TemA TV/ "Kukësi", ekspertët paraqesin provat në Kolegj (VIDEO)

25 Korrik 2013, 16:33Sociale TEMA

Dy ekspertët e caktuar nga Kolegji zgjedhor për të hetuar pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në Kukës, ku LSI-ja pretendon se i janë vjedhur vota dhe për pasojë ka humbur një mandat, kanë dorëzuar 2 raporte të kundërta.

Eksperti Zamir Hoxha, i propozuar nga Partia Demokratike, shprehet se numërimi nuk është kryer me korrektësi dhe pamjet nuk janë të qarta për të identifikuar problematikën.

Vetëm disa nga fletët e para të votimit janë të filmuara nga të dyja anët dhe pjesa dërrmuese janë të filmuara vetëm nga ana e përparme. Në pamje, shfaqet tabela përmbledhëse por nuk identifikohet qendra e votimit”, nënvizon eksperti i ofruar nga PD-ja.

Ndërsa eksperti i propozuar nga LSI-ja, Ardian Pollo konkludon se ka arritur të identifikojë fletët e votimit përmes pamjeve filmike.

Ato përputhen me pamjet e 15 qendrave të votimit, që janë pjesë e hetimit”, nënvizion Pollo.

Kolegji ka marrë një ditë kohë për tu njohur me rezultatet, përpara se të shprehet ditën e premtë në orën 16 00, nëse do ti klasifikojë të vlefshme votat e gjetura nga LSI-ja përmes pamjeve filmike.

5 komente në “TemA TV/ “Kukësi”, ekspertët paraqesin provat në Kolegj (VIDEO)”

  1. Mirdaim Shtiqeni says:

    Une besoj vec ne ekspertizen e zotit Flamur Noka!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/flamur-noka.html

    1. KORRIGJIM says:

      Ky Mirdaimi eshte nga Shqiqeni i Kukesit, por mbiemrin e ka Axhami.
      Nejse, prape se prape, nje cope fshatari ngelet.

  2. Genti says:

    Vetem nje gje nuk kuptoj( do doja ndihmen e te gjitheve qe te behem edhe une i zgjuar).,pse populli i Kukesit i ka dhene gjithe keto vota nje figure poliedrike qe ka mbaruar me sukses te plote shkollen e mesme nga Gjirokastra(LSI) voten per ta perfaqesuar ne parlament?????????

  3. Korabi says:

    Kete Ardian Pordhen e therret sa here qe ka pune me video tani Lilo Corapeleshi i Monikes se Kaptinderrave. Qe kur nxorri ky Pordhoja qe te videoja e Dritan Priftit nuk ishte Liloja por nje sozia e tij.
    Bravo Ardian Pordho ja ke fut ekspertizes se FBI.

  4. Drejtesi says:

    Specialist me te ,mire se Kosovrastin nuk ka per keto pune!
    Po foli ai,Lefteria eshte gati te heq dhe b…et.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje