Gruaja e kambistit të vrarë: S'kam lekë për 2 jetimët, shteti akoma s'ka zbuluar autorin

22 Maj 2013, 09:10Politika TEMA

“Që prej katër muajsh jetojmë si të ngujuar. Pas vrasjes së bashkëshortit tim, kemi frikë të dalim nga shtëpia pasi erret. Vrasësit janë ende të lirë. Policia nuk bëri asgjë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ndërkohë që mua dhe fëmijët e mi na mban me bukë kunati”.

Kështu është shprehur Lindita Kotarja, bashkëshortja e kambistit Fatmir Kotarja, i cili u grabit dhe u ekzekutua më 27 janar të këtij viti në afërsi të banesës së tij në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit.

46-vjeçari me origjinë nga Kukësi, baba i dy fëmijëve minorenë, u sulmua dhe u qëllua për vdekje me automatik brenda në makinën e tij nga dy persona të maskuar.

“Më 27 maj bëhen 4 muaj nga vrasja e bashkëshortit tim, Fatmirit. Ne të gjithë jemi të shokuar nga ajo që ndodhi, jemi ende të frikësuar. Ata që vranë Fatmirin nuk janë kapur ende. Im shoq punonte dhe mbante me bukë gjithë familjen. Tani fëmijët kanë kërkesa, por nuk ua përmbush dot. Kemi frikë, djali dhe vajza sapo erret futen brenda në shtëpi. Po jetojmë si të ngujuar”, tregon Lindita.

Ajo shprehet se ato janë të papunë dhe i mban kunati me bukë.

“Kur punon kunati, vëllai i bashkëshortit tim, Haxhiu, na sjell dhe neve lekë për bukë. Me se të jetojmë?! Atë ditë që vranë burrin i vodhën edhe 25 milionë lekë. Më përpara hajdutët u vodhën 50 milionë lekë. Tani jemi trokë. Vajza mbaron klasën e 9-të dhe do të shkojë në mbrëmje të Maturës, por nuk mundem dot t’i blej një fustan. Djali do të shkojë në punë, se hapen punë tani në plazh, por kam frikë ta lë të shkojë”, pohon Lindita për GSH-në.

Ajo apelon që: “Shteti dhe organet kompetente të gjejnë autorët; të paktën fëmijët duan të dinë kush ua vrau babain. Pasi kështu, pa u gjetur autorët, plagët nuk mbyllen kurrë. Herën e parë kur u grabitën 50 milionë lekë, burri dhe vëllai i tij u rrahën për vdekje nga autorët e krimit. Policia i arrestoi dhe i lëshoi prapë. U bënë gjyqe dhe ata janë të lirë. Tani për herë të dytë, nuk ka asnjë autor të dyshuar. Si të mos ngujohemi, si të mos jemi të frikësuar?!”./A.XH

9 komente në “Gruaja e kambistit të vrarë: S’kam lekë për 2 jetimët, shteti akoma s’ka zbuluar autorin”

  1. arjola says:

    Shteti yne nuk eshte perkujdesur asnjehere per familjet ne nevoje, ka menduar vetem per pasurimin vetjak, eshte koha qe kjo qeveri te ike.

    1. lini says:

      Po se mos ka shtet ketu qe te zbardh autorin shteti merret me veshin e eginit OTR e me ramen e me PS se ca ben se nuk i ka pasur ndonjeher syt nga populli, nuk eshte vene ndonjeher drejtesi per popullin.

      1. pjeshka says:

        Po se mos ka kapur kjo qeveria e Plakut matuf ndonje kriminel, ulje e krimit thot, duke u vrar nga 5-6 vete ne dit, ulje e aksidenteve thot, nr rrekord ketej, asgje ska bere ky idiot, eshte i cmendur fare, sdi ca flet me keto shifrat e veta, nuk del dot robi ne rrug se e vrasijn per 2 mij lek te vjetra imagjino se ca behet ketu, e thojn saliu eshte njish saliu eshte njish.

      2. letrari says:

        Po nqs e sheh keto 8 vite nr i arrestimeve dhe i te denuarve eshte rritur por perqindja e devijancave qe denohen eshte minimizuar ne maksimum dhe kjo nuk eshte arritje, kjo eshte turp per qeverine.
        Shkaku kryesor i krimeve kush eshte?! besoj te gjithe e dime dhe per kete pergjegjesia kryesore eshte e qeverise, pastaj nqs ne 30 krime kapen 5 dhe ne 1000 krime kapen 20 kjo nuk eshte arritje per kundrazi kjo ewshte per te ardhur keq.

    2. herta says:

      Po shteti dhe drejtesia jone e famshme kap vetem kriminelet qe i prishin pun asaj, ato qe dikur i ka pasur ne oborrin e saj dhe i dalin kundra, ose kap ndonje 15 vjecar me ndonje qese hashash dhe e nxjerrin pastaj masivisht neper lajme e dreq e tbir.

    3. genci says:

      Nuk ka shtet ne shqiperi, shteti ketu punon per shkelzenin, per argiten, per zarat e saliut per te pasuruar me shum ato dhe per te kercenuar kundershtaret e berishes nqs nuk e hajn me horra i bejne presion me gjoba e me vendime gjykatash.

  2. Dalina says:

    ah more berisha ci bere popullit.i ke lene me halle,jetojne me frike,i theve ndjenjat e zemrat pjeses me te madhe te popullit,i ke lene ata pa buke pa uje pa drita.cfare te duam me ata nga ty ? ti e ke bere vete veten qe mos te te votojne kete 23 qershor sado qe çirresh ashtu si i marre e kerkon votat e popullit.njerezit nuk i ke me mbas vetes sepse nuk kane me asgje as ti nuk i ke dhene me asgje.duam me te miren per vete e ajo qe na ofon ti nuk eshte me e mira per ne.

  3. Baca says:

    Me ket shtet qe kemi neve as ska per te dale gje ne drite , gjynaf ato qe e vuajn ne kurriz kete gje , se ato maskarenjte jan mire per vete dhe si intereso gje tjt , vetem mashtrime kan hedhur keto vite , turp ti vi partise Demokratike , duhet te mblidhemi te gjithe me dt 23 qeshor ti heqim nga qeverisja , dhe ti tregojm qe ka dhe te ne akoma Popull te fort dhe sy pa trembur qe si trembet tiranise se Sali Berishes me gjeneralet e ushtaret e tij , Te votojm RILINDJE

  4. kadeti bigler says:

    shteti ka ren prej kohesh nuk kujtohet aspak per qytetaret e tij deputetes se tij i dha lek qe te kurohet me parat e taksapaguesve ky shtet me ne kry katilin dhe krye tradhetarin me te madh te shqiperis qe ua kalon edhe dishepujve te tij esat toptanit dhe nipit te tij vafsh ne fer skuth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje