FRD: Sondazhi i Ora News është i pavërtetë. Kemi 15 mijë anëtarë në Tiranë

22 Maj 2013, 11:43Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike ka reaguar pas një sondazhi të publikuar nga Ora News në bashkëpunim me kompaninë italiane, IPR Marketing.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në FRD, Ervin Karamuço tha se këto shifra janë të pavërteta.

Sipas sondazhit, FRD nuk e merr as dhe një mandat në Tiranë, ndërkohë që ka njohur rënie në rang kombëtar.

Sipas Karamuços, FRD ka 15 mijë anëtarë në Tiranë dhe 80 mijë në mbarë vendin.

“Duket se pas shumë tentativash të përsëritura, për të manipuluar zgjedhjet, për të eliminuar partitë e reja me anë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke lënë të bllokuar KQZ pa kuorumin e nevojshëm, duke dështuar sistemet elektronike të zgjedhjeve, duke dubluar listat e zgjedhësve, duke mbledhur kartat e identitetit të administratës, duke hequr njerëz nga puna dhe duke bërë presion edhe nëpërmjet gjobave  ndaj biznesit, së fundi kanë gjetur edhe një mekanizëm të ri, i cili është manipulimi i mendjes dhe vullnetit politik të zgjedhësve shqiptare me anë të dezinformimit publik,” tha Karamuço.

“Partia jone i siguron 15 mijë anëtarët e saj në Tiranë, 80 mijë anëtarët e saj në të gjithë vendin, të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit që po shtohen nën frymën tonë çdo ditë se vota dhe vullneti i tyre është i qartë, i dukshëm dhe i garantuar. Askush nuk duhet të guxojë që nëpërmjet psudo-sondazheve të deformojë këtë fluks kaq të madh mbështetje ndaj FRD-së, qoftë dhe nën petkun e kompanive të huaja,” vijoi zyrtari i FRD.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se FRD do jetë një forcë surprizë në këto zgjedhje, me përgjegjësi të madhe në qeverisjen e nesërme./ep

21 komente në “FRD: Sondazhi i Ora News është i pavërtetë. Kemi 15 mijë anëtarë në Tiranë”

  1. korabi says:

    antare ka dhe Sala e shume parti te tjera,por mos u matni me hijen e mengjezit,me 23 qershor avazi….

    1. Eleonora says:

      ora news eshte Tv me legen qe ekziston. ti jap me fakte gazetaret e ora news me emra mbiemra qe jane kokrrat e injorantave. ti vesh me bo nje diktim sdine as te shkruajne. i zgjedh presidenti i ora news dhe gruaja e tij fshatare aristokrate gazetaret. vec inva mules gjithe te tjeret jane copy paste i shemtuar i gazetareve profesioniste. ore as te shkruajne nuk dine..

      1. ora e injoranteve says:

        allah allah ska nevoje me na dhene fakte, mjafton te hapesh tv tek ora news 10 minuta per ta kupuar se cfare niveli ka ky kanal teleiziv. diletant dhe me njerez te sajuar qe skane aftesi as te artikulojne nje mendim. kam parasysh nje emision bicim fiks fare, quhet Alarm. prezantohet nga nje derr i alkolizuar dhe nga nje femer si budallacke qe qesh me batutat e derrit. e kam pare nje her edhe ne cdo minute thoja, o zot ska mundesi. o tmerr cfare niveli gazetarie. obobo cfare xhirimesh. ja kopja e shpifur e doktorit te fiksit. ja kopja e striscia la notizia ne versionin me te shpifur te mundshem. tani keta po na diktojne kush fiton e kush jo. sondazhet e ketij tv jane aq serioze sa vete ky tv, ZERO.

        1. ben says:

          Po cfare tv prisni ju nga Ylli,qe Ora news te jete kanal televiziv normal,qe ne jeten e vet nuk ka shkruat nje fjali,nuk ka lexu nje liber,dhe bashke me ate gruan e vet “aristokrate”nga katuni.Shikoni tv,web sitin e ora news-it,jep djalin e tij duke pare ndeshje ne Madrid,nje here kur filloje viti i ri shkollor jepte femijet e tij dhe e bente reportazh.Pronari halabak fare dhe tv ashtu do jete.

    2. televizione plehra says:

      po kur u bo ne ora news me bo si tv profesioniste e rente rrufeja ne ….
      po me mire shoh emisionet tek shijaku dhe tv tirana 2000 se emisionet e shpifura demek italiane te ora news..
      cja ka bere mire Portokallia qe e ka degjeneruar gruan e pronarit te ora news me rolin e aristokrates dhe sherbetores. fiks ashtu eshte gruaja e mretit … tv fshatareske dhe disinformative

    3. Ben Chicago says:

      o bamiro
      ju votoni saliu numuron

  2. TITI says:

    FITON VETEM PARTIA SOCIALISTE DHE ASNJE TJETER

  3. FRD says:

    Doni te mbroni voten, deklaroni voten. Vetem keshtu mbrohet vota, duke bindur votuesit tuaj te deklarojne voten.

    Sistemi zgjedhor nuk ju mbron dhe harrojeni se anetaret e partive te tjera do ju ruajne voten.

    Dilni dhe deklaroni voten qe te jete e numerueshme dhe keshtu keni numrin e atyre qe kane votuar per ju, duke e ballafaquar votat ne kuti me ato te deklaruara. Pra te hiqni friken e pupullates tuaj per voten qe deklaroni. Sistemi eshte i dhjere dhe jo gjithperfshires.

    Njeriu eshte demokrat, nese deklaron mendimin e tij, pa patur frike.

    Interesat ne Shqiperi jane te lidhura shume keq dhe kjo sjell prishje te ndergjegjes se shendoshe. Dikush merzitet nga te afermit se ke votuar per dike tjeter dhe kjo eshte skandaloze. Vota ne nje menyre apo tjetren blihet edhe pse sjane paguar leke indirekte.
    Pra demokracia ne shqiperi ka standarte te tjera nga demokracia qe duhet te aplikonim.

  4. megi says:

    fitorja eshte e padiskutueshme per PS por edhe BAMIRI do fitoje

  5. Xhemal says:

    Nuk eshte ndonje surprize e madhe per sondazhet te ndikuar nga partite politike pasi eshte nje fenomen shume i njohur i vendit tone. Kam besim tek Bamir Topi se ai do te sjelle frymen e re ne politiken shqiptare dhe shume shqiptare do te te besojne ku ne 23 qershor do te votojne FRD

  6. o figureee says:

    po me leket e kuj e paguan ky kavalieri karrigen kryministrore?

  7. EDIUS RAMAUS SEKRETAR I 36 I JORGUS PAPANDREUS says:

    KJO ISHTE NJE SONDAZHE I PAGUAR NGA LSI FITOREN ME SE TE SIGURTE E KA PD DASHTEN APO NUK DASHTEN SOCIALISTET E TEMES.

  8. ermal says:

    une i them elektoratit te frd qe mos te ndikohen nga keto sondazhe fallco ,dhe te blera nga dy partit e vjetra.

  9. Kasimati says:

    O Karabush

    Po Gerta Gumenin e keni antare akoma ?
    Jo per gje po ka oferta nga institucione prestigjoze nderkombetare.

  10. viktor hoti says:

    FRD mund te kete 15 mije antare ne qitapet e veta por edhe aleanca kuq e zi thoshte se ka miliona por kur pame metingun e fundit nuk ishin as 500. Shapin e ndan 23 – shi .
    Sondashi nuk mund te jete paguar nga LSI per faktin se nuk mund ti vinte vehten 5 a 6 perqind

    viktor Hoti

  11. bbb says:

    Them se FRD se paku nje deputet e ka ne Tirane. Kurse per sondazhin e Ilir Koklopes tek telvizoni i tij me “pronar” Idhi Ndroqit ORa News them se te kesh 3 deputete ne Tiane eshte dmth te jetojne ne Tiane 4o,000 skarp-ar-llinjte inatosur e cila rezulton genjeshter e madhe

    1. selman says:

      per mendimin tim une mendoj qe FRD, mund te kete edhe me shum se 15.000 antar sepse shumica nuk esht e thene qe te antarsohen tek FRD. Dhe me perceptimin qe po shikoj me takime me shum miq te mijet, jan mbeshtetes te FRD dhe pse nuk jane antare, edhe pse un nuk jam i vendosur se per ke votoj, por me siguri nuk do votoj as PS, PD dhe sigurisht as LSI…

      1. N Shabani says:

        Po ka shume anetare FRD-ja por kane frike te dalin hapur se i heqin nga puna dhe i persekuton pushteti. Problemi eshte se Saliu do ti vjedhin prape zgjedhjet, nuk le ai asnje te fitoje se kerkon te rrije edhe 12 vjet te tjera ne pushtet, ka bere marreveshje me zotin.

  12. leon says:

    ABTARET E FDR JANE NE RREGULL KANE EDHE FOTOKOPJEN E KARTES SE IDENTITEIT,DRKLARIMIN E LARGIMIT NGA PD …KANE PUNU ME MEND,,15000HERE 8 SA BEJNE PLUS QE SALIUN SE DUNE..

  13. Ali says:

    Keto jane vetem mashtrime elektorale siaps te cilave partia e kokelopes paska 8%. Nuk eshte e vertete. Njerezit nuk shohin dot me sy hajdutin me surrat prej lope dhe monstre te neveritshme dhe mezi presin te shohin me pranga ne duar per te shkuar ne Burg hajdutin e Floririt te shqiptareve dhe hajdutin e pasurise se shqiptareve me ane te videos.

    Keto jane pazare ne dem te partive te tjera te vogla e te rena dakord me sa duket midis Penicilines te Sigurimit te diktatorit, Lakuriqit dhe Kokelopes te ndyre. Partite e vogla duhet te bejne sondazhet e tyre dhe te reagojne per manipulimet qe behen nga kriminelet.

  14. Marku says:

    Sinqeshisht qe jam i lodhur me kete politik, qe leket e taksapaguesve Shqiptar, shqip fare leket e secilit prej nesh, dhe si po e shikojm kto dite po harxhohen ne menyre brutale, qe si e si te vijne ne pushtet dhe ti shumfishojn disa here ato qe kane harxhuar ne fushat, totalisht si kompani biznesi, dhe qytetaret i shohin thjesht si tufa “delesh” qe thjesht ti marin voten dhe hajd shendet ketyre, nuk dua te komentoj per sondazhin se imagjimoni edhe ai esht i manipuluar po me leket tona. Ketyre ne menyre te prer i duhet dhene nje mesim sa jemi ne kohe, se shum realisht po e them keta po na bejne vavazh truri. SHKURT SI ALTERNATIV E TRET UNE BASHK ME FAMILJEN TIME KEMI MENDUAR QE VOTEN E 23 QERSHORIT TA JAPIM PER, FRD e Z. BAMIR TOPI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje