Mënyra sesi dy koalicionet e priten rezultatin dhe situata paszgjedhore, është pozitive, megjithëse procesi u zhvillua ne nje klime mosbesimi mes palëve. Kështu e përshkruan ate qe ndodhi ne Shqipëri me votimin dhe numërimin komisioneri për zgjerimin ne BE, Stefan Fyle, ne një interviste për Vizion Plus.
“Më lejo t’i referohem vlerësimit paraprak të OSBE-ODHIR-it,qe përcakton zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, si konkurruese, me pjesëmarrje aktive të qytetarëve gjatë fushatës dhe në respektim të plotë të lirive themelore. Raporti tregon, se votimi eci mirë, megjithëse kishte disa parregullsi procedurale. Pavarësisht faktit se raporti përmend një atmosfere me mungesë të theksuar besimi mes dy forcave kryesore politike, mënyra sesi të dy udhëheqësit e koalicioneve, si atij fitues, ashtu edhe atij humbës, u përballën me rezultatin dhe situatën paszgjedhore, është një sinjal shumë inkurajues dhe pozitiv, për një përfundim të qetë të procesit”, tha Fyle.
I pyetur nëse rezultati i zgjedhjeve me një shumice te re kushtetuese ne parlament, do te kete ndikim për integrimin, zoti Fyle e lidh këtë me dy fjale kyçe: konsensus dhe gjithëperfshirje.
“Suksesi në procesin e integrimit europian është i lidhur ngushtë me gjithëpërfshirjen dhe konsensusin. Prandaj, unë inkurajoj qeverinë e re që të punojë ngushtë me opozitën në parlament. Kjo, sepse vetëm dialogu politik konstruktiv mund ta çojnë përpara vendin në rrugën e reformave”, tha ai.
Eurokomisioneri pranon se votimi i tre ligjeve ne parlament me 30 maj, ishte i rëndësishëm, por jo plotësisht i mjaftueshëm.
“Miratimi me konsensus i tre ligjeve, më 30 maj të këtij viti ishte një element i rëndësishëm sa i takon kushteve që i kërkohen Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Shanset e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian janë reale. Por, vendi nuk duhet të hezitojë për t’i realizuar deri në fund sfidat, veçanërisht sa i takon sundimit të ligjit. Do te konsiderohen edhe hapat e mëtejshëm të ndërmarra nga qeveria shqiptare për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshi këtu dhe ato që vijnë nga investigime aktive dhe të prokurorisë ne çështje të kësaj natyre. Në Shqipëri, deri më tani, janë shënuar shumë arritje. Sigurisht, ka gjithmonë mundësi për më shumë. Por procesi i integrimit evropian është një rrugë dhe garë e gjatë, prandaj ruajtja e ritmit dhe procesit në rrugën e duhur është themelore”, përfundoi Fyle.
Ilir Koka do luftoje korrupsionin, kete ka Futur Edushka si Garantie per marrjen e statusit Kandidat, pra korrofillaket nuk do zhgenjehen me zgjedhjen e tyre perfekte
Po Ramy,te ndeshkohen njelloj nga ligji si evgjit dhe zabiti.Pra na u dashka si kusht jo tre ligjet por vrasesit e 21 janarit doktori dhe kotorri i tij te vene ne burg.
Komisioneri Fyle,e quan shume te rendesishme miratimin e tre ligjeve.Ne fakt nje gje te tille e kane thene te gjithe perfaqesuesit nderkombetare,pa perjashtim,per gati dy vjet. Te gjithe kerkonin qe te miratoheshin keto tre ligje,si hap i domosdoshem drejt statusit. Te gjithe, pervec Edvin Kristaq Rames dhe kopese qe i vete pas.
Shume diplomate te huaj ,dashamires ose jo ndaj vendit tone, kane mbetur te habitur dhe pa fjale,nga kjo sjellje krejtesisht e papergjegjshme,krejtesisht antishqiptare e Rames dhe PS-se.Jane sjelle edhe shembuj te tille si Serbia prsh,e cila per hir te integrimit ne BE ,beri shume nga ato gjera qe thoshte se nuk do ta bente kurre ne lidhje me Kosoven.
Kurse ky birboja yne, qe na e heq veten per “rilindas” ,vetem per llogari te interesit personal, e stopoi per nje kohe te gjate procesin e integrimit.Ja me cfare pisash kemi te bejme.
Ke shume te drejte Skypion!
Dhe populli ndeshkoi me vote… (e di vete ti).
Plotesisht e sakte Skypion!
Shume diplomat te huaj kane mbet te habitur?!?!?!?
Ka mundesi te na tregosh ndo1 emer diplomati te huaj qe ka mbetur i habitur?
Te kujtoj se “shume” do te thote se,nga 10 diplomat,6 kane mbet te “habitur”.
Emra dhe fakte,bre byrazer,pa me llogjiken tuaj prej shpifsi jemi ngopur tashme.
Sa here u a keni permendur kete kritike, por PD e famshme as nuk e vuri ujin ne zjarr per ta luftuar korrupsionin, por e thelluan ate me teper, duke garuar se cili do dilte i pari ne finish. Shpresojme qe ta paguajne ligjerisht kete para drejtesise, ndryshe kemi bere nje vrime ne uje.
Po kjo maxhorance duhet ta filloje nga vetja, domth me hajdutin Meta dhe baden e tij LSI. Nuk mund te na mbushe mendjen Rama se vetm Berisha ishte i korruptuar dhe Meta ishte qelibar. E kemi pare me sy e degjuar me veshe.
hahah ME RAMEN E METEN TE LUFTOHET KORRUPCIONI-
Kjo do te thote qe Europa e do Saliun e Lulin ne burg.
Largimi i Berishes eshte fitorja me e madhe e ketyre 23 viteve. Berisha e tradhetoi Demokracine, sapo mori pushtetin vuri ne veprim perseri ligjet e diktatures, jo te demokracise, veproi ashtu si e porositi R. Alia.
Largimi i Berishes hap udhen per integrimin e PD, dhe per nje Shqiperi demokratike, Largimi i Berishes hap udhen per kthimin personave vertet demokrate qe Saliu i ndoqi nga PD.
Berisha ne vend te kthente pronast qe pas permbysjes se Diktatures ishin perseri te lira, beri te kunderten, i grabiti pronat dhe solli nje korrupsion te papare ne Shqiperi, ne ministrite, ne gjykatat dhe kudo midis njerezve. Me ato prona u bene milionere klani i Berishes dhe familja e Berishes.
Ikja e Berishes eshte njelloj si fitorja e viteve nentedhjete kur u permbys diktatura enverste.
Tani udhe te mbare Shqiperise drejt integrimit evropian.
ANALIZE : Z. Fyle ish – Kryeministri krim Kerisha akoma nuk i ka dorzu çelsat. Kjo gje nuk ndodh ne asnje vend re Europes. Nje idiot mban postin e Kryeministrit dy muaj pas ka humbur thelle.
Mund te me thuani kush e ka fajin budallai krim Berisha apo ju qe harroni se krim Berisha eshte akoma aty ku nuk duhet te jete ???
Populli Shqiptare e ka te tijen e ka nisur krim Berishen per Vuçidol, po BE çfare pret ? Qe ti mbushet mendja budallait te zbrese nga kali ?
Sa poshte i keni ulur institucionet e BE. Pastaj ju kap barku e kriza.
Po kur flasin dhe keta kermat per korrupsion dhe ligj? A NUK ISHIN KETA KERMAT E EVEROPES QE JU GRABITEN NJEREZVE LEKET NEPER BANKAT E QIPROS DHE PARA NJE JAVE KALUAN LIGJIN QE NE QOFTE SE BANKAT JANE NE RREZIK FALIMENTIMI ATEHERE ATO MUND TE KONFISKOJNE LEKET E DEPOZITUESVE , PRA ME NJE FJALE KORPORATAT E MEDHAJA DHE SIDOMOS BANKIERET NUK I KAPKA LIGJI DHE KANE TE DREJTE TE VJEDHIN HAPTAZI, A NUK ISHIN KETA KERMA EVROPIANE QE JA MOREN LEKET TAKSAPAGUESVE DHE JA DHANE SI NDIHME PA INTERES APO TE DREJTE KTHIMIN BANKAVE DHE QE TE MBUSHNIN DEFICITIN BANKAR ATA I NGRITEN TAKSAT NJEREZVE TE THJESHTE, RRITEN MUSHEN E PENSIONIT, HOQEN NDIHMAT SOCIALE, PRA I PASURI PASUROHET DHE ESHTE I LIRE TE VJEDHE DHE TE , KUR TE VARFERIT DHE POPULLI NGRIHET NE PROTESTA ATA SHTYPEN ME FORCE DHE DERI NE VRASJE SIC KA NDODH NE GREQI, SPANJE APO NE FRANKFURT GJERMANI, KUR ESHTE FJALA PER PEDERSATLLEK DHE HOMOSEKSUALITET KETA I MBROKAN TE DREJTAT E DEGJENERIMIT POR KUR ESHTE FJALA PER TE DREJTAT EKONOMIKE DHE THELBESORE APO PER TE DREJTEN E PROTESTES ATEHERE TY TE SHTYPIN, EVROPA ESHTE NJE BASHKESI NE KRIZE MORALE DHE EKONOMIKE E DREJTUAR NGA BUROKRATE DHE TE SHITUR NDAJ KORPORATAVE DHE BANKAVE, EVROPA ESHTE NJE EKSPERIMENT I DESHTUAR KU SHUME VENDE PO MENDOJNE TE DALIN NGA BE
C’ka thoni ju , Z. Fyle eshte shume e drejte ! Ju thoni ”te luftohet korrupsioni ” .Une si qytetar i ketij vendi
Ju siguroj ”per koken e nenes” se nuk jam i korruptuar ! Une marr nje pension qe eshte turp ta them 130
dollare USA ne muaj. Kam punuar 36 vjet. Pra une nuk jam i korruptuar, zura be per koken e nenes ! Tani
pyes kush eshte i korruptuar ne Shqiperi ? Pergjigja eshte pushtetaret ! Kush eshte ne krye te pushtetareve ?
Diktatori,zoti Fyle ! Prandaj ju si Europiane duhet te vini ”gishtin ne plage” , te thoni qarte : ” Te investigohet
x-y-z-,, . Por ju vini rrotull dhe thoni fjale te pergjitheshme ”te luftohet korrupsioni”. Kete fraze e perdor ,Saliu
shqiptar qe ju ende se keni njohur mire dhe therret me sa ze qe ka, sepse vetem llapa s’i mungon dhe leshon
alarmin ”Hajduti therret kapeni hajdutin” dhe me ben mua fakirin ”hajdut,, me 130 dollare dhe vete mbush
thaset me Euro e Dollare USA. Kesaj c’ti themi zoti Fyle ! Ju zoti Fyle keni edhe arren,edhe gurin . Detyrojeni
qeverine e re te zotit Rama t’i shkoje deri ne fund problemit te korrupsionit, ndryshe edhe kjo qeveri do te
ndeshkohet nga elektorati qe e solli ne pushtet. Zoti Fyle ju keni ”harruar,, 21 janarin, Gerdecin,Lacin,etj.
Mos i harroni edhe keto ju lutem !!!.
“kishte disa parregullsi procedurale”. What a fuck!!! Akoma me keta fyejt qe duan te mbrojne parate e tyre? OMG! Ne shqiptaret duhet te behemi realiste, sipas vendit te bejme kuvendin, jo sipas ca burokrato-lekengrenes-matufe-dembele-llapa-llapa akademike qe s’bejne gje tjeter vetem llapin kot me se koti.
More po e kemi marre vesh me kohe qe rakia e rrushit,behet nga rrushi por, nuk na pihet o
Fyle.