REPORTAZH/ Kurban në xhaminë e Dushkut, policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje

13 Prill 2013, 22:13Politika TEMA
REPORTAZH/ Kurban në xhaminë e Dushkut, policia e raportoi ngjarjen si

Nga varrimi i viktimës

Nga Lindita Çela

E ka therur në mes të xhamisë dhe pasi është siguruar që ka dhënë shpirt, e ka kthyer për së mbari, sipas riteve myslimane, kokën nga perëndimi e këmbët nga lindja.

Mesditën e së shtunës, në mes të xhamisë së Komunës së Dushkut, gjaku i 86- vjeçarit është ende i patharë. Përreth pellgut të gjakut shihen qartësisht gjurmët e autorit të krimit, të ngjyera me gjak, e disa të tjera me baltë nëpër tapetin blu të xhamisë.  Pikërisht këtu, në mes të xhamisë, Xhelo Zeqiri ka gjetur i pari të therur Shemshi Muçën.

Por të gjitha këto prova të dukshme ashiqare në vendin e ngjarjes nuk kanë bindur policinë e qarkut të Fierit se ngjarja është një vrasje, për të mos thënë një kurban në xhami.

Mbrëmjen e së premtes, policia e Qarkut të Fierit deklaroi zyrtarisht se bëhej fjalë për një vetëvrasje e se po hetonte për zbardhjen e rrethanave që çuan 86- vjeçarin të vetëvritej në xhami.

Për orë të tëra policia i ka qëndruar këtij versioni, edhe pse provat në vendngjarje, edhe injorantin më të madh të kriminalistikës do e bënin, së paku të dyshonte se 86- vjeçari nuk është vetë vrarë.

Vetëm pas insistimit të familjarëve, policia ka ngritur pistën e hetimit, ndërsa në mbrëmje deklaroi se ka arrestuar të dyshuarin si autor të vrasjes, 38- vjeçarin Artan Alla.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit bënë të ditur se Artan Alla dyshohet të jetë vrasësi i Shemshi Muçës, e nga hetimet paraprake mësohet se vrasja ndodhi pas një sherri mes viktimës dhe autorit.

Ekzekutimi

Rreth orës 16:00 të së premtes, Shemshi Muça ka marrë rrugën për të falur akshamin në xhami. Për shkak së vuante nga prostata, 86- vjeçari e kishte zakon që shkonte para shokëve të tij për të marrë abdes (pastrimin e trupit), në mënyrë që të mos pengonte ritin e faljes, që besimtarët e komunës së Dushkut e kryenin në orën 16:20. Kështu ka vepruar dhe pasditen e së premtes, pa ditur se do të ishte namazi i fundit i jetës së tij.

Sipas gjithë dëshmive, Shemshiu është gjendur i vetëm në xhami. Për motive ende të paqarta, por shumë dyshuese, Shemshi Muça është therur në mes të xhamisë me biçakun e tij.

Sipas familjarëve, në fytin e plakut është ngulur katër herë thika, deri sa ka dhënë shpirt. I pari njeri që ka mbërritur në xhami është Xhelo Zeqiri, një bashkëfshatar dhe mik i viktimës. 80- vjeçari ka mundur të shohë autorin e vrasjes e më pas është larguar i llahtarisur për të kërkuar ndihmë tek imami i xhamisë, që është dhe dhëndëri i viktimës.

Por dhe pse në ngjarje ka pasur dëshmitarë, policia fillimisht e klasifikoi ngjarjen si vetëvrasje. Ndërsa pas reagimit të familjarëve të viktimës, Policia e Qarkut të Fierit ka pranuar se bëhet falë për një vrasje, që sipas saj, është për motive të dobëta.

Burime të Policisë së Qarkut të Fierit thanë për TemA-n, dyshohet se vrasja është kryer për motive banale. Sipas këtyre burimeve, viktima njihej si shakaxhi dhe ndonjë fjalë e thënë tepër e ka çuar atë drejt vdekjes.

Policia sqaron se 86- vjeçari është vrarë me biçakun e tij dhe në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e krimit. Burimet zyrtare përjashtuan mundësinë e vrasjes për vjedhje të xhamisë, pasi përveç kryerjes së riteve fetare, askush nuk hidhte para në xhami sepse zona është tejet e varfër.

Dushku i tronditur

Ekzekutimi i Shemshi Muçës ka tronditur banorët e fshatit të Dushkut të rrethit të Lushnjes. Në këtë fshat prej vitesh nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjë ngjarje kaq e rëndë. Madje edhe viti ‘97-të ka kaluar pa asnjë vrasje në Dushk, e ngjarjet e vetme kriminale që janë të regjistruara janë vjedhjet nëpër pikat e karburantit, kjo për shkak të varfërisë.

“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur. Jemi të gjithë të tronditur jo vetëm për fatin se Shemshi ishte një burrë i urtë, por këtu kurrë nuk ka ndodhur vrasje. Veç kësaj, mënyrën se si e ka vrarë, në mes të xhamisë, është shumë e dyshimtë, kurrsesi nuk mund të jetë hajdut ai që e ka bërë këtë krim”, të thotë Suleman Shaqiri.

Në fshat nuk gjen qoftë dhe një njeri që të flasë keq për familjen Muça, ashtu edhe për të ndjerin.

Sipas banorëve, të gjithë shohin hallin e tyre dhe kurrë nuk janë konfliktuar me askënd.

Shemshiu, sipas tyre, ishte një burrë i qetë e kurrë nuk ka ndërruar llafe me një njeri. Aq i respektuar ishte 86- vjeçari në fshat, saqë në orarin e varrimit, i kryer rreth orës 15:00,  në qendër të Dushkut nuk shihej këmbë njeriu.

Të gjithë burrat dhe gratë i kanë dhënë lamtumirën e fundit plakut të urtë, i therur në mes të xhamisë.

Banorët përveç tronditjes dhe habisë se si është ekzekutuar fqinji i tyre, nuk dinë të rrëfejnë ndonjë motiv që do të çonte çdokënd të kryente një krim kaq të tmerrshëm, duke i ngulur katër herë biçakun në fyt një paku.

Po kaq të tronditur janë dhe familjarët e të ndjerit. I biri mohon që të jetë në konflikt me ndonjë banorë të zonës, e ndërsa kundërshton çdo mundësi që i ati të jetë vetëvrarë.

 

 

INTERVISTA/ Resmi Muça: U tentua të manipulonin provat

Fakti që Resmi Muça, djali i 86- vjeçarit të vrarë në xhaminë e Dushkut, është inspektor policie në komisariatin e Lezhës, duket se ka detyruar policinë e qytetit të Fierit të heqë dorë për klasifikimin e ngjarjes si vetëvrasje.

Resmiu për TemA-n rrëfen se persona të caktuar kanë qenë të interesuar të manipulojnë provat, e falë ndërhyrjes së tij dhe të birit, që është efektiv i Gardës dhe merret me sigurinë e kryeministrit Sali Berisha, duket se ngjarja është rihetuar nga e para. Për TemA-n Resmi Muça rrëfen se si është ekzekutuar i ati e dyshimet e tij për ngjarjen.

Z. Resmi, policia e Fierit fillimisht deklaroi se babai juaj është vetëvrarë, kishte motive Shemshiu të vetëvritej?

Nuk është absolutisht e vërtetë. Babai im nuk kishte asnjë arsye të vetëvritej. Po më thoni ju, si mund të vetëvritej një njeri duke u qëlluar 4 herë në fyt? Nuk është absolutisht e vërtetë.

Ju po thoni se është vrasje?

Po, babai im është vrarë. E di që fillimisht është tentuar të manipulohen provat dhe unë, sapo kam ardhur nga Lezha, kam bllokuar gjithçka në mënyrë që ngjarja mos të klasifikohej si vetëvrasje. Nuk di pse është bërë kështu, por di që kam insistuar me forcë që të hetohet kjo vrasje.

Por keni ju konflikte me ndokënd, që mund të ketë çuar në vrasjen e babait tuaj?

Jo nuk kam konflikte me askënd këtu në fshat. Ne si familje nuk kemi bërë kurrë fjalë me askënd.

Po përse mund të jetë vrarë babai juaj, keni dyshime?

Këto janë hetimet e policisë dhe unë nuk di ç’të them. Di që kjo histori nuk do të mbyllet këtu. Por sot do të merrem ceremoninë mortore për t’i bërë të gjitha nderet babait tim.

35 komente në “REPORTAZH/ Kurban në xhaminë e Dushkut, policia e raportoi ngjarjen si vetëvrasje”

  1. Bossi says:

    Rrace mutit.Keto jane muslimanet e vertete qe vrasin brenda ne xhami.Yyyytttt….

    1. Albogentivlora says:

      Na mbyten talebanet.

      1. tafaruci says:

        PO POLICIA SI E SHFAQ SI VETVRASESS?!!!!!!!!!!!

    2. Disk says:

      Pse mor zgjebe, faji i te ndjerit eshte qe ja dha mendja budallait ta vriste aty? Ik lexo noj gje se qenke injorant lale

    3. Anti-Fetari says:

      Sigurisht ca prete nga hipokrizia islamike? Na hiqen dhe si te mire por jane plehra te gjithe.(shume i ngjajne Janulles qe shajne diteperdite por ca pret nga hipokritet)

  2. N Shabani says:

    E shikoni o njerez cfare ndodh apo jo? Po sikur 86 vjecari ndjese paste te mos kishte te birin efektiv te policise dhe te nipin qe te pnonte per sigurine e kryeministrit a nuk do te mbyllej ceshtja me ca miliona nen dore organeve te policise dhe mjere ai qe iku se askujt si behet vone.E imagjinoni se cfare u ndodh atyre njerezve qe nuk kane miq ne pushtet? Ikin si qeni ne vreshte se nuk kemi shtet. Perse duhej te mbyllte ceshtjen policia me cdo kusht duke i manipuluar provat per ta quajtur vetvrasje? Ka shume mundesi qe i ndjeri mund te jete bere vertet kurban i ndonje riti fetar prej ndonje te cmenduri, ose ai qe e ka vrare i ka shpatullat e ngrohta nga policia prandaj jane tentuar manipulimet e provave. Familjaret duhet te nglin kembe qe te zbardhet e verteta dhe te vihen perpara pergjegjesis edhe ata punonjes policie qe ngulnin kemebe qe ta mbyllnin ceshtjen si vetvrasje. Ngushellime familjareve te viktimes.

  3. Liberal says:

    Ska mundesi qe policia e Mulit qe ja kalo asaj te Gjermanise , ne nje vend qe renditet e 4 ne bote ne nje vend ku i ndjeri Steve Jobs do e kishte zili !!!

    Keto jane parrulla armiqsore nga armiqte e partise demokratike dhe popullit sovran te Shqiperise

  4. man says:

    Zoti Resmi si djali i te ndjerit perse nuk denanconi dhe te shpini deri ne fund nderin e babait duke denoncuar njerzit e policise qe donin te fshihnin provat!

  5. xeni says:

    Keta nuk jane myslymane por xhihade extremist te perdorur per qellime interesi dhe per sjelle urrejtje mes njerezve , keta jane njerezit e fares se poshter ke ka lene ky pushtet famkeq

  6. Dushkari says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit! Uroj te ndergjegjesohen femijet e te ndjerit, se jane ne sherbm te nje njeriu qe fale politikes se tije ka arritur ky popull te ndermare ketu veprime kriminale e shume e shume te tjera,kjo politke eshte me e eger se lufta e klasave te Enver Hoxhes kunder armikut imagjinar te brendshem apo te jashtem qe bente ai,sali berisha fale politikes se tije percarese ja ka arritur qellimit ta degradoje ndjenjat e ketije popullit,eshte qellimi tije qe ky popull te mos jete ne harmoni me njeri tjetrin,veri jug apo jug veri,brezi yne ne ate sistem as nuk na shkonte nder mend apo ta shikonim njeri tjetrin me syrin se ishte nga veriu apo nga jugu,jo jo kjo eshte nje lufte me eger se lufta e klasave mbasi ju la dore e lire njerezve te veprojne ne menyra kriminale kundra njeri tjetrit e te mos ndeshkohen.

    1. ingo says:

      o dush kar thirri mendjes se eshte turp ta politizosh kete ngjarje te dhimbshme,mire e nise komentin tend por e vazhdove gabim kur i jep ngjyra politike megjithate po futem edhe une ne lojen tende te felliqur veteme vetem qe te ndergjegjesoj ty dhe te gjithe ata qe mendojne si ty sepse nuk eshte ashtu sikurse ti mendon…jam dakord me ty qe sali berisha eshte nje njeri i felliqur dhe i korruptuar…po ja kthehu pak vite me perpara dhe kujto qeverrite socialiste duke filluar me nanon bufin finon majkon…mos valle atehere ne jetonim te lumtur dhe ne harmoni?? jooo or joooo…me dridhet mishi kur i kujtoj ato qeverri te bastarduara qe as me energji nuk na furnizonin e jo te flasim per gjera te tjera… e riperseris qe saliu duhet te largohet me ceremoni por vereni pak llogjiken ne pune sepse ai dushku yt asnje rruge nuk ka pasur te shtruar dhe jo me energji apo ku di une,ndersa sot dushku ka nje ndryshim te madh me dikur..
      e keqja jote eshte se je nje ‘militant’ mendjengushte i ps qe nuk shikon dot pertej hundes tende dhe ne vend qe te tregosh pak respekt per jeten e bashkefshatarit tend del ketu dhe na politizon ngjarjen..

  7. eris says:

    Me siguri eshte vetevrare. I ka futur thiken vetes nga mbrapa…..dy-tre here dhe pastaj eshte munduar te mbuloj gjurmet duke bere sikur ka ikur.
    Skena per inpektor Kluson, hahahhahahaah

  8. Qytetari says:

    Posi pra ti inspektor policie. I paske marr hetimet ne dore vete se paskan dashur ta quajne vetvrasje!
    Kush jane keto oficere qe bejne budalliqe te tilla se u dashkan futur ne burg. Si ste vjen turp njehere qe del e flet brockulla. Per nje vrasje ne fshat na u dashkan manipuluar provat! Ik mor katnar

  9. Beu says:

    Oj Lindita ca thu mi? ” e ktheu sipas riteve,kembet andej e koken ketej” pse paska noj rit per kurbanet njerez kshu? Ik mos ja fusni kot. Dukesh qe sje informuar mire dhe ate “kane shku per te dal akshamin ne 16.20” e ke shtu vet se nuk falet akshami ne ate ore

  10. ismeti says:

    a larg keni mberri me ket demagogjin e keti maloku te qmendur, edhe populli i qmendur

  11. ingo says:

    bossi je nje funderrine dhe njeri me i ulet sesa ai vrasesei i ketij plaku sepse vrasesi do ta sajoje nje genjeshter per tu vetembrojtur por ti nuk ke asnje arsye per te akuzuar nje komunitet te tere njerezish,vraseseit nuk kane as fe dhe as kombesi sepse jane te lindur gjakatare keshtu qe ti nuk ke pse i ve tabela
    ana jote ‘pozitive’ ne kete mes qendron ne faktin se ty do ta tregojne vendin te gjithe anetaret e forumit dhe do te izolojne si nje qen i terbuar qe nuk i takon te qendroje se bashku me njerezit e civilizuar…
    ngushellime familjes se viktimes dhe qofte i lehte dheu qe do ta mbuloje…

  12. Myzeqari says:

    Eshte vrare pikerisht se djali i tij i sherben si qen i lidhur Sali Berishës!Dhe kjo ka qene arsyeja e vertet,pasi vrasesi i ka thene se:”Perse nuk e largon nga krimineli vrases tet bir?”
    “Duhet ta ruaj Saliun or ti,se Ramiz Alia ka lene porosine me zhduk ish te persekutuaret,kulaket qe do i hane mutin Saliut!”
    “Ashtu?…ate qe do marri Saliu nga te persekutuaret dhe ata qe vrau ne Tirane merre Ti!
    Keshtu do perfundojne nje nga nje te afermit e atyre qe mbrojne kriminelin Berish,stalinistin e fundit te Europes!Neser nje tjeter i afert i atyre qe mbrojne kete vrases!Va fan culo Berisha!Ne sater,satanet e tu!Amin!

    1. shpetimi says:

      po qe buurre me bej nje zile ne kete numer 0682027776 dhe te tregoj une qenin e berishe ty

  13. Drini says:

    kjo eshte fytyra e islamit te degjeneruar.

      1. lili leshi says:

        Hidhi nje sy njehere llumit tend para se te flasesh per te tjeret , feja e paster dhe e vertete,,,http://www.youtube.com/watch?v=h3qaAREh8vE,oj lilush leshe

  14. alalum says:

    bashkouni dhe zhdukeni kete fene e pushtuesve te eger turq, behuni kristian . shikoni sii do na ndryshoj jeta te gjitheve . sjemi araber , jemi te bardhe si krishti

    1. Disk says:

      Beni si thote buçja Janulles..ham ham

    2. dardan says:

      o alalum car te behemi kristian ????? ne amerike kane frike te lene femijte vetem te prifti se mos kush e di car u ben rrine vemem te shoqeruar,,,

  15. monitor says:

    Edhe ketu ja u ka fajin janullatos ??ik mor taleban shikoni llumin ku jeni futur

  16. alban4eva says:

    ..”Për orë të tëra policia i ka qëndruar këtij versioni, edhe pse provat në vendngjarje, edhe injorantin më të madh të kriminalistikës do e bënin, së paku të dyshonte se 86- vjeçari nuk është vetë vrarë”…

    pordhicia e shtetit te S-haleut..!!

  17. Rruge says:

    Ky pseudo shqiptari nje dite sa erdhi nga greqia, Agimi i arte po vrete muslimanet ne shqiperi me pseudo shqiptare si disa nga komentuesit e mesiperm qe ngelen duke u çjerrur kundra muslimaneve.
    O Greker te qelbur pellisni si mushkat po vetem shqiptare skeni per tu bere ndonjehere. Muslimaneve tu vini anash o plerat e greqise, edhe ate 2% qe dolet ne census pas ca kohesh nuk do ta shihni me. Plera te paguar nga greku na merzitet me komentet tuaja prej greku.
    posht greqia dhe greket.

    1. ilir says:

      rruge ke shume te drejte per sa shkruan dhe ma do mendja qe je i ri ketu ne forum e nuk je ambientuar akoma,keta personat qe shajne myslimanet dhe i quajne turko-arabe apo epitete te tjera jane te perhershem dhe shajne sistematikisht,keta nuk jane me teper se 5-6 persona dhe sigurisht paguhen nga qarqe te caktuara greke per kete forme ‘lobingu’ qe bejne,une mendoj qe ne kete mes eshte faji i moderatorit te gazetes qe i lejon keta persona te shprehin mendimet e tyre antishqiptare dhe antikombetare,edhe une ne fillim kur u futa ketu u habita nga disa replika antishqiptare dhe u konfrontova me moderatorin e gazetes por e pashe qe nuk ma vari njeri dhe e lashe me kaq…
      duhet te dish nje dicka qe replikat e grekeve te forumit tone kane edhe efektin e tyre pozitiv pasi na nxit ne te gjitheve dhe na ben me patriote dhe me antigreke keshtu qe te humburit me te medhenj ne kete mes jane po vete ata…pra ata thjesht sa i hapin gropen vetes se tyre dhe greqise

  18. Global knowledge says:

    Bravo Lindita, perfect reporting, one of the few good reporters!

  19. Amarildo says:

    E vetmja gje pozitive e kesaj ngjarjes eshte qe Policia nuk arriti dot ta fshehi, dhe me shprese shumica e shikon kete fe muti dhe e len nje here e mire. Se paku u therren me njeri tjetrin. Larg Muslimanizmit, dhe me shprese larg cdo feje tjeter ne te ardhmen. E ardhmja jone eshte SHQIPTARIA jo keto pordhat e sajuara. Xhamite ti kthejme ne shkolla, jo ne humbje kohe.

  20. bato says:

    bo bo a ka therr tjetrin si bageti ..ej zot na ruajt

  21. kleos says:

    nuk eshte ceshtje paaftesie e policise por dhe disinformimi eshte pjese e punes me qellim qe autori i vepres penale te ule vemendjen, ne rastin konkret kjo metode ka rezultuar pozitive… ka ca profesioniste te mire qe punojne ne policine e fierit , kjo ka bere qe gjithe vrasjet e fundit te ndodhura ne qark jane zbuluar dhe autoret ndodhen ne burg …. te jeni te sigurt qe dallaveret behen ne gjykata e prokurori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje