TemA TV/ FRD: Dëmshpërblim të përndjekurve për 3 vite. Do hapim dosjet dhe do bëjmë ligj të ri për lustracionin (VIDEO)

13 Mars 2013, 17:47Sociale TEMA

Fryma e Re Demokratike në kuadër të paraqitjes dhe debatit mbi programin e saj me grupet e interesit, zhvilloi tryezën me ish-të përndjekurit politikë. Në prani të pjesëmarrësve, drejtuesi i Departamentit të ish-të Përndjekurve në FRD, Bedri Blloshmi paraqiti programin politik të partisë në lidhje me këtë shtresë.

Kryetari Bamir Topi në fjalën e tij theksoi se FRD e ka në themel të filozofisë së saj që të trajtojë në program probleme dhe premtime të realizueshme.

“FRD ka hartuar një program, i cili tingëllon paradoksal sepse synon të zgjidhë ato probleme që duhet të ishin zgjidhur gjatë këtyre 22 viteve. FRD do të kushtëzojë çdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje për të shlyer detyrimin për kompensimin përfundimtar të ish-të përndjekurve brenda 3 viteve duke filluar nga viti i parë i qeverisjes,” tha Topi.

Në tryezë gjithashtu morën pjesë edhe bashkëshortet e poetit Havzi Nela dhe Lirak Bejkos, të cilat deklaruan mbështetjen e programit politik dhe FRD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.

 

Nismat kryesore që FRD ka përfshirë në programin e saj për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare janë:

1. Shlyerjen e dëmshpërblimit financiar për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë brenda 3 viteve.

2. Nismën ligjore për hapjen e dosjeve e kohës së diktaturës, për miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin, dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq.

3. Nismën ligjore për të shpallur muze të viktimave të terrorit komunist disa burgje përfshirë dhe atë të Spaçit.

4. Nismën ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSH-së. 

14 komente në “TemA TV/ FRD: Dëmshpërblim të përndjekurve për 3 vite. Do hapim dosjet dhe do bëjmë ligj të ri për lustracionin (VIDEO)”

  1. qyqa says:

    Vet fjala Ba-mir domethen qe ben mir. As mos beni fushat dhe premtime fare e keni te fituar, bamir kryeminister, sandri minister lum si ne mbaruan dhe hallet tona.

  2. anonim says:

    Lerini perrallat se ligjin e ri te lustracionit keni 1 vit e gjysem qe e keni deklaruar (apo jo Biberaj?) por zgjodhet ti Bamir me Oketen per te mos e paraqitur! Per ta thene me fjalet e juaja: ne nuk me merremi me te kaluaren!
    Kjo legjislature ka akoma edhe tre muaj, mund ta paraqisni kur te doni se edhe deputetin Oketa e keni, apo jo?

  3. qwe says:

    Ky Topi ka dale fare nga binaret. Cfare hallesh ka Shqiperia dhe ky merret me premtime qe do te paguaje kete apo ate shtrese te perndjekurish apo qe do te hape muzeume. Ku do ti gjeje parate dhe me cfare force ligjore do te arrije qellimin kur sondazhet i japin vetem 1-3 deputete ?

  4. daku says:

    Zoti Topi eshte nje lider pragmatist dhe i pelqen pushteti,
    kur kishe mundesine per te luftuar brenda PD-s nuk e beri
    sepse te pelqeu presidenca, kur te mbaroi mandati i presidentit
    e pa qe nuk kishte me hapsire ne PD-dhe krijoi FRD po ne saj
    te pushteti.

    Te jesh pragmatist ne politike nuk ka ndonje gje te keqe
    por mos propgandoni per politika te reja se nuk i beson me
    njeri.

  5. x says:

    Po cfare te perndjekur ne Albani kane qene te gjithe te perndjekur. Akoma politik me te kaluarn.

  6. valter says:

    Ja nje parti per te perndjekurit politik, bravo Topi edhe pse me vones por me mire von se kurre. Problemi eshte se mos premto gjera qe smund ti mbash pasi edhe nese fiton ske lek me se ti paguash, ah vetem nese jam mer sulltani sali dhe atyre pashallareve blu e te kuq.

  7. luli says:

    po mire keta zoterinjte qe duan ti hapin gjoja dosjet;a e kane grisur
    valle dosjen e Bamkes ??? Se te kuqte asokohe nuk çonin per studime
    nje njeri nga familje jokomuniste sikur te qe me brire jo me notat dhjeta.Mbetet qe familja TOPI te jete e rekrutuar brez pas brezi.TUNG

  8. Bame .... says:

    Mire mendon o Bame, por i vetem TI nuk arrin te maresh
    dot vota per te qeverisur, prandaj mos premto pa u
    konsultuar me pare me opoziten.

  9. taqo says:

    Populli nuk do hapje dosjesh.Hapja e dosjeve ju intereson juve politikaneve ne luften e ndyre te brylave per pushtet.Njerezit,te terorizuar si asnjehere tjeter nga politikane si ju,duan te hapni fronte pune,vende pune,duan siguri ne jete,zhvillimin e ekonomise,kultures e mireqenies.Eshte idioteske dhe feminore te besh fushate me tema te tilla kur dihet se cfare duan shqiptaret e shperfytyruar nga keta monstra.

    1. adi n.y says:

      shoku Taqo ndoshta ti nuk do hapje dosjesh, por une dua qe ato dosje te hapen dhe te shoh kush na denoi ne mergim tere jeten. Morre vesht kavie komuniste.

  10. aslloni says:

    Ky o pall fare vallaj .Po ti mer tope jo vetem qe ishe me shume se nje dekade ne pushtet me partine antishqiptare blu-n e shpellave ,e bere mender nji mut per kto qe je duke pellit tani , por ti ishe dhe President mo shoku e s’e rrujte mender trapin per kto te mjere ..apo sot ke nevoj ti marrish voten e fillove mashtrimin e ardhes ..yyy te pafytyre qi talleni me jeten e te vuajturve, ptu.

  11. adi n.y says:

    po hape dosjet ke mbeshtetjen e diaspores ne kudo kete duhet ta dish, ke lobin e ballit kombetar dhe legalitetit qe eshte ne diaspore qe ate presin.

  12. hamshori says:

    Keshtu na tha edhe idhulli juaj ,Saliu;por si mund te hapni dosjet tuaja?! Rrena te trasha!

  13. Spas Keide says:

    “Fryma e Re Demokratike” do te thote:

    1. <b<Fryma = ajer i ndotur qe rrezikon perhapje te semundjeve ngjitese

    2. e Re = akoma me e qelbur se e vjetra

    3. Demokratike = Demonkaotike, asnje ndryshim nga sistemi aktual.

    S’paske ndonje ide per te qene o z. Topi. Kujtova se do ishe ndonje shprese e vertete per ndryshim po me sa duket te paskan leshuar te krijosh nje parti qe me vone do t’i sherbente mamase fantazme.

    Kur te pame ne Vlore pas krietarit dhe krietarkes tende te dikurshme te them te drejten u zhgenjeva disi. Nuk e mbaj mend tamam se cfare ngjyre e kishe kravaten, por me duket dicka si ne blu qe kur rezatonte dielli merrte nuanca here te kuqe e here roze.

    I ka ik koha asaj lloj politike z. Topi. Dalja juaj ne publik per te demostruar se jeni i gatshem te ndihmoni disa njerez fatlige si ata qe keni vendosur per krah shfaqet tek mua si nje pamje shume ironike, te them te drejten me vjen dhe gjynah por edhe per te qeshur.

    Presim ndryshime rrenjesore dhe ato jane forcimi i shtetit ligjor dhe ndeshkimi i krimit te organizuar

    Mund te shpreheni hapur para popullit se cfare do na ofronit ne kete drejtim. Pritet nje premtim me besueshmeri te larte qe me pas te behet realitet. Lerini demagogjite e se shkuares se ato nuk pine me uje. Fjalet i merr lumi. Njerezit e sotem presin ndryshime te faktuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje