Përparimet në dialogun politik do të jenë të rëndësishme për procesin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.
Këto komente, Fyle i bëri në Prishtinë pas një takimi të përbashkët që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
Fyle tha se pret dialogu Prishtinë – Beograd të japë rezultate konkrete në mënyrë që më pas Brukseli të marrë qëndrime pozitive në lidhje me aspiratat e të dyja vendeve drejt integrimeve.
Fyle me këtë rast ka përshëndetur edhe disa përparime të Kosovës në fushën e integrimeve, që kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve afatshkurta të Komisionit Evropian në kuadër të përmbushjes së synimeve që Kosova të nis negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Ky përparim është rezultat i punës së madhe që ka bërë Kosova. Është me rëndësi që të mbahet kjo dinamikë dhe të vazhdoj puna në arritjen e përparimeve tjera ngase në bazë të kësaj pune vendet anëtare gjatë qershorit do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Fyle.
Ai tha se arritja e marrëveshjes së mundshme më 20 mars në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe zbatimi i saj në terren mund t’i hapë dyert një vendimi pozitiv të Brukselit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
“Tani është e nevojshme përkrahja e të gjithëve në interes të saj dhe gjithë qytetarëve. Ngase të jesh evropian do të thotë të jesh i nënshtruar edhe ndaj kompromiseve dhe konsensusit”, është shprehur Fyle.
Sidoqoftë, edhe këtë herë, Fyle ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë guxim në përmbushjen e reformave zgjedhore, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimin e reformave tjera të nevojshme në kuadër të procesit të integrimit në BE. /rel/
FYLE NE NGA KORCA I THEMI FYLE NJEREZVE BUDALLENJ DHE DEBILA, PERSE E DUAM EVROPEN NE? TE KATANDISEMI SI QIPROJA APO SI GREQIA, SI ITALIA,PORTUGALIA,SPANJA APO IRLANDA? PERSE MORE FYLE? CDO NA JEPNI JU NE? PEVECSE DO NA MERRNI PASURITE NENTOKESORE DO NA MERRNI PLAZHET PORTET REZERVAT UJORE DHE DO NA BENI HAMBAR PLEHRASH KIMIKE APO HAMBAR REFUGJATESH TE BOTES SE TRETE? PERSE JU DUAM NE JU FYLE TE NA PREDIKONI PEDERASTIZMIN DHE TE DREJTAT E GAYVE? PER ASGJE FYLE PER AGJE NUK JU DUAM, JU JENI NE KRIZE PER VETE PO VDISNI, ME NJE POPULLSI TE PLAKUR DHE TE DEGJENERUAR, JU PO ZHDUKENI FYLE DHE SKENI LEK TE HANI BUKE VETE DHE JO ME TE NA MBANI NE ME NDIHMA, LERI PORDHET FYLE DHE LERI GENJESHTRAT ASHTU SIC E GENJYET GREQINE DHE SI DHATE ASNJE NDIHME POR E RROPET, MJERE SHQIPTARET QE I BESOJNE EVROPES KOLONIZATORE QE I COPETOI DHE I MASAKROI APO PJELLES SE SAJ AMERIKES GJAKPIRESE, NUK JU DUAM FYLE JU JENI ME TJETER KULTURE DHE NE KEMI TJETER, NUK DUAM TE JETOJME ME JU NA LINI TE QETE, NA LINI NE PUNEN TONE DHE BOLL FYTET HUNDET NE PUNET TONA, BOLL INBSTALUAT QEVERI KUKLLA QE JU SHERBEJNE JU, NA DUHET NJE ENVER HOXHA TJETER
e the komplet bukur o mik por ne fund e dhjeve..me ben cudi qe shume shqiptare mbas zhgenjimeve te herepashershme qe pesojme menjehere fillojme te ‘flirtojme’ me enverin…ne na duhet vertet nje strateg por jo nje diktator si hoxha sepse diktator eshte edhe saliu dhe prap jemi te pakenaqur…
Kosova me sa duket do fitoj te drejten per per te hyre pa viza ne BE,para zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi.
Do na lene dopio gjashten ne dore.
Qeveria e Kosovës e mban pushtetin e saj vetëm me korrupsion. Dituri tjetër nuk ka asnjë ministër në Prishtinë, dhe as dëshirë të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Për këtë arsye nuk mund të pritet nga kjo qeveri që ta ndërroj kursin e saj kriminel plaçkitës.
BE duhet ta kuptoj këtë! Edhe fëmijët në klasën e parë të fillores në Kosovë e kanë kuptuar se kush është qeveria e tyre. Për vetëm disa vite e ka vënë kjo qeveri Kosovën në vendin e nëntë në botë sipas varfërisë. Kjo qeveri jo vetëm që e ka dhunuar ekonominë por edhe natyrën e këtij shteti të vogël të izoluar nga bota.