Përfaqësuesi më i lartë i diplomacisë së Prishtinës zyrtare, Enver Hoxhaj, deklaroi prerë se asosacioni në veri të Kosovës nuk do të ketë kompetenca të tepërt ligjore apo administrative.
Ministri i Jashtëm kosovar tha gjatë vizitës në Tiranë se “përsa i përket asosacionit të komunave në veri, nuk do të ketë kompetenca legjislative dhe ekzekutive, nuk do të ketë nivel të tretë, apo të ndërmjetëm të pushtetit dhe të gjithë ne që kemi qenë të kyçur edhe në procesin e Vjenës e dimë që kjo është e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe nuk do të ndodhë”.
Ministri Hoxhaj garantoi se dialogu Kosovë-Serbi nuk shkakton probleme, veçse ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Për ne është shumë më rëndësi që dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që është dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona realisht na shërben për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, integrimin e këtyre tre komunave në Republikën e Kosovës, së dyti për normalizimin të relacioneve mes Kosovës dhe Serbisë, duke zgjidhur të gjitha problemet e hapura ndërshtetërore dhe së treti, duke fuqizuar pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës edhe në Bruksel dhe në Nju Jork”, komentoi kryediplomati kosovar.
Kur shikon stemen mmalazeze si stem te ministrise se jashtme,thua a ka patriote ky popull,apo te gjithe i bejne karshillek simboleve kombetare qe u lane me gjak te paster shqiptari?Turp dhe marri sebashku.