INTERVISTA/ A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën?

15 Prill 2013, 09:43Politika TEMA

Në përpjekjen e tij për t’u ngjitur në pushtet, lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, po synon t’i fitojë edhe zemrat dhe mendjet e kosovarëve.

Për ta shlyer “stigmën” ndaj socialistëve që thuhet se ekziston në Kosovë, Rama ka goditur rivalin e tij Sali Berisha.

Para një auditori në Bibliotekën Kombëtare, të dielën, në Prishtinë, ai me ironi ka komentuar rreth “dashurisë” që kanë kosovarët ndaj Sali Berishës.

Gjatë fjalimit që ka zgjatur më shumë se një orë, Rama ka thënë se nganjëherë i duket “se këtu Berisha ngatërrohet me Gjergj Kastriotin”.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe “mëkatet” e Kryeministrit shqiptar ndaj Kosovës, duke thënë se në të kaluarën, Berisha ka demonizuar UÇK’në, ndërsa ka furnizuar Beogradin edhe me karburante. Ndërkohë që ka marrë duartrokitje të forta kur ka përmendur ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, një prej ideatorëve të ndërtimit të Rrugës së Kombit.

Në një intervistë për Gazetën Express, Rama tregon edhe për vizitën e parë në Kosovë, për raportet e tij me politikanët këtu, pavarësisht se të dielën zyrtarisht nuk e ka takuar asnjërin.

 

Një kohë të gjatë nuk keni pasur ndonjë interesim për shqiptarët jashtë Shqipërisë, natyrshëm kjo edhe për shkak se udhëhiqnit Kryeqytetin. Në një mënyrë, kjo u shfrytëzua nga kundërshtarët tuaj politikë dhe vazhdon të shfrytëzohet. Tash keni ndryshuar qasje dhe duket se jeni familjarizuar me Prishtinën, por neve na intereson të dimë se cilat janë planet tuaja për Kosovën pas 23 Qershorit, kur duket se do të jeni Kryeministër i Shqipërisë?

Kjo edhe është arsye pse unë jam sot këtu për të mbajtur një fjalë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin pas 23 Qershorit, një vështrim imi i bazuar në programin tonë i cili ka një qasje të re për politikën rajonale të Shqipërisë; në radhë të parë për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, këndej dhe andej kufirit.

 

Edhe paraardhësit tuaj kanë folur më pasion për bashkimin ekonomik të shqiptarëve, por në fakt ka ndodhur që janë bllokuar madje edhe papatet në kufij, ndërkohë që Kosova është përmendur vetëm në kontekst të fjalimeve patriotike dhe gjatë festave të nëntorit… Pse duhet t’ju besojnë kosovarët?

Sigurisht se është konsumuar shumë retorikë me çështjen kombëtare, por një plan konkret siç e kemi ne asnjëherë nuk ka pasur para zgjedhjeve. Ne besoj se do të japim një tjetër rezultat, pasi që ne kemi një plan që nuk e ka pasur asnjë parti politike shqiptare.

 

Ju keni qenë i kujdesshëm në tezat e bashkimit kombëtar, gjithmonë keni folur për një bashkim ekonomik. Është i pamundshëm bashkimi i Kosovës me Shqipërinë apo i panevojshëm?

Ne kemi humbur shumë kohë duke e menduar bashkimin kombëtar me mjetet logjike të së shkuarës dhe si një zhvillim brenda kornizës të së shkuarës. De facto hapësira jonë është bashkuar. Ka dy shtete, dy qeveri, dy lloj administrimesh, por si hapësirë është e bashkuar. Asgjë nuk na pengon që këtë hapësirë ta vëmë në shfrytëzim me politika të përbashkëta dhe duke bashkëvepruar që t’i marrim maksimumin.

 

Për shumë vite, Sali Berisha ka qenë një idhull i kosovarëve. A mund ta shembni ju mitin e Berishës në Kosovë?

Thënë të drejtën nuk është puna e imja t’i bind shqiptarët e Kosovës, sepse besoj që kjo është një çështje që do kohën e vet dhe ka të bëjë me dezinformimin e madh në Kosovë për një periudhë të gjatë kohore. Në historinë reale nuk ka asgjë të vërtetë të rëndësishme që Sali Berisha të ketë bërë ndonjë gjë që të jetë i admiruar. Megjithatë, nuk është ky problem imi dhe nuk preokupohem shumë me këtë.

 

Shumë prej estabilshmentit aktualë politikë në Kosovë, privatisht, shfaqen skeptik ndaj Shtetit të Kosovës, pra këtë e shohin diçka të përkohshme, një hap drejt bashkimit kombëtar. A besoni ju në këtë projekt, pra në Republikën e Kosovës?

Unë besoj se në rast se ne i bashkojmë forcat për të ndërtuar një proces nga ku ne të përfitojmë sa më shumë nga hapësira jonë e përbashkët, ky do të ishte bashkimi real. Nuk besoj se bashkimi ynë real është që të kemi një Mbret ose një Kryeministër të përbashkët. Kjo është një çështje thjesht e organizimit, ndërkohë që në pikëpamjen e asaj që ne e quajmë bashkimi ynë kombëtar në BE, është shfrytëzimi i përbashkët i hapësirës në funksion ekonomik, shoqëror, arsimor, kulturor, sigurisë energjetike, bujqësisë, sportit dhe kështu me radhë.

 

A besoni tek projekti i Shtetit të Kosovës? Në bazë të asaj që keni parë gjatë këtyre viteve të ekzistencës së shtetit të Kosovës, a është i mundur mbijetesa e këtij shteti… Ka shumë njerëz që thonë se Kosova me këtë qeverisje po shkon drejt një shteti të dështuar, një nocion ky i njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Nuk di se çfarë skepticizmi ekziston në udhëheqësinë e Kosovës. Këtë nuk kam pasur mundësi ta shoh ndonjëherë, përkundrazi kam parë që kanë besim t’i japin jetë një realiteti të dobishëm për njerëzit që punojnë dhe jetojnë në Kosovë. Besoj se instrumentet e reja që na jep koha, që na jep procesi, që na jep bota ku jetojmë, ne nuk i kemi shfrytëzuar. Ne vazhdojmë ta shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Në rast se bashkimi kombëtar do të materializohet dikur dhe diku si shprehje e shkrirjes së kësaj hapësirë në një shtet të vetëm, kjo është një çështje që i takon kohës ta provojë. Por, derisa koha ta provojë, ne kemi detyrimin që ta shfrytëzojmë bashkimin që ka ndodhur, këtë bashkim real që ka ndodhur. Në qoftë se ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë hapësirën për gjëra që i vlejnë kombit tonë, i kemi gjitha rrugët e hapura për ta bërë këtë gjë. Na duhet vizion, kreativitet, kurajo dhe na duhet vendosmëri.

 

Më parë jeni konsideruar si një njeri shumë i afërt me Hashim Thaçin. Por një vit më parë, pasi që ju edhe publikisht shfaqet konsiderata për Albin Kurtin, u vërejt një ftohje marrëdhëniesh mes jush dhe z. Thaçi. Sot kemi edhe një deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje që shfaq kundërshti me idetë tuaja. Cila është e vërteta, çfarë raportesh keni sot me Kryeministrin e Kosovës, por edhe me Albin Kurtin?

Nuk kam pasur asnjëherë luhatje me Hashimin. Hashimi është një mik i vjetër imi, për të cilin ushqej ndjenjat më pozitive miqësore, përtej politikës e vlerësoj nga ana njerëzore. Politikisht, t’u them të vërtetën, në distancë, kam një vlerësim të posaçëm për punën e tij dhe për mënyrën se si po e udhëheq ai këtë proces historik për Kosovën. Unë i mirëkuptoj edhe kritikat, vërejtjet dhe shqetësimet që keni ju që jetoni me përditshmërinë këtu dhe që lidhen me përditshmërinë e menaxhimit të punëve të shtetit. Por në distancë, po e përsërisë, më besoni kjo është edhe pikëpamje e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe njerëzve me funksione të ndryshme në Europë apo në SHBA që punojnë me rajonin, që e vlerësojnë Hashim Thaçin si një interlokutor shumë serioz dhe shumë i vlerësuar.

Ndërkohë që me Albinin, pavarësisht se nuk kemi pasur marrëdhënie të afërta personale, kemi një raport, të paktën nga ana ime, miqësor. E konsideroj intelektualisht një mendje vërtetë për t’u admiruar, mbase për shkak se është një intelektual i posaçëm bën edhe gabime politike. Por ajo që vlerësoj tek ai është një kulturë e veçantë, një pasion i veçantë politik. Është një shqiptar i mirë që bën gabimet e veta.

 

Z. Rama, intervistën dua ta fokusoj tash tek raporti juaj personal me Kosovën. Kur keni qenë për herë të parë në Kosovë dhe a mund të na thoni se çfarë dallojnë kosovarët me shqiptarët… Për gjërat që i bashkojnë kemi dëgjuar shumë.

Nuk e di, unë besoj se edhe italianët janë si shqiptarët, e jo shqiptarët e Kosovës me ata të Shqipërisë. Unë nuk shoh dallime. Në Kosovë kam qenë menjëherë mbas qëllimi, ndoshta nja 20 ditë apo një muaj pas çlirimit.

 

Një prej gjërave që në Prishtinë, por pse jo edhe në Shkodër, që i ndanë kosovarët nga shqiptarët përmendet gjuha, më saktësisht standardi aktual i gjuhës shqipe. A është kjo një çështje që duhet rishikuar, pra a duhet ndryshuar standardi aktual i shqipes?

Me besoni se ky është një problem i madh edhe në Shqipëri, pra rënia e cilësisë së shkrimit të gjuhës shqipe, varfërimi i gjuhës shqipe për shkak të një sistemi arsimor mizerabël dhe për shkak të rënies së bumit të leximit. Për këtë arsye unë besoj se ne me shpejtësi duhet ta ndërtojmë sistemin e unifikuar arsimor.

 

A duhet gegnishtja të futet në standardin e gjuhës shqipe, a duhet rishikuar standardi aktual?

Vlerësoj se po shtrihemi shumë në një bisedë që është shumë delikate dhe që kërkon trajtimin shumë të kujdesshëm dhe të thellë të akademikëve dhe nuk është një çështje e politikanëve dhe as e atyre që intelektualisht mund të kenë idetë e tyre. Unë besoj se gjuha shqipe – ajo që quhet gjuha standarde shqipe – është një arritje dhe pasuri e madhe.

 

Për fund, duam t’ju përfshijmë në debatin për Rishikimin e Historisë. Turqia ka kërkuar nga Kosova që t’i ndryshojë librat e historisë. A jeni pro ndryshimit të historisë apo jo?

Unë mendoj se historia nuk është një materie me të cilën duhet të merren politikanët. Kur politikanët futen në shkrimin e historisë, bëjnë dëme historike./EXPRESS

46 komente në “INTERVISTA/ A do ta fitojë Edi Rama, pas Shqipërisë, edhe Kosovën?”

  1. coku says:

    BRAVO RAMA! NA PERFAQESON DENJESISHT QE TANI PO KUR TE JESH KRYEMINISTER. MENDOJ SHUME ME SHUME.

    1. Tani says:

      qe rama do fitoje me 23 qerhor ne shqiperi, ska me asnje dyshim. Se kush eshte e keqja e madhe ne shqiperi dhe me gjere, ska me asnje dyshim, qe kosova meriton te mos cenohet nga nacionalizmat idiote te saliut, kete e duam te gjithe, ndaj Rama eshte fitues, eshte lider, dhe me vizion.

      1. tironsi-detroit says:

        Rama fiton ket Timin, ore katunare qafkuqa

        1. çarapkuq says:

          ik e lali futi 1 pjat caji me luge druni. tirons selite i shperngulum ne babrru. dihen nga e kan origjinen demokratet e tirons. pe anej nga e ka demokracia vet: made in viçidol.

        2. mahmuti says:

          O ti prej detroiti qe ta kan zgafllu zezaket brimen e sumes, Rama do fitoje dhe ti do mbetesh po byt….q…m ke zezaket, kur te vish ketu hajde regjistrohu ke motrat e tuja, se ne ketu kemi hamshire qe ta bejn sumen cope.

      2. Epirioti says:

        BRAVO RAMA. Sot ne BOT te gjitha Perpjekjet Luftat etjetj behen per EKONOMI, per ZONA INFLUENCE EKONOMIKE. Pa Bashkim Ekonomik nuk mund te arrihet Bashkim Politik. dhe rastim me te mire na e jep Gjermania.

    2. gertjan says:

      Z.Rama po ndjek me te vertete nje rruge mbreslenese kete e deshmon qarte programi i tij Rilindje por edhe fjalimi i djeshem i mbajtur ne Kosove!Kam bindjen se,nevoje per Rilindje ka e gjithe shqiptaria!

    3. gigi buffon says:

      Po kush eshte ajo mendje e rrudhur e cila mendon per Berishen!Saliu pervec krimeve ne Shqiperi nuk eshte kursyer edhe me Kosoven te pakten vitet e luftes kur furnizonte me karburant por edhe me arme Serbine!Ndryshimi fillimisht do vije me 23 qershor e me pas do intensifikohen edhe me shume mardheniet Kosove-Shqiperi!

      1. Toni says:

        Cifti ordiner rama meta kerkon te pushtoj dhe kososven

    4. gjyshi says:

      Qendrimi i z.Rama mbi ceshtjen e bashkimit ka qene per hir te se vertetes real,cka do te thote se pa u zhvlluar te dy vendet nga ana ekonomike,pa krijuar dy shtete me baza te forta ku ligji te jete egzistues jo inegzistent,pa u realizuar keto e shume te tjera te harrojme bashkimin me Kosoven!Per momentin as qe mund te imagjinohet bashkimi per gjendjen aktuale egzistuese te vendeve,e cila per fat te keq le shume per t deshiruar!

    5. janaq says:

      Ne Shqiperia e Kosova per fat te kqe momentalisht qeverisen nga dy persona te padeshiruar nga shumica e popullsive te vendeve perkatese!Mirpo nuk ke cfare ti besh kur nuk funksionon akoma shteti e ligji ne keto dy vende ku akoma egziston ligji i me te fortit i dhunuesit i vjedhesit!Por gjasat jane se shume shpejt do fshihen nga harta e politikes dy udheheqesit aktuale!Me pas te shohim nese mund(duht)te ndryshojme dicka!

    6. riza ceno says:

      Per vizionin qe ke per problemet e bashkimit me K
      osoven e politiken ne teresi na nderove…!!!

  2. alesia says:

    e sigurte eshte qe berisha i ka sherbeyer shkajut tere keto vite qe ka qene ne pushtet. Rama ka nje stil komplet perendimor dhe shume real per ate qe do behet me rajonin e kryesisht me kosove shqiperi, e do ish vrasese qe Rama te mos fitonte, ndaj dhe do fitoje, qe te mbijetojme

    1. sauda says:

      Pergjigje te qarta dhe shume koherente. Qendrime prej lideri dhe te nje permase nderkombtare. NQS ne shqiptaret duam veten, sduhet te gabojme me me 23 qershor

  3. flo says:

    Edi Rama paska dhene nje interviste mbereselene. I lumte dhe them qe ai do ta fitoje e majde ka fituar dhe kosoven me planin e tij per bashkim te 2 vendeve ne BE. Ky eshte nje projekt real dhe nacionalizmat e saliut vetem sa e kane tensionuar situaten

    1. ardit says:

      Me ne fund me 23 qershor nje kancer, nje parazit serb do iki nga Shqiperia.

      Sali Berisha ky agjent i Serbise do te mundet nga te gjithe Shqiptaret atdhetare me 23 qershor.

      Nazdravje o Sali Krimbi!

    2. tigri 14 says:

      Rama eshte njeri me program e staf te papare ndaj mua me pelqen. Ka ngjallur nje fryme te re mendimi e ka mbjellur shprese nder popull. Dhe ne kosove e ka mbeshtetjen te larte pasi e shohin si njeri vizionar e jo thjeshte idiot emocional si plaku sali

  4. orion says:

    Te gjithe e dime qe Sali Berisha ka qene dhe do te mbetet nje agjent i fshehte serb. Te gjithe veprimet e tij tregojne qarte natyren e tij anti kombetare.

    Furnizimi me nafte i Serbise se Milloshevicit, arrestimi i anetareve te UCK-se qendrimete tijte kunderta ne Konferencen ne Rambuje.

    Shpresoj te gjithe Shqiptaret te kuptojne qe ky njeri eshte makthi me i keq qe Shqiperia ka kaluar sepse me 23 qershor ky parazit nuk do jete me, dhe memoria e tij do jete aty per te na bere me vigjilent ndaj liderave te tille diktatorial.

    1. detroit says:

      si shpjegohet qe te gjithe kokkuqet e ppsh-se, jane bere socialiste?? ——–pasi kokkuqi ngelet kokkuq.Saliu ju del ne enderr ju plehrave,dhe mire jua ben,se vetem copa idiotesh jeni YYYtttt zagaret e dreqit

  5. sindi says:

    Rama do fitoje, ne shqiperia do te rroje. Saliu na shkaterroi e tanime te populli do e asgjesoje.

  6. Osmani says:

    Vertet qe keta kosovaret ta shpifin me gjykimin qe kane.

    U duket Saliu si babai i kombit shqiptar, thjesht se eshte me origjine nga Malcia e Gjakoves.

    Po ne per nje vit do e harrojme fare kete njeri (sic harruam Nanon) jo me ta quajme hero, baba i kombit apo Skenderbe.

    Per me teper qe ne libra femijet do mesojne cfare marrezirash beri ai ne vitin 1997, dhe cfare sistemi nepotik familjar me shoket dhe shoqet e Zenit dhe te Gites ndertoi kur u be kryeminister.

  7. ana says:

    edver bandit ruci,je politikari ma i urryer ne gjithe kosoven dhe gjitha trojet tjera ku jetojne shqipetaret…e ke te sigurte kete qe po ta them!

  8. KURTHI says:

    Me LSI,jo vetem Kosoven,por edhe Maqedonine,edhe Bosnjen,ka per ti fituar.Do lodhet ca por edhe Serbine ka per ta mare.Ky eshte politikan,si klasiket dikur,mjehere e nje kohe,para ka,tru per politikan me shume,eksperience po,i mungonte dhe Ilir floriri dhe tani ne do behemi superfuqi ne Ballkan.

  9. luftim says:

    z.Rama ka shprehur gjitmone se Koova ka nje rol te rendesishem ne rajon dhe kjo jo vetem per shqiperine
    ne programin per nje RILINDJE SHQIPTARE shpjegohet se si do te bashkepunohet me KOSOVEN

  10. Brisi says:

    Une besoj se pas 23 Qershorit do te Rilinde e gjithe Shqiperia dhe se bashku me te e te gjitha trojet qe ndodhen jashte kufijve.
    Artikulli me poshte tregon fytyren e vertete te Sali Berishes,qe cdo shqiptar e kosovar duhet ta njohe,e jo ta idealizojne dhe ta krahasojne me figura historike pa piken e lidhjes.
    http://www.gazetatema.net/web/2013/02/21/intervista-bombe-ju-rrefej-berishen-e-nentokes-serbe/

  11. Alb says:

    Nje interviste e shkelqyer, nga te rrallat e ketij lloji, qe i jep pergjigje te drejtperdrejta çdo pyetje po edhe çdo dileme te shqiptareve ne te dy anet e kufirit, qe te le te kuptosh se nuk ka fare retorike, por plene konkrete te gatshme per tu sendertuar ne aksione konkrete. Jemi optimist sepse koha ne te cilen jetojme kerkon dhe perkon me personin e duhur.Edi Rama do te jete ne nje te aferme jo te larget LIderi i Ballkanit dhe per kete duhet te ndihemi mire te gjithe ne shqiptaret, dhe te besojme me ne fund se Shqiperine e bejne shqiptaret e pa kapacitete te tilla ndihma nga jashte nuk ndihmon. Prandaj ta mbeshtesim Edi Ramen, duke e votuar dhe duke mos e penguar ne projektin e tij per RILINDJEN. Kjo e fundit vlen per politikanet dritshkurter te karrigeve te perkohshme.
    Ciao

  12. Kosta says:

    Rama po punon me nje program te bazuar mbi genjeshtra, ndaj te gjithe qytetaret duhet te mendohen mire se kujt do tja hedhin voten gjate zgjedhjeve te 23 qershorit. Rama mbi interesat e veta nuk ve asnje lloj interesi tjeter, kjo duket qarte.

    1. Alb says:

      Kosta ti ben vazhdimisht diversion. Na trego ku duket qarte? Nese je nje njerti normal se paku duhet te heshtesh sepse duhet te pranosh minimumi rotacionin, i cili eshte imperativ
      Gjith ete mirat

  13. arjanita says:

    Di gje njeri per ndonje tender te fituar nga ndonje firme
    kosovare?Asnje.
    Po serbe?E dine Sala dhe Fazlliqi.
    Di gje njeri pse u bllokua tenderi per linjen e interkonjek
    sionir Tirane-Prishtine?
    E di Sala dhe Fazlliqet?
    Di gje njeri pse s’eshte arritur ne 8 vjet bashkimi ekono
    mik i Kosoves me Shqiperine?E di Sala me Fazlliqet.
    Ne fund se nuk dua te zgjarem.Sala ka perdorur kosova
    ret si dhe PD thjesht per interesat e veta dhe te familjes.
    Te gjithe e dine se Sa te jete Bisha ne pushtet nuk do te
    kete asnje bashkim te Shqiperise me Kosoven.
    Kur te vije Rama?Ngelet per te pare dhe provuar.
    Une besoj.

  14. Alb says:

    nuk e shoh komentin tim
    faleminderit

  15. Drenicaku says:

    Nuk esht e vertet qe te gjith kosovaret e duan Salihun,por te ne kosovaret esht bindja qe PSja jan pasars te komonistve ku ne te vertet pas ardhs te komoniste esht PDja. Por edhe gjendja ka ndryshuper shembull ne vitin 1997, 100% e kosovarve e adhuronin Berishen ne 1999 ivin 70% ne vitin 2013 55% ne vitin. Por ne vitin 2014 kur ne kosovaret ta kuptoj se kush isht edhe edht Breisha nuk do te ket as 10%.

  16. Emanuela says:

    Rama opingen e Sheros ka per te fituar, sepse i ka rene nder mend shume vone per te bere rolin e te interesuar mbi ceshtjet politike si brenda apo edhe jashte vendit. Ky as vete nuk e di se cfare premton e se kujt ja premton, e rendesishme per te eshte vetem te mbledhe sa me shume vota.

    1. Alb says:

      @Emanuela, mire qe jepni opinionin tuaj kjo eshte nje gje shume e mire te shprehesh per çeshtjet qe jane te shtruara per zgjidhje, por kete qe keni thene ju nuk quhet opinion, per sa kohe nuk eshte e mbeshtetur ne argument. Kjo qe ju sapo keni shkruar eshte si te thuash nje cope balte e hedhur mbi Liderin e opozites, por balte e hedhur me qellim te keq. Emanuela nuk ju kane mesuar kur ishit e vogel te doni shume atdheun, perkundrazi te doni partine…

  17. koli says:

    Eshte shume veshtire qe Rama te fitoje simpatine e Kosovareve per vete faktin se ai kurre nuk i ka dashur kosovaret,,,,,, Dashuria per ta lindi vetem mbasi i humbi zgjedhjet e vitit 2011 ai kurre nuk ka qene dakort per daljen e tyre ne dete ne Shengjine Lezhe….

    1. Drenicaku says:

      koli: Ti e dim ma mir se na se porti kosovar ka qen vetem nje loj pet te vituar vota.
      Esht porti i Dursit ku ka nje kapicitet edhe per kosoven, maqedoni e shqiperin.
      Ne qoft se berisha e don Kosoven shume perqfar arsyje e blokom ekonomin e kosoves, perqka e blokon kosoven qe te lidhet tensioni e lart te rrymes, une mund ti numroj edhe 100 arsyje qe berisha po thuaj kurr nuk ka punuar per interesa komtar.
      ju e dini mir kush ishte miki ma i mir i Miloshovicit prej 1992 deri ne 1996 kur ishte nen embargo.

    2. Saranda says:

      Nje qytetar i botes sikur eshte zoti EDi Rama nuk ka mundesi te mos e kishte dasht Kosoven. Na trijte e Kosoves jena krejt fansa te Edi Rames e me te Kosova e Shqiperia do hyjne ne Evrope. Ne kena besim tmadh e ju shqiptaret e Shqipnise duhet me kene bashke me ne. Lenje Saliun e MIlloshit me ta edhe Shqipnia ka maru krejt e jo ma Kosova.

  18. laraska says:

    ALO ALOo ed GELBAZE ka nje muaj e gjys qe ke Shkodren e permbytur dhe nuk ke denjuar ti takosh. Po ai muhabeti keshillit te Fierit si vajti? Apo u harrua? Po leket e shqiptareve qe Sala i perdor per Podesten, pse nuk i permned. Po ai pucisti peruan qe se keni permenduar nje here, si vajti puna tij? PSe nuk e ngre zerin per keto ceshtje ti mor gelbaze. C’eshte gjithe kjo frike te takosh bazen o burracak i pashembullt? Cdo gje vetem mos perballesh me bazen! TRADHTAR!!!!!

    1. laraska says:

      Harrova te pyes krietarin tone ambulant: Kush eshte me afer Kosova apo Shkodra e permbytur?
      Kush voton me 23 qershor kosovaret apo shkodranet, e zonat rurale qe ti se fundmmi i paske shume per zemer? Kush voton? O zot sa fallco qe jeni bere.

      1. gjembi says:

        O gelbaze, kerkoja Saliut e Jozefines te shkojne ne Shkoder, sa per bazen socialiste eshte e tera me Edi Ramen, dhe jo vetem kaq gjithe inteligjenca jo militante eshte me EDi Ramen dhe jo vetem, por gjithe nderkombetaret jane me EDi Ramen.
        Ti gelbaze e kuqe keput xerkun e mos guxo.

        1. laraska says:

          gjembi nuk e kuptoj per ke e ke kete replike sepse je pergjigjur tek une, por je drejtuar me fjalen gelbaze, pra i je drejtuar politikanit tone ambulant Edit…..megjithate po te pergjigjen meqe me pelqen “llogjika” jote. Kryeministri eshte i te gjithe shqiptareve jo vetem i Tiranes, por i gjithe vendit, pra nga Konispoli ne Vermosh, dhe i qytetarit, dhe i fshatarit, dhe i te arsimuarit, dhe i injorantit, dhe i te majtit dhe i te djathtit etj etj. Tani ti po thua qe ed GELBAZA nuk do e caj koken per Shkodren sepse ata nuk votjone PS. Pse keshtu funksionon politika? Keshtu i sherbehet vendit? Po mire ai rreth ka 17 deputet, perse ky gelbaz nuk ben nje fushate te pameshirshme atje ndaj qeverise, e nuk demaskon deputetet e Shkodres, vet qeverine, jo vetem ne zonat e permbytura por edhe ne zona ku varferia eshte e tejskajshme.Perse nuk lufton per nja ca deputet me shume sepse gjendja eshte ku smban me? Apo sepse i kane ndare pazaret e PD duhet patjeter te marr 60 deputet sic thone dhe “sondazhet” e ed GELBAZES???? Perse nuk shkon ti bej premtime qe do e rregullojne gjendjen? Po mire ja Shkodra qenka e PD (edhe pse ne Shqiperi nuk ka pasur ASNJEHERE zgjedhje te lira), pse nuk na permend pak ato rrogetare qe tani sdihet sa muaj kane pa marr rroge? Jo per gje po me vjen keq dhe per Manjannin qe ka 4 muaj, i shkreti ska me cfare te mbja familjen. Pse nuk ngrin zerin e te tund vendin se ne rang republike njerezit jane pa marr rroga. Po qe na dolen ne janar dhe deputetet qe kishin 2 muaj pa marr rroge? Pse asnje nuk flet? Pse te gjithe HESHTIN??? Sepse ed GELBAZA eshte copa TRADHTARIT, dhe TRADHTIA eshte gje shume shume e thelle. Shkon burracaku ne Kosove sepse 1. ne Shqiperi nuk ja mban b…. me i dal popullit se e peshtyjne ne surrat (edhe pse ai se ka per gje se ka kohe qe e mban gelbazen ne fytyre pa pike problemi) che 2. sepse nuk DO te demaskoj qeverine e Sali Berishes sepse jane NJE. Jane bashkepunetor. Pse nuk permend asgje? PSe lejon qe Sali BErisha te tallet kaq keq me popullin? Edhe nje pyetje per ty: Sa km larg eshte shkodra nga selia e PS dhe sa km larg eshte Kosova?

          1. gjembi says:

            O Gelbaze EDi Do te shkoje ne Shkoder kur te jete kryeminister o gelbaze fshatareske. Apo plaku juaj nuk shkon dot se i rendon antiplumbi se erdhi dhe vapa…Gelboqe e ndyre mos guxo me te hapesh ate goje tende te qelbur se perhap ere shume t ekeqe.

            1. laraska says:

              Ohhh te bezdiska era ime????…….imagjino sa do jesh bezdisur nga era e Ilir Metes qe e ka me vule te FBI cfare hajduti ordiner eshte, qe te tha ty e mua kokepalar, e qe sot pa pike turpi thote me vrassjet e atyre 4 baballareve te merret arkeologjia. Imagjino cte kete ndodhur kur ke ndjere eren e nje hajduti, mafiozi e krimineli gjakftohte prane teje. Do te jene care hundet nga era haleances se i paske teper te ndjeshme ndaj ererave te keqija. Haha kot perpiqesh te me besh te dukem si me PD, nuk te ecen…..po mire meqe ne Shkoder nuk shkon se jane te PD-se, nuk denjon as te bej fushate, jo me te shoh ne cfare kushtesh jane ato QENIE NJEREZORE qe jane harruar nga pozite e opozite, pse nuk shkon ne Vlore, Firer, Sarande, Lushnje, Kruje, Lezhe, etj etj etj. Pse vetem ne dyer te mbyllura me nje rreth te vogel te tijin? Perse nuk del e te takoj bazen e VERTETE te PS. Sepse qe ta dish ti baza e PS nuk jane ish PD-ista, as LSI-istat, por jane ata te majte te thjeshte qe jane RRAHUR neper qendra votimi qe keta plere te ulin menderen ne ato kolltuqe e sot as denjojne ti takojne, jo me tu degjojne e tu zgjidhin hallet. Pse nuk thone a i kane marr deputetet rrogat sepse ne janar kishin dy muaj? Pse nuk sulmon qeverine qe ka pa paguar detyrimet ndaj organizatave nderkombetare? E di ti qe mund te te heqin e hajt te te pranojne prape pastaj? Pse opozita eshte e vdekur? Pse opozita ka bere vetem “gabime” e “deshtime” (edhe pse ato ne te vertet jane TRADHTI)? Pse opozita hesht kur dihet situata vendit? Pse opozita nuk bllokon Berishen nepermbjet qeverise lokale???? E di pse? Sepse politikanit ambulant ia ka perpire GELBAZEN lekura e nuk ka me burre nene tja heqi. Eshte i zhytur ne GELBAZE koke e kembe.

            2. laraska says:

              Edhe ma shpjego pak kete fjalen “mos guxo” se e ke permendur dy here. Te mos guxoj te jap mendimin tim te lire? Po nese guxoj prape te jap mendimin tim te LIRE???? Kushtetuten dhe kodin zgjedhor e ndryshuat, tani as te ankohemi per kete diktature ku jetojme, s’duhet te guxojme? E cfare mund te guxoj shqiptari, SOVRANI tashme ne vend te vet?

  19. arian says:

    nuk e meritoni ed ramen

  20. ore mos u merrni me kosoven merruni me vetveten zgjidheni njeriun e duhur,ore ti drenicak kemi ne mjaft gjera tmira et kqija ktu mrena ne kosove prandaj se kush esht sali berisha nuk ja vlen te thuhet sa i mir e sa i keq sepse vet shqiptaret e kan zgjedh edhe at disa mandate .

  21. Aktivist KuqeZi says:

    Ajo deklarate qe beri Rama se me Kosoven do bej traktat miqesie ishte shum e pa vend dhe e pa vler sepse nuk mundesh te besh ti me familjen tende me gjakun tende traktat miqesie, e vetmja gje qe mundesh te besh eshte bashkim familjar (bashkim kombetar) dhe keten nuk e ka as PD as PS ne programin e tyre kshu qe cdo gje tjeter eshte e kote… Vetem Aleanca KuqeZi e ka ne program bashkimin kombetar dhe shum shum gjera te tjera qe do i shikojm ne vijim nje nga nje.

    Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje tradhtareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje