TemA TV/ Afrohen zgjedhjet në Maqedoni, palët intensifikojnë fushatën (VIDEO)

15 Mars 2013, 20:05Sociale TEMA

Maqedonia ka hyrë në 10 ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjen e drejtuesve lokalë. Beteja zgjedhore mes shqiptarëve, është e përqendruar në Komunën e Tetovës, Gostivarit, Kërçovës si edhe Çairit në Shkup. Partitë kryesore shqiptarë dështuan në përpjekjen për të dalë me lista të përbashkëta për këshilltarë, në njësitë vendore ku ata janë pakicë. Kjo favorizon komunitetin maqedonas, pasi përfiton nga çarja e madhe e votave të shqiptarëve. Në këto ditë të fundit të fushatës, liderët kryesore politikë kanë qenë në tubime masive për të dhënë mbështetje për kandidatët e tyre.

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta prezantoi Programin zgjedhor në fshatin Forinë. Aktualisht beteja për Gostivarin është tejet e ashpër, pasi përballë njëri-tjetrit janë ish-kryetari i njësisë 4 vite më parë dhe kryetari aktual, Rufi Osmani, që drejton edhe partinë më të re politike në opozitë, Rilindja Demokratike Kombëtare. Në tubimin e mbajtur me banorët e këtij fshati, ishte i pranishëm edhe Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i cili edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e fuqishme për Nevzat Bejtën dhe Programin zgjedhor të tij për kryetar të Gostivarit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti banorëve të Forinës tha se Gostivari vërtetë duhet të dalë nga izolimi. Partia Demokratike Shqiptare që drejtohet nga lideri i opozitës në Maqedoni, Menduh Thaçi, kërkoi mbështetjen me votë të banorëve të komunës së Likovës, ku PDSH-ja kandidon me Murtezan Idrizin.

Këto janë jo vetëm zgjedhje lokale për Maqedoninë, por edhe një test i fortë elektoral, pasi opozita kërkon prej muajsh zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

2 komente në “TemA TV/ Afrohen zgjedhjet në Maqedoni, palët intensifikojnë fushatën (VIDEO)”

  1. Andon says:

    Po keta legena, perse nuk dalin me lista dhe kandidate te perbashket?

  2. Gollobordas says:

    Lini te bojne fushat te qete .Mos i insektoni viruse Shqiptare se din me jetu ata .nuk jane berlloka o njeri.Ata kane jetu mire gjer nuk paten ardh kosovar 1991 e ma pas se kam punuar une.jetuej mir dhe qete por cnodi punet pu mbuklen ne papunesi at ben.Cfre me be rrugeve se vec rugen njoin kosovaet.Nik din kurgja tjeras zanat as gje me llafe e me vjedh noje gje pe me mbaj vete .nuk gjej rrahat as na shtet as na ajdut.Tash te izolun krej vec qiel kene.naj punoni se ska tjtet te shkoje ma i mir ne pushtet paforce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje