Themeluesi dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe lëvizjes së Dhjetorit ‘90, Shinasi Rama, gjatë një interviste për gazetën ‘Shekulli’, deklaron se, Shqipëria është një diktaturë fashiste, e veshur si demokraci. Sipas tij, kthimi i Eduard Selamit me PD-në bëhet për një kafshatë bukë apo për një post në shërbim të një bande kriminale.
Si i gjykoni deklaratat e fundit të përfaqësuesve amerikanë në Tiranë për zgjedhjet në Shqipëri?
Deklaratat e përfaqësuesve të SHBA ja-në një shprehje e qartë e shqetësimit për stabilitetin dhe demokracinë në një shtet aleat në pozicion strategjik, aq sa mund te konsiderohet shteti shqiptar aleat dhe strategjik.
Me ndërhyrjen në KQZ, nga kryeministri Berisha dhe shkarkimin e një anëtari të saj me justifikimin se ishte propozuar nga LSI-ja, rrezikon Shqipëria marrëdhëniet me SHBA-në?
Shteti shqiptar nuk i rrezikon marrëdhëniet me SHBA sepse ndodhin këto pisllëqe të vogla në Tiranë. Ka institucione që kanë linjë direkte me partnerët e tyre jashtë shtetit shqiptar. Paria ka shumë influencë, por nuk është vendimtare në këto punë. Klanet e parisë së Tiranës nuk kanë çfarë të humbin, janë krejt të pafytyrë, nuk e respektojnë as shtetin e as popullin dhe të gjithë e dinë mirë se kush janë ata. Të gjithë i njohin si persona të pabesë, si politikanë të nivelit të ulët, si njerëz të lidhur me krimin dhe si mafiozë të paskrupullt. Përpjekja e SHBA-ve duket se është që të minimizojë efektet e sjelljes se tyre negative, në mënyrë që të mos jenë edhe më të dëmshme se sa mund të jenë. Sepse këta sillen kështu vetëm kur iu rrezikohet posti. Kur janë në poste janë shërbëtorë shumë të bindur sepse luajnë një lojë të dyfishtë, edhe shërbejnë edhe vjedhin për vete. Këta kanë një të tashme dhe ajo është e zezë si bloza. Si do të jetë e ardhmja? E zezë si bloza.
Ish-ambasadori John L. Withers II, jo me larg se një javë për një të përditshme shqiptare iu ka bërë thirrje shqiptarëve haptazi që të votojnë kundër Berishës, shprehimisht, “më 23 qershor votoni kundër Berishës, kundër rikthimit në komunizëm”. A jemi në komunizëm vërtet? Ky është një mesazh dhe i SHBA-së?
Ambasadori Withers është në pension dhe besoj se flet si individ, por ai i njeh mirë të gjithë këta persona. Do të thoja se deklarata e tij duhet interpretuar pak më ndryshe. Jemi në një fashizëm demokratik sepse paria i ka vjedhur zgjedhjet pa filluar. Këta e kanë bërë ligjin si iu ka shërbyer më mirë, i kanë mbushur listat si kanë pasur dëshirë, kanë caktuar kë kanë dashur vetë dhe tani i lënë njerëzit të bëjnë zgjedhjet. Mandej do t’i mbushin kutitë dhe i ndajnë punët si iu intereson atyre. Deklarata e tij është shumë e saktë. Por me komunizëm duhet kuptuar një diktaturë fashiste e parisë sunduese, që është paria e sistemit të vjetër, e veshur si demokraci. Mesazhet e SHBA-ve i përcjell Ambasadori Arvizu, Zv. Ambasadori dhe zyrtarët e tjerë. Por nuk ka dyshim se Ambasadori Withers e di se cila është e mira e SHBA-va dhe ç`ka pret e dëshiron SHBA-a që të ndod-hë në shtetin shqiptar.
Si e gjykoni kthimin e Eduard Selamit ne PD, pas vitesh ne Amerike dhe një kundërshtar i Sali Berishës?
Më vjen keq për të. Politika në rastin tonë nuk bëhet për të fituar bukën e gojës por për të fituar respektin e njerëzve. Politikani që mendon të fitojë bukën me poli-tikën, mbaron i urryer sepse ecën me një fature në kurriz dhe është për shitje dhe lehtësisht i përdorshëm. Unë mund të ngordh për bukë, por nderin tim në jetën publike nuk kam pse e shes. Të gjithë jemi të vuajtur në mërgim, unë kam larë dyshemetë e restoranteve, por të vërtetën nuk kemi pse ta tjetërsojmë për një kaf-shatë buke apo një post në shërbim të një bande kriminale. Ky e shiti veten e nderin dhe tani do të bëjë hyzmeqarin e gjirizit të PD-së. Po si ky edhe të tjerët nuk dalin dot nga lëkura e tyre dhe do të vdesin në shërbim të gjithkujt përveçse të popullit të vet.
Z. Rama perse nuk vini në Shqipëri të kontribuoni për demokratizimin e vendit, si në politikë dhe në jetën akademike?
E para, kush tha që nuk vij në shtetin shqiptar? Unë kaloj dy-tre muaj në vit në shtetin shqiptar me gjithë familjen dhe vij të paktën dy herë në vit. E dyta, kam punuar e punoj sa mundem për të bërë detyrën time qytetare. Kam botuar të parën revistë anglisht për shqiptarët në SHBA në vitet kritike 1996-1997. Kam botuar artikuj e intervista rregullisht. Kam botuar dy libra me analiza e studime për shqiptarët, më 2006 dhe më 2012 dhe po botoj një të tretë këtë muaj që vjen. Dhe unë i kam ruajtur të njëjta bindje që kam pasur në kohët kritike të vitit 1990. Mendoj se do të hap një gazetë online shqiptare me disa ko-lege të mi nga 1 maji 2013. Kam ofruar ndihmën time për të hapur një katedër të shkencave politike në Shkodër, në Universitetin Luigj Gurakuqi, me shpenzimet e mia dhe me njohjet e mia dhe jam ofruar të jap mësim falas atje. Më e bukura është se jam refuzuar nga rektori i atij universiteti, nga të dy rektorët e atij universiteti dy herë për këtë ofertë timen. Jam ofruar të jap mësim në Universitetin e Tiranës pa para, dhe gjatë verës, dhe jam refuzuar. Koha ime është shumë e shtrenjtë dhe në një vend ku nuk të duan, nuk ke si jep kontribute. Por libri ka shkuar në botimin e tretë, gjë që tregon se ka shumë interes. Në lidhje me jetën politike, unë kam një vend në historinë e këtij shteti që nuk ma zë dot njeri, edhe pse për shumë vite kam qenë i censuruar haptazi e pa pikë turpi. Nga ana e ime, kam qenë shumë i vetëdijshëm për ç`ka kam kontribuar dhe jam munduar me aq sa kam mundur që të mos e përlyej emrin tim dhe kontributin tim me ndyrësitë e politikës shqiptare. Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim qysh në vitin 1990, dhe gjithnjë kam thënë të vërtetën. Me thënë të vërtetën është kontributi më i madh që mund të japësh në këto kohë të mashtrimit. Po u desh ndonjë kontribut tjetër, unë jam nga ata që nuk i druhen asgjëje e askujt. Ata që më njohin e dinë se i kam dashur librat, por e kam njohur edhe rrugën e vështirë të përplasjes së pamëshirshme në të gjithë nivelet dhe me të gjithë mënyrat. Por, thjesht, unë nuk kam dëshirë të merrem me politikë në shtetin shqiptar. Unë i njoh kufizimet e mia si aktivist, nuk kam ambicie, politika nuk më jep kënaqësi, në fakt më tra-zon shumë dhe dua vetëm të them të vërtetën. Këtë më duket se e bëj mirë. Këtë dua të bëj sa më mirë që mundem sepse me thënë të vërtetën është shërbimi më i madh publik që mund të ofroj një qytetar me kurajë civile.
A duhet që shqiptarët e diasporës të kthehen të ndihmojnë vendin për t’u demokratizuar?
Po. E para, ne nuk jemi diaspora. Ne je-mi të mërguar politikë dhe të tjerët ja-në të mërguar ekonomikë. Por ne kemi ikur për bindjet tona dhe po të na kapnin këta do të na nisnin në botën tjetër… e jo se nuk janë përpjekur. Ai që ka lindur në SHBA është diasporë, ne jemi të dëbuar, jemi mërgimtarë të detyruar. E dyta, unë e shumë të tjerë si unë, jemi në lojën politike e jemi aktive, por jemi shumë të censuruar. Se nuk bëhet lufta vetëm duke u rreshtuar mbas njërit e tjetrit, por edhe me argumente e dije dhe në Tiranë përhapet shumë mashtrim e pak e vërtetë. E treta, demokracia ka rregulla, dhe mërgimtarët i njohin ligjet dhe i respektojnë. Por, shteti shqiptar është kamp përqendrimi, është një sistem më fashist se ai i Hitlerit në të cilin sundojnë klanet katundare që respektojnë vetëm lekun e fitimin. E sa për mërgimtarët e vërtetë politikë, ne po flasim e do të flasim. Por kur nuk të dëgjon njeri, atëherë pse duhet të vijmë? Që të shkojmë për dhjamë qeni dhe të humbim familjet, pasurinë dhe nder-in? Kur të çohen në protestë njerëzit e ndershëm, sado pak që të jenë, të gjithë ne, por edhe diaspora do të jetë me ta.
Kush mendoni se do të fitojë këto zgjedhje më 23 qershor?
Kriza e këtij sistemi është e pashmangshme. Këto zgjedhje janë si qetë-sia para furtunës e ciklonit. Në këtë vend ka dy zgjidhje e nuk ka rrugë të tjera. Ose do të triumfojnë banditët, hajnat e kriminelët dhe ky shtet do të bëhet ‘Sodoma e Gomorra’ moderne, ose do të triumfojnë njerëzit e mirë që do të luftojnë të keqen dhe do të ndërtojnë një shoqëri normale.
Nëse Sali Berisha do të humbasë zgjedhjet do të përçahet PD-ja, apo do të marrë frymë. A duhet të largohet nëse humbet?
Ku do të shkojë ky zotni qyqari dhe ata qyqarët e banditët e tjerë në PD, e në të gjithë partitë e tjera? Sali Berisha dhe gjithë të tjerët, që nuk marrin dot viza, bashkë me hajdutet e ‘Ali Babait’ të rreshtuar në partitë e parisë së Tiranës nuk kanë ku ikin, sepse e dinë se herët a vonë do të vijë dita e gjykimit dhe ajo do të vijë se s’bën. E vetmja mënyrë që ata të mbijetojnë është që të pinë gjakun e shqiptarëve dhe t’i mbajnë të skllavëruar në një kamp përqendrimi bashkëkohor si shteti shqiptar. Qytetarët duhet t’iu bien vizë këtyre dhe të mendojnë për një organizim të ri, për një fillim të ri e ndry-she. Njerëzit nuk duhet të bien në kurthin e parisë. Arma e vetme që kanë është vota dhe të gjithë duhet të respektojnë votën e tyre sepse është e shtrenjtë. Por si humbën, si fituan, këta këtu do t’i ke-mi. Edhe kur të ikin këta do të kemi bandat e tyre, kartelet e trustet kriminale që këta i kanë ndërtuar dhe i mbajnë gjallë. Këta nuk ikin ndryshe përveçse me sherr dhe përplasja është në prag të derës, është vetëm çështje kohe, por është e pashmangshme.
na lodhe o shinasi , e dim fort mire se ca eshte shqipeleshria …kshtu ka qene perher por fati i keq i shqipleshrise eshte ” frika e intelektualve ” qe gjithmon kan ik si qen te zgjebosur me bisht nen shale dhe nuk jan perballur si burra te vertet me diktatoret dhe klyshet e tyre !
Te nderuem redaktor te Gazetes Tema.
Po te lexoni dhe ta botoni komplet intervisten originale qe ka dhon Nasi do ta kuptoni se çfar sharlatani ai osht.
Ju t’tanve ju rekomatoj ta lexoni dhe pastaj ta gjykoni ket Sheme-prufesor demode.
Si i gjykoni deklaratat e fundit te perfaqsuesve amerikane ne Tirane per zgjedhjet ne Shqiperi?
Deklaratat e përfaqësuesve të SHBA janë një shprehje e qartë e shqetësimit për stabilitetin dhe demokracinë në një shtet aleat në pozicion strategjik, aq sa mund te konsiderohet shteti shqiptar aleat dhe strategjik.
Me ndërhyrjen ne KQZ, nga kryeministri Berisha dhe shkarkimin e nje anetari te saj me justifikimin se ishte propozuar nga LSI-ja, rrezikon Shqiperia marredhenjet me SHBA-ne?
Shteti shqiptar nuk i rrezikon marredheniet me SHBA sepse ndodhin keto pislleqe të vogla në Tiranë. Ka një linjë shtetërore që rregullohet me marrëveshje e me dokumente të tjera e mbikqyrje që nuk influencohen dhe aq shumë nga politika e ditës. Ka institucione që kanë linjë direkte me partnerët e tyre jashtë shtetit shqiptar. Paria ka shumë influencë por nuk është vendimtare në këto punë.
Por janë këto problemet tona politike të brendshme që bëhen shumë shqetësuese për stabilitetin e vendit dhe që shqetësojnë edhe SHBA. Klanet e parisë së Tiranës, nuk kane cfarë të humbin, janë krejt të pafytyrë, nuk e respektojnë as shtetin e as popullin, dhe te gjithe e dinë mirë se kush janë ata. Të gjithë i njohin si persona të pabesë, si politikanë të nivelit të ulët, si njerëz të lidhur me krimin dhe si mafiozë të paskrupullt. Perpjekja e SHBA duket se është që të minimizojë efektet e sjelljes se tyre negative, në mënyrë që te mos jene edhe me te demshme se sa mund të jenë. Sepse këta sillen kështu vetëm kur iu rrezikohet posti. Kur janë në poste janë shërbëtorë shumë të bindur sepse luajnë një lojë të dyfishtë, edhe shërbejnë edhe vjedhin për vete.
Mendoj se ju dhe te tjeret duhet ta keni pare nga ËIkileaks se nuk ushqen kush ndonje iluzion as edhe për njerin ne politiken e Tiranës. Fatkeqësisht, bindja është se këta që janë në politikë, nuk do te veprojne me ndershmeri apo ne interes te shtetit e te shqiptareve. Keta politikane kane nje te shkuar dhe ajo eshte e zeze si bloza. Keta kane nje te tashme dhe ajo eshte e zezë si bloza. Si do te jete e ardhmja? E zezë si bloza.
A mendoni se qeveria dhe Berisha do te bejne zgjedhje te lira e te ndershme me 23 qershor?
Po nuk eshte Berisha qe i ben zgjedhjet, keta jane te gjithe bashke dhe zgjedhjet I bejne bashke Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Keta bene nje pakt me 1 prill, kanë harxhuar nje vit duke i kopsitur punet… tashti kane vendosur që ta zbatojne e ta shpallin. Mirëpo u gjetën tërësisht të papërgatitur nga reaksioni popullor dhe tani iu duhet që të justifikojne sjelljen e tyre para shqiptareve. Këtyre iu intereson që të duket se e kane sherrin mediatik me te vertete. Por ky eshte thjesht teater politik. Keta jane te gjithe ne tave bashke dhe do te bejne gjithcka qe te zbatojne marreveshjen qe kane bërë Edi Rama dhe Ilir Meta. Këtu ka dorë edhe Sali Berisha që ishte kumbari sepse asgjë nuk u bë pa miratimin e tij. Problemi është se do iu ike loja nga duart. Ne nje vend ku nuk ka ekonomi e vlera, shteti eshte ekonomia. Nje pale mbështetës e klientë jane te uritur, nje pale të tjerë u mbajten me therrime dhe janë edhe më të uritur. Keshtu qe sherri varet nga faktore qe nuk jane teresisht nen kontrollin e tyre.
Ish ambasadori John L. Ëithers II, jo me larg se dje per nje te perditshme shqiptare iu ka bere thirrje shqiptareve haptazi qe të votojnë kundër Berishes, shprehimisht, “Më 23 qershor votoni kundër Berishës, kundër rikthimit në komunizëm”. A jemi ne komunizem vertet? Eshte etike deklarata e tij, apo ky eshte nje mesazh dhe i SHBA-se?
Ambasadori Ëithers është në pension dhe besoj se flet si individ por ai i njeh mire te gjithe keta persona. Do të thoja se deklarata e tij duhet interpretuar pak me ndryshe. Pakti i parise i 1 Prillit 2013 dhe sjellja e te gjithe paleve tregojne se tashme jemi ne nje sistem fashist qe shitet si demokraci. Jemi ne nje fashizem demokratik sepse paria i ka vjedhur zgjedhjet pa filluar. Keta e kane bere ligjin si iu ka sherbyer me mire, i kane mbushur listat si kane pasur deshire, kane caktuar ke kane dashur vete, dhe tani I lene njerezit te bejne zgjedhjet. Mandej do t’i mbushin kutite dhe i ndajne punet si iu intereson atyre. Deklarata e tij eshte shume e sakte. Por me komunizem duhet kuptuar nje diktature fashiste e parisë sunduese, që është paria e sistemit të vjetër, e veshur si demokraci. Mesazhet e SHBA i percjell Ambasadori Arvizu, Zv. Ambasadori dhe zyrtaret e tjere. Por nuk ka dyshim se Ambasadori Ëithers e din se cila eshte e mira e SHBA dhe cka pret e desheron SHBA qe te ndodhe ne shtetin shqiptar.
Si e gjykoni kthimin e Eduard Selamit ne PD, pas vitesh ne Amerike dhe nje sih kundershtar i Sali Berishes?
Me vjen keq per të. Ne politike, sidomos kur je pjesë e një populli që është në një pikë kritike e në udhëkryq sic janë shqiptarët, njeriu duhet te kete vlera, bindje e parime dhe marrjen me politike duhet ta shohe si sacrifice qe ben sepse politikanet e vendeve te vogla jane humbes pa filluar lojen. Politika ne rastin tonë, pra, nuk bëhet për të fituar bukën e gojës por për të fituar respektin e njerëzve. Politikani që mendon me fitue bukën me politikën, mbaron i urryer sepse ecën me një fature në kurriz dhe është për shitje dhe lehtësisht i përdorueshëm. Një politikan që mendon se do të vdesë e që dikush duhet të vijë e ta respektojë a ta përmendë për mirë, nuk ke se cka i bën. Unë mund të ngordh për bukë, por nderin tim në jetën publike nuk kam pse e shes. Të gjithë jemi të vuajtur në mërgim, unë kam larë dyshemetë e restauranteve, por të vërtetën nuk kemi pse ta tjetërsojmë për një kafshatë buke apo një post në shërbim të një bande kriminale. Ky e shiti veten e nderin dhe tani do të bëjë hyzmeqarin e gjirizit të PD-së. Po si ky edhe të tjerët nuk dalin dot nga lëkura e tyre dhe do të vdesin në shërbim të gjithkujt përvecse të popullit të vet.
Z. Rama perse nuk vini ne Shqiperi te kontribuoni per demokratizimin e vendit, si ne politike dhe ne jeten akademike?
E para, kush tha që nuk vij në shtetin shqiptar? Unë kaloj dy-tre muaj në vit në shtetin shqiptar me gjithë familjen dhe vij të paktën dy herë në vit. E dyta, në kam punuar e punoj sa mundem për të bërë detyrën time qytetare. Kam botuar të parën reviste anglisht për shqiptarët në SHBA në vitet kritike 1996-1997. Kam botuar artikuj e intervista rregullisht. Kam botuar dy libra me analiza e studime për shqiptarët, më 2006 dhe më 2012 dhe po botoj një të tretë këtë muaj që vjen. Dhe unë i kam ruajtur të njëjta bindje që kam pasur në kohët kritike të vitit 1990. Mendoj se do të hap një gazetë online shqiptare me disa kolege të mi nga 1 maji 2013. Kam ofruar ndihmen time për të hapur një kateder te shkencave poltiike ne Shkoder, në Universitetin Luigj Gurakuqi, me shpenzimet e mia dhe me njohjet e mia, dhe jam ofruar te jap mesim falas atje. Më e bukura është se jam refuzuar nga rektori i atij universiteti, nga të dy rektorët e atij universiteti dy herë për këtë ofertë timen. Jam ofruar te jap mesim ne Universitetin e Tiranes pa para, dhe gjate veres, dhe jam refuzuar. Koha ime eshte shume e shtrenjte, dhe ne nje vend ku nuk te duan, nuk ke si jep kontribute. Por libri ka shkuar në botimin e tretë, gjë që tregon se ka shumë interes.
Ne lidhje me jeten politike, une kam nje vend ne historine e ketij shteti qe nuk ma ze dot njeri, edhe pse për shumë vite kam qënë i cenzuruar haptazi e pa pikë turpi. Nga ana e ime, kam qënë shumë i vetëdijshëm për cka kam kontribuar dhe jam munduar me aq sa kam mundur qe te mos e perlyej emrin tim dhe kontributin tim me ndyresite e politikes shqiptare. Unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim qysh në vitin 1990, dhe gjithnjë kam thënë të vërtetën. Me e thane te verteten eshte kontributi me i madh që mund të japësh në këto kohë të mashtrimit. Po u desh ndonjë kontribut tjetër, une jam nga ata qe nuk i druhen asgjeje e askujt. Ata qe me njohin e dine se i kam dashur librat, por e kam njohur edhe rrugen e veshtire te perplasjes se pameshirshme ne te gjithe nivelet dhe me të gjithë mënyrat. Por, thjesht, unë nuk kam deshire te merrem me politikë në shtetin shqiptar. Unë i njoh kufizimet e mia si aktivist, nuk kam ambicje, politika nuk më jep kënaqësi, në fakt më trazon shumë, dhe dua vetëm të them të vërtetën. Këtë më duket se e bëj mirë. Këtë dua të bëj sa më mirë që mundem sepse me thanë të vërtetën është shërbimi më i madh publik që mund të ofrojë një qytetar me kurajo civile.
A duhet qe shqiptaret e diaspores te kthehen te ndihmojne vendin per tu demokratizuar?
Po. E para, ne nuk jemi diaspora. Ne jemi të mërguar politikë dhe të tjerët janë të mërguar ekonomikë. Por ne kemi ikur për bindjet tona dhe po të na kapnin këta do të na nisnin në botën tjetër… e jo se nuk janë përpjekur. Ai që ka lindur në SHBA është diasporë, ne jemi të dëbuar, jemi mërgimtarë të detyruar. E dyta, unë e shumë të tjerë si unë, jemi në lojën politike e jemi aktive, por jemi shumë të censuruar. Se nuk bëhet lufta vetëm duke u rreshtuar mbas njërit e tjetrit por edhe me argumente e dije dhe në Tiranë përhapet shumë mashtrim e pak e vërtetë. Kaq keq është gjendja sa lufta bëhet me mbrritë njerëzit e ndershëm, ata që e dinë se i ka mbërthyer e keqja por nuk dinë se cka me ba. Vetëm kur njerëzit ta kuptojnë të vërtetën dhe të sillen ashtu si duhet, si atdhetarë e patriotë, të vendosin se do ta luftojnë të keqen, atëherë do të fillojë të ndryshojë gjendja dhe atëherë do të mund të kontribuojmë edhe ne ashtu si duhet e si i kemi mundësitë.
E treta, demokracia ka rregulla, dhe mërgimtarët i njohin ligjet dhe i respektojnë. Por shteti shqiptar është kamp përqëndrimi, është një sistem më fashist se ai i Hitlerit në të cilin sundojnë klanet katundare që respektojnë vetëm lekun e fitimin. Pra, kush dëshëron të kthehet ne nje kenete ku ka vetem hiena, gjarperinj, krim e poshtersi? Ata që kanë dështuar do të kthehen dhe do të adaptohen sepse nuk kanë ku ikin tjetër. Ata iu bashkohen strukturave shoqërore të parisë. Por pse duhet të kthehen e të bëhen pjesë e lojës ata qe kane arritur te behen dikushi ne vendet ku jetojne? Pse duhet të kthehen e te merren me këtë llum qe nuk barazohet as me ndyresirat e me llumin e shoqerise ne vendet ku jetojne?
E sa për mërgimtarët e vërtetë politikë, ne po flasim e do të flasim. Por kur nuk të dëgjon njeri, atehere pse duhet te vijmë? Qe te shkojme per dhjame qeni dhe te humbim familjet, pasurinë, dhe nderin? Kur te cohen ne proteste njerezit e ndershem, sado pak që të jenë, të gjithë ne, por edhe diaspora do te jetë me ta. Ne kete mizerje terri informative e propaganda te shfrenuar mashtrimi e manipulimi nuk ka shans qe te mbrrish njerezit e ndershem. E ndryshimin duhet ta bejne ata, ne dhe diaspora do te duhet që të ndihmojme dhe do te bejme te pamunduren, por e keqja eshte ketu, midis jush. Doktori te ndihmon te luftosh kancerin. Por po vendose te pish duhan nuk ka mjek qe te ndihmon te sherohesh. Gjithkush duhet të luftojë të keqen dhe ne të gjithë kemi qënë e jemi me ju. Se njeriut i vdes nëna por nuk i vdes Atdheu, e ky është Atdheu i jonë e jo vetëm i këtyre maskarenjve.
Kush mendoni se do te fitoje keto zgjedhje me 23 qershor?
Humbesi i madh eshte populli shqiptar. Fituese do te jete paria e Tiranes dhe bota kriminale. Keta do te sundojne edhe pak kohe. Por kriza e ketij sistemi është e pashmangshme. Këto zgjedhje janë si qetësia para furtunës e ciklonit. Në këtë vend ka dy zgjidhje e nuk ka rrugë të tjera. Ose do të triumfojnë banditët, hajnat e kriminelët dhe ky shtet do të bëhet Sodoma e Gomorra moderne, ose do të triumfojnë njerëzit e mirë që do të luftojnë të keqen dhe do të ndërtojnë një shoqëri normale. Por, armiku të gjithëve, paradoksalisht edhe armiku i vetvetes është paria e Tiranës, sepse këta janë të uritur dhe po hanë aq shumë sa do të plasin. Fitorja e parisë në këto zgjedhje, është edhe fillimi i fundit të vërtetë për të sepse nuk ka më as burime financiare, as mbështetje morale, as shpresë në popull, as aleanca të huaja por është vetëm kundër të gjithëve. Këta kanë dalë më fytyrën e tyre të vërtetë dhe ajo është e frikshme.
Nese Sali Berisha do te humbase zgjedhjet do te percahet PD-ja, apo do te marre fryme. A duhet te largohet nese humbet?
Ku do të shkoje ky zotni qyqari dhe ata qyqarët e banditët e tjerë në PD, PS, e në të gjithë partitë e tjera? Sali Berisha dhe gjithe te tjeret, qe nuk marrin dot viza, bashkë me 400000 hajdutet e Ali Babait te rreshtuara ne partite e parise se Tiranes nuk kane ku ikin sepse e dinë se herët a vonë do të vijë dita e gjykimit dhe ajo do të vijë se s’bën. E vetmja menyre qe ata të mbijetojne eshte qe te pine gjakun e shqiptareve dhe ti mbajnë të skllavëruar në një kamp përqëndrimi bashkëkohor si shteti shqiptar. Keta jane ushunjza dhe gjarperinj dhe dihet se cfare iu duhet bere ushunjzave dhe gjarperinjve. Prandaj, në mungesë të alternativave, duhet të hidhet vota e protestës, vota e bardhë. Qytetarët duhet t’iu bien vizë këtyre dhe të mendojnë për një organizim të ri për një fillim të ri e ndryshe. Njerëzit nuk duhet të bien në kurthin e parisë. Arma e vetme që kanë është vota dhe të gjithë duhet të respektojnë votën e tyre sepse është e shtrenjtë. Por si humbën, si fituan, këta këtu do t’i kemi. Edhe kur të ikin këta do të kemi bandat e tyre, kartelet e trustet kriminale që këta i kanë ndërtuar dhe i mbajnë gjallë. Këta nuk ikin ndryshe përvecse me sherr, dhe përplasja është në prag të derës, është vetëm ceshtje kohe por është e pashmangshme.
Diktatur maloke,pa fashistet kishin edhe plane edhe dijeni per ate qe benin.Ndersa ky palloshi i vicidolit as qe e ka haberin fare.
Z.Shinasi! Eja ne Shqiperi dhe jep ndimesen tende ne ecjen e vendit ne rrugen e demokracise se vertete.Sado ide te vyera te paraqisni,jeni larg,politika s’behet me korespondece.Vitet kalojne dhe ketu ndodhin ndryshime ; kemi nje brez te ri shume aktiv dhe te perkushtuar.Tashma ka personalitete te te gjitha fushave me kulture perendimore, te pa angazhuar ne politike.
Nje analize brilante!
Zoti Shinasi Rama, pedagog ne nje nga Universitetet e Nju Jorkut, e njeh dhe e ka studiuar me themel klasen politike ne Shqiperi.
E kam theksuar dhe here te tjera, se Pushteti i Berish Rrumpalle Bajraktarit,
ESHTE NJE REGJIM PRIMITIV FASHIST, I MASKUAR ME FRAZA TE BUKURA PER GJOJA DEMOKRACINE!
Pse eshte Sali Berisha nje Fashist Primitiv?
Njelloj si fashistet ai eshte E u f o r i k,
m a s h t r u e s,
genjeshtar mitoman,
p o p u l i s t ,
spekullator me a n t i k o m u n i z m i n e tij,
s h a r l a t a n në politiken e jashtme e te brendshme…
Por ne dallim nga fashistet klasik,
qe luftonin te rrisnin famen e vendit te tyre,
SALI RRUFJANI, eshte nje antishqiptar i paskrupullt, hajdut dhe vrases i popullit te vet!
SALI RRUFJANI , është nje delirant i pasherushem ne luften per te ruajtuar Pushtetin e tij dhe te klanit te vet!…
Profesor Shinasiu ka plotesisht te drejte kur thote se SHTETI SHQIPTAR ESHTE KAMP PERQENDRIMI, ESHTE NJE SHTET MË FASHIST SE AI I HITLERIT, NË TE CILIN SUNDOJNE KLANET KATUNDARE QË RESPEKTOJNE VETEM LEKUN DHE FITIMET…
Sa per percaktimin se Shqiperia do te behet “Sodoma dhe Gomorra” moderne,
në fakt, Shqiperia eshte kthyer e tille….
Çfare mund te quhet nje shtet ku nuk respektohen intitucionet e pamvarura dhe ato perqendrohen ne nje dore?…
Çfare mund te quhet nje shtet ku bizneset kontrollohen nga nje Klan primitiv ku Bajraktari Fashist fut duart e tij te pista kudo?
Çfare mund te quhet nje shtet ku gjeja me e lehte eshte ti marresh jeten tjetrit?
Çfare mund te quhet nje shtet qe eshte kthyer defakto Kolumbia e Europes?
Çfare mund te quhet nje shtet ku populizmi dhe demagogjia jane kthyer ne politike zyrtare?
Çfare mund te quhet nje shtet ku vidhet barbarisht Vota e Popullit, i vetmi mjet qe mund te ndryshoje Pushtetin ne dobi te Sovranit?
Por më e tmerrshmja eshte se pasi deshtoi nje here me turp dhe shkaterroi shtetin nga themelet me 97-ën , i njejti
Dinosaur i Krimit dhe Hajduterise po pregatit nje Furtune tjeter!
Ish Ambasadori John Withers , gjithashtu NJE NJOHES I MREKULLUESHEM I SITUATES AKTUALE SHQIPTARE U KA BERE THIRRJE HAPUR SHQIPTAREVE TE NXJERRIN JASHT LOJE DIKTATUREN FASHISTE PRIMITIVE TE
SALI RRUFJANIT….
Varferia, borxhi katastrofik, papunesia, izolimi euroatllantik, kaosi dhe pakenaqsia do bejne te veten per te konfrontuar Varrmihsin e Shqiperise!
URAGANI POPULLOR NUK ESHTE LARG…
mire mor zotni kur kjo qenka diktature -po periudhen enveriste si ta quajme -edhe sikur periudha enveriste te ishte zvicer eshte prape vrime e zeze kombetare se la jashte de jure cameri malsi e kosove qe e ndane ne 3-4 kantone nuk beri asnje veto zoti intelektuale edhe sikur enveri shqipnine e vogel ta bente si tajvani prape eshte tradheti se nuk shitet motra apo vellai per fe a pazare qeverisje-te gjitha keto pake levizje i kemi nga gjaku i derdhur e jo nga politika- se i keni klonuar herojte ne greker sllave e nuk ngreni nje veto per ta si greku per maqedoni ,faktet ekzistojne certifikata e origjines etj ka plote, edhe bete heronj haxhi qamilat me shoke -e me gjakun shqiptare u kriju historia sllave e greke e ata krenohen me gjakun tone edhe kane rregulluar shtet- pa zgjidhur kete problem jo zgjedhje te lira e pasuri ska per te pasur kurre ne trevat shqiptare kur ta kuptojme do fitojme .ndyshe me klane e 3 blloqe malok -katunar-qytetar qe te tre jane nje shqiptare -me parrullen secili per vete zoti per te gjithe do na shfarosin qe shpresoj qe te mos vije kurre ajo dite .
o gjergjo ça ke dash me thon o shpirt???
enveri ka la lesh me kohë!akoma duhet të rrimë duke e krahasuar çdo gë me të???
enveri nuk tha äsnjëherë që jam demokraci,mor lal!ai ta kishte vënë në krye të ligjeve,kushtetutë,DIKTATURË e proletariatit!!!lëre atë që ka bërë enveri dhe ramizi 20 vjet më parë shiko këtë që po bëhet sot,në këtë kohë që gabimisht po e quajnë disa,DEMOKRACI!ndoshta ti or lal sja ke idenë se çështë ajo,por ne të tjerët i kemi parë disa ditë të tilla!!
kemi parë në ato vënde ku kemi jetuar ose jetojmë,se çështë demokracia!!!
prandaj kjo demokraci shqiptare vetëm demokraci nuk mund të quhet!!!
Pergezime Profesorit per iniciativat e vyera qe po realizon per Shqiperine!!
Nje opinion i shkelqyer, i cili e nxjerr te verteten pa breke ne realitetit e deshtuar te shtetit dhe shoqerise Shqiptare!
Rrespekte profesor, dhe fat e mbaresi ne jete. Ne kemi besimin se do te mundemi qe ta bejme Shqiperine, sepse po deshtuam ne do te deshtojne edhe femijet tane neser. Le te perpiqemi te gjithe me te gjitha forcat dhe menyrat per ta realizuar kete mision fisnik per vendin tone, dhe te shpresojme se do te behet.
përgëzime për këtë intervisët!unë personalisht dua të përqëndrohem në pyetjen e gazetarit!pyetjen e fundit,për gjysmëne parë të saj:
“Nëse Sali Berisha do të humbasë zgjedhjet do të përçahet PD-ja, apo do të marrë frymë. A duhet të largohet nëse humbet?”
çfarë është një parti??
një një “familje që i lidh mendimi,ideja”!
ne e dimë se familjet me kalimin e kohës shumohen ndahen në familje të reja!e njëjta gjë dhe për partitë politike!aty njerëzit bashkohen dhe ndahen sipas evoliumint të personave!
nuk është e thënë që një parti të mbetet e pa ndarë ose ndarja e saj të jetë një katastrofë!!!ne e dimë gjithashtu se konkurenca e shëndoshë çon përpara shoqërinë!mungesa e konkurencës,mendimit ndryshe bën që shoqëria ose partitë të mos evoluojnë!!të shkojnë pas!
kjo ndodh në shqipëri!shoqëria shqiptare më parë shikon të mbrojë partitë e saj nga përçarja se të kërkojë evoluimin,përparimin e saj!shqiptari me kultin e njëshit të ngulitur në instiktin e tij,nuk pranon mendimin ndrysh,nuk parnon ndarjen e partive nuk pranon konkurencën nuk pranon PËRPARIMIN!!
shqiptari e sheh partinë si bazën e unitetit,e sheh si krijesën e “babait”e sheh si një fëmijë që duhet ti bindet atijë!!!
përsa kohë ne do të jemi me këto mendime nuk ka përparim!!!
konkurenca e mendimeve e ideve çon shoqërinë!
një parti që të hecë përpara duhet të ndryshojë!duhet të ketë mendime të reja dhe konkurencë të tyre!hecën përpara kur ju lihet hapsirë njerëzve me ide të reja,kur këta njerëz drejtojnë partinë!
mos lejimi i njerëzve të rinj me ide të reja çon në ndarje të partisë!
uniteti me çdo kusht i një partie rrethnjë njeriu të përjetshëm sjell vetëm diktaturë!!
këtë e kemi parë gjat këtyre 75 vjetëve!gjithçka na ka çuar pas!
shoqëria shqiptare nuk ka mësuar aspak nga e kaluara!me sa duket e kemi të vështirë këtë gjë!e kemi të vështirë të shkëputemi nga trungu pavarsisht se është i kalbur!!
Jam dakord me “luften totale” kunder te keqes shqiptare, qe ka ndermarr profesori.
Dhe grykat e topave I ka drejtu kunder sales.Drejt!
Dhe kunder paris see shqiptarve.Bukur.!
Por sec ka disi munges koherence ne mendime profesori!
P sh edhe thot qe esht refugjat politik ndaj te cilit edhe esht vepru dhe ,edhe mund te veprohet nga shteti shqiptar per ta likujdu edhe fizikisht ate,veprim karakteristik ky per diktaturat,por Nderkaq ky person na shpenzoka 2-3 muaj ne vit ne shqipni(ku na ju rrezikoka jeta e tij),ofron edhe asistenc akademike universitare!!!
Mendoj see ne at vend ku I rrezikohet jeta,njeriu nuk afrohet .aq me teper kur ka strehim pran mbretit.
Nuk e di…
Diktaturat nuk jane vetem ato te stilit te Korese se Veriut. Edhe ne dikturen komuniste, kishte Shqiptare te merguar, te cilet hynin dhe dilnin ne Shqiperi!
Mos u mundo qe degradosh te verteten dhe faktet, duke u kapur ne nje dicka qe profesori e thote shume sakte. Ne Shqiperi nuk ka qeveri dhe shtet, por ka nje mafie te mbrapshte diktatoriale ordineresh ne pushtet, e cila nuk interesohet fare per mbarevajtjen dhe mireqenien e shoqerise dhe te kombit, por thjesht interesohet vetem per xhepin dhe monopolet e saja fitimprurese.
Kjo mafie ordineresh, neqoftese preket ne interesat ekonomike ne menyre direkte apo indirekte , nuk e ka per gje qe te perdori te gjitha resorcet ne dispozicion, duke futur ne perdorim edhe pseudoshtetin Shqiptar, per te eliminuar fizikisht apo moralisht ata qe guxojne ta bejne kete gje.
Dhe me e bukura eshte, se e gjitha kjo behet me nje fasade reklame lumturish ekonomike, demokratike, Europiane dhe partneriteti me demokracite e botes. Pra thjesht rrugace dhe ordinere te peshtire, qe tranzicioni i ka lene aty ku nuk duhet qe te ishin kurre!
me nder ti profesor …ska nevoj i dime te gjitha ato qe mendon ti,problemi eshte te na japesh nje dore ne shqiperi ,se ne kurbet japin mend te gjithe.shqiptaret e pare hanin pulat dhe me pendet shkruanin per mallin e atdheut,bujrum kokat e kombit,karabaxhellot e politikes shqiptare.
Nje interviste perfekte, te lumte Shenasi!!! Bie dakort me opinionin e komentuesit “antinçensure”.
Se harrova desha te shtoja per gazeten TemA qe me mire do te ishte de vendosnit si editorial kete interviste, i thot te gjitha!
Keshtu flasin te gjithe nga jashte, hajde ketu dhe thuaja vete shokut tend te vjeter Doktor.
Po mire, ju qe jeni brenda, cfare beni? Lexoni keta qe shkruajne nga jashte? Dhe pasi i bene recenzen e i sulmoni, i mallkoni qe nuk bejne gje per ju rrini bythpale? Jo po hajde, jo e ke kollaj ti? A nuk flasin pikerisht keto qe thoni per ekzistencen e frikes nga shteti, qe fare mire mund te perkthehet, frike nga nje diktature! Ndersa ajo pjesa “hajdeni ju ketu etj..etj.” a nuk do te thote se ne sna e mban.
Falemnderes, profesor!
Dihet ta kuptojne gjithe shqiptaret se Berisha eshte vulosur qe ne fillimet e tij si Fashist nga metodat dhe ngjarjet e renda qe e kane shoqeruar pushtetin e tij uzurpator. E thene kjo nga goja e nje Dhjetoristi eshte akoma edhe me e dhimshme qe nje njeri si Berisha devijoi kaq rende kursin e vendit drejt demokracise dhe Evropes duke e lene Shqiperine ne bishte te Evropes. Shpresoj se keto do jene ditet e fundit te kesaj historie tragjike per vendin dhe Shqiperia te kthehet me vendosmeri drejt se ardhmes Evropiane dhe Demokracise funksionale.
@ populli.
Po mir mor,po njerzit ruhen!
Kjo esht kostoja qe pagujn politikanet,rreziku per jeten.
Edhe Sala me rrezikime dhe sakrifica ka arrit atje ku esht.madje fle edhe me antiplumb.
Kshtuqe edhe ata qe duan te hjekin salen prej fronit duhet te bejn llogari qe ka sakrifica dhe rreziqe.
Se kta jan shqiptart.
Njerzit e hendeqeve.Medemek ata qe shtien pas shpine mbrapa pritash pas gardheve te errta.
Dhe ata njerzit e nershem qe do ngrihen protestave,me ngjan see nuk ekzistojn.
S,ka mo budallenj me “dhon jeten per atdhe”!
Medemek me ja dhon jeten tjetrit. Se ti jep jeten ne luften a ne protest,tjetri merr shtetin ne dor si pasoj e luftes tande dhe bo rrumpall me paret e pasurin e shtetit masanej.
S jan shqiptart njers te mir!
Te shqiptart ka fut bririn shejtani.
Dhe e keqja nxirret me te keqe,derri do plum,sy per sy dhemb per dhemb,
Bririt futi bririn!
Mafia luftohet me Mafie, miku im.
Nje organizim i mire dhe i mbeshtetur fuqishem financiarisht, mund qe ta shkul te keqen nga Shqiperia. Metodat qe mund te arrihet kjo gje nuk kane shume rendesi, rendesi ka rezultati per te miren e te gjithe Shqiptareve. Protestat, zgjedhjet, sistemi i drejtesise, shteti dhe partite politike nuk ndryshojne asgje ketu, sepse e keqja vazhdon qe te riciklohet dhe legjitimohet, mbi mashtrimin dhe justifikimin e bazes negative te se shkuares.
Ata qe mendojne se e keqja ne Shqiperi mund qe te zhduket me rotacion politik dhe ndryshime emrash, gabohen rende. Lufta me Mafien, fitohet vetem po te krijosh nje mafie qe ta zhduki ate (kuptohet ketu perfshihet cfare do lloj menyre).
o “popull”
sipas teje muti lahet me mut??
vëlla përveç mutit mullar nuk ndodh në këtë rast!
besoj se e ke parasysh se haleja megjithëse lahet me ujë ajo prap hale mbetet!për të vetmen arsye se pas mutit të parë vjen i dyti e merradhë!
nuk mund tüe luftohet kriminaliteti me kriminalitet!nuk mund të luftohet poshtërsia me poshtërsi!
krimi luftohet me drejtësi ligjore!
poshtërsia me ndershmëri!!
asnjë doktorr nuk ta nxjerr plumbin nga trupi duke ta qëlluar me një tjetër!edi pse,se të lë to në vënd,megjithëse ke shpëtuar nga i pari!
o lali fusni mënd në kok e mos flisni budallallëqe të tilla!
Po e zgjidhe ti me kete menyren qe thua ketu ne Shqiperi, ti do te kesh bere shpikjen me te madhe ne shkencat sociale.
ZGJOHUNI, dhe shikoni e kuptoni se ku jetoni dhe se kush jane ata qe ju premtojne dite me te mira.
“ti do te kesh bere shpikjen me te madhe ne shkencat sociale.”
ti or vëlla si u ndake budallallëkut!po e kape se lëshon më!!
kjo që thashë unë është e lashtë sa dhe njeriu,kjo tëndja është shpikje e re!të luftosh kriminalitetin me kriminalitet do të thotë të jetosh në anarshi,ku më i forti mbijeton!!!
o lali lër budallallëkun,e aq më keq mos shiko ta arsyetosh me idjotësira!shkon poshtë e më poshtë!
jo gjithnjë ai që thotë fjalën e fundit ka fituar!
Nuk esht frik nga shteti,apo nga diktatura ne shqipni!
Esht dicka me thelbsore: frig nga shqiptari.
Se shqiptari osht Rrac e keqe dhe te bo keq.
S te bo gjo sala.
Jan zagaret e sales,bathoristet,ishburgaxhinjt e komunizmit,kriminelet e demokracis ,spiunet dhe vasalet e te hujve,qe edhe pa I thon gjo kush,pra edhe pa qene nomeklatura shtetnore, jan si bicim paramiliteresh
I lidh bashk Parja dhe interesi kriminal.
Kujtoni vitet 90 see kush e ndrroi sistemin.
Ishin kriminelet qe u bene motorri levizes I makines shqiptare,dhe sal shoferi e din see cfar motorri ka.Vec hudhi karburant(pare) dhe ai nuk te le ne Rrug.
Dhe Jan pra kta kriminel mafjoz qe nuk e len profesorin dhe te ndershmit te vene kemb ne shqipni.
Iku koha e nderit.
Koh te tjera jan sot
Koha e krimeve.!
NUK KA ZGJEDHJE NE SHQIPERI!!! Nuk ka e nuk ka pasurndonjehere. Si ne 23 vjet nuk u benkan dot zgjedhje te lira per 3 milion qytetar? Asnjehere nuk bejne perpjkje per zgjedhje te lira, por na thone qe ska, prandaj duhet bere cdo prostitucion vetem qe te fitoj e e keqja me e mire. Po sepse ska nuk ka thote njeri? Se jane a sjane ne ato karrige per te siguaruar ne radhe te pare zgjedhje te lira, nuk e permendin se nuk u leverdis! JANE BASHKE!!! JANE NJE!!! Jane te lidhur koke e kembe me njeri tjetrin dhe i kane ndare ne tavoline te gjith. Sala e di shume mire qe tani sa do marr PS, PD, kush do jete justifikimi qe nuk do vihet drejtesia mbi te, familjen e bashkepunetoret e tij. Sala i di te gjitha sepse ai i ka organizuar ne bashkepunim. JANE BASHKE e vec bejne filma me shume per te genjyer nderkombetaret, sepse me ne popullin i bien shkurt, ne na vrasin e “opozita” ben sehir!!!! JANE BAHSKE E JANE TRADHTAR!!!
ha ha ha shenasi rama, djali i oficerit nr=1 i xhaxhit enver(ali rama)na eshte bere
prfesor i nyYORKUT,se dinja qe kjo eshte gazet komuniste,qe perkrah komuniste te till
po ti ku paske jetu mr shkodr?
apo ke fillu me mësu gramtikn e rae???
tema gzet kamnistsh assht,ti çt … ke qy przihsh??
ps:nuk e di a janë akoma në drejtëshkrim shënjat e piksimit,por ska rëndësi,do ti mësojmë kadal kadal,tuj shku zallit t kirit!
Bravo profesor SH.RAMA nuk kam koment .
Shinasi Rama është e drejtë: Shumë të huaj kanë shkaktuar, si edhe shumë kriminelë nga Kosova për në Shqipëri sind.Georg Soros ka shkatërruar plotësisht ekonominë me Gramoz Pashko një idiot i përgjithshëm rreth 20 vjet më parë. Mashtrimi, paratë e drogës pastrimit, trafikimi i armëve Frank Wisner, Sahit Muja, Wolfgang Gross hov, Michel Granoff, lobistët penale të huaja në privatizim, Banka Botërore, kredi e BERZH-it e kriminelëve të korruptuar! Immunistät për amerikanët penale me traktatit të fshehtë të Fatos Nanos 2003. Kriminelët amerikanë të cilët vetëm duan një çift të ushtarëve në Irak dhe Afganistan, kjo mund Ilir Meta, Fatos Nano, kontrabanduar Salih Berisha mafia, drogës dhe armëve dhe vjedhjen e parave si ata duan.
O Zot! te shash nje mendje ndritur,nje drite te oreve te para,do te thote te jesh me se s’ben bubuzhine e saliut. Shikoni kete qe mban pseudonimin ,Dielli mbi shqypni ,Erresire i teri nxin,si i zoti, bushtra…