Natasha Henstridge ndahet nga Campbell

24 Korrik 2013, 11:01Lifestyle TEMA
Natasha Henstridge ndahet nga Campbell

Aktorja e Hollywoodit, Natasha Henstridge ka bërë kërkesën për shkurorëzim nga burri i saj Darius Campbell pas vetëm dy vjet martese, bënë të ditur “DailyMail”.

Ylli i filmit “Species” ishte martuar me pjesëmarrësin e “Pop Idol” fshehtas në ditën e Shën Valentinit në vitin 2011.

Sidoqoftë, një burim ka njoftuar se biondja i ka dhënë fund martesës së saj ndërsa Darius është larguar nga shtëpia e tyre dhe tani është duke jetuar me një shok.

Ndarjen e ka konfirmuar dhe Campbell mbrëmjen e kaluar.

“Kemi bërë kërkesën për shkurorëzim dhe po kërkojmë pak privatësi kësaj rradhe. Ishte një vendim i përbashkët”, ka thënë ai.

Ai nuk ka treguar arsyet e ndarjes por një shok ka thënë se çifti ka pasur mosmarrëveshje sa i përket financave të tyre. P.K

10 komente në “Natasha Henstridge ndahet nga Campbell”

  1. Dean says:

    Ne ketej nga anet tona i fusim 1 koqe plumbi vajzes dhe le te kerkoj divorc po desh.
    Na Shqyptarat jena me “praktik”.Kursejme gjith ato veprime burokratike dhe ca pare.

    1. Tironci Lugano says:

      Dhe “ikim” ne drejtim te paditur.

      1. Dean says:

        …Dhe policia ne drejtim te kundert….lol

        1. Ana says:

          hahaahaaha me lot kam qesh me keto 3 komente ? :D… ju rafte e mira

          1. Dean says:

            Ne jemi per te qare hallin,por kur familjarizohesh me egersine dhe injorancen,gjeja me e mire qe mund te besh eshte te Qeshesh.Po hajt mo,thone se edhe Shqiperia do behet 1 dite.Lum si ata qe do ja arrijne asaj dite,se mua s’me ha buza kulac.Do Zoti kur te “integrohemi” me Evropen do behemi edhe ne shtet per se mbari,se me forcat tona,kena bo 1 lesh…..lol

            1. Wendy says:

              Dean mos deshe te thuash “kurre” te integrohemi ne Europe..Po edhe nqs do vi dita kur te integrohemi thjesht do tjerrim lemshin qe kemi mbeshtjelle per dekada me rradhe.

              1. Dean says:

                Wendy,une kam pashaport te huaj dhe shume te “fuqishme”.Udhetoj ne gjith Boten,por prap do te doja ta shikoja Shqiperine te ishte me Mire.Por s’me ha buza kulac me ata karagjoza qe drejtojne politiken si dhe me 1 pjese derrmuese te popullit shqiptar.
                Po hajt mo,me’qe thone se shpresa vdes e fundit,le te enderrojne edhe Shqiptaret.

                1. Wendy says:

                  Kam pershtypjem se jena komshi ..;)

  2. Wendy says:

    Po kemi the thika e sopata, zgjidh e merr . Jena komb i’ kompletum e me vlera”. Divorcin se pranojme. Bjondine , provoje po ta mbajti ta kerkosh ne Shqiperi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje