TemA TV/ Edi Rama prezanton pikat e programit në ndihmë të biznesit fason (VIDEO)

18 Mars 2013, 19:45Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë pune në një biznes fason në kryeqytet. I shoqëruar edhe Sekretari për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj, si dhe anëtarët e grupit të punës për programin, Ilir Beqja e Gent Gazheli, kryesocialisti fillimisht është njohur me kushtet e punës, ka takuar punonjëset e kësaj fabrike prodhimi veshjesh, e më pas është ulur e ka biseduar gjatë me drejtuesit e këtij biznesi. Përfaqësuesit e biznesit fason i kanë shpjeguar kryesocialistit se megjithëse kanë investuar prej 20 vjetësh të gjitha kursimet e tyre, ata kanë mbetur fasonë të cunguar, pasi nuk kanë mundësi financiare që të kompletojnë të gjithë ciklin e prodhimit, që nga marrja e lëndës së parë e deri te kryerja e të gjitha proceseve të prodhimit. Sipas tyre ky kompletim do të ndikonte në mënyrë të ndjeshme edhe në shtimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e punësimit, jo vetëm të shtresave në nevojë, por edhe të teknikëve apo specialistëve të diplomuar në fushat përkatëse.

Kolegia e saj e ka vënë theksin te fakti që prej 20 vjetësh kanë investuar gjithçka në këtë industri dhe tani kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Drejtuesja e fabrikës ka vijuar të flasë për rëndësinë që kanë këto biznese fasone, jo vetëm për ekonominë e vendit, por edhe për punëtoret e tyre, të cilat në mjaft raste janë të vetmet në familjet e tyre që arrijnë të sigurojnë një të ardhur mujore të sigurt.

Nga ana e tij kreu i PS, Edi Rama duke marrë fjalën në takim ka vlerësuar rëndësinë e industrisë fasone, si dhe është ndalur në disa nga pikat më të rëndësishme të programit për një Rilindje Shqiptare, që lidhen drejtpërdrejt me ecurinë e kësaj industrie:

Heqja e TVSH për makineri – pajisje

“Ne e propozuam rreth 1 vit më përpara edhe në bazë të bisedave që bëmë bashkarisht, u refuzua, u tha që kjo TVSH nuk mund të hiqet, pastaj së fundmi u tha që do bëhet, por mbi 500 mijë dollarë me një listë të përcaktuar që do të marrësh makineri pa TVSH shko merr nga kjo listë. Sipas të gjitha të dhënave lista është klienteliste, për të nxjerrë përfitime nga marrëdhënie me kompanitë që kanë futur në listë emrat e makinerive dhe praktikisht, sot e gjithë ditën kjo është e pazbatuar”. 

Sistemi tatimor

“Ngaqë nuk paguajnë të gjitha, ju nuk paguani vetëm taksa, paguani dhe gjoba. Nga gjobat, shto dhe të tjerat që ju s’i thoni, por që ju i paguani dhe ato, ai tatimi shkon 20, e 30, e 40, e deri 300%. Ne kemi takuar kompani që ju shkon 300%. Ne do të vendosim rregulla loje të vlefshme dhe të barabarta për të gjithë, të vendosim një sistem ku ta mbështesim rritjen e prodhimit”. 

Rritja e punësimit

“Në raport me biznesin tuaj me sektorin tuaj do të bëjmë një marrëveshje. Shteti ka nevojë të rrisë punësimin. Ne kemi një program për të rritur punësimin në mënyrë të konsiderueshme. Ju keni interes të zhvilloni sektorin, duke hyrë në një fazë të re të ciklit të mbyllur këtu. Për këtë ju duhet mbështetje financiare dhe kjo mbështetje financiare duhet të jetë e kombinuar midis interesit tonë për të rritur punësimin dhe interesit tuaj për të pasur mbështetje financiare”. 

Ndihma ekonomike

“Ideja jonë është që të kalojmë nga ndihma ekonomike pasive, që është një lëmoshë dhe që është e abuzuar egërsisht politikisht për arsye elektorale, tek mbështetja ekonomike aktive nëpërmjet punës. Në qoftë se je i papunë, apo e papunë, ne nuk kemi pse të të mbajmë peng me një lëmoshë, por ne të japim mundësinë të punosh, duke marrë më shumë se sa ç’merr me ndihmën e ekonomike, por duke dhënë edhe një kontribut për ekonominë dhe për shoqërinë”.

43 komente në “TemA TV/ Edi Rama prezanton pikat e programit në ndihmë të biznesit fason (VIDEO)”

  1. alban4eva says:

    ca dmth “fason”???

    1. Eljo says:

      Bizneseve te vogla qe do ndihmohen nga shteti – me pelqen me pelqen ?

      1. Edison says:

        Bizneset fasone jane keto te industrise tekstile kam pershtypjen, mos qofsha i gabuar. Nejse nese Rama realisht implementon kete strukture do ishte mrekulli!!!

        1. Tafaruci says:

          E mer Ed Rama te erdhi dita qe te besh shtet kete katrahure vend qe kemi..ke fat se mund tw perjetesohesh ne historine tone

          1. VARI KKKKK says:

            Ju jeni ato qe do votoni ramen,,?????? hahahahahh cfare popull injorant. Ju nuk dini,fasonin dhe masonin o te mjere,dhe prape komentoni vetem se e ka thene krietari. VK

            1. lini says:

              Po clidhje ka fasoni me masonin mor injorant,o debil.
              Nqs do merrje dicka vesh mbi “jeta e njeriut” do te komentoje dhe ti dicka tjeter.

              1. eri says:

                Do te ishte me te vertet e mrekullueshme nqs realizohet idej ae ndihmes ekonomike aktive,Prandaj duhen njerez idealist dhe c’eshte me e rendesishmja njerez qe duan te puojn,duan ta rindertojn dhe njeher persembari kete popull dhe kete shqiperi te shkaterruar nga diktatoret.

                1. WOOW says:

                  Ekonomia shqipetare eshte ne toke,eshte ne gjendje me te rend se ne europen e saliu mburret per rritjen 5 shiftore te saj,clulzim mund yte shohin bizneset ketu,duhet te ndryshoij dicka,duhen energji te reja,ide te reja,duhet vullnet i mir,Edi Rama ka provuar qe i ka te gjitha keto.

          2. Besnik says:

            Ky grup biznesi eshte nje nga pjeset me te rendesishme sepse ai po perjeton veshtiresi te medha. Qeveria nuk ka bere asnje gje ne lidhje me subvencionimin e ketyre bizneseve. Ata jane motorri i ekonomise shqipetare dhe per kete meritojne vemendjen e vecante te qeverise.

            1. herta says:

              Nje nga bizneset qe po punesojn e po ndihmojn shum shtetin,por qe duhen ndihmuar ne menyr qe punet qe ofrojn te jene sa me te pademshme per te punesuarit,bravo Rama.

            2. eri says:

              Jo vetem biznesi fason po dhe biznesi i vogel ka nevoj per ndihm,te pakten nje shkurtim taksash,saliu po e mbyt,jo vetem me taksa po me arbitraritetin qe perdor.

            3. tiku says:

              Te mbijetosh ne kete shqip[eri me nje biznes te vogel eshte pothuajse e pamundur,oborri i saliut me te gjith te njohurit nuk paguajn asnje taks,ku i nxjerrin duke na i marre ne dyfish,nuk ka me lek,xhiroja ka rene me 50 % nga para 2 vjetesh,fitimi po ashtu eshte ulur jashte mase me rritjen e gjithckaje qe qeveria ka ne dor per te ndihmuar popullin.

            4. Berti says:

              Biznesit te fasonit ja ka marre shpirtin qeveria e sali berishes. Jane ne loje mijera vende pune te shqipetareve dhe prandaj fokusi i PS eshte perqendruar tek ky sektor shume te rendesishem. Shqipetaret nepermjet votimit te programit te PS do te mbrojne vendet e tyre te punes.

        2. antiregjimi says:

          Biznesi FASON quhen ato firma qe kryejne vetem punen, pra punojne me materialin e porositesit. P.Sh. qepin rroba, ku materiali vjen i prere gati dhe vetem qepet. Ose kepuce, vijne te prera gati dhe vetem qepen dhe montohen ne kallupe. Etj.
          Kuptohet i sjellin nga Italia, Gjermania etj. sepse krahu i punes ne Shqiperi eshte me i lire sesa Maroku, Tunizia etj.
          Atyre ja vlen qe te paguajne transportin dhe kosto te tjera sipas rregullave vendore dhe nderkombetare dhe prape dalin me fitime te dhjamura me grate, vajzat apo edhe burrat shqiptare qe shfrytezohen si ne kohen e Baba Qemos per nje kothere buke.

        3. Semi says:

          Biznesi fason eshte lokomotiva e ekonomise shqipetare, ajo eshte shpetimi i shume shqiptareve ne lidhje me punesimin. Deri me tani ka mbijetuar me shume vuajtje. Qe ajo te jape kontribut me te madh per ekonomine ky sektor duhet stimuluar.

        4. eee says:

          Nuk je i gabuar,nuk e keni iden se si eshte te hapni nje biznes ne keto koh,vetrem nqs transferohesh ne nje fshat qe te mos paguash taksa fshehurazi dhe ashtu shton kostot,duhet nje zgjidhje me te vertet,kshu nuk mund te vazhdohet me.

          1. aa says:

            Ta hapesh edhe mundesh por te mbash nje bizness ne shqiperi kjo eshte e pamundur,pavaresisht parashikimeve e planeve te tua egzakte fitimi jot do te jet i pamjaftueshem per te ngopur pushtetaret dhe inspektoret qe vijn per vizita,ne gjykatat tona tashme eshte e qarte se si funksionon keshtuqe zgjidhja eshte vetem RILINDJA.

      2. Daniel says:

        Plani ekonomik i Edi Rames eshte shume ambicioz dhe realist, pa premtime elektorale qe smund te mbahen. Ndihma ndaj bisnesit te vogel eshte nje gur themeli shumei forte per te rimekembur financat e vendit. Bravo PS Bravo Edi Rama

    2. janaqi says:

      Kjo opozite me nje program qe perfshin te gjithe shqiptaret biznesmene te medhenje e tregtare te vegjel,fshatare e qytetare!Te pasur e te varfer!Eshte me te vertete nje alternative qe duhet zgjedhur!

    3. gertjan says:

      Idete e kesaj partie me ne krye z.Rama jane me te vertete premtuese e shpresedhenese!Duhet me patjeter ndryshim!E vetmja rruge ne mnr te progresojme!

    4. fine opure ultimo says:

      Ide te qarta vizion, alternativa per te dale nga ky batak!Partizan i biznesit te vogel e jo vetem!E meriton ne fund te fundit te qeverisemi nga kjo opozite…

    5. Ben Chicago says:

      Haha,Mero shpjegojua ketij Ballshiotit siper dhe ketyre kercunjve te tjere se cdo te thote fason.Haha elektorati i kuq,komplet idjot !!!

      1. dega says:

        o ben ore pjelle qensh tani po flet si ideollogu i malokve o vemje e felliqur po me idiot si ty ska kjo ska dyshim prandaj mos u mundo te hiqesh p.ll seme nuk je i asaj prerje ti sa te ironizosh te tjeret ti se kupton per vete beni beni …dega

        1. Asistenca says:

          o dega palles,,,,,ka te drejte beni o kokbosher, pu pu ca elektorati,

          1. ardian says:

            o asistenca e gjinekologjise se lopve ti je me kok bosh se ai komentuesi por dhe me ideollog se beni fshesaxhiu i chicagos po ku e dine ti or asistenca e lopeve ben vaki ai qe pyet cdo te thote fason mund te jete beni personalisht vete fytyra e tij se car nuk pret nga mendje te semura ….

      2. tironsi-detroit says:

        HAHAHAAHAHAHAH sa kom qesh

    6. fasonisti says:

      Industria fason nenkupton fabrika tekstile vendase te cilat punojne per llogari te kompanive italiane te cilat shfrytezojne krahun e lire te punes ketu te ne. Pra kompanite vendase(fason) bejne vetem punen e rendomte te qepjes, kurse modelet, dhe tregun e kane italianet. Pagesa per punen e bere eshte simbolike.

      1. vedo says:

        po o idiot po,,,,egjete hahahaahah

    7. Gjirokastriti says:

      Jane biznese qe bazohen te porosite e firmave te huaja per rroba kepuce etj
      Keto firma u sjellin lenden e pare kryesore dhe pjesa tjeter behet ketu si qepja etj
      Keto firma fasion kane nje status te vecante ne Shqiperi me taksa te limituara dhe nuk paguajne dogane per hyrjen e lendes se pare pasi ajo kur perpunohet del prape jashte
      Perfitimi i shtetit eshte hapja e shume vendeve te punes

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kryeminister…

    1. Turi says:

      2 metra kryeminister vlla ?

  3. alban4eva says:

    “fason” do te thote kryeminister????????????????

  4. liri a vdekje says:

    ashtu brravo mos ta marr vesh saleh sheqerja se ta kopjo direkt programin me fjalen fason do jet tu u marr tashi ,cfar do thot …?

    1. Shqiperia says:

      INDUSTRIA FASON ESHTE INDUSTRIA E MODES (FASHION)
      MODA E ITALISE SHKON NE SHTETE TE VARFERA KU PAGUHEN PUNETORET
      ME NJE PAGE QESHARAKE , GJITHASHTU PER SIPERMARRESIN E FIRMES NUK PAGUAN
      TAKSAT TE LARTA . BERISHA I KA HEQUR DHE DOGANEN .
      VETEM ME QELLIM QE KETO FABRIKA TE VAZHDOJNE TE PUNOJNE
      ME QELLIM MOS TE DALIN PUNETORET PA PUNE

      1. te mjeret says:

        Me nje fjale bizesmenet fitojne miliona me punetoret tane

      2. VARI KKKKK says:

        Fason eshte jndustria e modes !!!!! hahahahahahh

        1. shqiperia says:

          Ketu ku une banoj industria fason qe do te thote fashion
          prodhon rroba te firmave te njohura Armani . Versace etj etj
          Ne shqiperi nuk e di se kjo firme prodhon keto marka apo prodhon
          kepuce per ti shitur tek tezgat

        2. vizionari says:

          Ajo eshte mer toç kuklle , industria e modes qe shfrytezon koston e ulet qe kane punetoret ne Shqiperi (nuk paguajne as sigurimet) , taksat e uleta dhe hap punishte ne Shqiperi dhe shumica nuk paguajne as taksa (e ketu tek Rama bolja qahen) .

          Prandaj ka marka te shtreses se mesme e asaj te ulet neper vendet europiane si Zara , United Colors of Benetton , Energy apo Diesel etj qe shkruajne Made in Albania .

          Biznesi Fason – Duhet te jete fjala shqiptarçe per Fashion , se ne keshtu jemi lexojme ne italisht linea verde della citta e perkthejme vija e verdhe e qytetit.

  5. cukali says:

    I nderuar z.Rama,
    Te nderuar anetare te Partise Socialiste,
    Do te fitoni,sigurisht por,persa i perket biznesit kerkoni te zbatohet qarte ligji per referencat doganore dhe jo si deri tani qe ky ligj ben diferencimin e qarte midis biznesit te ndershem dhe pa perkrahje politike dhe atij te perkrahur politikisht apo monopoleve prane pushtetit.
    – Per te hapur vende te reja pune apo per te shtuar punesimin ne vend,per te mos dalur valuta jashte duhet te hiqet TVSH per Lendet e para nga Importi…
    – Te zgjerohet max.baza e taksapaguesve dhe te zbatohet rigorozisht shitja me kuponin e kases…
    Faleminderit…!

  6. qwe says:

    Rama thote : Do ti ofrojme biznesit sherbime te jashtezakonshme ( Per cfare sherbimi e ka fjalen ky ? ) poooooooor do te rrisim taksat, dhe mos mendoni qe do et paguani 10%.

    Mjere biznesi po fitoi ky pyka.

  7. Urim Paso says:

    Zoti Rama nuk harron te beje edhe kesaj here premtime te qarta per biznesmenet. Faktikisht po tregon per dite e me shume se ka nje program te qarte politik qe eshte per tu admiruar dhe perkrahur me vendosmeri. Ulja e taksave dhe subvencionimi i bizneseve perbejne nje pike kyce per rimekembjen e ekonomise ne vend. Perfitimi do te ishte i kenaqshem per te gjithe. Nga njera ane biznesi do te rise fitimet kurse nga ana tjeter hapja e vendeve te reja te punes do te mundesonte fuqizimin e vazhdueshem te arkes se shtetit. Te punesuarit gjithashtu do permiresonin dukshem te ardhurat e tyre.

    Ndihma qe parashikon programi i socialisteve duhet vleresuar pozitivisht si kusht i domosdoshem per zhvillim dhe mireqenie. Ajo do te conte drejt zvogelimit te ndryshimit mdis te pasurve dhe te varferve, tehet e gersheres qe jane hapur aq shume do te mbylleshin gradualisht.

    Te bindur nga keto premtime te studiuara me se miri nga eksperte te ekonomise, biznesmenet duhet te reagojne shpejt dhe drejt, se shanci qe po u ofrohet veshtire se do ti vije me ne dore. Asnje tjeter nuk ju ofron kushte te tilla te favorshme atyre. Fati atyre po u troket te porta keshtu qe pritet vetem reagimi i tyre.

  8. anklirta says:

    Besoj se eshte shume e rendesishme qe te perkrahet biznesi si i madh ahtu dhe i vogel e te ulet mundesia e falimentimit qe keto biznese vendase tepermbushin nevojat e cdo konsumatori shqiptar e jo te na vijne bizneset e huaja e te investojne ne vendin tone.

  9. vizionari says:

    O Rama , o mason , o plehre !

    Biznesi fason (Industria e Modes Italiane etj , qe vijne ne Shqiperi dhe shfrytezojen koston e ulet te punetoreve e taksave etj .) duhet qe te rrise ne rradhe te pare rrogat per punetoret e tij , se jane rroga mizerje e punojne pa siguracion , eshte nje lloj skllaverimi modern qe i bejne vendet perendimore vendeve te vobekta si puna jone !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje