Nicole Scherzinger shfaqet e vetme në tapetin e kuq (FOTO)

16 Korrik 2013, 19:31Lifestyle TEMA
Nicole Scherzinger shfaqet e vetme në tapetin e kuq (FOTO)

Ish pjesëtarja e grupit Pussycat dolls, është shfaqur e vetme në tapetin e kuq. Pas ndarjes nga garuesi i F1, Lewis Hamilton Nicole ka marrë pjesë në hapjen e audicioneve të X- Factor ku këngëtarja dhe njëra prej anëtareve të jurisë, është paraqitur me një këmishë ngjyrë rozë të theksuar, një fund shumëngjyrësh sipër gjurit, rrip dhe këpuce të zeza.

Duhet pranuar se ajo gjithnjë është dalluar për klasin dhe gustot e saj në të veshur. Nicole pavarësisht momenteve të vështira që ka kaluar nga ndarja , e një lidhjeje 5 vjeçare shpreh profesionalizmin e saj duke na dhënë të kuptojmë se nuk e ngatërron jetën personale me profesionin, pasi në audicionet të cilat filluan të hënën dhe përfundojnë javën tjetër ajo është shfaqur më energjike dhe pozitive se kurrë, duke i dhënë kështu shumë kurajo të rinjve që ngjiteshin në skenë dhe kishin emocione,transmeton “OraNews”.  P.K

 

 

 

15 komente në “Nicole Scherzinger shfaqet e vetme në tapetin e kuq (FOTO)”

  1. Kumarxhiu says:

    Bombe ke qene dhe mbetesh! Yll fare!

  2. Wendy says:

    Me pelqen shume kjo femer, eshte bukuroshe dhe e embel.

  3. emer says:

    po ta dija kisha dal un e kisha shoqeru

  4. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    I mean it, she is really hot! Por, c’mendon Lola nga kruja?

  5. LOLA says:

    shume klas dhe shume e bukur dhe mua me pelqen shume

    1. shperthyesi says:

      ta hash fare eshte mi lola…

  6. balzac says:

    Femer me shume klas dhe e veshur shik.

  7. nje vajze says:

    po po Balzak si thua ti,ketu flet ndryshe per femrat..
    lexova dhe komentet e tua per vrasjen e gruas ne TR,me ka ardh shume keq qe ke ne koke ato mentalitet e prapambetura per femrat ne Shqiperi…

    1. balzac says:

      @nje vajze
      Ketu i kendova bukurise se nje femre te huaj(ne Shqiperi ka edhe me te bukura),ndersa ne ato komentet e tjera pershkrova karakteret e gruas.
      Me shume respekt balzac

  8. miri suedi says:

    buzet……provokimi veriut per te sulmuar jugun, gjoksi mezja e sex,me poshte nuk mbaj mend se me iken njyrat……………cme bere moj nicol.

    1. elona says:

      Hahaha…me pelqeu komenti jot.
      Edhe mua me pelqen shume Nicol.Nuk eshte bajate ordinere si jevgat e tjera.

  9. AISHA says:

    ore Miri suedi po ku i gjen keto ore burri i dheut se na vdiqe hahahahaha ha ha ha ha .mos ke gje ndonje liber qe i lexon apo i merr nga ndonje faqe ne fb???

  10. miri suedi says:

    pershendetje aishe…………….

  11. ina says:

    Shume e bukur… por boll me me vleresimet e tepruara te bukurise, se po degjenerojne njerezit nga dita ne dite si e si te behen me te bukur. E kur nuk ja arijne semuren.

  12. z-amir says:

    mi AISHA- mos te merr ndoj liber e ti bije grusht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje