Berisha dhe Kasandra

3 Qershor 2013, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Fahri Balliu ka shkruar dikur një libër për fushatën e Berishës në vitin 1996, me titullin “Berisha mes Kasandrave”. 17 vjet më vonë, Fahriu është mik me gjithë Kasandrat, të cilat në atë kohë ishin Islami, Imami, Ceka, Ruli dhe Selami, ndërsa Berisha është në dorë të tyre. Fushata elektorale e Partisë Demokratike po dominohet nga dy elementë tipikë, që më së miri i shkonin Fahriut, negativiteti dhe diversioni. Fushatën negative po e udhëheq vetë, ndërsa fushatën diversioniste ia ka besuar Kastriot Islamit. E thënë më ndryshe, Berisha po bën rolin e Fahriut, ndërsa Islami rolin e Kasandrës, të cilin Fahriu ia pat taksur në një libër për fushatën e Berishës në vitin 1996.

E parë me qetësi, nuk është se ka pasur shumë zgjedhje për të bërë. Sa i përket fushatës së tij negativiste, duket se e ka pasur rrugën e vetme. Por ajo ka disa probleme serioze. E para, negativiteti kundër Ramës është i përciptë dhe jo thelbësor siç vetë PD-ja e ka pasur në retorikën e saj prej vitit 2000. Përpjekja për përbaltje të Ramës është ngecur në detaje banale, si shtëpia e xhaxhait të gruas, trualli i gruas, kur nuk ishte grua e Ramës, vonesa e votimit të tre ligjeve, dhe deri tek shpikja e mosvotimit të amnistisë. Në sulmet kundër Ramës mundojnë tashmë arsenali i akuzave për Tiranën, pasi pasardhësi i tij që ka uzurpuar Bashkinë, ka bërë gjeste spektakolare klienteliste, dhe plani i tij për rregullimin e Tiranës është një plan biznesi për të kthyer përfundimisht kryeqytetin në një fjetore gjigante betoni, ndërtuar nga njerëzit e Familjes.

Në sulmet ndaj Ramës mungojnë po ashtu argumentet politikë, apo biografikë, siç PD ka bërë më parë. I kompleksuar nga historia e shëmtuar e kapjes së shtetit nga e bija dhe i biri, Berisha duket se po e sulmon Ramën deri në atë masë, sa t’i thotë, mos m’i prek fëmijët se të shava. Ai po sillet në këtë fushatë si një plak i frikësuar më shumë për fatin e fëmijëve, se sa për fatin e partisë së tij. I kompleksuar nga përfshirja e të birit në Gërdec dhe në historitë e tjera të sekserllëqeve, i kapur mat me të bijën që shet firmën e tij për 3 milion euro, i pafjalë për historitë e pabesueshme të pareve të gruas së tij të pabëra kurrë transparente në emër të bamirësive, Berisha më shumë se sa po bën një fushatë negative, po e përdor negativitetin si shantazh që opozita të mos bëjë fushatë negative ndaj Familjes së tij.

Fjalimet e tij dhe të Topallit kundër Ramës kanë një fjalor tërësisht sipërfaqësor dhe një gjuhë mediokre, sa të duket se flasin thjesht për “të larë gojën”.

Elementi më i rëndësishëm i fushatës së tyre, diversioni, duket se i është besuar Kastriot Islamit. Për shkak të aftësisë që Islami ka për të mos pasur turp kur bën sikur parashikon, PD e ka kthyer atë në një Kasandër fallxhore, që u shpjegon socialistëve çdo ditë se si do ta pësojnë ata duke u përçarë dhe duke ia dhënë pushtetin Berishës për shkak të kësaj përçarje. Njësoj si para koalicionit të LSI me PS, kur Islami parashihte se po të bashkohej LSI me PS humbiste, por dhe po të ishin veç, humbiste, edhe tani ai interpreton çdo zhvillim të ditës në funksion të idesë se socialistët nesër do përçahen dhe pushtetin do ta marrë Berisha. Fjala vjen, nëse Rama flet për bujqësinë, Islami e shikon këtë si shenjë se ka frikë nga fshati se Meta do bëhet me Berishën, nëse flet për fasonët, thotë se ka frikë nga fasonet se do t’ia marrë Meta e do t’ia çojë Berishës, nëse flet për KQZ-në, ai e interpreton si frikë nga Meta që do t’i marrë KQZ-në, nëse flet për turizmin, ai e shpjegon me frikën se do fitojë Monika në Lezhë dhe do t’ia çojë mandatin Berishës, nëse Rama flet për taksat, ai e shpjegon këtë me frikën që ka Rama se mos Meta nuk mbështet taksën progresive dhe ikën tek Berisha, dhe nëse shtriqet apo i hapet goja në autobus, Islami e shpjegon me faktin që ka ngelur pa gjumë nga frika e Metës. Është ekzaktësisht refleksion i traumës që i ka prodhuar Berishës ikja e Metës nga koalicioni. Nuk ka rëndësi se ai po bën një Kasandër qesharake, por thelbi i detyrës që ka marrë përsipër në këtë fushatë elektorale. Shfaqja e tij e përditshme në media së bashku me Berishën, me hapësirë gati të njëjtë, vizaton profilin real të fushatës së PD-së, që bazohet tek një negativitet i përciptë dhe diversion banal. E thënë më shqip, dy tezat që Berisha po përdor në këtë fushatë, janë që Rama është i keq dhe hajdut si unë, dhe se fitoren nuk do ta gëzoni se Meta do të shkojë me Berishën.

Kjo është fushata më disfatiste që PD-ja ka bërë që nga viti 1991 në këtë vend. Edhe në vitin 1997, kur ajo u dërrmua si forcë politike, e ka pasur më dinjitoze dhe krenare fushatën, se sa kjo fushatë, që reflekton dorëzimin dhe pafuqinë e Berishës për të ofruar ndonjë gjë të re.

Por ajo që është dhe më fyese për PD, është fakti se duke qenë se pasardhësi i Berishës po përgatitet në hije në Bashki, asnjë figurë tjetër e PD-së aktive nuk guxon të bëhet figurë aktive në këtë fushatë, duke ia besuar zërin e dytë diversionit të fushatës, Kastriot Islamit, i cili nuk rrezikon askënd në PD për t’i zënë vendin. Kështu, shpresa dhe ngushëllimi i vetëm i demokratëve në këtë fushatë, nga mënyra se si po zhvillojnë fushatën, janë thjesht dy, Berisha dhe Kasandra. I pari thotë që Rama nuk është më i mirë se unë, dhe Kasandra që thotë se Doktori mund t’ua ngrijë buzëqeshjen duke u marrë Metën. Përfytyroni sa optimist mund të bëhet njeriu për këto dy arsye para 23 qershorit, duke pasur në një anë gjuhën e Fahriut në gojën e Berishës dhe në anën tjetër gjuhën e Kasandrës në gojën e Islamit, kur kanë kaq vite që këto dy punë, për pak lekë u bënte Fahriu.

49 komente në “Berisha dhe Kasandra”

  1. Xha Barka says:

    Fahri Balliu eshte shembelltura-letyra me e mire e Shqiperise Berishiane,njeri i peshtire,demagog,hipokrit,servil,llupes,hajdut!

    1. Vlora says:

      bravo i qofte rames qe nuk i ka lene shkak berishes per ta diskriminuar neper fushata.

      berisha dhe klani i tij kushedi sa lodhen vetem per ti gjetur nje klecke rames per ta sulmuar me te gjitha “armet” qe njef historia.

      por rama nuk ja ka dhene kure kete kenaqsi.

      dhe per keto dhe per punen qe ka bere per tiranen do te votohet nga e gjithe shqiperia,,,,edhe ne vrimat me te forta te berishes.

      1. halimi says:

        Berisha e di mire se i ka te humbura keto zgjedhje. Ndaj kudo shkon flet vetem per Ramen, sikur po behet gati per opoziten. Po puna eshte se Berisha nuk do dale ne opozite, ai ne rastin me te mire do te dale pension, ose do dale jashte ligjit.
        Gjithsesi eshte i humbur!!!

        1. egla says:

          Eshte shume i kompleksuar Saliu, nuk po gjen dot asnje menyre per te ndaluar Rilindjen. Dhe nuk ka per ta gjetur asnje menyre per ta ndalur ne 23 qershor.

          1. bubrrexi says:

            Berisha nuk di te flase me per asgje tjeter pervec RAMES. RAMA andej, RAMA ketej, duket qe i ka humbur dhe mendjen dhe zgjedhjet. E ka lene fare tani, ben opozite me Ramen pa i humbur akoma se e di qe nuk e fal me askush!

            1. gonia says:

              Kasandra, Kacandra me nje llaf, eshte nje aset shume i mire per Saliun, e ndihmon me formulat e tij idiote dhe pastaj eshte edhe si mace e zeze ai. Ku shkon e ndjek disfata. Per Faron no koment. E tregon koka e tij se cfare eshte

              1. Aliu says:

                O Grone

                Po Kasandren ja ka cuar kasten vete Edi Saliut o burre. E solli muhabetin qe te duket si debim nga PS i Kacit.

                Saliu plak matuf, nuk e kupton qe po ja fut nje njeri i vockel si Kaci i Zi.

                Mjere demokratet qe po behen lolo nga Kaci, Dogjani, dhe ai tjetri Lezhjani. E gjitha eshte skeme e Uncle Sam-it

            2. raviku says:

              Shqiperia e shqiptaret jane te neveritur nga Sali Berisha dhe nga te gjithe hajdutet qe e ndjekin pas ne cdo hap. Prandaj do te kerkojme Rilindjen ne 23 qershor dhe te gjithe bashke do arrime ta ndryshojme balancen me pushtetin ne favor te qytetareve.

            3. afeda says:

              berisha ne kete fushate elektorale eshte fix plaku Grande, nje plak koprac i shemtuar.. nje plak i lodhur pa energji, me miliona te grumbulluara ne kurriz te shqipetareve , miloiona qe i perdor per interesa te veta !

            4. Elim says:

              BERISHA E KA TE HUMBUR BETEJEN KUNDER RAMES.

              PASURITE E GRUMBULLUARA PREJ BERISESH, SKANDALET E GERDECIT E

              IMPLIKIMET E TE BIJES NE NJE SERE AFERASH TE DYSHIMTE E BEJN GJYSHIN

              TE PAFUQISHEM PER TE SULMUAR NJE FIGURE AI AJO E RAMES.

              JO VETEM QE E KA TE HUMBUR MANDATIN POR DUKET SE ESHTE I PERGATITUR

              PER TIA DOREZUAR RAMES.

              1. heronjt e vigut says:

                Elim ! Parashikimi juaj si papagal ,parazit , eshte i ngjashem me shume
                parashikime te rendomta ,qe tashme nuk ja vlen te merresh me to .
                CFARE I DALLON NJERZIT NGA KAFSHET ????????

          2. stela says:

            Gjetje shume e goditur kjo e fjetores se madhe per Tiranen. Se tjeter gje nuk duket se jane duke e bere ata. Nje mishmash ndertimesh qe te marre ca leke Luli!

            1. flaka says:

              I ka ardhur fundi imituesit te keq te Enverit. Nuk shpeton dot me nga verdikti i popullit te tij. Ne 23 qershor bashke me voten shqiptaret kane per tia numeruar te gjitha te keqijat qe ka bere gjate 8 viteve ne pushtet.

            2. kastrioti says:

              Sali po ty Kaci te kishte mbetur se i more te gjithe te zinjte vete. Tani i ke bere koleksion gjithe ish armiqte e tu per vdekje, duke na treguar te gjitheve se je je mizantrop makut dhe medioker qe nuk ka as karakter dhe as taban.

              1. www says:

                Berisha e ndjen fundin se per kaq i ka mbetur hunde politike. Por gjithe gjerat e tjera i mungojne. Ndaj ne 23 qershor i vjen fundi atij dhe te gjithe regjimit qe po mundohet te vendose ketu!

            3. salihalldup says:

              Ka marre fund nje here e mire koha e Sali Berishes. Dhe shyqyr. Se Shqiperia meriton nje fillim te ri, nje periudhe me te mire per te gjithe qytetaret shume te vuajtur te ketij vendi. Duhet Rilindje me cdo kusht. Nuk mund te shtyhet me keshtu, vetem Rama mund te ndryshoje dicka ne kete vend.

          3. asi says:

            eshte tashme e qarte qe nuk ka nje program elektoral partia demokratike se beshku me berishen ne krye e vetmja gje qe di te beje eshte te hedh lum akuzash kunder Rames pa patur asnje vertetesi ne ato qe thote .kur ajo qe pritet te bej nej parti ne fushate eshte te shpalos programin elektoral

    2. bashkimi says:

      BERISHA NE ENDRRA E POPULLIT I TEGON kushe esht kasandra
      ky saliu Nuk duhet te ket me as Njer dit qeverisje ne shqiperi e ka derguar shqiperi ne germin qe shum veshtri esht te dale
      forca rilinjdeeee

    3. Gole Durrsaku says:

      Kac Islami te dale e spiegoje se si e shiti ai dhe Fatos Mumja brenda nates Banken e Kursimeve tek Raifaiseni. Kac Islami te dale e tregoje se si i prishi parate e shqiptareve per te financuar udhetimet e Fatosit per te takuar Join ne Athine. Kac Islami ka frike nga burgu dhe per kete i sherben Berishe Matufit sa e si te mundet.

    4. reformer says:

      Nese ka nje fenomen qe i jep fund gjithe demagogjise anti-komuniste berishiane, ky eshte fenomeni Kastriot Islami. Askush tjeter nuk i ka bere nje sherbim me te madh depolitizimit dhe shuarjes se kufijve midis “popullit demokrat” dhe “popullit socialist”, se sa zoti Islami.

      Islami eshte prova qe “mungonte” per treguar se biografia, jeta, kontributi dhe bindjet nuk kane asnje rendesi per te bere dallimin midis “nje demokrati 24 karat” dhe nje “socialisti 24 karat”.

  2. daku says:

    cazzo ilsami u be me PD se deputetet e PS nuk ja pallonin me robt e shpise.

  3. beni says:

    Jo shume kohe me pare, degjova Ramen qe deklaronte ne TV, se nuk mund “te zhgerryhet” duke u bashkuar me Meten. Mu duk nje deklarim per tu admiruar, sepse me ato qe pame me Meten ne qeverine e Berishes, jo Rama, por gjithkush do zhgerryhej duke u bashkuar me Meten. Kjo deklarate, edhe per ata qe nuk e kane votuar PS ndonjehere u mireprit… Por nuk kaloi shume.. Rama u zhgerry…Po t’i shtosh kesaj qe Meta mund te behet edhe kryeminister i Rames, atehere humbasin Rama e Berisha, por me shume humbet populli i shkrete, qe mbas 23 vjetesh vazhdon te jete ne dore te po te njejteve hajdute..Mjer vatani e mjer mileti!

    1. analist si Zhei. says:

      O zoti Arbe,po nderro te pakten pseudonimin o lumadh qe te te besoje ndonje i manget si ty.Ke gjithe jeten me kete pseudonim dhe je djegur si bythlepires i shquar i pd-s.

    2. fl says:

      Ky “halli” jot e ka nje zgjidhje, nese vertet nuk do Doktorin plak. Voto Edi Ramen dhe kaq. BEhet vete ai pastaj Kyreminister

    3. O.R says:

      Po ngelet duke i qa hallin Rames o militantet e PD. Ai i ka bere llogarit mir or mik, se po ti kishte bo gabim e di qe eshte fundi i tij dhe mbyllja e karrieres politike. Ndaj sma ha mendja se ka ndonje budalla, ose ti qofsh, qe ti biesh murit me kok duke dit qe sdo dalesh askund. Rama do jet kryeminister, jel pallavrat e LSI se normal do bej deklarata per te mobilizu elektoratin e saj, e normaldo thoj jemi forca 1 politike. Ne 8 rreshta qe ke shkruar vec Rama, Rama, Rama..po mir o si i prekur nga politika shqiptare, ate qe ka 23 vjet politik (pa perfshi kohen kur ishte sekretar i PPSH) nuk e permendje dot e te jepje ndonje rresht?

  4. I-lir says:

    Mero kam mendimin se paniku i disfates te ka kapur ty se po e shikon shume mire, se njeriu me i tromaksur pa ide dhe i lodhur ne tejskaj eshte vetem Rama dhe partia e tij. I lodhur duke qendruar vetem ulur, me dy takime ne dite duke keputur brockulla ordinere dhe pa fantazi ne mes fshataresh. Berisha nuk ka nevoje te shaje dhe te ofendoje Ramen pasi deshtimin dhe humbjen e ka te shkrojtur ne lule te ballit. Fitore e PD-se dhe Berishes atij qe tanime u eshte bere gogol edhe moshes tuaj madhore, eshte e sigurt.

  5. enea says:

    Ehhh sa here e kam thene, llumi i PD ka mbledhur llumin e Shqiperise, dhe ne mungese te programeve serioze rrine gjithe diten e shajne Ramen.

    Fundi i Berishes eshte shume i afert -20.

  6. Trust-no1 says:

    Ashtu si dhe Balliu mesa duket edhe ti Mero paske nje keqkuptim te madh me Kasandren. Ne mitologjine greke Kasandra parashikone ate qe me te vertete do te ndodhte po askush nuk e besonte. Nese Kaci qenka Kasander atehere qenka keq puna.

  7. Best says:

    I-ilir
    Nese e ke seriozisht psikologjine qe ben ne mendimin tend je kryekeput gabim
    E para ti duhet te japesh pergjigjen perse kryeministri del me antiplumb ne fushate ???
    Nes eevure re edhe dje ne Pogradec si i dilte shemtuar pas kurizit pllaka katrore e hekurit
    Ti duhet te shpjegosh perse burrelsi demokrat sic deklarohet i bie me tulle ?
    Ti thua se berisha spo e akuzon ramen, por populliedegjon 10 here ne dite Berishen me 90 per qind tefjalimit kunder Rames, 5 per qind ca ka bere per10 mije km rruge dhe 5 per qind kunder opozites
    nese Berisha ka shtuar mitingjet, kjo do te thote se ai eshte ne panik te madh….
    Te gjithe e dine se kush ka shba me vete ka dhe fitoren, atehere nese dikur Arvizu i tha Burre shteti dhe Berisha kaloi lumenje te rrembyer 21 janar e 8 maj, atehere perse Arvizu po e thote hapur qe ai te largohet tashme dhe berisha i eshte kundervene ???

    tensioni tek PD ndihet hapur ne cdo miting dhe eshte tensioni i humbjes me shkaterruese qedo te marre
    Mbaje mend I-ilir se sa me i renduar te behet Berisha qe po kerruset deri tek kembet, aq me e madhe do jete humbja ne rezultat
    Prit dhe do shohesh ditet e tjera te mbetura
    As Elita-5 nuk e shpeton dot, qee thirri me urgjence pasi nuk e kishte parashikuar me pare dhe u detyrua ta perdore
    te harxhoje dhe ca pare te tjera nga taksat e mia, te tuat dhe tonat bashke

    Berisha eshte i kapitulluar bashke me PD dhe i kane te sigurta nja 15 vjet arratisje shkretetire
    Kete nuke them si mbeshtetes i PS, por shikoj realitetin
    Berisha dombahet mend si themeluesi i PD dhe varrmihesi i saj
    Hajt tung dhe suksese

  8. Skela says:

    Mero jam impressionuar nga fraza jote e fundit. Shkrim Brilant. Te falenderojme per percaktimet e shkelqyera qe i ben Doktor Mortjes dhe Kaci Kasandres. “Keto pune i bente Fariu per pak leke” kjo eshte sa realiste aq dhe sarkastike. Je brilant.

    Me respekt.

    Skela

  9. Labi Vlore says:

    Pashe dy reklama tek Klani te fushates PS-PD.Reklama e pare ishte ajo e PS-se ku shafaqej Edi Rama dhe shprehte vizionin e tij per taksen e sheshte,heqjen e takses se biznesit te vogel dhe clirimin e biznesit nga TVSH-ja asfiksuese per ushqimet.Fill mbasi mbaronte reklama elektorale e PS-se fillonte ajo e PD-se duke shprehur tekstualisht.Edi Rama kur ishte kryetar Bashkie rriti kete takse,rriti ate takse,pesefishoi apo 100 fishoi nje taske tjeter e keshtu me radhe.Ne fund reklama mbaronte me pyetjen retorike???C’fare do te ndodhte sikur Edi Rama te kete me shume pushtet se thjesht Kryebashkiak i Tiranes???Menjefjale,reklama e PS-se bazohej ne propozime konkrete,nderkohe qe ajo e PD-se nuk shfaqte asnje propozim,por vetem demonizonte Edi ramen si nje Bajloz i zi dhe kerkonte te trembte Shqiptaret,se nese Rama vjen ne pushtet,atehere keta te fundit(Shqiptaret) do perballen me nje te keqe te paimagjinueshme.Eshte sa qesharake aq dhe e urryer kjo fushate e plakut Mere,qe nuk propozon asgje,por vetem demonizon kundershtarin.I kini pare mburrjet e Berishes per arritjet e qeverise??Jane vetem dy.Liberalizimi i vizave dhe hyrja ne NATO.Ne thelb dy arritje qe ne rastin me te mire jane 50% merite e miqve tane nderkombetare.Pse??Edhe Kosova i ka plotesuar kushtet teknike per liberalizimin e vizave,sikunder jane:Rregjistrimi elektronik i qytetareve,pasaportat biometrike,kontrolli i kufijve etj.Por perse nuk i liberalizohen vizat Kosoves???Thjesht e vetem sepse Bashkimi Europian nuk ndez driten jeshile,per faktin se 5 vende antetare te saj,nuk e njohin Kosoven.Qeveria e Kosoves i ka plotesuar kushtet prej kohesh,madje duke shperndare nje pashaporte Biometrike qe kushton shume me pak se pashaporta jone Biometrike e Saliut.Arritja tjeter qe trumbeton Saliu eshte hyrja ne NATO.Nderkohe qe e dime shume mire se ushtria jone,me minister A.Imamin&CO nuk do i arrinte dot kurre standartet e NATO-s,por ishin SHBA-te qe per interesa strategjike bene te mundur hyrjen e Shqiperise ne NATO.Dhe kjo dihet boterisht.Infrastuktura qe trumbeton Saliu,rrenohet vetem 7 dite nga ndertimi i saj,sepse ndertohen pa cilesine teknike te nevojshme,sepse vidhet pjesa me e madhe e fondeve dedikuar infrastuktures.Rruga Durres-Kukes eshte simboli i abuzimit me te madh ne Histori per me shume se 200 milione Euro te deklaruara nga KLSH(Kontrolli i larte i shtetit).Por,ku jane arritjet e tjera???Sllogani i Saliut dhe Mediut eshte “Alenca per Punesim,Mirqenie dhe Integrim”.Praktikisht tre fushat me te rendesishme per Shqiptaret ku qeveria ka deshtuar per 8 vjet ne menyre spektakolare.Me keto 3 pika te fushates,si paln per te ardhen e 4 vjecarit te trete,si jane mireqenia,punesimi dhe integrimi,qeveria e kallzon vete dehstimin e saj 8 vjecar.Perderisa shpalos keto tre pika,do te thote se nuk jane arritur ne keto 8 vite.As mirqenia,as punesimi dhe as Integrimi.Praktikisht tre kollonat kryesore qe i interesojne c’do qytetari Shqiptar.Borxhi publik u deklarua me ligj te posacem se nuk lejohej te kalonte tavanin e 60%-shit.C’fare u be me kete ligj.Thjesht u anaullua per te rritur borxhin duke e cuar ne 65%.Per nje vend si Shqiperia borxhi 65% eshte shume i rrezikshem,sepse ne nuk kemi nje ekonomi prodhuese,e cila mund ti lejoje vehtes nje borxh kaq te larte.Per me teper,borxhi eshte shume me i larte se kaq.Kur genjeu Greqia per Borxhin mbare Europen,imagjino c’fare ka bere Dashi i Kulakut,Ministri Ridvan Vadit Bode me borxhin tone publik??Jam i mendimit se ai eshte me teper se 80%.Qeveria sipas shume zerave te deklaruar dhe gjysem te deklaruar,po merr borxhe per te shlyer rrogat dhe pensionet.Financat e shtetit praktikisht jane ne kolaps.Edhe pse ne fakt,nuk duhet shume mendje per ta kuptuar dicka te tille.Mjafton te shikosh se shteti Shqiptar po shet pasurite e tij me te vlefshme per 5 lek,ashtu sikunder jane HEC-et,sepse ka nevoje urgjente per para.Ose me e turpshmja qe beri kohet e fundit,ja kaloi ato HEC-e kompanise Kurum,per te shlyer borxhet qe kishte ndaj kesaj kompanie.Per mos te folur ketu per deshtimet spektakolare te privatizimit tek CEZ-i dhe te ARMO-s apo se fundmi Albetrolit,ku u zhduken ne menyre te cuditshme 50 milione Eurot e garancise se kompanise fituese dhe u trumbetua me te madhe nje fisako e turpshme prej 850 milione eurosh privatizim.Interesi i Borxhit eshte ne nivele shume me te larta se Italia qe e deklaron vehten ne krize.Ne nivelin 7.8% perafersisht.Nderkohe qe Italia ne kulmin e krizes arriti ne 6.5% interesin ndaj Borxhit.Dhe kete shifer prej 6.5% Italia e quajti katastrofe Kombetare.I ashtuquajturi Spread,midis BTP Italiane dhe BUND-it Gjerman.Po ne ku jemi???Praktikisht ne humnere.Jo ne zgrip te Humneres,ashtu sikunder deklarojne shume analiste,por prej kohesh brenda ne Humnere,por te padeklaruar zyrtarisht.Shteti Shqiptar praktikisht ka marre borxhe Sovrane,qe do te na duhet minimialisht 30 vite qe ti shlyejme.E kush do ti shlyeje keto borxhe Sovrane??Sigurisht qe ne dhe femijet tane.Une,djali i Meros dhe femijet tane.Po e le me kaq,se ndoshta ndokush ka deshire te lexoje komentin tim kot per se koti,sepse ne fakt te gjitha keto qe shkruajta une,Shqiptaret i dine shume mire dhe me pa-qellim behem i besdishem.Mjere Shqiperia,mjere ne.Piramida e re shteterore qe ka ndertuar Sali Berisha,eshte shume me e madhe dhe e frikshme se ato te viteve 1997-te.Pershendetje te gjitheve.

  10. I-lir says:

    Best me ju te etheve 41 grade duke qene ne sgrip te humbjes nuk ja vlen tu pergjigjesh me komente perseri. Gjithsesi shkaku qe po te pergjigjem ty eshte fakti se edhe ti e kupton humbjen e partise tende dhe fundin e komentit tend e mbyll me nje te vertete te prekshme kur me uron suksese, se vertet i tille do te jete. Gjithsesi edhe kete 4 vjecar nuk do tu zhgenjejme.

  11. alban4eva says:

    Labi Vlore, je shume i sakte ne ato qe shkruan, nuk te heq as nje presje. por keto gjera vlejne me shume per tipat si I-liri, qe vazhdone te trumbetoje “arritjet” e S-halè serbit.
    e vetmja “arritje” e shpellarit serb eshte shkaterrimit te Shqiperise, kesaj ia ka arritur, me bekimin e Serbise dhe Greqise..!!

  12. FANTAZMA BISMARK says:

    KESAJ RADHE DO DUKET SA TE ZGJUAR JEMI E Ç’KARAKTER KEMI
    ——————————————————
    1-Sa te zgjuar:Te kuptojme qe te keqen kryesor e kemi jo vetem nga Berisha por edhe nga ‘salisjanet e majte’.THASHETHEMET HELMUESE TE RRUGES SI ‘KUSH DO JETE KRYEMINISTER’,’RAMA NUK QEVERRIS DOT VETEM SE NUK ARRIN NUMRIN’kerkojne ta demoralizojne elektoratin qe te terhiqet me mendimin qe ne kot votojme ne fund te fundit po KA QIN e po KO-QET do kemi ne parlament.Prandaj duhen perqendruar forcat tek partija socialiste qe ta kete edhe vete shumicen pavaresisht aleances me tetjerat.Vota nuk duhet shperndare per çfar do te pa pritur per te kaluar prape ne zgjedhje pas 6 muajsh.
    2-sa te korruptuar:Po arritem ne kushtet qe te shitemi per 5 lek e te vuajme tere jeten tere gjeneracionet nga 140 antishqipetare te inkriminuar ky do ish fundi e kaqe meritojme.

    SHQIPETARET DUHET TU JAPIN LEKSIONIN QE MERITOJNE KA QIt e KO QEVE QE 22 VJET NA JAPIN LEKSIONE PER HAJDUTERINE E SHPERBERJEN

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Autobuzi mavi eshte nje “alternative” tjeter.
    Lufta kunder Koço Kokdhimes, alternative kunder miljonerve,dhe sulmon Ramen kunder 5%.
    Berisha keto i ka shashka,manipulimi per te eshte objektivi kryesor !
    Ne fund ,ai kontrollon pjesmarrjen ne votime,duke ditur numerin e sakte te votuesve,kontrollon pjesmarrjen e fallsifikatorve,nxjerr numerin e votuesve.
    Ne konferencen per shtyp,pas votimeve,eshte ne gjendje te parashikoj rezultatin !

  14. martini says:

    Pjeserisht i sakte pershkruhet realiteti ne kete editorial per tre figurat berishe,balliu dhe kaqislami.
    Emruesi i perbashket i tyre eshte se kane qene skutha,spiune vullnetare apo te paguar dhe bythlepires te kuadrove kryesore te shtetit te asaj kohe.
    Negativiteti dhe diversioni qe shtjellohet te ky shkrim i fundit eshte dicka normale ne nje fushate elektorale pamvaresisht se kane emrin fariballiu apo kaqislami, dikush do ta bente kete detyre.

    Ajo qe eshte tronditese eshte lidhja qe kane krijuar keto specie politikanesh ne hapsirat jashte PD.

    Le te analizojme Fahri Balliun:
    Njihet boterisht e kaluara e tij jashtzakonisht neveritese ne sistemin e enver hoxhes por akoma me e urryer eshte raporti qe ai ka krijuar me familjen e doc. evilit Berishe sidomas ne biznesin e gerdecit qe normalisht ne nje shtet demokratik te paret qe duhet te shkonin ne burg do ishin Shkelzen Berisha,Fari Balliu dhe pse jo ndonje bolemadh politikan-biznesmen me origjine cifute ne shkallet e washingtonit qe e ka “biresur” kete zagarin e Lale Hekrit.
    Shije te keqe le gjithmone pritja qe i behet te Zeri Amerikes per nderimet qe i behen sikur te jete ndonje Les Valesa ketij katnari te keq te librazhdit.
    Nuk ka lene kongersmen,senator,ambasdor,dipllomat,bashkiak ne Amerika pa dale ne fotografi me ate librin qe beri per nexhmijen hoxhen dhe nuk habitem per palacon Fariballiu po per integritetin dhe sinqeritetin e gjithe ketyre politikaneve amerikane se a e dine me cfare muti kane te bejne?
    Por habia me e madhe eshte me te perndjekurit politike sidomos ne Amerike.Si nuk doli nje burre qe ti tregoje vendin kesaj monstre qe rapsodi popullor i ka ngritur keto vargje:

    O Fari, Fari Balliu
    ke nje koke prej ariu
    Hekuranin lale e pate,
    ke fytyre prej shkerdhate.
    Ke marre gjoba ke marre pare
    Me kunaten ti hedh valle,
    Ke shtepine 300 milion
    thone ke blere edhe avion
    me hajdutlleqe mbushe kuleten
    e zagar mbete gjithe jeten.

    Pak fjale per doc-evilin Berishe.
    Kot lodhesh zoti Mero qe ke te pakten tete vjet qe bombardon Berishen papushim dhe ai vecse me i forte po behet.Jeni ndoshta njeriu qe di me shume ne shqiperi se mbeshtetja e tij kryesore ne amerike eshte Elez Biberaj qe ka qene eshte dhe do te jete ustai qe prodhoi Pinokun berishe dhe e komandon me telekomande nga washingtoni dhe mund te them qe se bashku me podesten jane ato qe bejne ligjin sot ne shqiperi.
    “Deponimi” i Elezit dhe i ca kolegeve te tij ne Komietin amerikan te Helsinkit tregoi se devili Berishe do fitoje dhe nje 4 vjecar tjeter ne votimet e 2013.

    Kaqi Islami eshte vecse nje gur (koqe) kandari qe i perket grupit kontraversal te Fatos Nanos i cili ka nja 20 ish politikane te PS ku perfshhet dhe Malaj te cilet u komanduan per te bere ballancimin e ikjes se Metes miqesisht nga qeveria e devilit Berish.
    Thjesht Meta dhe Nano jane gure kandari qe do nevojten per te nxjerre rezultatet e votimeve sa me te ngushta qe te jete e mundur per ti budallalepsur perfundimisht shqipfolesit qe banojne ne ate vend.
    Tashme shqipmen-et jane mesuar qe te shikojne nje nenpunes ambasade qe pervesh menget diten dhe ul breket naten.

    Pertej negativitetit dhe diversionit te PD duhet te analizojme me mire tangerlleken dhe pasivitetin e PS e cila po futet ne votime vetem me ushtare nqs do ta shprehim me terma shahistike.
    Devili berish luan shahun i kompletuar me te gjitha figurat sepse:
    -Fitoi mbretereshen ne takimin gjysem privat me hillari klintonin per strehimin enigmatik te muxhahidineve pak muaj para votimeve.
    -Fitoi kalane pasi ne komitetin amerikan te helsinkit u aprovua fitorja e berishes duke thene se ka nje progres te madh ne shqiperi por eshte ngadalsuar nje cike fare.
    -Fitoi oficerin se erdhi xhonathan moore per ti shkulur nje vesh berishes por ishte ky i fundit qe ja shkuli dy veshet.
    -Fitoi kalin e trojes me emrin Ilir meta qe vetem me nje vershellime te Visho Ajazit shkon lepihet te kembet e berishes.

    Pra devili Berishe e ka te sigurte 1 miljon perqind fitoren pasi Rama ka heshtur plotesisht per tradhetine e hapur te kundershtarit per shitjen e detit,per masakren e 21 janarit dhe gerdecit si dhe per vjedhjen e dokumentuar te rruges se korbit me mbi 330 miljon dollare.

    21 JANARI 2011 ESHTE NJE GUR KILOMETRIK NE HISTORINE E SHQIPERISE QE KERKON DENIMIN KAPITAL TE TE PANDEHURIT SALI BERISHA DHE NUK MUND TA MBULOJE AS TRADHETIA E EDI RAMES,AS HIPOKRIZIA E NENPUNSIT ARVIZU DHE AS KERKUSH NE PLANETIN E TOKES.

  15. Natasha says:

    Bravo Mero mua me pelqeu me shume ajo pjesa per kacken e vogel qe bene punen e fallxhores ,por jo te asaj fallxhores qe parashikon sakte fatin por te asaj qe nuk parashikon fatin por e bene per para.Dhe ky pinxho ka mara aq shume para sa i jane erur syte.Ai njeri ka mare te gjithe urejtjen dhe mallkimin e te gjitheve

  16. krasta says:

    O Mero analiza jote e kuptueshme dhe sakte,ne televizione shikojme dhe degjojme jo pak po dis analiste ,qe ne analizat e tyre s’degjon gje vec disfatizem,qe helmojne gjykimin e qytetareve,p sh ‘tjetri eshte si ai’tjetri s’na bind kur te vije ne pushtet,jemi mire me kete’ me nje fjale kemi rene ne balte e te rrime ne balte se po dolem nga balta na lag shiu.

  17. Teta says:

    Ne titujt e shtypit te mengjezit me beri pershtypje fakti se mjaft prej tyre e trajtonin problemin “Rama’ se cfare do te beje kur te vije ne pushtet,se nuk ka lek, se buxheti eshte bosh, se jemi ne krize etj etj.Dhe shpetimtari i vetem i kesaj situate eshte Berisha sepse ai e di se si na ka cuar ne kete krize.Pra ne menyre te terrthorte pranohej qe do te kete rrotacion por duke hedhur dyshimin e madh se Rama nuk do jete ne gjendje te beje gje.Ky eshte , per mendimin tim, diversioni me i shemtuar i kesaj fushate per te coroditur mendjen e njerezve te pa vendosur dhe te lekundur.Dhe e gjithe kjo vjen nga fushata e shemtuar qe po ben PD, ne te cilen shihet vetem Saliu se te tjeret jane mcefur,Fushate ku argumenti kryesor eshte baltosja e kundershtarit(Rames).Por njerezit te degjojne dhe shikojne qe Berisha po premton ato qe duhej tu kishte dhene per 8 vjet, para 3 vjetesh dhe cdo dite.Mendoj qe PS ne fushate duhet te fuse Gerdecin, pasi ky eshte momenti kur qeveria e Saliut mori te tatepjeten per te mbuluar krimin shteteror duke realizuar nje zinxhir krimesh ne hallka te ndryshme te qeverisjes dhe administrates.

  18. kalios says:

    Ne mungese te programit Saliu u ofron te mbledhurve ne takime vetem sharje,shpifje dhe ofendime per kreun e opozites.Tregon peralla qe shkaktojne te qshura dhe ulerima sikur te jene ne portokalli.Nuk u shkeput dot ky njeri nga kercenimet sharjet deri per familjare te opozites,tipi,personazhi ish komunist i pandreqshem.I zhytur per vete dhe me familjaret ne korrupsion e merr guximin te baltosi ata qe jane te paster per t,i bere ortak.Sa do qe te perpiqet per te mbuluar krimet e qeverise se tij,s,mund te mbulohet Gerdrci.Edhe ne gjume do t,i shfaqen 26 te vraret e qindra te sakatosue.Nuk mund te mbulohet krimi me i shemtuar i 21 janarit edhe pse po perdor edhe Kacin e Zi sic e ka pagezuar vete me te drejte,ate Kac qe ulerinte se do t,u thyente kafkat demokrateve dhe sot ua paraqit per ta votuar si deputet.Po si s,kane turp Turp.Po kaci faqezi s,mund twe turperohet Ai e ka pak epitetin tradhetar.Cili do te gjente argumeta te kunderta qe Kaci i zi s,e meriton kete epitet.

  19. liri drejtesi says:

    Mero. Urime je qartesisht i kthjellet ne arsyetimin tend dhe argumente. Sot njerezit bejne hoka me konceptin “kopetent” per aresyet qe dihen te 97-tes. Por ata nuk dine se “kopetenca” si teori dhe praktike shkencore, sot ne fushen e arsimit modern eshte nje nga prurjet me te medha ne dobi te formimit sa me te mire te nxenesve ne shkolle, per te qene “kopetente” kur te dalin ne jete. Qe te mos mbyten me nje luge uje ne jete ndonese shkollen e kane mbaruar me dije normale. Dhe ti z. Mero me samesiper tregon se di, tregon se ke njohur te cilat jane nje shkalle me larte se dija,ne renditje, dhe arrin nivelin e kopetences kur ti shperfaq, nepermjet krijimit tend publicistik – Berisha dhe Kasandrat-,ne tregun e fushates zgjedhore nje produkt te natyrshem, te kuptueshem,te prekshem,besimsjelles, ndertues i cili shkrihet vetvetiu me interesat intelektuale te komunitet te realisteve, dhe cka eshte me e mira: me interesat jetike te popullit te nenthundruar.

  20. v. fakolli says:

    Nuk jane te rrezikshem saliu ose balliu apo kasandra kac islami.Me teper na trembin ca fantazma qe i japin energji ketyre monstrave.Nqs do te analizojme dekoraten qe mori Balliu ne NY ditet e fundit duhet te veme kujen se ku eshte katandisur ai vend.
    Fari Balliu ka qene numri nje ne lidhjen midis familjes Berisha me nje segment te dyshimte te lobit cifut ne Amerike qe shkaktuan HOLOKAUSTIN E GERDECIT.
    Jane pikerisht keto fantazma qe japin dekoraten para votimeve zagarit te berishes .
    Ja si motivohet dekorata:
    Qendra hebraike “Shabad” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nderoi dje me çmimin “Integriteti në gazetari” për vitin 2013, gazetarin dhe botuesin e gazetës “55”, z.Fahri Balliu. Në ceremonial merrnin pjese personalitete të larta të shteteve të Nju-Jorkut dhe Nju-Xhersit, drejtues të strukturave të drejtësisë, si dhe personalitete të artit, kulturës, gazetarisë, etj. Çmimi jepet për konseguencën në promovimin e të drejtave të hebrenjve në botë, që nga shkrimi i parë i Balliut, që gjatë regjimit komunist, në vitin 1988, e më vonë, me botimin e disa prej mendimtarëve e politologëve hebrenj, por edhe për rreshtimin konsekuent në mbrojtjen e vlerave të lirisë .
    A beson njeri qe balliu ka kritikuar regjimin ne 1998 kur hynte e dilte te shtepia Hekuran Isait deri ne 1991 ????
    Ato qe i japin dekorata kasandrave si balliu, luli apo spahiu jane ato qe i prishin pune ketij vendi deri ne poshtrim total.

  21. anticensurë says:

    si e thotë dhe trust-no1,kaç kasandra nuk është se nuk ka të drejtë!!
    pavarsisht se ai është në krahun e gabuar,për ato që thotë për ilir metën ka shumë të drjtë!!
    -në rastin e një përfundimi të ngushtë të votimeve është e sigurtë që meta do të kalojë në krahë të berishës!leverdija është më e madhe!saliu i lejon të bëjë dhe të përfitojë,çfar të dojë e sa të dojë!!
    e ka provuar!në rastin e ramës,ju e thoni vetë se rama është i ndershëm,nuk mund të përfitojë gjë!!
    -në rastin se rama fiton thellë,nuk ka çi duhet ilir meta dhe mund ta hedhë si leckë të ndyrë!!normalisht leckat përdoren për të pastruar,por në rasitn ton e rama e përdori leckën LSI vetëm për tu bërë pis!!
    -në rast se fiton(vjedh)berisha bindshëm gjithashtu leckën LSI do ta flakë bile dhe mund ta persekutojë deri në maksimum për ti rimarë atë që ajo përfitoi në 4 vitet e kaluara!!
    një gjë nuk thotë kaçi se meta ka kontratë për këtë lojë me berishën!ai thejshtë e quan si një parashikim të tij dhe jo si një fakt!!gjithashtu si kaçi dhe të tjerët nuk e dinë se kontratat paraelektorale nuk kanë vlerë nqs njëri nga fituesit i ka pozitat shumë te shëndosha!!LSIja është një një pozicion tmerrësisht të keq!!ajo mund të përfundojë si cjapi tek kasapi!në të dy krahët ka borxhe për të larë!!
    mero ti flet për fjalorin sipërfaqsor dhe gjuhën mediokre të PDsë!mos vallë nuk i përshtaten më mirë shoqërisë shqiptare që është në nivelin e BB??sot në shoqërinë shqiptare shkolla media vizive dhe e shkruar janë në një nivel aq të ulët sa skanë qënë ndonjë herë!!sot programet më të ndjekura janë relaiti shou si BB ose konkurse “talentesh”,intervisat mediokre nga gazetarë mediokër të bëra me politikanë dhe më mediokër!!sot ekonomia është në një nivel të tmerrshëm mediokriteti!konkurenca në ekonomi dhe suksesi në të varet vetüem nga një faktor:kush e ka gjuhën më të gjatë që të lëpijë bythën e pushtetit!!në ekonominë shqiptare nuk mund të përparojë i biznesmeni i zotë,por biznesmeni që korrupton më shumë që i lëpihet pushtetit!
    kështu o mero nuk mund të kesh gjuhë të pastër në PD gjithasht dhe në Oopozitën e saj!dhe ata e kanë ngritur platformën e tyre mbi të njëjtat baza!ndryshimi është se ata premtojnë “kur të vijmë në pushtet,do të lëmë vetëm ju të na lëpini bythën dhe jo ata të tjerët”!por në fund të fundit dhe këta do të shpallin konkursin “kush e lëpin më mirë përfiton më shumë”!!këtë sidomos para fushatave zgjedhore!!
    mero mediokriteti i PDsë/pushtetit duket dhe atje ku thua ti,në përbaltjen me detaje banale të ramës!!ata janë po aq injorantë sa ram dhe gjithë politika shqiptare!!rama ka përbaltur veten duke filluar nga daljes prej grevës së urisë,heqjen dorë nga hapja e kutive,21 janari,kur ai nuk ishte në ballë të demostratës!!ka përbaltur veten në 22 janar,në hyrjen në zgjedhjet lokale,në 8 maj me dorzimin përball grabitjes së 1/2 së zgjedhejve lokale,ka përbaltur veten me ngjalën e vitit të kaluar në lalëz e kështu me rradhë deri kur filloi të mbrojë metën për korrupsionin arkaik me bllok në dorë!!
    mero ke shkruar artikuj të mirë por pjesën tjetër e ke dhe ti mediokër!!ndosht dhe ti përpiqesh të qëndrosh në nivelin tonë!përpiqesh që të të kuptojmë ne njerëzit e thjeshtë!!shpesh herë më duket se ata pak artikuj të shkëlqyeshëm që bën o janë rastësi,o fernohen nga dikush!!
    që ti këthehemi muhabetit,kaçi është me të vërtetë kasandra në këtë rast!!e vetmja gjë që do të meritonte kjo kaç-kasandër është pështyma në surrat!jo për ato që thotë,por për ato që ka bërë!!fjala ndyrësirë kuislinge do të ishte pak për një lamash të tillë!!
    ps:mero sa herë ke ndërmënd ta kapësh këtë shkrim para se ta botosh??
    sot paske vendos mos me e botu më këtë komnet o mero!
    ditën e mirë spo ta nis më!!

  22. L.Itali says:

    Ne ndryshim nga bota moderne ku qeverisja shpalos ate qe ka bere dhe projekton të ardhmen,Berisha dhe gjithe banda ne PD me kasandrat shtesë,nderton fushaten me “…zbrit nga autobusi mavi”,”5 perqind do ikin me tsksen progresive”,etj budallalleqe që tregojnë një mungese të lartë demokratizimi dhe frikë nga Rama!…Kasandra Islami eshtë me debil dhe padyshim tepër mediokër kur,si “fallxhor” idjot,percakton të papercaktuarën!…Rëzimin e Ramës,rishkuarjen e Metës tek Berisha!Pavarsisht nga epërsia që në të vërtet banda e PD dhe vet kryekapobanda Berisha, me qëllim apo vërtet mediokritet ( i trasheguar nga prejardhjet,) i siguron Ramës epërsi, ngjitje dhe sukses të padiskutueshëm me “sulmet” mediokre, banale, antidemokratike, sepse Sovrani kërkon tjetër gjë: ” Cfarë është realizuar nga programimi i parë dhe qeverisja ku shkelqejnë premtimet stratosferike të Berishës që po ja numërojmë:

    1- Centralet Atomike qe do benin Shqiperine superfuqi e Ballkanit!(Opozita, shtypi nuk ja kujton!
    2- Stadiumi i ri i futbollit dhe parlamenti me modern i Europes! (Ku janë?!)
    3- Rruga e Arbërit dhe Autostrada Tirane-Kucove-Berat-Tre Urat(ku eshtë?)
    4- 20 milion ullinjtë dhe plantacionet me arrorë,borronica dhe manaferra nga jugu në veri….(perse nuk flet ai dhe opozita, shtypi ku eshtë me objektivin?
    5-Dhenia me firmën e tij dhe luftë antishqiptare,e detit ne jug,Greqise?Perse nuk i kujtohet nga opozita,shtypi?
    6-Borxhi stratosferik qe sipas Majko ka kaluar mbi 63 perqind dhe Shqiperia rriskon falimentimin!(Berisha nuk flet per kete, si do bente cdo kryeminister europian!)
    7-Papunesia ne shifra të renda, mbi 14 perqind dhe mbi 30 perqind grupmosha 20-34 vjec…
    8-Krimi ne rrugë dhe vrasjet nga kanuni,mafja dhe korrupsioni shtetror(nuk ka shifra!…)
    9-Fiktiviteti i universiteteve private që tmerruan Europen me “diplomat”e lëshuara për para (Berisha do ndertoje dhe nje tjeter ne Kamëz!
    10-Kushëririzimi dhe klientelizmi monstruoz i diplomacisë shqiptare!…Qe nga Jozefina Topalli,ka njerz dhe të afert ne shume ambasada!….Dhe sa të tjera!…

    Këto 10 pika janë në të vertet 10 cilesitë e komunisti stalinist Berisha që duhet tja relatojë Sovranit perse u thane dhe si i realizoi!…Kjo sepse ato cka Berisha thote dhe mbështetet nga Kasandra Islami (që sipas projektit “Alia”do të jetë drejtuesi i ardhshëm i padiskutueshëm i PD) janë mashtrime,dhe, si të tilla, ato mbajnë peng demokracine shqiptare duke e bërë atë të neveritshme për Sovranin dhe idealistet qe nuk mungojnë në Shqiperi!Shkrim i arrirë i z.Mero Baze qe kërkon lexues të arsyeshëm dhe vertet demokratë për tu perballur me Sali Islamin dhe ramizizmin e tyre të kalbëzuar!…

    1. dash says:

      Respekt per kometuesin L.Itali i cili ka pershkruar sakte mos arritjet dhe supergenjeshtrat e Sali Bishes.Por keto te gjitha jane asgje para krimeve te tij si vrasje ,tradheti,shkaterrim dhe vjedhje kozmike.
      Duhet te kuptohet nga publiku shqiptar ,qe Salih Berisha,nje kriminel i mirefillte politiko-ordiner,perpos nje malok folklorik komunist fanatik e i pagdhendur qe nuk di ti bjere as ciftelise,pale lahutes se malesoreve vertet kreshnike ,ama te kohes se Mujit e Halilit e jo ketyre te sotmeve qe kane mesyre tokat e Bathores,Kamzes,Paskuqanit e ish keneten e Durresit….nuk duhet te komandoje me zgjedhjet ne Shqiperi!

      Kjo monster politike,qe ka zaptuar gjithe pushtetet politike e mediatike,e ka ngordhur nervin opozitar me vrasjet e 21 Janarit,(ku eksponentet e opozites u dhjene nga frika e gardisteve maloke te Salahudinit), ka blere me perate e popullit shqiptar lobiste si “Podesta group” e “Patton Bogs” qe vete opinioni mediatik amerikan i quan “ndyresira” , me siguri matematike ka per ti vjedhur perseri zgjedhjet parlamentare!

      Zhdukeni qe para zgjedhjeve kete qeveri e vini nje qeveri teknike te organizoje zgjedhjet, se me Salih Berishen, sharabajben e Parlamentit Topallen e kermat Imami,Ruli,Pollo,pale me maloke muti si Noka,Kulici,e ca Ristaner e Lleshera,e ca gjykata,tepke si kadinjte e sulltan Muratit te Dyte,do zini te qaheni e ankoheni,…jo po hapni kutite,…na blene komisioneret,jo po Ilir Muta shkerdhate,jo po policia e Mulit qesharak…jo po ta shihni se cdo pesoni ne zgjedhjet e aredhshme!

      Vetem ndonje mrekulli mund te sjelle rotacionin e shumepritur politik,…por edhe ne kete rast kjo do te jete nje fitore si e Pirros, ku “fitimtaret” do gjejne nje toke “te djegur” e te perballen ne radhe te pare me borxhet si vrime e zeze e ekonomise se drobitur shqiptare e miliarda euro ilegale te transferuara jashte kufijve.Me nje perfaqesi thuajse te barabarte ne Parlament,me nje qeveri ku Rama s’mund te komandoje si Salihi sot, e me nomenklaturen e shtetit te kapur nga Salahudini,…Presidence, Kld, Shish,Klsh, Prokurori, Gjykata e te gjitha institucionet e “pavarura” ,deri edhe Gjendjen civile!

      Nje kriminel nuk mundet me vote por duhet kerkuar doreheqja e tij para votimeve perpara nje lufte civile te sigurte.

  23. Tema says:

    PO LAT NOM TU SHAJT BERISHEN , JU DUKET RAMA I NERSHEM ?

    1. Labi Vlore says:

      Ti pergjigju njehere pyetjes???A kemi te drejte qe e shajme Berishen ose jo???Pastaj flasim per ndershmerine e Rames.Pyetja e pare eshte nese ai qe eshte ne pushtet eshte per tu share ose jo??Pastaj kalojme tek pyetja e dyte.Apo nuk te intereson pyetja e pare dhe e detyrueshme per kedo qe e ndjen vehten Shqiptar??Pse kalon direkt tek argumenti nr 2 duke anashkaluar argumentin nr-1 ?????Ah plehra te ndyra qe jeni mor qen rrugesh.

      1. nyc says:

        Labi vlore ne nje koment te mesiperm keni bere nje pershkrim shume te goditur per sali zgjebesin dhe e ke hallall nje faleminderit.
        Kurse ky komentuesi Tema ka te drejte ne nje fare menyre sepse nqs do kishte nje opozite dinjitoze dhe ambasadore korrekte jo si keto karnavalet arvizu volfarth nuk do kishte arritur berishqeni te bente gjithe keto krime

        KRIME KUNDER NJERZIMIT
        -remzi hoxha
        -kosta trebicka
        -fatmir xhindi
        -komunari ne kukes
        -oficeri shikut
        -gjyqtari konomi
        -26 viktimat e gerdecit
        -4 protestuesit e 21 janarit
        -biznesmenin e fabrikes cimentos
        -3 komisaret e policise

        POSHTERSIRA DHE PISLLEQE
        1- prishjen e qeverise stabilitetit 91′
        2- fronezimi i janullatusit
        3- aderimi ne konferencen islamike pa referedum
        4- sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
        5- furnizimi me nafte i milloshevicit
        6- vjedhjen e votimeve te 96′
        7- rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
        8- rrezimin e shtetit dhe vellavraja ne 97′
        8- grushti i shtetit shtator 98′
        10- impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
        11- miratimi i varrezave te ushtareve greke
        12- injorimi total i ceshtjes came
        13- shitja e detit jon
        14- implikimi me ligjin e plehrave
        15- vjedhje e votimeve ne 2009
        16- masakra e 21 janarit
        17- vjedhja e votimeve 2011
        18- perdhosja e luftes N.CL
        19- glorifikimi i satrapit zog
        20- deklarata qe kemi gjak turku.
        21- Shitja e resurseve strategjike
        22-lidhje me mafian e patton boggsit

        nuk ka plumb as litar qe te laje mekatet e berishes ku padyshim opozita dhe nderkombetaret kane rol paresor ne lejimin e nje krimineli te shkaterroje nje komb..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje