zgjidhin.
    Rama e Sala po e shqyejen (shklyejn) karriken e te parit – kush mund ta mare?
    Kete do e vendosni JU tifozet e tyre.
    Ju vafte mbar. Tundeni fort zilen qe ju kane varur ne qaf , o mjeran.
    Ju perqafon Jani me mall shume.

  13. aiha says:

    Ne keto 8 vite e vetmja force politike qe ka qene prane qytetareve, qe ka degjuar cdo shqetesim te tyre dhe e ka bere publik, ka qene Partia Socialiste! Por qe ka rene ne vesh te shurdher! Te gjitha problemeve te popullit, te gjitha shqetesimeve, do tu japim zgjidhje pas 23 qershorit! Zeri i cdo qytetari do te degjohet dhe te gjithe do jemi krenare per Shqiperine e Rilindur!

  14. sokrati nga berati says:

    Ne fakt deri tani vetem Asllan Dogjani po duket aktiv ne media qe po ben sherr se Mucmata qe e zevendeson as ka dal e ka shans te dali.

    Aktivizmi i Balles e Braces nuk perben lajm, ndersa Bushati e Gjiknuri, jane ne orar te punes.

    Beqja flet si gjithmone, po ska zot qe e degjon

    Ilir Gjoni po mundohet po duket ska shans se eshte me shume socialist se cduhet per deputet i PS.

    Ben Isaraj e Ben Malaj po mundohen secili me te veten, por i pari sduket hic vlonjat e dyti me shume se cduhet

    Naci, e Baci e kane ne terezi e nuk perpiqen.

    Fred Peza shyqyr ska folur me se ato kumbulla qe e ka filluar jo Peqin po do ju rrezikoj gjith qarkun Elbasanit.

    Te tjeret, as munden e as duhet te flasin,

    tek e fundit a nuk flet kryetari per te gjithe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje