Treguesit për internetin, Shqipëria humbet 15 vende në një vit

13 Prill 2013, 10:39Sociale TEMA

Raporti i Forumit Ekonomik Botëror “Teknologjia e informacionit 2013” është publikimi i fundit që mes 144 vendeve mat treguesit që lidhen me internetin.

Shqipërinë e rendit në vendin e 83-të, ndërsa një vit më parë  vendi ynë renditej i 68-ti. Vendi ynë ka humbur 15 vende në një vit.

Vlerësimi minimal me pikë është 0, ndërsa ai maksimal është 7, dhe në total vendi ynë ka shënuar 3.8 pikë.

Vlerësimi bëhet mbi katër shtylla, e para lidhet me indeksin e mjedisit, ku Shqipëria renditet e 84-a, e dyta mjedisi i novacionit, ku ne renditemi në vendin e 66-të, e treta, infrastruktura dhe përbërja dixhitale, e rendit vendin tonë të 79-in, ndërsa e katërta lidhet me përdorimin, ku Shqipëria renditet e 85-ta.

Siç shkruhet në gazetën Panorama, më mirë interneti përdoret nga biznesi, ndërsa më keq nga qeveria.

Më keq Shqipëria paraqitet në treguesit e konkurrencës lokale  për internet si dhe pavarësia juridike, ku respektivisht renditemi në vendin e 128-të dhe 121-të. Në nivel jo aq të mirë paraqitet edhe mundësia për të siguruar teknologjinë e fundit, ku indeksi e rendit Shqipërinë në vendin e 106-të./A.XH

9 komente në “Treguesit për internetin, Shqipëria humbet 15 vende në një vit”

  1. JOoniem says:

    po po , shqiperia jone eshte ne moshen dixhitale , sic na thot i mjeri kryeminister !!

    nuk ngeli asgje per te na genjyer me ..

  2. Fillim qe premton says:

    Po mos kishte hapur Berisha,facebook-un e tij,qeveritaret nuk e dinin nga binte interneti !
    Perdorimi masiv i internetit ne Shqiperi perfaqsohet nga moshat e reja dhe nxenesit e shkollave.
    Me kete tregues ne nuk kemi renie,por pa frik do them se kemi ritje shume te shpejte.
    Numri i like-ve te Berishes,eshte ritur si pasoje e pjesmarrjes te moshave te reja,jo prej qeveritarve.Rreth 4000-5000 votues te perditshem,pelqejne informacionin qe percjell Kryeministri,keta jane qeveritare dhe shtetare.

  3. Nga larg says:

    Shumica e nepunesve te adminstrates publike jane medioker. Ata nepunes do ta perdorini internetin?! Ata s’dine te perdorin kompjuterat e jo me te hyjne ne internet. Mire qe jane telenovelat turke, keshtu kane se per cfare te flasn gjate orarit zyrtar.
    Ketu nuk e kam fjalen per ata pak nepunes te afte qe i ka zene halli e punojne qe kjo shumica qe permenda me lart te marrin rrogen.

  4. alban4eva says:

    Raporti i Forumit Ekonomik Botëror genjen, ata jane kamunista.. baca yne i ndritun e ka kthye krejt Shqypnine ne dixhitale. edhe lopet i ka ba dixhitale..!! kena lope dhe mushka dixhitale.. biles pjeshke, molle, fiq dhe ullinj dixhitale..!! pra gjithcka dixhitale.. pak rendesi ka nese nuk kena uje e drita, rendsi ka qe sulltani yne i lavdishem e ka ba edhe ujin e pijshem dixhital..!! rrofte S-halè dixhitali..!!!

  5. laraska says:

    Kush te kete internet ne Shqiperi? Familjet me lista? Te permbyturat? Apo ato te ngujuara?

  6. Anxhi says:

    Shqiperia digitale tashme eshte nje realitet i prekshem, deri tani te gjith tureshim me vrap ne qendrat e internetit dhe mbanin rradhen qe te ulemi ne nd1 kompjuter kurse sot te gjith i kemi kompjuterat neper shpi dhe ta pajisur me internet, po keshtu me futjen e teknologjis 3G ne kemi edhe neper telefona internet me shpejtesi navigimi te papare…. Ky nuk eshte raport i Forumikt ekonimik boteror por eshte raport i vilajet Qykut ose te nd1 tjetri ne partin socialiste….

  7. alban4eva says:

    po anzhi, ke te drajte, ate po them edhe une, qe S-haleja yne i ndritun,q e allahu ia ndricofte ymrin, e ka kthye gjithe Shqypnine ne dixhital, edhe lopet dhe delet i kena dixitale.. edhe arrat dhe pjeshket i kena dixitale. keto raporte i ban komunisti Edi Rama, se don me hedh balte mbi bacen tone S-halè!!

    eshte edhe ajo qe thua ti anzhi, te gjithe kena nga 3-4 kompjutera ne shtepi, kena internet te gjithe neper shtepijat tona.. s’ka rendesi qe s’kena uje e drita, po internet dhe dixhital kena 24 ore.. shpejtsia e interjetit asht me e shpejta ne bote, ia kena kalue edhe Amerikes..
    (me qe ra fjala, ca do me thane “navigim”????)

  8. AL-Boston says:

    Cfar turpi kur flet dhe ky skizofren per internetin.Ky esht turpi i kombit shqiptar.

  9. koli says:

    je i pavdekshem doktor zoti te rujte!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje