TemA TV/ Berisha nga Brukseli: Rama s'pranon asnjë rezultat veç fitores (VIDEO)

14 Mars 2013, 17:52Sociale TEMA
TemA TV/ Berisha nga Brukseli: Rama s'pranon asnjë rezultat

Berisha takon Barroson

Kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në Bruksel në takimin e rregullt të Partive Popullore Europiane, e vetmja mundësi e tij që të dalë nga izolimi, ka folur për TVSH-në, që e mban pas vetes.

Berisha tha se Rama nuk do pranojë asnjë rezultat në zgjedhje veç fitores.

“Jo frika, por kjo është e sigurt që Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtarë, por problemin e ka me zgjedhësit, se ka me kundërshtarët. Faktikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shumicë kundër tij,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë u diskutua në Samit, Berisha tha: “Natyrisht në samit diskutohet gjithnjë edhe për çështje të tjera përveç axhendës qendrore, kështu që në këto çështje të tjera mora fjalën. Çështja kryesore e Shqipërisë janë zgjedhjet. Garantova miqtë e mi se Shqipëria do të ketë zgjedhjet e standardeve më të mira ndërkombëtare, me të gjitha përgatitjet më serioze që janë bërë. Ftova që të vijnë sa më shumë vëzhgues nga vendet e tyre, meqenëse këtu ishin rreth 17 Kryeministra dhe Presidentë nga vendet anëtare dhe vendet e asociuara, sikundër theksova se po bëhet një përpjekje e shpërfytyruar nga opozita për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta, që do të zhvillojë Shqipëria. Po përpiqet të krijojë mbështetje në këtë drejtim, por është tërësisht e dështuar. Infrastruktura ultra moderne që ka vendosur Shqipëria për zgjedhjet, vullneti i hekurt i qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve të standardeve më të mira do të faktojë në dritën e diellit se përpjekjet për demonizimin e tyre, për mosnjohjen e rezultatit, etj etj, do të jenë të pa shpresa.

I pyetur se ç’qëndrim ka PPE për zgjedhjet në Shqipëri, Berisha tha: “Partitë Popullore kanë garanci të plotë tek Partia Demokratike, tek kryeministri Berisha, në vendosmërinë e tyre për të respektuar vlerat e lirisë që kjo parti ndan me të gjithë familjen e saj. Se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës, ai është bërë “Dushku Bis” i Europës. Në qoftë se ju kujtohet vite më parë, partia e tij shpiku “Dushkun” dhe Dushku hyri në terminologjinë  e të gjitha fjalimeve për zgjedhjet. Tani nuk është më Dushku por është Rama vetë dhe kjo është punë e tij”.

37 komente në “TemA TV/ Berisha nga Brukseli: Rama s’pranon asnjë rezultat veç fitores (VIDEO)”

  1. Ramy says:

    Si ka mundesi qe ju temA nuk po na shkruan me per Saliun si ‘persona non grata’ nga bota perendimore? cfare behet, na zhgenjyet, ju na thate qe nuk e tako me kush Saliun perveq ai i partise popullore.

    1. Horri i Bulevardit says:

      O renegat i njerzimit, po a e di ti se ku ka hyre ai kungulli jot, vertet esht ne Bruksel, po ku, nuk esht ne zyrat e Be-se o trap shpelle, por ka shku ke te vetet, tek e djathta, dhe shife kur ti zeje rrugen Merkelit vetem per ti dhon doren dhe ai kelyshi qe i rri mrapa me aparat fotografik tja boj nji foto blic per ta nxjerre Fahriu ne gazete.

      1. raimondi says:

        PO ca arsye kane njerezit te votojne Salen ??

        Me kedo qe flet qe vjen nga Shqiperia te thone se ne Shqiperi eshte krize e madhe per pune,…

        .Nuk ka asnje mundesi per te punuar

        Atehere perse duhet votuar Sala?? …Qe te pasurohet Sala me ..Froket & me Prendet e tij …..?

    2. Lini says:

      Pervec atij dhe Kreshnik Spahiut nuk e takon me njeri saliun jo,Niku qe u poll nga saliu i detyrohet dhe e takon per biznes kto te tjeret e takojn se eshte ende kryeminister

      1. @ ramy says:

        Sali Berisha te fitoj ????????? :)))) mund te fitoj vetem prej analistave qe fton klani e qe nuk ja numenron nje me nje aftesit e berishes per krimet ne shqiperi

        ky sali berisha ka përgjegjësi për dështimin e tranzicionit, për shkatërrimin e ekonomisë, për kriminalizimin e shoqërisë, për shitjen e hapur të shtetit të huajve, për tradhëtimin e çështjes kombëtare, dhe futjen ne një hulli aspak shpresëdhënëse të problemit shqiptar, për katundarizimin e skajshëm të politikës dhe të diskursit politik, e me radhë.

        Nuk ka det që e lan Sali Berishën nga krimet që ai ka kryer ndaj shqiptarëve. Shpjegimi për këtë sjellje të tij është se ai po përpiqet që të mbijetojë në politikë, edhe pse loja në të cilën gjendet i është imponuar nga kundërshtarët dhe nga rrethanat.

        Përpjekjet e tij sot jan thjesht te mbijetoj nga llogarit qe duhet ti japi shqiptarve; ai do bej cdo gje per te vjell votat sepse pislliqet qe i kan dal dhe per femit e tyre sot ai nuk do vetem pushtetin por duhet mbroj argiten e shkelzeni por edhe mafien e vet!!!

    3. historia e saliut per te shkaterruar opoziten!!! cfar do bej tjeter vetem nje zot atje siper e di says:

      Eliminimi i tij nga skena politike lehtësonte shumë punë. Së pari mbaronte kontestimi për zgjedhjet e vitit 2009, së dyti dërrmohej opozita dhe futej në një spirale lufte pa fund brenda saj dhe së fundmi legalizoheshin disa përbindësha moralë të shfaqur në jetën politike shqiptare, siç ishin vrasjet politike dhe vjedhjet në emër të pushtetit, ndaj të cilave opozita qëndroi fort duke pasur parasysh vrasjet 21 Janarit prej Bashës dhe Berishës, vrasjet për shkak të korrupsionit në Gërdec dhe vjedhjet për shkak të pushtetit të filmuara me zë dhe figurë nga zëvendëskryeministri Ilir Meta. Të gjitha këto llogari u tronditën nga rezultati i 8 majit. Opozita arriti të marrë kontrollin mbi gati dy të tretat e Shqipërisë duke fituar bashkitë më të mëdha të vendit dhe pjesën më të ndriçuar të saj. Zgjedhjet për opozitën i ngjajnë pak a shumë hartës elektorale të 22 marsit 1992 ku ish Partia e Punës fitoi vetëm në disa fshatra të thellë dhe të frikësuar, ndërsa opozita në qytetet kryesore dhe pjesën e ndriçuar të vendit. Objektivi themelor për eliminimin e Edi Ramës si lider opozite ra dy ditë pas zgjedhjeve pasi kandidatët e tij morën kontrollin mbi gjithë vendin.

      Pas kësaj Berisha u përqendrua tek fitorja personale e Edi Ramës në Tiranë. Më 14 Maj mbasdite pasi gjithë Shqipëria po mbante frymën para ekraneve të shihte fituesin, Sali Berisha filloi projektin për çmontimin e kësaj fitoreje. Mbasditen e 14 Majit ai kërkoi fillimisht një rillogaritje rezultati për shkak të ndonjë gabimi njerëzor, por pasi pa që votat ishin mbledhur në rregull, injektoi rreth 90 vota në kutitë që ishin ende në numërim dhe një ditë më pas mediet e tij “zbuluan” fiks rreth 100 vota për Lulëzim Bashën në disa kuti që po numëroheshin. Me atë ishull manipulimi ai udhëhoqi një proces rraskapitës dhe vandal rinumërimi, që jo vetëm rrëzoi rezultatin e fituesit, por rrënoi dhe shpresat e shqiptarëve për zgjedhje të lira. Ai arriti ta gozhdonte Edi Ramën tek fitorja e tij, në përpjekje për t’i errësuar fitoren kombëtare dhe mbi të gjitha sfidimin që i bëri objektivit të tij për ta eliminuar politikisht. Si një mjeshtër i vulgaritetit dhe marifeteve elektorale, ai ia ka arritur që pas gati 50 ditësh pas zgjedhjeve të harrojë humbjen e vet dhe të flasë për një humbje të Edi Ramës.

      Objektivi i tij i tretë po ashtu po gjeneron shpresë të marrë jetë. Nga këqyrja e filmimeve të votave në tavolinat e votimit vërehet qartë një “dushk” votash për LSI në tavolinat e numërimit për të mbuluar namin e keq se gjoja shqiptarët nuk votojnë për ata që vjedhin. Vota të PD-së, të LZHK, të Legalitetit, por ndonjë herë dhe të republikanëve, kanë shkuar për të zbukuruar fitoren e Ilir Metës me qëllim që në këtë vend të goditen standardi moral i hakmarrjes popullore ndaj politikanëve që vjedhin. E njëjta fryrje po bëhet dhe për Lulëzim Bashën. Edhe pse ai është kandidati që i ka dhënë më pak vota PD-së se kushdo tjetër në raport me koalicionin që ka, zgjerimi i rezultatit të tij në emër të koalicionit dhe industrializimit të manipulimit, po injektohet si përgjigje miratuese që shqiptarët i kanë dhënë qoftë dhe katër vrasjeve të tij të fundit politike, pa llogaritur akuzën e pagjykuar për 220 milionë dollarë.

      Pasi dështoi në objektivin e tij themelor për eliminimin e liderit të opozitës dhe në objektivat për pastrimin e politikës së mbrapshtë të vrasjeve dhe vjedhjeve, Berisha po përpiqet të flasë tashmë për humbje të kundërshtarit. Tani që Edi Rama i ngeli sërish përballë Berishës, dhe jo vetëm me gjatësi, por dhe shumë i shtrirë në gjithë vendin, Berisha po përpiqet të përfitojë nga marifetet që kanë bërë me votat e tij në Tiranë apo Dushkun e LSI me votat e partive të tjera. Morali që do të konsolidojë Berisha pas kësaj është se shqiptarët votuan ata që vranë, votuan ata që vodhën dhe nuk votuan ata që u qëndruan përballë vjedhjeve dhe vrasjeve. Në të vërtetë shqiptarët kanë votuar opozitën dhe i kanë besuar asaj qeverisjen e Shqipërisë. Përpjekja e neveritshme e Berishës për të përdorur kështjellat e mediokritetit në gazetarinë shqiptare të flasin për humbje të opozitës dhe fitore të vrasësve dhe hajdutëve, është po aq e neveritshme sa në vitin 2000, apo 2001 ku po këta mediokër banalë flisnin për humbje të opozitës pasi e vidhnin dhe masakronin me policë, për ikje të lidershipit të opozitës, bile dhe për fantazi të tilla si ajo e Blendi Fevziut që në vend të Berishës në PD të shkonte Edi Rama (Blendi Fevziu, revista Klan 2001).

      Kjo është një betejë e dështuar edhe pse në këtë komedi honoraret që paguhen fillojnë nga Uashingtoni deri në Tiranë. Përpos faktit që Shqipëria do qeveriset nga opozita, Berisha do të vazhdojë të ketë një opozitë të fortë përballë, një opozitë, e cila nuk e ka fuqinë as tek mediet e blera, as tek biznesmenët e pushtetit, as tek fantocët e pushtetit, por tek fryma antiqeveritare që është në rrugë. Berisha e ka problem këtë opozitë pikërisht pse po e dërrmon dhe po e katandis një plak të rrënuar që shëtit i vetëm me çanta dhe pare cash duke bërë pazar me diktatorë satrap të neveritshëm të tipit Aliev. Falë kësaj opozite dhe problemeve të ngritura prej saj, ne sot jemi të ndërgjegjshëm se Berisha dhe Basha rrënuan ekonominë e vendit për një segment rrugor 60 km, duke na marr 1 miliard euro për xhepat e tyre, duke mos na kthyer asgjë si kompensim në zhvillimin ekonomik. Falë kësaj opozite ne dimë sot se Familja Berisha është e zhytur kokë e këmbë në histori marramendëse përfitimesh nga mafia ish jugosllave që është ulur këmbëkryq në Tiranë, nga bota arabe që po rri me thes të hapur për të shpëtuar pushtetin këtij plaku të rrëgjuar dhe nga mafia lindore që po privatizojnë Shqipërinë falas për shkak të krizës ku na futi ky dështak. Falë kësaj opozite ne njohim tani ata që bënë Gërdecin, ata që bënë 21 janarin dhe ata që kanë hyrë në pushtet për të numëruar para kamerave për 5 minuta miliona euro pazare. Falë kësaj opozite ne kemi shpresë që fëmijët e Ziver Veizit, Hekuran Dodës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës, të mos rriten si fëmijë të dorës së dytë në raport me fëmijët e Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës që i lanë jetimë. Pikërisht pse kjo opozitë ishte e tillë, sot Berisha kërkon me çdo kusht eliminimin e saj. Gabimi i tij është që ka vënë të bëjnë këtë punë ata që të tjerët dikur përdornin kundër tij po për këtë punë. Por sivc e thotë një fjalë e urtë popullore paksa banale, njerëz të tillë t’i kesh miq të prishin punë, t’i kesh armiq të

    4. arsen says:

      Ca kryeministri eshte Baroso…o njeri! Shife sa veta po e degjojne! E ke me foto, por pa ze….

    5. Albogentivlora says:

      Pse ku e kane ftuar qe nuk e paskemi pare? Edhe kjo foto me Barroson duket qe e kane bere me nxitim ngaqe Barroso ka qene duke ikur por maloku i shpellave e ka ndaluar duke e kapur prej xhakete. Nuk e do njeri shpellarin, vetem ti dhe ndonje truthare si puna jote.

    6. @ ramy says:

      perderisa qeka kaq i ndershem ky saliu perse vall akoma dhe sot e kesaj berisha nuk e ka zgjidhur qeshtjen e fierit ??

      po ta jap un pergjigjen un ty sepse nuk do qe shqiptaret te shohin planet e tij për manipulimin e zgjedhjeve në qarkun Fierit në vitin që vjen. keto plane je duke i ber me gjith shqiperin per te vjele votat!

      ti mund te mashtrosh nderkombetaret por jo SHQIPTARET DHE SHQIPTARET NUK JAN TE GJITH SI RAMY E KOMPANI

    7. A qi fi says:

      O Sale, po kur boni shurren e takove ne nje tatim intim Barroson?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

    8. Hahaha says:

      Jo “perveq” o katunar,por pervec! Pupupupu na mbyten maloket.

    9. e/ says:

      Kta PDistat qe nuk i lexojn as artikuj nuk i merr vesh kush.
      Shkoni ne te Saliut se nuk ju voton ma kush!

    10. wwww says:

      A nuk eshte turp qe kur shkon ky ne familjen e tij politike Europiane prape e trajtojne si hajdut???

    11. stela says:

      Po sigurisht o gomar, se RAMA do i fitoje keto zgjedhje
      Ca do te besh ti, te nderrosh rezultatin prape??
      Nuke ben dot me, te njohin te gjithe dhe te trajtojne si hajdut e pervers sic je

    12. klodi says:

      Fjalet e gomereve nuk kane nevoje te komentohen, po ca ti bejm ne qe e kemi gomarin kryminister, deri ne 23 qershor te pakten

  2. herta says:

    Aman ti o sali nuk mund te besh dot nje pale zgjedhje te drejta,nuk mund te rrish pa i vjedhur.

  3. kel ukaj says:

    O Ramy, je shume ne hall per Saline! Ka qeveris ne menyre te shkelqyeshme. Eshte pejgamber! Eshte dielli e hana, eshte Yll fare. Ka vjedh per te miren e viktimes. Ka vrare per te miren e shqiptareve. Jane 23 vjet. E njejta histori, e njejta melodi. Edhe sa vjet don Z. Ramy. A nuk e gjeni nje muslim tjeter. Te gjithe turqit e shqiperise, a nuk e gjejne nje turk tjeter. Pasi se nuk je turk e muslim nuk behesh asgje ne shqiperi. Europa shikon punet e veta, nuk i hyn asnje ferre ne kembe, problemi eshte per shqiptaret, te cilet e nderrojne muziken ne 500, 50 vjet.

  4. fieraku4u says:

    KUR SALA SHPELLARI THOT UNA GARANTOJ ZGJEDHJE TE LIRA…ATEHER KY ESHTE SINJALI QE AI DO TI VJEDHI ZGJEDHJET.

  5. alti says:

    o ramy ku ka nevoje ky i semure mendor ti beje ftese ppe ky ftesen e ben vete edhe barrosos ju ka ngjitur si ai muti tek kepuca a nuk e shikon ore qorr i degjeneruar qe u bajat barroso po mer canten me hik,po tip i tille eshte ky i semure mendor persona non gratta ,por edhte ti ramy familjen ku ta kesh more vemje ,persona non grata do shpallur nga ky forum,ramy i shkare nga gamori po ste pelqeu ky artikull tek kjo gazeta perse komenton more degjenerate e modifikuar gjinetikish …

  6. shkodra blu says:

    Nje rast interesant nga durresi vlora dhe berati.kur vangjush dako fitoi mandatin e dyte ne durres tha qe zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme.edhe shpetim gjika kur fitoi me 8 maj tha qe ishin zgjedhjet me te mira.te njejten gje beri edhe fadil nasufi ne berat e shume kryebashkiake te tjere socialiste qe fituan.por kur po shihej humbja e edi rames ne tirane menjehere thane se zgjedhjet ishin te manipuluara dhe te vjedhura.pse sali berisha qe ju vidhka ju votat nuk jua vodhi ne durres elbasan fier lushnje korce vlore sarande berat gjirokaster po jua vodhi ne tirane?por e verteta eshte se edi juaj humbi ne tirane edhe pse me 95 vota.tirana nuk e do edi ramen.lulzim basha eshte njeriu i punes se palodhur gjithmone pd e ka vene ne zona te veshtira por lulzimi ka fituar gjithmone sic ishte fitorja e shkelqyer ne bastionin socialist ne kombinat ne 2005 sic ishte balancimi i qarkut te elbasanit apo sic ishte fitorja e bashkise se tiranes.me bashen pd do fitoje gjithmone.

    1. Jozitta says:

      Lali e nxorre varken nga bodrumi?

  7. aqifi says:

    O ramy o trapush,po ka vajt ke gjirizi vet tek pd-ja evropiane,nuk e ka ftuar asnje lloj personaliteti o qorr malsiet.

  8. x says:

    Ky stan kete bylmet ka. Te me shkruaj njeri ku ka zgjedhje te lira ne OKI Oragizaten e korrakeve.

  9. kelmendasi says:

    Kjo foto po me cudit se ky Barroso po shkon tek Berisha.Mirpo Tema zakonisht jep vidjo ku Berisha vrapon tju jape doren vetem 5 sekonda te huajve vec per nje foto se Berishen sipas Temas nuk e takon njeri.Ah po te jete Rama fjale tjera . Te gjithe i luten Rames qe te takohen sidomos Papandreu e Boshtinari me Slloboden

  10. kapo says:

    ja do rrojme e do shikojme a do ta pranosh ti shoku sali humbjen bashke me vjedhjet qe do te besh

  11. racionali says:

    Proven ne Kavaje me nendetsen 105 more kriminel e bere.Tani po i pergatit nderkombetaret per tu thene qe kur ti ,ti vjedhesh zgjedhjet,tju thuash se une Kryekrimineli i Shqiperise ju pata lajmeruar se Edi Rama nuk i njeh zgjedhjet.Ti po ben pergatitje per te ndezur lufte dhe provokacione,duke menduar se vetem keshtu mund te shpetosh.E ke te kote,se nese do te plasin pushket,shteti jot prej kartoni do te shkrihet menjehere,mos e harro kete.Nje here shpetove,per te dyten here e ke te kote.Kete nuk e thote Ed Rama,por e thote CIA-Amerikane, per te gjthe poshtersite qe ke bere dhe po ben.Nuk te ndihmon me dot,as perveshja e mengeve te ambasadorit Amerikan,por pervishu mire per nje beteje perfundimtare me popullin Shqiptar.Atehere do te shikojme se cfare burri trim je.Ktheje ne Tirane ate plaken -grua te Shkerdhenit,qe te ndihmoje edhe ajo ne ditet e “bukura” qe te presin.Mos harro Damir Fas-Picin dhe …………Numerimi mbrapsht ka filluar per ty.Nuk te amniston dot as Edi Rama dhe asnjeri tjeter.Vetem “populli mund te amnistoje”, Mund te “amnistoje” Remzi Hoxha,Familja Aklaj,Gerdeci,21 Janari………dhe te gjithe ato nena dhe gra qe ke veshur me te zeza,vetem keto mund te “amnistojne” ty more kriminel.Kot u lodhe me nendetsen 105 ne Kavaje,sot se te kane mbetur dhe 99 dite,pasi te 99-tat i ke bere ketij populli.Deri atehere “Tung” Dobra-dan.

  12. Ylberi says:

    Ti me klanin tend dhe Rama me te tijin jeni vellezer siameze: po vdiq njeri, vdes edhe tjetri. Fati juaj eshte idjotesia popullore qe beson akoma qe ju jeni “opozitare”! Se shpejti do e haje edhe nje here si ne ’97 ky popull tutkun, sipas sinjaleve te CIAs, ta mbaje me shendet se nuk ve mend kurre!

  13. Berisha humbes asnjeher nuk ka fituar.!

    Asnjeher pas viti 1992 Berisha nuk ka fituar zgjedhjet. Ket e dijen te gjithe. Berisha nuk fiton asnjher, Berisha eshte mashtrues dhe antikombertar.
    Berisha qe tani po pergatitet per te manipuluar zgjedhjet. dhe keto zgjedhje po i pergatit ne radhe te pare duke i bler ato ne natyure.
    Duke bere perseri trafikim votuesish, kjo duket sheshit madje edhe ceshtja e pasaportes Kosovare ketij qellimi i sherben.
    Berisha e provoi me Bashkin e Tiranes ku Edi Rama fitoi pore Berisha nuk lejoi njohjen e fitores.
    Keshtu dukje perdorur pushtetit duke u ndihmuar nga te djathtet evropian Berisha arriti te qendroj perseri ne pushtet te pa merituar.
    Pra Deklarata e Berishes ”
    -Rama nuk do te njoh zgjedhjet,! Po perse,
    -Se Berisha do ti vjedh, manipuloj, dhe do ti grabise .Ato Per kete Rama nuk do ti njoh zgjedhjet.
    Berisha nuk po genjen Berish po tregon te vertet ku thot Berish une do te vjedh zgjedhjet dhe Ramna nuk do ta njohe rezultatin qe Berish vjedh. Ky eshte perfundimi i Berishes.
    Berish po i tregon gjith botes qe une do te vjedh votet dhe rama n uk do te njohe kete vjedhje.

  14. ILIRET says:

    Eej! Eej! O Ramy, u mbyt Shkodra, Lezha dhe e gjithe Shqiperia. Njoftoje Salen te kthehet, se kur te kujtohet ai, vetem me traget mund te hyje ne Tirane.

  15. o sali krimineli populli te votoi ne 1992 sepse duhej rrotacioni i sistemit por ti i hype kalit dhe kerkove te beheshe si mbret kerkove referendum per tu bere si mbret 2 vjet mevonepor populli nuk te votoi dhe ti e kuptove qe ne zgjedhjet e 1996 duhej patjeter ta manipuloje une kam qene vete ne nje zone elektorale si komisioner dhe i pashe si futeshin fletet e votimit sa per dijeni nuk kam qene si perfaqesues i socialisteve nuk mbahet pushteti me dhune e me vjedhje

  16. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une kam nje pyetje per FRD :
    – Cila eshte arsyeja qe partia e Bamir Topit qe thote se jam i djathte nuk eshte antare e PPE ???? Edhe Ilir Meta eshte antare i Internacionales Socialiste ku eshte antare dhe PS !!|! Ne cilin grupim politik Europian aderon FRD ??? –
    – ” Gjithe diten grindemi por ne darke flejme bashke ! ” – Kjo eshte parulla e FRD ne lidhje me PD.
    Per mu kjo sjellje e FRD eshte nje ndihme e jashtezakonshme dhe nje Alibi per mbeshtetjen qe PPE i jep krim Berishes.
    – Vetem krim Berisha vjen nga Shqiperia keshtu qe ne jemi te detyruar ta mbeshtedim PD. Sikur te kishte dhe nje parti te dyte qe do vinte nga Shqiperia ne natyrisht qe nuk do e mbeshtesim me krim Berishen.
    Z. Bamir Topi perveç disa ofendimeve me karakter privat asgje te rendesishme institucionale nuk i ka bere krim Berishes !!!
    Duke i bashku ketu faktin qe FRD nuk arrin te rekrutoje te afroje me shume se 1 deputete te djathte rezultati eshte vertete i hidhur por edhe plotsisht i pranuershem. Bamiri eshte nje Genc Pollo i dyte e nje Ilir Mete i Dyte.

  17. M5S-seksioni shqiptar says:

    Kush e ka tha i pari gazetar fjalen e shkelqyem shpellar!A munet kush me ma thane se ka qesh Beppe Grillo kur ja kom thanun se e qujn Berishën ne Shqiperi!Nese kam me shku,m’ka tha do ja thom popullit ne shesh por duhet me dijt kush gazetar e ka qujt i pari…A mundet kush me vertetesi me ma thanun?

  18. Bardhi Tolabi says:

    O Ramy!
    A ke sy per te pare?
    Shiko kete foto,Barroso te dy duart i ka te “zena”.E di perse?Sepse nuk do qe ti jape as doren ketij te lajthituri dhe genjeshtari klasik.
    Sa per “Dushkun”,po te shpjegoj:Ate qe beri “Dushkun” e ka aleat ne qeveri.Eshte Ilir Meta.Por kete ata te djathtet e Europes si edhe ti as nuk duan ta degjojne e shohin.Atyre Sali u ka zene deren dhe nuk kane c’ti bejne.PD-ne e kane aleate te tyre,se po te mos e kishin as emrin nuk do i permendnin dhe jo t’a kishin ne canak.

  19. xhino says:

    shkodra blu I veshe cizmet mor djale se po vjen perseri permbytja Se sic ka thene kryeministri yne i nderuar permbytja e Shkodres ndodh njehere ne 100 vjet E pra sot- neser kij kujdes se kaluan 100 vjet [365 dite] dhe ja perseri si peshku do notoni ju te veriut Zoti ju ka mallkuar dhe ju perseri e jepni voten per BACEN E SHPELLAVE kujdes sonte mer familjen dhe flini ne tarace se nuk i dihet rofte saliqeni

  20. xhino says:

    qe kur jane liberalizuar vizat per shqiptaret kryeministri ska dale jashte shtetit se nuk e fton njeri HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA dhe na can derasa kur thote qe qeveria ime beri liberalizimin e vizave haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  21. d says:

    KY GËNJESHTAR UNIVERSAL

    Saliu gènjeshtrèn,
    e ka si refren,
    qè tè gjithè e dinè,
    se ai gènjen!

    Kjo èshtè mollè u thotè,
    dhe u tregon prasin,
    rrotull tij robotèt,
    e duartrokasin!

    Pa le kur u thotè,
    gènjeshtra tè reja,
    vetètin i tèri,
    ndriçon nga hareja!

    Njerzit nuk harrojnè,
    ç’na ka thènè i pari,
    po e tha Saliu,
    fluturon gomari!

    Dashuron gènjeshtrèn,
    se i ngjit e shkreta,
    tani ka harruar,
    se ç’éshtè e vèrteta!

    Ndriçon nga gènjeshtra,
    porsi meteori,
    té vèrtetèn fare,
    s’e ka tek fjalori!

    Ndaj dhe gènjeshtari,
    do çuditej vetè,
    po tè thosh pa dashur,
    ndonjè tè vèrtetè!

    Epo kjo hata,
    nuk ka tè rrèfyer,
    se ka mbijetuar,
    veç me tè gènjyer!

    Natè e ditè bluan,
    kashtè dhe vetèm kashtè,
    gènje neve brènda,
    gènje ata jashtè!

    Gènjeshtrat e Salès,
    mè i madhi mal,
    ndaj s’èshtè i zakonshèm,
    èshtè universal!

    I kèput tè shkretat,
    sa mè tè mèdhaja,
    i bindur se ngjisin,
    njèlloj si majaja!

    Po t’i rritej hunda,
    me aq sa ka thènè,
    do ta kish tè gjatè,
    kètu e nè Hènè!

    Gjer nè infinit,
    mund tè them pa frikè,
    tè ngjashèm si Sala,
    s’ka nè Galaktikè!

    Nè Gines akoma,
    s’ka ndonjè shqiptar,
    tani mund tè hyjmè,
    me njè gènjeshtar!

    Poshtè fotos sè Salès,
    do tè shkruhet vetè:
    “KY NJERI S’KA THÈNÈ,ASNJE TÈ VÈRTETÈ!”

    Kontribut i vetèm,
    ky pèr Shqipèrinè,
    se nè sajè tè Salès,
    nè Gines do hymè!

    Gjithè ditève tè vitit,
    u ka vènè dyllin,
    kalendar’ i tij,
    ka vetèm 1 Prillin!

    Njè herè tè vèrtetèn,
    po tè thosh “ergjèndi”,
    mua do mè dilnin,
    tè dy sytè nga vèndi!
    AD.

  22. aiha says:

    Rama nuk do jete kurre dakort per nje rezultat, i cili nuk eshte vullneti i popullit! Te gjithe e kemi pare cfare eshte bere ne zgjedhjet e kaluara, se si jane deformuar rezultatet zgjedhore! Rama dhe Partia Socialiste s’kane per te pranuar kurre nje rezultat qe cenon te drejten e lirese se votes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje