Kandidatët me notën 5 fitojnë të drejtën e mësimdhënies. Rrokaj: Arsimi, difektoz

29 Korrik 2013, 08:51Sociale TEMA

Rreth 40% e mësuesve, të cilët iu nënshtruan provimit të shtetit, nuk mundën ta kalojnë me sukses, ndërkohë që në shumicën e rasteve kandidatët janë vlerësuar me notën 5 apo 6.

Padyshim që mbetësit nuk do ta ushtrojnë profesionin, por pjesa tjetër e vlerësuar me 5 ose 6 kanë fituar përfundimisht të drejtën për të qenë mësues.

Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë, Shezai Rrokaj, shprehet se faji për këto rezultate  i atribuohet të gjithë sistemit arsimor, i cili sipas tij është difektoz.

“Problemi fillon që në vitet e shkollës së mesme. Fillon me cilësinë e teksteve dhe me cilësinë e mësuesve që emërohen. Nga ana tjetër, duhet rritur cilësia e pranimit në universitet, sepse nxënësit tanë nuk po shkojnë atje ku ata kanë prirjet e tyre, por shkojnë atje ku i hedh rrota e fatit. Gjithë sistemi është difektoz. Duhet një reformë e tillë  që duhet të fillojë me altertekstin, me mësues cilësorë, të paktën më të mirë me ata që kemi sot. Gjithashtu duhet të fillojë me një thjeshtim të  Maturës Shtetërore dhe me pranime ku vetë nxënësi të zgjedhë se ku duhet të shkojë dhe jo ku e hedh rrota e fatit. Po ashtu reforma duhet të përqendrohet edhe te rritja e kërkesës për cilësi më të lartë në universitet”, shprehet Rrokaj për GSH.

Sipas tij, kjo nuk nënkupton rikthimin tek konkurset, por “duhet të ketë një sistem kombëtar të vlerësimit, por universitetet duhet të përfshihen në pranimet, pasi të jenë vlerësuar me një database kombëtar dhe të ndahet Matura Shtetërore nga pranimet në universitet”.

Ai nënvizon se universiteti ka nevojë për një reformë të thellë në pikëpamje të cilësisë dhe informacionit./A.XH

6 komente në “Kandidatët me notën 5 fitojnë të drejtën e mësimdhënies. Rrokaj: Arsimi, difektoz”

  1. Zana says:

    Pershendetje Zoti Shezai,
    Jam nje person qe e njoh arsimin kam 30 vjet qe punoj dhe jam ajo keategori qe kam mbaruar me mezatare mbi 9. Jam plotesisht dakort me verejtjet tuaja, nuk i heq asnje presje. Nuk di ne se ju do jeni apo jo minister i arsimit. Ua uroj kete gje veçse kam nje kerkese ngieni pak zerin. Me edukaten tuaj zor se binden njerzit. Sot po bejne libra mesues me mezatare 5!!!O zot çpo ndodh. Edhe pranimi duhet ndryshuar pasi matura u prish fare, si kopjone Profesor nje zot e di te ndershmit humbin. Madje thone qe edhe tezat dalin. Nuk me duket e pa mundurTe uroj nga zemra qe te iniciosh nje reforme nga me te mirat per vendin se po e marrin ne qafe mediokrit

  2. Arsim Tari says:

    Fakti qe 40% e mesuesve aktuale “mbesin ne klase” dhe shumica e atyre qe do te vazhdojne te ushtrojne profesionin e kalon testin me noten 5 (manget) dhe 6 (mjaftueshem) verteton me se miri paaftesine e kuadrove drejtues ne ministrine e aresimit, te ciletve u eshte ngarkuar detyra e emerimit dhe perzgjedhjes se arsimtareve te kualifikuar, u eshte besuar kontrolli dhe aprovimi i teksteve shkollore dhe u eshte dhene mundesia per organizimin e metodave te mesimdhenies.

    Mendoj se grupi i atyre personave qe duhet t’i nenshtrohen testimit duhet te pershkallezohet me tej deri edhe tek eproret e arsimtareve, te cilet mbajne poste drejtuese ne dikasterin perkates.

    Sa per ate “rroten e fatit” kam pershtypjen se shumica e atyre qe kane mbaruar me sukses studimet nuk u eshte dhene mundeia per te ushtruar profesionin qe parashikon diploma. E pa aresyeshme duket dhe mungesa e nje koncepti apo projekti, i cili do t’u jepte mundesine te gjithe nxenesve te shkollave te mesme te zgjidhnin sipas deshires nje profesion, dhe brenda afatit shkollor te ndermjetesoheshin per afro nje muaj neper firma te ndryshme ne prodhim. Edhe pse fitimi qe keta te rinj do te kishin prej ketij punesimi do te ishte relativisht i vogel, kjo nga njera ane do te nxiste interesin e tyre per pune menjehere pas perfundimit te shkolles, dhe nga ana tjeter do te ishte nje ndihme edhe per firmat qe do te punesonin keta si praktikante.

    Krijimi i databazave per te bere sa me te lehte thithjen e specialisteve te fushave te ndryshme duhet te ishte bere ketu e njezet vjet me pare, kohe kjo e nismave me te rendesishme ne arkivimin, mirembajtjen dhe perpunimin e datave elektronike. Me sa duket edhe ketu “drejtuesit e afte” kane qene gjate gjithe kesaj kohe ne komá.

    Aftesia e talenteve ekzistues dhe e atyre ende te pazbuluar nuk mungon. Te shpresojme qe edhe pse me shume vonese kjo kerkese e kohes te realizohet sa me shpejt.

  3. Harilla Goga says:

    I nderuar Prof,

    Shqetesimi i deklaruar nga ju eshte, ne fakt, shqetesim per gjithe shoqerine shqiptare, madje shqetesimi nder me kryesor pasi ka te beje me te ardhemen e Shqiperise..dhe e ardhmja eshte “perplasje” e dijeve konkurruese ne kete bote globale!
    Ju jeni nje nga ata qe keni nje pervoje te madhe ne kete fushe, keni studjuar ne Francen e dijes dhe kultures, keni prekur Sistemin e Edukimit atje.Atehere, mendoj se bashke me ekipin dhe asistencen e BE, mund te filloni Ndryshimin e Madh ne Arsimin shqiptar..Ne te kunderten, sado te flitet per Inrtegrim te shqiptareve, ai do te jete nje flete boshe sepse nuk do te kete permbajtje te njeriu shqiptar. Une bashkohem shpirterisht me shqetesimin tuaj dhe shpresoj ne kete fillim-ndryshimi.
    Edhe njehere, mendoj se kjo varet nga Vizioni juaj dhe ekipit,pergatitja e ekipit si dhe nga shpirti/karakteri i tyre, individeve qe do te punojne me ju. Madje, nder keta elemente te tyre, kjo e fundit eshte me themelorja: nese idnividi qe punon me ju Nuk ka shpirtin e ndryshimit sipas vizionit, nese nuk eshte i dashuruar me Ndryshimin dhe me zhvillimin e shoqerise, Nese nuk ka krenarine dhe dinjitetin qe shqiptaret te jene te barabarte neser ne familjen europiane, por do te kerkoje te punoje me ju per nje Post,sepse eshte Miku juaj, sepse eshte nga Vlora, sepse ka qene Shok shkolle me ju, sepse ka qene Komshi me ju, sepse ka qene/eshte ne Fis me ju, sepse Nuk kritikon asnjehere, por vetem ju buzeqesh..sepse eshte i Partise, sepse do Emer fals, per Shperblim, per …per…etj. atehere deshtimi qe tani eshte i siguruar..flm dhe Suksese!

  4. Josif says:

    Po sikur vetë Rrokaj të hynte në test, do ta kalonte vallë?!

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Te gjithe mesuesit e dobet,kane marre nga nje test partie.
    Detyren e partiakut e bejne me zell shume te madhe.
    Ja kane marre doren,e dine qe politikanve nuk ju duhen mesues,por mbeshtetes politik.
    Statusi i mesuesit,z. Rroka,eshte nje difekt shume me i madhe,se difektet qe ju me te drejt shqetsoheni.
    Emerimi per nje vend bosh,behet duke paguar,ose per militantin partiak .
    Asnje here zyrat e burimeve njerzore,nuk kane punesuar ne baze te mesatares se notave.Pa llogaritur se ne shume raste kjo mesatare eshte fiktive.
    Drejtuesit e zyrave arsimore,gjate muajt qershor,per qellime partiake,kane emeruar mesues duke shkelur te gjitha rregullat e kriteret financiare.Keto emerime per fushaten elektorale duhet te anullohen.

  6. Arbana says:

    I Nderuar profesor,
    keni shume te drejte, por ceshtja qendron se keta “mesues” pergatiten nga ju ne universitet. Perse i kaloni? Kur ata vine te japin provimin qe u jep te drejten e ushtrimit te profesionit, kane kaluar me pare ne auditoret tuaja. Perse nuk krijoni filtra me te forte qe shkollen ta marre me i zoti. Ne Shqiperi ka nje tradite shume te keqe: hyjne 100 ne universitet dhe dalin 120. Jo mor zoteri; hyjne 100 dhe dalin 10.
    Dhe dicka te fundit; a e dini cilesine e pedagogeve te filologjikut? Mendoj se jo. Mjafton te hyni ne faqen e AKP-se dhe te lexoni pyetjet qe ata zoterinj hartojne per studentet qe do te licensohen (ftoj te gjithe t’i lexojne, pasi jane online) dhe te shikosh cfare niveli te turpshem cilesie qe kane. Pyetjet nuk permbushin asnje standard dhe deshmojne mese miri, me c’staf pedagogesh pergatiten “mesuesit” e ardhshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje