TemA TV/ Rama prezanton strukturën e qeverisë së re (Ja ndryshimet e ministrive) (VIDEO)

24 Korrik 2013, 15:21Sociale TEMA
TemA TV/ Rama prezanton strukturën e qeverisë së re (Ja

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet strukturore të qeverisë së ardhshme.

Ndryshe nga sa pritej, nuk ka ndryshuar Ministria e Brendshme, e cila nuk është ndarë.

Ndryshimet kanë prekur Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Transporteve, Punës dhe Çështjeve Sociale.

 

DEKLARATA

“Do të ristrukturojmë në mënyrë të plotë dhe të thellë godinën apo organikën e kryeministrisë. Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike. Do të vendoset një raport i ri i drejtë dhe efikas mes kabinetit të Kryeministrit dhe gjithë piramidës, që sot rezulton në këndvështrimin tonë shumë e mbingarkuar dhe në një pjesë të konsiderueshme parazitare.

Do të ketë shkurtim drastik të komiteteve ndërministrore dhe reduktim të numrit të tyre, në funksion të rritjes së fuqisë koordinatave të këtyre komiteteve. Në të njëjtën kohë, do të ketë një sërë prioritetesh të qeverisjes që do të jenë në fokus të punës së të gjithë kryeministrisë. Do të ketë një zëvendës kryeministër, pa portofol tjetër, që do të fokusohet në çështjet specifike për të çuar përpara prioritetet. Më tutje;

Ministria e Financave nuk ndryshon, por do të ketë një reformë të thellë strukturore të brendshme.

Ministria e Brendshme, nuk ndryshon. Kur them nuk ndryshon, flas në kompetencat ekzistuese, por edhe aty do të ketë një reformë të thellë strukturore të brendshme.

Ministria e Mbrojtjes po ashtu. Nuk ndryshon në kompetencat ekzistuese, por edhe aty do të ketë një reformë të thellë strukturore të brendshme.

Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetencat ekzistuese, por reforma strukturore e brendshme do të jetë e thellë.

Ministria e Integrimit Europian, që do të marrë një rol të ri dhe një fuqi të re në kushtet kur bëhet e domosdoshme që t’i japim fund një periudhe të stërgjatë kaosi dhe moskoordinimi mes ministrive dhe agjencive të tjera në funksion të kryerjes të të gjithë atyre detyrave që shkojnë duke u shtuar në axhendën tonë të integrimit.

Ministria e Drejtësisë nuk ndryshon në kompetenca, por reforma e thellë dhe strukturore po ashtu do të përfshijë edhe këtë ministri.

Do të kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë e cila praktikisht është një strukturë shumë e rëndë me një gamë shumë të gjerë për të mbuluar çështjesh dhe rezulton nga analiza jonë me disefiçenca të mëdha. Prandaj, kjo superministri kështu siç është sot nuk do të ekzistojë më.

Do të kemi nga njëra anë Ministri të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila do të mbulojë sektorët e zhvillimit, do të mbulojë zhvillimin rajonal, do të mbulojë problematikën e klimës së biznesit, do të mbulojë gjithë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, mbrojtjen e konsumatorit, dhe mbi të gjitha do të mbulojë marrëdhënien me sipërmarrjen që do të ndryshojë rrënjësisht, në qasje dhe në sjellje.

Nga ana tjetër Ministria e Energjisë dhe Industrisë, që do të mbulojë me përparësi dhe me fokus të plotë projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar dhe rajonal, si dhe gjithë pjesën që ka të bëjë me pasuritë natyrore, minierat, hidrokarburet dhe industrinë e lehtë.

Gjithashtu do të ndahet në dy, ministria aktuale e nuk e di se sa punëve, publike, transporti, telekomunikacioni dhe nuk e di sa të tjera me radhë, në një strukturë që do të mbulojë posaçërisht Transportin dhe zhvillimin e Infrastrukturës, me fokus politikat e transportit, telekomunikacionit dhe infrastrukturën. E, nga ana tjetër një strukturë e re që do të mbulojë gjithë boshllëkun e madh të krijuar nga mungesa e politikave të zhvillimit urban dhe turizmit. Do të jetë një Ministri e Zhvillimit Urban dhe Turizmit që do të ketë rolin e planifikimit, kontrollit të territorit dhe aspektet që lidhen me zhvillimin urban dhe turistik të vendit dhe një Ministri e Transportit dhe e Infrastrukturës.

Më tutje do të kemi një strukturë më të plotë të asaj që sot është Ministria e Bujqësisë etj, etj, do të kthehet në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Kemi një prioritet të posaçëm në modelin tonë të zhvillimit, përfshirjen edhe të detit në ekonomi. Sigurisht, kemi sot një konflikt permanent kompetencash dhe interesash mes asaj që është ministria që, aktualisht, duhet të mbulojë çështjet e fshatit, dhe të zhvillimit rural, që sot nuk ekziston fare as si nocion dhe as si mekanizëm i ndërtuar për të çuar përpara zhvillimin rural, dhe asaj që është aktualisht sot Ministria e Mjedisit që ka një konglomerat kompetencash në konflikt interesi brenda përbrenda strukturës. Pra, krijohet Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Ministria e Shëndetësisë mbetet me kompetencat ekzistuese dhe merr edhe mbrojtjen e konsumatorit, sipas fushës përkatëse.

Bashkojmë arsimin me sportin në një Ministri të Arsimit dhe të Sportit.

Kalojmë nga një ministri fantazmë që ka ngrënë boll pa kthyer asgjë nga paratë e popullit shqiptar e quajtur e punës dhe e çështjeve sociale në një Ministri të Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, që bashkohen bashkë. Një ministri që do të ketë një objektiv të posaçëm për të çuar përpara projektin tonë transformues të arsimit profesional për të rinjtë.

Dhe vijmë tek Ministria e Kulturës, pa turizëm, sport, rini e të tjera me radhë që, praktikisht, e kishin kthyer këtë strukturë në një përzierje elementësh shumë të rëndësishëm, por të kthyer në parazitë, dhe kemi një Ministri të Kulturës që do të fokusohet tërësisht tek kultura dhe tek trashëgimia kulturore.

Ministria e Mjedisit me kompetenca ekskluzive të mbrojtjes së mjedisit dhe të oponencës ndaj gjithë projekteve të zhvillimit për të garantuar përmasën e gjelbër të zhvillimit që duam.

Plus, do të kemi jo ministri, por një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike. Administrata publike nga një xhep fallco në ministrinë e brendshme rikthehet në kryeministri dhe hyn në kompetencën e një ministri që të mbulojë inovacionin dhe administratën publike në funksion të një projekti madhor që është ai i bazës kombëtare të burimeve njerëzore të këtij kombi.

Një ministër për Çështjet Vendore, që do të mbulojë gjithë fushën e mbetur bosh pa koordinim mes pushtetit vendor dhe qeverisë, por edhe çështje të komuniteteve të ndryshme në raport me vetë pushtetin vendor. Jemi të vetëdijshëm që ka një tension që shfaqet në pjesë të ndryshme, në kohë të ndryshme për arsye të mungesës së një kulture demokratike të qeverisjes vendore. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin në kuadrin e një marrëdhënieje të re mes ekzekutivit dhe legjislativit, kur ministrat nuk kanë mandatin e deputetit.

E fundit, unë e quaj të rëndësishme; Komitetet që do të drejtohen nga kryeministri, e thashë edhe më parë, do të shkurtohen në mënyrë drastike, sepse sot janë një tufë e tërë parazitësh dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe për koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse të vendit.

Kjo është struktura e re e qeverisë së Shqipërisë. Siç e kemi premtuar në fund të muajit, fillim të muajit të ardhshëm do të paraqesim edhe përbërjen nominale të qeverisë së re”.

 

STRUKTURA E QEVERISË SË RE TË SHQIPËRISË- 2013 – 2017

Kryeministri

Zv/Kryeministri

Ministritë:

1. Ministria e Financave

2. Ministria e Brendshme

3. Ministria e Mbrojtjes

4. Ministria e Jashtme

5. Ministria e Integrimit Europian

6. Ministria e Drejtësisë

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

8. Ministria e Energjisë  dhe Industrisë

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

12. Ministria e Shëndetësisë

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit

14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Ministria e Kulturës

16. Ministria e Mjedisit

Ministrat e Shtetit:

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike

Ministër për Çështjet Vendore

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

89 komente në “TemA TV/ Rama prezanton strukturën e qeverisë së re (Ja ndryshimet e ministrive) (VIDEO)”

  1. arianita says:

    me ne ffund erdhen njerezit e aft te qeverisin ket vend! amin!!!

    1. Skypion says:

      Ja,me ne fund ndodhi ajo e ishte thene me vakt: bymimi i Qeverise dhe i Administrates.
      Per te gjithe ata trushkulur qe jane harlladisur nga budallalleqet e Rames ne konferencen per shtyp,po u kujtoj se do te kemi nje shtim ne 25%(njezetepeseperqind) te qeverise,te portofoleve ministrore;cka do te thote,nje shtim i rendeses prej 25% ne buxhetin e shtetit,dmth ne arken e perbashket,aty ku mblidhen parate e gjithe shqiptareve.
      Ishte paralajmeruar me kohe nje gje e tille,bile qe kur u be e njohur aleanca me Meten.Kurse pas 23 qershorit,dihej me siguri te plote tashme(meqe Meta ishte dhe eshte ai qe solli fitoren me nje rezultat spektakolar te tijin),qe qeveria e ardhshme do te bymehej.Por askujt nuk i kishte vajtur ne mendje,ne rritje deri ne 25%.Rama e beri.
      Se ku do t’i gjeje parate ,sidomos ne kete kohe krize, per te paguar 25% plus administrate,kete ai e di(ndoshta do t’ia sjellin miqte e tij,rrjepacaket e internacionalse socialiste te Papandreut!).
      Megjithate, nje gje eshte e qarte si drita e diellit,se ky zgjerim i papare i qeverise,eshte shenja e pare e sigurte e deshtimit te tij si kryeminister i ardhshem.Sepse,pertej budallaliqeve qe brockullisi ne konference per idiotet e dobishem,kjo tregon se ai eshte i varur dhe i kapur plotesisht nga Ilir Meta,por edhe shume e shume hiena te uritura te pushtetit dhe parase qe mezi c’presin te kene pushtet ne dore. Rama ua plotesoi kete kerkese.

      1. sidy says:

        KJO ESHTE STRUKTURA ME E MIRE QE KA PASUR NDONJE QEVERI NE KETO 22 VITE DEMOKRACI!

        1. sidy says:

          KJO ESHTE STRUKTURA ME E MIRE QE KA PASUR NDONJE QEVERI NE KETO 22 VITE DEMOKRACI!

          R
          I
          L
          I
          N
          D
          J
          E

          1. Ripjellje says:

            Ik ore pirdhu.

            1. raimondi says:

              Po c’eshte kjo : Miniter per Maredhenjet me Parlamentin….?????

              jo po edhe nje Minister per….Maredhnjet me Dashnoren ..looooool

              Pastaj Kultura, Arsimi dhe Sporrti te ishin bashke ne 1 Minisri, jo te ndara ne 2 ministry…

              Edhe TUrizmi, Zhvillimi Urban dhe Transporti te ishin nje minsitri

              ____-Shqiperia eshte vend I vogel fare, dhe mbulohen deget e ndryshme me Drejtori , jo me MINISTRI ……

              Kjo Rilindja po rilind shume “femije’ , por me se do I USHQEJE …???

      2. Kaporal Pelegrini says:

        Po ik o koqe kandari, kellires se PeDe i ka dale boja me kohe kshq mos na hap barkun me llogje PeDe-je

      3. vezuela says:

        Me ne fund me nje kryeminister te tille do te kemi nje qeverisje per te qene dhe do shohim vertete Rilindjen e vendit tone!
        Kryeministri Rama eshte kryeministri qe i duhet vendit tone!

      4. Arti says:

        Daku:
        Nje minister qe vjedh eshte mbi supet e popullit baraz me 10 ministra qe nuk vjedhin. Leri keto traplliqe se nuk eshte koha..

      5. Vapa says:

        More Skypion! Mire qe je hajvan, po pse e tregon gomarllekun tend sheshit? Ruaje vehten mor bir dhe prit te shohesh cfare do te ndodh.

      6. ermir says:

        o malok ike dhe ti per lesh prandaj flet,ska me vend per injorante ne kete vend.boll e qelbet shqiperin me injorancen tuaj.o burra ne mal se po ju presin dhite.

      7. ore skipion i bythes qe vetem te deformosh ato qe thuhen ,ben dhe asgje tjeter ,ai njeriu i gjate me emrin Ed Rama ,po thote do te shkurtoj te gjitha degezimet e ministrive dhe ka bashkuar disa ministri ,qe populli shqiptare te mos paguaje ashtu si derime tani ,kurse ti ja fut pordhes kot !Po pse more ti kuptoke si 25 % me shume dhe ne nuk e kuptojme kete 25 % ?Ajde zhduku mor maloqe i saliut ,koha e juaj ka cofur !Juve nga tani e tutje duhet te mesoni nga qeveria e ketij Groteskut Politik se si qeveriset ,si punohet per popullin dhe se si behen votime pa vjedhje por te merituara !Shqiptaret jane njerezit me me fat qe kane nji njeri kryeminister si Ed Rama ,njeriu qe fitoj titullin (Kryebashkiaku me i mire ne Bote )dhe jo si maloqet tuaj qe lan nam ne Bote si injorantet me te medhenj ne Bote !

    2. Alma says:

      Leshova nje psheretime kenaqesie dhe paqeje te brendshme kur pashe keto struktura te reja te ngritura mbi bazen e logjikes dhe hulumtimit te posatshem te specialisteve perkates.

      Me ne fund kemi dicka te mireorganizuar dhe cdo gje besoj do marre rrjedhen e duhur sic duhej te ishte bere vite me pare, por nga grykesia dhe paaftesia e madhe perfunduan ne degradim total!

      Besoj shume njerez kane filluar te marrin fryme lirisht nga kjo vale e re qe po shperndahet dita dites drejt formimit te qeverise se re te se drejtes dhe integrimit europian! ?

      1. Arti says:

        Avash se na bere te qajme

      2. kapo says:

        aq lirisht po marrin fryme njerezit sa kane dhene urdher te heqin bombolat e oksigjenit nga spitalet .

      3. raimondi says:

        Kujdes se mos kalosh ne Orgazme ..?

        Se minsitrite nuk jane problem per strukturat , por per nejrezit qe punojne ne to…

    3. Lirindi says:

      kU e keni ministrine e emigracionit ju militantet e Rames dhe Likes?? Jua futi nje genjeshter pa e marre ende pushtetin

      1. Kaporal Pelegrini says:

        Ministrine e emigracionit ?!?!?! Pse kemi emigracion te organizuar ? Apo e ke fjalen per maloket qe zbresin neper qytete ?

        1. Ema says:

          hahahaha je i modh !! na myten kta maloket, struktura e drejtorive te policive ne cdo rreth jane vetem TROPOJANE dhe KUKSIANE, na e shpifen, na duhet perkthyes me i mor vesh !

          1. ada says:

            Pse, moj Ema, nuk jane njerez, shqiptare, kuksianet dhe tropojanet? Pse te duket ty vetja me e mirte se ta!? Ne demokraci njerezit (shyqyr zotit) kane te drejte te levizin dhe te vendosen kudo qe duan. Dhe nuk duhen paragjykuar si ne kohen e komunizmit.

    4. gjyshja says:

      Qeverisje te mbare e te drejte per popullin Shqiptar nga ana e kabinetit te qeverise se re.Ky kabinet i kryesuar nga z.Rama eshte e vetmja shprese e popullit per te nxjerre vendin nga ky batak.

    5. 8led says:

      Edi harro te te shikosh Fiks Fare se ai esht nje institucion PATRIOTIK!
      Se edhe qeveria Amerikane punon krah per krah me mediat.URIME!

  2. Konvergjenca Divergjences says:

    Pra me cpo shohim do kete diku tek 16 deri 20 ministra. Shume mire. Po vjen me luge ne brez qeveria re. Oreksi qenka i madh.

    1. fidel says:

      nuk e di se cfare synimi mund te kene(nese eshte per fitime). por ministria e ekonomise duhesh ndare se sben.

    2. @ Konvergjenca Divergjences says:

      problemi esht qe sa me i qart te jet funksioni i ministrit aq me e qart behet puna e tij por edhe aq me e qarte behet gjykimi i tij nese ben gabim!! neve duhet te kemi patjeter nje ministri per pushtetin vendor gje qe saliu e hoqi! duhet sepse sic dihet kemi bashki dhe komuna apo jo!! keto bashki dhe komuna ishin ber si fantazma gjat kohes se saliut!! dhe kamunat gjith kohes akozonin qeverin per menefregizem etj etj!! ne fakt qeveria i kishte marr te gjitha kompetancat e pushtetit vendor!! tani qeveri dhe pushteti lokal duhet te punojn nje me nje!! per projekte te ndryshme per cdo gje!! ne vendet qe jan decentralizim e siper sic esht shqiperia duhet te patjeter nje ministri per ket pun sic ka ber rama! sa per ministrit e tjera ska ndyshuar gje vetem emri !! jan ndar kompetancat ne baz te fushes qe ushtron!!

  3. xhoni says:

    pune te mbare…..

  4. durimi says:

    duket shume mire.

  5. myzeqari says:

    Po shyqyr mbase do te behet per me mire ishallah ku i dihet. Zoti dhe perendia e befte si di vete.

  6. bbb says:

    Rama prezanton strukturën e qeverisë së re. Do shtohen disa minstri te reja qe ja ka premtuar Ilir Floririt.

    Ministria e Skrapit
    Ministria e Ilaceve te Skaduara
    Ministria e Blloqeve
    Ministria e Videopergjimeve
    Ministria e Poreve te Fytyres
    Ministria e Hidrocentrale per Privatizim
    Ministria e Diplomave Fallco

    1. @ bbb says:

      leje lirin ne pun te vet se ska shtu trefishin e ministrive ka shtu gjera qe duheheshin, me keto ndarje percaktohen funkionet me mir!! po ju jeni mesu me saliun qe jua fut sa krahu ehhhuuu

      1. bbb says:

        Une sjam me Saliun or klluf

  7. per qef tim says:

    MASH behete MAS dhe ne krye te arsimit do jete fidel ylli. hahahhahaha
    ne krye te akademise shkencave nje ish mundes ordiner, ne krye te arsimit nje dashamires sporti
    Kulmiiii

    1. sas says:

      aktualisht akademine e shkencave e drejton gudar beqiraj nje ish peshengrites . ky eshte kulmi i kulmit o kokrre debilit

      1. per qef tim says:

        mi kokrra pjeshkut
        ne fund te fundit, ai eshte vetem nje cope ish sportist i deshtuar

        peshngrites apo mundes, kokrra e debilit mbetet

    2. enea says:

      Edhe Perendia vete te ishte ne kete qeveri, prape ju do ishit te pakenaqur.

      Jargamane, qurramane.

      Mesohuni me EDUKATEN dhe CIVILIZIMIN.

  8. mergimtari usa. says:

    Pune te mbare zoti Rama. shpresojm se kete radhe shqiperia dote ket shtet, jo si ai qe ivuri drun populli. Rumpall saliu, rumpall shteti i saliut.

  9. vlora says:

    arsimi dhe sporti bashke?

    Do te behet me keq se c’eshte me sa duket.

    1. paradox says:

      Une nuk e di ku i blen ilacet ti por arsimi me sportin gjithmone duhet te jene bashke, sepse talentet e reja gjithmone kane dale nga programi i edukimit fizik neper shkolla. Vetem ne kohen e babe saliut u be lesh e li.

    2. @ vlora says:

      arsimi esht formim

      sporti esht formim

      ku e shikoni ndarjen vlora ma shpjegoni se nuk e kuptoj???

  10. Besart says:

    Shkriji te gjitha strukturat e tmershme Z.Rama,sidomos te ministria e financave dhe mos u mbeshtet tek ujqrit e vjeter Adriana Berberi Mimoza Dhembi me shok se jan nul ,lere sec dalin neper TV.Jan bosh nga mendja dhe gjuhet e huaja.Hajdute ordinere jane.

    1. Majakovski says:

      Besart verejtja juaj qendron dhe i lutemi Rames jo per ti flakur tutje se edhe mund te kontribuojne por jo qe ti leje te qeverisin ne pozicione kyce. ABerberi nuk premton gje vetem eshte e etur per te qene ne borde drejtuese duke bere disa miliona per muaj. Fare e keqe mos u ngopsh kurre. Jam i majte historikisht e familjarisht dhe i them Rames larg ato se kane nje reputacion te ulet si ekonomist.

      1. mendimi lire says:

        edhe une jam me ty, persa i perket Adriana Berberit, kam bere miliona miliona leke me bordet e saj….pse do rrotullohet Rama vetem ne keto emra, beri qejf ajo ne kohen e Tosit, ka fytyra te reja tani.

  11. xhoni says:

    Fidel Ylli esht nje njeri i nderuar jo vetem se esht nje dashamires i sportit qe duhet te ngrihet sa me lart me vlerat qe ka sporti shqiptar,dhe ky esht njeriu i duhur per te kordinuar dhe menaxhuar me se miri keto dy deg, sporti dhe arsimi….

  12. orfeo says:

    Do te kemi nje qeveri per pune. jo qeveri e vogel qe nuk beri ate qe pritej. rendesi nuk ka numri i min, por sa ata e duan vendin tone. une jam i bindur se e duan. kam besim tek ai qe e don te bukuren.

  13. arjani says:

    MINISTRIA E Arsimit dhe Sportit eshte PAKUPTIM.

    1. kete mund ta thot vetem dikush qe s’kupton se sporti eshte edukim dhe shendet per njeriun

      1. vlora says:

        Ashtu vella ashtu.

        Shendet, pune, kalitje!

        1. arjani says:

          Po mundohen te rifusin sistemin lindor me klasa sportive.

          merren 10 000 kalamaj 9600 prej ketyre qorrollepsen kot me klasa sportive per te nxjerre 400 sportiste. Keta te 400 pastaj hane njeri tjterin se ne fund do luajne vetem 30-40 ne nivele te larta.

          sistemi lindor socialist i sportit eshte i deshtuar.

          1. mirel says:

            e ke gabim, sistemi i klasave sportive eshte me i dobishmi per shoqerine.
            Rinia me mire te edukohet me sport se sa te lihen ne meshiren e videogame dhe droges.
            Nuk ka angazhim me te shendetshem per femijet dhe te rinjte se sporti.
            U befshin apo jo sportiste te talentur, kjo nuk ka rendesi, rendesi ka te behen njerez qe kane deshire sportin dhe nga kjo nuk vjen asnje e keqe pervec te mires.

      2. arjani says:

        Sporti mund te jete shendet dhe edukim, por nuk eshte ARSIM.

        ka ministri Kulture Rinie dhe Sporti per kete pune.

  14. Muhamet says:

    po shifet qart qfar qeverije do ta formoj ky kumunist si ne kohen e Enver Hoxhes.Nuk do te kalon as nje 1 vit kjo qeveri do te bije,se skan kurfar programi .Ket program qe e ka paraqit ky mafijash e ka vvejdh nga Franca qe nuk ka gjasa ta ralizoj kur per ket jet.Turp e genjeve popullin edhe ia vodhe votat popullit te mjer me me njga 1000lek.

    1. shkodra says:

      Ti ke dale nga koma apo sdon te shikosh qe flet kto pallavra qe skan lidhje me realitetin.

    2. vertino says:

      Meso e fol shqip z.muhamut.

    3. Arjoni says:

      Mos shkruaj me pa u futur ne nje kurs per te mesuar Shqip. Pastaj duke pare nivelin tuaj te ulet ne njohjen e historise do tju ndihmonte nje kurs edhe per historine e Shqiperise ( kjo e fundit mund te kerkoje kohe, ndoshta 10 vjet ) . Pastaj mund te shkruani . Komenti qe keni shkruar sot zoteri eshte tendencioz dhe me shume per te theme qe edhe une shkruaj. Me respect A

    4. ermir says:

      shko futi nji pjat pilaf or muhamet gjytrym se nuk mer vesh nga politika takami jot.pastaj meso gjuhen shqipe dhe mos shkruaj gomarlliqe.

  15. salo says:

    Ministria e transportit do behet dy ministri.Motivi?Edhe kultura do te kete nje minister.Edhe pushteti vendor gjithashtu.Vetem ndarja e ministrise se ekonomise justifikohet,te tjerat jane hapje vende te reja pune per…ministra.

  16. DuaPune says:

    Obobo, nuk do integrohemi dot tani se do na iki Majlinda bashke me cantat firmato.

  17. bbb says:

    6- Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes…vete ministri do 3-4 vjet ta kujtoje emrine plote te ministrise qe drejton…
    7- Ministria e Energjisë dhe Industrisë…2 fusha shume te ndryshme, duhet patjeter te ishin vecmas
    8- Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës…pa lidhje, si keku dhe byreku
    9- Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit…gjihte bota Turizmin e ka minstri vecmas kurse Urbanizimi eshte ceshtije administratuve vendore
    10- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave…zhvillim rural dhe infrastrukture rurale eshte e njeta gje ne koncept
    13- Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë…po minisri pleqrie kur do kete?

    Duhet te kishte ministri Emigracioni

    1. perralla me mbret says:

      Apsolutisht irrelevante emrimi,ndarja apo bashkedyzimi i ministrive,relevante do te jete se kush do ti drejtoje ato dhe sa do ti kete kryeministri nen kontroll.Gjithashtu relevante do te jete se a do te vleresohet profesionalizmi dhe a do te sundoj ligji. Nese qeveria e re e bene ndarjen e plote mes legjislativit dhe ekzekutivit,nuk perzihet ne gjygjesore dhe hap rruge per reforma ndryshimi do te munde te preket nga cdo qytetare,ne te kunderten nese shkohet rruges se vjeter,nese fillohet te shperblehen militantet e trafikantet qe mund te kene mbeshtetur fushaten per ndryshim,kjo qeveri do te bie shume me shpejte se c’mund ta imagjinojne disa! Te presim dhe te shofim se cilen rruge e ka zgjedhur qeveria e posa zgjedhur! Shpresoj te ngadhnjeje arsyeja.

  18. ASTRIT says:

    Fillim i mire per te bere SHTETIN qe na duhet

    Por per EMIGRACIONIN nuk duhet nje drejtori apo dege per ti numuruar me e pakta//

  19. Anda says:

    Dmth, nga 14 ministri qe kemi aktualisht, do kemi 15 ministri dhe 2 ministra pa ministri????
    Pra sigurisht qe do kete rritje shpenzimesh dhe jo ulje.
    Po keta 2 ministrat pa ministri, vete do drejtojne, vete do punojne, nuk do kene asnje staf keta????? apo te mos na dilnin 17 minisri!!!!!

  20. Claus says:

    Me ben pershtypje reformimi i Ministrise se Shendetsise me fytjen si pyke “Mbrojtjen se Konsumatorit”!

    Perpiqem te deshifroj pranine ne Min. e Shendetsise shtojcen e “Mbrojtjes se Konsumatorit”, por horizonti im nuk shkon aq larg per te kuptuar se c`ka do te thote.

    Di mire qe mbrojtja e konsumatorit fillon me politikat e ruajtjes se cmimeve, kontrollin e prodhimeve ne tregun e brendshem dhe kontrollit te produkteve te importeve, nga lende kimike, biologjike, radiokative etj,etj qe mund te behen shkak per demtime te shendetit te njeriut.

    Por a mund qe nje ministri shendetesie te marre kompetencat e kontrollit te produkteve veterinare, bujeqesore qofte edhe ato industriale?

    E shoh pak me skpeticizem kete problem.

    Kam dyshim qe vertetohen fjalet e mia qe kam thene mbi programin per shendetesine, qe “Pacienti” sipas programit te Rames do te kthehet ne “Klient”. E ka thene shpesh here qe “Shteti do te shese sherbimin”.
    Po tek cili, tek pacienti apo tek klienti.
    Per mua bleres eshte klienti dhe jo pacienti. Pacienti eshte nevojtar, eshte i semure, ka nevoje per ndihme.

    Pra kam pershtypjen qe ketu fillon tere zanafilla qe pacienti nga sot e tutje do te shihet si Klient, si Konsumator.
    Dhe nese do te arrije kjo dite, atehere lamtumire njehere dhe pergjithmone humanizmit dhe perkushtimit mjekesor, qofte edhe aq sa eshte.

    Programin e shendetsise e shoh edhe sot me hume skepticizem, perse jo edhe me kundershti.
    Jam kurioz mbi fillimin e reformave ne kete fushe.
    Nje gje te dije Rama mire.

    Shendetsia nuk eshte nje ndertese qe eshte ngritur pa leje si ne bregdetine Vlores. Per ta prishutr eshte teper e thjeshte, por rindertimi i saj eshte teper i veshtire.
    Ke te besh me jete njerezish dhe jo me blloqe betoni qe hidhen menjane me rruspe.
    Uroj dhe shpresoj te mos kem te drejte.
    Paci shendet te mire!

    1. plaku says:

      Claus,
      Ti e di se, per shume gjera ti je mesuesi im. Claus, kete punen e shendetesise une e kuptoj keshtu :
      Ne se dikush eshte i semure ai vete ne spitali publik, spitali i ben kontrollin mejekesor dhe i thote se, ka filan semundje e cila do kushtoje kaq leke.
      Pacienti pas kurimit do te merri nje fature ne te cilen do spjegoht me imtesi se, cfare kurimi, operacjoni ju be te semurit dhe ne menyre te detajuar do ti jepet edhe fatura respektive.

      Nje pjese e fatures do te mbulohet nga sigurimi i te semurit ne se ai e ka kete sigurim dhe ne se ai nuk e sigurimin, shuma do do te mbulohet nga sigurmiet e perdhitheshme shoqerore te te gjithe shqiptareve.Pra nga taksat qe pagan gjithe populli per qeverine.
      Ne se ndonje pacient ka leke dhe kerkon te kurohet ne ndonje klinike private atehere kjo do jete zgjidhje e tij personale dhe spitali publik nuk ka te beje fare me kete ceshtje.
      Ne se spitali publik nuk e ben dot nga ana teknike ose e paisjeve ndonje kurim special ose operacjon ky spial publk do ti beje kurimin qe mund ti beje dhe ti japi faturen. Ndersa per kurimet qe nuk mund ti beje ta rekomandoje ne spitalin privat. Ne spitalin privat do ti behet kurimi ose operacjoni dhe ne menyre e detajuar pacientit do ti jepet fatura e kurimeve ne spitalin privat.
      Ne kete rast do kemi dy fatura : fatura e spitalit publik dhe fatura e spitalit privat. Shumat e te dy faturave do mblidhen dhe ne se personi eshte i siguruare atehere kjo shume e pergjitheshme ( publik plus privat ) do mbuloje shpenzimet. Ne se kjo shume e sigurimeve nuk arrin te plotesoje shumat e faturave te spitalit publik dhe privat, atehere do te futet ne loje shteti dhe do paguaje diferencen me anen e sigurimit te pergjithshem te te gjithe popullit.
      Claus mik, jam i sigurte se siper kam shkruar budallalliqe, por ato qe kam shruar jane ato qe kam kuptuar. Kuptohet qe, ne se ke kohe dhe deshire te me tregosh se, ku kam gabim dhe te me spjegosh pse kam gabim. Claus e di se po tregohem shume Egoist, ti me jep gishtin dhe une dua te e marr doren. E di qe nuk ke shume kohe ne dispozicjon si Puna ime dhe nuk do me ngelet aspak qejfi ne se ti nuk do kesh mundesi te me pergjigjesh. Dihet se koha kushton leke.
      Duke te falenderuar paraprakisht, te uroj nje dite te kendeshme.
      Pershendetje

      1. Claus says:

        Pershendetje plaku,

        me kenaqesi po sjell repliken time per shkakun e vetem se komentet tona hyjne me te vertete ne nje rruge interesante ku ke c`te mesosh nga njeri-tjetri.

        Tani ne teme:

        Une mendoj se Rama ka hyre ne nje rruge “neo-liberale” me pasoja ne te ardhmen. Perse e them kete? Dua vetem te flas pa me te voglin emocion dhe subjektivizem. Nuk eshte zakoni im.

        Rama kete sistem e ka marre nga sistemi britanik, i quajtur National Health Service, pra Sherbimi Kombetar Shendetesor.
        Ai sistem eshte ngritur dhe mbahet nga taksapaguesit britanike por edhe nga buxheti i shtetit qe mbulon shume vrima qe mund te dalin gjate viteve.

        Sistemi eshte ngritur mbi dy shtylla ne ate Primary Care (mjeku i familjes) dhe Secondary Care (spitalet dhe institucionet shendetsore).
        Buxheti britanik parashikon rreth 75 % te buxhetit per Primary Care, pra per mjekun e familjes.

        Tani, nese nje njeri ka ankesa eshte i detyrura te shkoje fillimisht tek mjeku i familjes, i lagjes a ku ta du une.
        Vetem ai mund ta rekomandoje tek specialisti perkates ose ne spital per vizita me te thella. Pa rekomandimin e tij pacienti nuk mund te “levize” nga njeri mjek ne tjetrin.

        Sherbimi i mjekut te familjes, pra fatura e tij kalon direkt tek Sherbimi Kombetar i Shendetesise, nga ku do te marre edhe parate. Po keshtu pagesat do te vazhdojne edhe me spitalet.
        Pra une mendoj qe pacienti nuk do te shikoje fature me sy, fatura kalon direkt tek Sherbimi Kombetar i cili do te paguaje sherbimin mjekesor, pra punen e mjekut.

        Ndersa per ata qe do te duan te kene sherbime ne spitale private, per vete shpejtesine dhe cilesine e sherbimit, duhet te jene siguruar privatisht.
        Dhe ketu qendron problemi!

        Me sakte: Per te mbajtur kete sistem ne kembe Rames do ti duhet te ngreje ne kembe nje institucion teper te madh dhe burokratik si Sherbimi Kombetar qe detyrimisht do te thithe nje pjese te madhe te buxhetit te shtetit. Vrima e zeze nuk do te kete fund. Faturat mund te shkruhen nga mjeket si te duan per te marre sa me shume para (kontrolli eshte i veshtire) dhe ne fund shteti do te beje rritje taksash per te financuar kete sistem.

        Per anen private, shume shoqeri sigurimesh do te ofrojne sherbimet e tyre. Pra ne fund ata qe do te kene para do te sigurohen tek privati ndersa ata qe nuk do te kene do te shkojne tek mjeku i familjes qe disponon vetem nje steteskop dhe nje aparat tensioni.

        Pra do te kemi mjekesi per shtresa te pasura dhe te varfera dhe e dyte burokracia e stermadhe qe do te krijohet do te thithe dhe do te thithe pa fund nga buxheti.
        Ky eshte ne vija te pergjithshme sistemi britanik qe do te importoje Rama.

        Une nuk jam per eksperimente ne kete fushe. Te pakten kjo eshte ndertuar prej 20 vjetesh. Eshte fatale te fillosh me reforma fundamentale. Nese Rama humbet zgjedhjet pas kater vjetesh do te lere prapa nje rrenoje te vertete ne kete sistem.
        C`do te behet me pastaj? Do te fillojme nga e para?

        Ky eshte mendimi im “plaku”. Ndoshta jam gabim. Aq eksperience pune dhe shoqerie kam te gjykoje ne reforma.
        E them me sinqeritet: Qofsha i gabuar!
        Te falenderoj qe mu drejtove direkt se keshtu behem me konkret dhe replikoj me kenaqesi.
        Dite te mbare.

        1. beso says:

          Claus,te gjitheve n’a lind e drejta te dyshojme sesa gjerat do zgjidhen.Sikur Zoti te hedhe papritur nje pluhur sinqeriteti e t’a hipnotizoje Shqiperi&shqiptare,mendoj se te gjithe do terhiqeshin prapa.Deputeteve do t’u vinte turp te quheshin deputete,ministrat e sotem e te neserm nuk do pranonin te emeroheshin ministra,edhe gazetat do skuqeshin kur ndokush do t’i quante gazeta.Persa shkruan per Shendetesine jam dakord me ty,shendetesia do para,para nuk ka,rrotulloje si te duash e sa te duash zinxhirin,po je pa para e ke vendin tek bordura,atje eshte falas,biles me duket ha gjobe kur ke zene vendin e makinave.Claus,kushti primar qe shendetesia te kete pak probleme,eshte qe njerezit te jene te shendetshem,quhen masa preventive.Po jane te zene me pune,njerezit kane pak shqetesime nervore dhe fiziologjike,pak depresion,te cilat jane shkaku primar i semundjeve.Ka te ngjare qe Rama t’a kete llogaritur kete benefit…se nuk thote kot qe shendetesia do jete falas…Claus,ti edhe tek editoriali i a.b.s’me kishe kuptuar,se ai e kishte shpjeguar shume bukur qe menyra me e mire per te denuar nje satrap eshte te mos e denosh ate,ose ta denosh simbolikisht,duke gjykuar e çuar ne burg vetem fotografine.Ajo qe thua me siper per Zyren e mbrojtjes se Konsumatorit te integruar me Ministrine e Shendetesise me ngjan edhe mua sikur Avokati i Popullit te jete nje nenpunes i Ministrise se Drejtesise.Por une e e kam me shume me ministrine e Integrimit,kjo po qe mund te integrohej si nje drejtori/komision ne ministrine e Jashtme:Gjithe ajo ministri per ca perkthime nga anglishtja?Ndersa eshte e qarte qe Rama do beje si di,ca sepse i takon,ca sepse ai eshte ca snob,nuk ka qejf t’ia kritikojne idete,pastaj mund te na thote tironce,se”ju m’keni bo prift e njitash po m’rruni mjekrren”.Claus,Oppenheim ka thene qe fizika shkon perpara sepse nuk gabon dy here ne te njejten menyre,Rama akoma s’ka filluar tek gabimi i pare,le qe fiziken mund ta kete pasur alergji.Claus,tek opinionet qe nje shkrim i gjate mbi harakirin,u çudita qe ti mungoje,sepse qe nje teme qe terheq.Per veten time,me erdhi keq pse me çensuruan,sepse z.Mero kalon edhe replika ku e shajne ne menyre vulgare,ndersa bllokon nje replike te thjeshte kunder nje analize paragjykuese.Ju uroj gjithe te mirat!

  21. Ana says:

    Ministria e mireqenies dhe rinise, do te ishte me mire po te ishte Ministria e mireqenies dhe pleqerimit, nuk e kuptoj si eshte konceptuar sfera e rinise ne kete ministri, nderkohe qe pleqerimi eshte nje komponent i lene pas dore e qe do ishte shume mire te theksohej qe ne emertese te ministrise

  22. era says:

    SHumica e komentuesve flasin pa baza,e lagu se lagu.Te filojne njehere nga puna,pastaj ti vleresojme,rendesi ka qe ne krye te shtetit te jene njerez me shkolle,dhe te pa inkriminuar te tjerat vine vete.Te shpresojme te gjithe qe kjo qeveri ta kete mare me seriozitzt voten te cilen populli ja dhe,dhe te beje me te miren ne favor te SHqipetareve sepse jane nje komb i vuajtur.Suksese dhe me mend ne koke.

  23. 1 000 000 shpulla....baxhelles says:

    Pune te mbare plako…

  24. robi says:

    Ed Rama,

    shikoje me perparesi ate punen e ministrise se Punes – mos ja jepni me grekeve te poshter – ja kane q.. robt asaj ministrie.

    Ata ka rob qe kane marre 300 dite sherbime ne vit – dhe greke te poshter qe 300 dite rrinin ne greqi per te luftuar Shqiperine !!!

    Shikoje me kujdes !!! Linda i di me mire ato pune atje.

  25. plaku nga vlora says:

    Rama me te marre qeverrine po permbush nje nga premtimet,ate te hapjes se vendeve te punes,se ne keto ministri te reja,apo me mire te themi reparte te reja,do punesohen shume njerez…por nje gje s’mbaj ment nire,se kujt ky i premtoi vende pune -popullit apo L.S.I. se!!!?

  26. nahlel says:

    Amin o zot se paguanim njerez administrate kokepalare e hajvane qe i zbriten maleve dhe gomereve dhe i vune ne kolltuqe ministrish te drejtojne vendin.Te zhduken keto femrat me thonjte fallco dhe veshjet e çantat firmato.Meshkujt e trashe e qe nuk i kupton kur flasin,me kepucet me maje ose llustrafin.Njerez fallco ,te pa qyteteruar dhe pa asnje vlere.hajdute dhe te pa afte.,pa buksa qe benin vetem hile dhe rripnin kush i’ua kishte nevojen dmth popullin e shkrete.Jo vetem ato dy emrat te Ministria e Ekonomise ,por qe nga sekretaret e zakonshme,arrogante, kuçka kafenesh e thashethemexhije lagjesh qe te sorrollasnin per nje vule e te shikonin shtrember dhe me perbuzje kur prisje takim te dera me Ministrat e drejtorat.Zhdukuni andej nga keni ardhur ….

  27. hysa says:

    cfare do te thote ” krijohet Minstria e Integrimit Europian” ? Une mbaj mend qe si ministri me vete kjo i krijua ne vitin 2005 me Arenca Trashanin e me pas me Majlinda Bregun. deri atehere kishte minister prane kryeministrit qe ishte Ermelinda Meksi. qe do te kete ristrukturi,e te brendeshme dmth hiq PDistat e ver PSistat kjo eshte e qarte. Po pse ja fut kot do krijojme ministri. A eshte gafe e Rames qe nuk merr vesh nga qeveria apo pune shkeleshko e Ilir Beqes qe duhet ti dije keto. Me shume kijdes se diskreditohemi e na iken dem puna kolosale per te hequr Berishen.

  28. nahlel says:

    Eshte nje ish sekretare e nje ministrie “koti” qe e mbajten per meshire dhe e çuan ne nje dege po vari hejbet.Qe tundet e shkundet rrugeve sikur ka cliru tironen…Mbasditeve del ne bllok me fustanet mini dhe te gjitha jashte…te shikon me perçmim e mllef kur i shkon te dera se eshte Demokrate….dhe mer fugonin e kthehet ne qytetin ku ka lind sa here qe jane zgjedhjet….ne shtepi nuk perdor leter higjenike,nuk ka kurre.(se s’ka leke me e ble).po kafen te blloku nuk e le pa pi dy here ne dite…Shpresoj qe kjo dhe qindra te tjera si kjo te zhduken andej nga kane ardhur….delenxhije femra,te afta te bejne çdo gje ,çdo gje…

  29. zekthi says:

    Kjo eshte skema ! Eshte ne leter ! Ne paraqitje e mire dhe e pranushmegoxha !
    Por jane dy gjera kryesore :
    1. Vendosja e ministrave te afte dhe te pergjegjshem per drejtimin e ministrive.
    2.Njerez qe te bejne punen, qe ta ndjekin ate deri ne qelizat e fundit vartese. Te mos udhehiqen nga korrupsioni por nga pergjegjesia e detyres dhe detyrimeve qe kane marre nga populli me voten e tyre.
    Te nxjerrin pergjegjesite ligjore te abuzimeve dhe vjedhjeve qe ka bere regjimi i Berishes ne sektoret perkates qe do te mbulojne.
    Keto abuzime te behen publike per t’i njohur populli.

  30. Drejtesi says:

    A e dini qe ne qevrin e PD kishte pakministra dhe shume zv/ministra e
    drejtor drejtorie. Ne qeverin e re do te kete me shume ministra dhe
    struktura me te lehta per te nxjerr me mire pergjegjesin.

  31. Drini says:

    Mendoj se edhe për diasporën dhe shqiptarët jashtë kufurit të Republikës do të ishte shumë e nevojshme një Ministri që të merrej vetëm me mbështetjen shpirtërore, ringritjen e vlerave të arbëreshve, arvanitasve, shqiptarëve të maqesonisë, serbisë, etj…

    Një ministri në kushtet kur mbi gjysma e kombit shqiptar jeton jashtë kufijëve të shteti mëmë.
    Zoti i bekoftë shqiptarët!
    ?

  32. saliu ne burg ose ne ... says:

    Shyqyr, me ne fund nje ministry per Turismi qe eshte nga burimet kryesore ne Shqiperi.

    1. ada says:

      Mund te ngrihen dhe pese ministri per turizmin dhe ai te mos funksionoje. Per turizmin do te mjaftonte nje drejtori e thjeshte me shume pak punonjes, nje ministri e tere nuk ka c’te beje, se turizmi nuk varet shume nga drejtimi dhe propaganda administrative, por nga shume faktore te tjere.

  33. Gjeralb says:

    Eshte lene jashte administates shteterore Shkenca. Une propozoj nje shkrirje te Kryesise fallco te Akademise se SAhkencave me Qendren e Studimeve Albanologjike, me nje emertim te ri: Akademia e Shkencave Albanologjike, e varur nga Ministria e Kultures.

  34. tomorri says:

    More SKYPION ti me del perpara perseri,mos je ti qafiri qe mohon voten e mbi nje miljon shqiptareve,po kaq tru thare qenke more idjot special.
    Qenke pa piken e yndyres more zozar me keto llogari qe ben.
    Te pyes more çun, leket qe kremineli Sali i ka dhene Podestes ku i gjente,po miljonat e Lulit te Vocer ku jane?Si nuk te bie nje pike more ditezi dhe derezi po del e shkruan mbroçkulla duke share nje shqiptar qe akoma nuk e ka marre detyren dhe mban nen sjetull vetem kreminele ashtu siç je dhe vete kunder keti populli qe po rreket per mbi jetese dhe zoti Sali lahet me vaske floriri me te gjithe kolaboracionistet e tjere te deklaruare kunder shqipes. TURP.

  35. pritgomartembijebar says:

    Tani ja hodhem se do kemi me shume ministra.Kjo do te thote me shume sekretare,me shume makina,me shume roje te dera,me shume bodigarde,me shume shofere,me shume drejtori, me shume nendrejtori,te cilet e dhe ata kane me shume sekretare ,me shume makina etj…Jane gjithe keto goje per te ushqyer.Tani Edi ka nje familje te madhe dhe ata te Ilirti hane shume…E keqja ketu eshte se nga do u dalin rrogat se mileti ska me.Mbeti te na nxjerre te semafori si popull dhe te na perdori se tjeter skemi

  36. Stef Staku says:

    ANALIZE : Fale punes shkatrrimtare qe Rexhep Meidani e Sali Berisha shkenca Shqiptare ka perfundu ne nje Akademi Shkencore Peshengritesish.
    E meritonte mendimi shkencor shqiptare te perfshihej ne Rilindjen e Kryeministrit te ardheshem. Ne fund te fundit vete Rilindja eshte nje koncept i ri ne menyren e te menduarit. Ja mohuan … !!!
    Por kam besim se Edi Rama nuk do jete aq kokekrisur sa te mos ndryshoje. Ndryshimet do jene per te miren e tije.
    Ky mohim vjen nga deputetja znj. Mimoza Hafizi e cila besoj se do jete dhe ministra e Arsimit pa shkence. Eshte ushtarja e Rexhepit.
    Edi Rama ne se nuk nderton nje qeveri qe te ece duke respektu rregullat dhe shkencen e administrimit shtetror do perfundoje ne nje Qeveri e qeverisje bandash, siç perfundoi dhe Berisha.
    Jemi ne Europe e kjo skeme eshte e shkelqyer per vendet e injorances, Afganistan, Kazakistan, Salistan etj etj …

  37. Ema says:

    Po pse bejne ca persona ketu sikur marrin vesh nga analiza politike dhe sikur parashikojne mbarevajtjen e shtetit para kohe sikur parashikoni te ardhmen. !
    Sa per ate tipin qe thote do zbrazin administratat , i lumte, ishalla i zhdukin edhe nga shqiperia ata parazita qe jane futur ne pune me diploma fallco e kane zene vendin studenteve te shkelqyer qe kane shtrydhur trute tere jeten duke mesuaar !
    Ishalla si japin me te drejten per te punuar ne shtet, ti bejne me espulsa ! ?

    1. Stef Staku says:

      ANALIZE : Se jemi njerez me shkolle prandaj e kemi kete te drejte. Kemi shkru mijera komente per te miren e vendit tone e te popullit tone vullnetare, pa asnje shperblim.
      Shume ide per te kundershtu sali Berishen kane lindur ketu ne kete gazete e me keto komente zonje.
      E nje politikan i mire duhet te dije te shperbleje ato qe kane luftu per ta pru ne pushtet.
      Ne nuk po i kerkojem shperblime personale po po i kerkojme qe te respektohet mendimi e shkenca shqiptare.
      Keto jane parime qe ju ngadale ngadale tesh po i kuptoni, sa po te ndesheni me autostradat Europiane… Ky sinjalistika eshte krejt ndryshe.
      Ne vend qe te na falenderoni me plot injorance e arrogance edhe na sulmoni…

  38. Nolian says:

    Hajde skice hade + skicofreni

  39. ali says:

    Ky Skypion-i i famshem eshte ekspert per te gjitha ceshtjeve shteterore e ndershteterore ! Sa gjynah qe
    nuk e marrin per keshilltar kete ”koke te madhe,, te kombit tone !!!. Edi akoma s’ka filluar nga puna Ti
    Skypion,fanatik i ngurtesuar i Sales nuk sheh dhe as degjon se c’fare thote Edi se do ta shkurtoje admi-
    nistraten e fryre parazitare e militante te Sales , ndersa Ti i bie daulles se prishur te diktatorit qe vota e 23
    Qershorit e hoqi qafe kete bajraktar primitiv !!!
    Eshte e drejta juaj te llomotisni !!! Demokracia pranon c’do. ”garbage,, te flase e te shkruaj cfaredo qe i
    teket. Kete po bej edhe une !!!!.

  40. nibiru says:

    suksese dhe me kembe te mbare per shqiperine

  41. Kozmos says:

    Ramen e paska kllapuar keq Meta ,Ne te gjitha pikat
    Programit do te deshtoje , sa per shendetesine do te behet
    katrahure . si dhe te tjerat me radhe , por nuk ka problem
    populli eshte i detyruar te prese pak , per te pare si do te na qeverisi.
    OPTIMIZMI IM PER RAMEN ESHTE NUL

  42. Profesori says:

    Nga ana e jashtme Kabineti Qeveritar duket pak i fryrë, por mos të harrojë Skypioni im i dashur, se sikur edhe pesë Ministri të kesh, duke pasur nja 205 Komitete e këshilltarë të Kryeministrit që marrin rroga të majme e nuk bëjnë asgjë, por thjesht i bëjnë fresk dhe recitojnë vjershat e Kryeministrit (kujtoj Salën me gjithë shpurën e tij qeveritare injorante dhe idiote), ndoshta është më mirë të kesh më shumë Ministri me një staf të vogël, por profesional e të përgatitur që do t’i shërbejë vërtet Qeverisjes dhe jo t’i bëjë elozhe e koplimenta Ministrit e Kryeministrit, siç ka ndodhur deri më sot. Megjithatë çdo gjë mbetet për t’u parë konkretisht. Jemi zhgënjyer kaq shumë në këto 22 vjet, sa nuk duhet të besojmë asgjë pa e provuar. Shpresa vdes e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje