TemA TV/ Kolegji pranon ankesën e LSI për Kukësin, do ketë ekspertim të pamjeve filmike (VIDEO)

23 Korrik 2013, 17:01Sociale TEMA
TemA TV/ Kolegji pranon ankesën e LSI për Kukësin, do ketë

(E PERDITESUAR)- Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankesën e LSI-së për Qarkun e Kukësit.

Kolegji pranoi të administrojë si prova pamjet filmike të LSI-së për mospërputhje të votave.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur se do të kryhet një akt ekspertimi lidhur me qarkun e Kukësit, nga ekspertë të LSI dhe PD.

Rreth orës 18:00 Kolegji Zgjedhor u mblodh sërish, ndërsa PD dhe LSI paraqitën emrat e ekspertëve. LSI ka propozuar emrin e Ardian Pollos, ndërsa PD atë të Zamir Hoxhës.

Këta të fundit janë ekspertë të teknologjisë së informacionit dhe pasi janë betuar për paanshmëri dhe profesionalizëm kanë marrë edhe pamjet filmike të depozituara pranë gjykatës nga KQZ.

Ekspertët do të sjellin më 25 korrik akt- ekspertimin e tyre.

Mandati i tretë i PD-së dhe mandati i LSI-së në Qarkun e Kukësit i ndajnë një grusht votash. Fillimisht u përfol për një ndarje mandatesh 2 me 2 mes aleancës së majtë dhe asaj të djathtë, por më vonë tabelat u korrigjuan nga KQZ dhe Partia Demokratike mori 3 mandate, PS 1 dhe LSI asnjë mandat.

Një ditë më parë, po ky institucion pranoi kërkesën e PS-së duke e cilësuar të paligjshëm rinumërimin e votave nga ana e KQZ-së për qarkun e Lezhës. Vendimi mbërriti në ditën kur në KQZ po numëroheshin votat e Qarkut të Shkodrës.

Pavarësisht këtij vendimi, KQZ nuk ndërpreu rinumërimin në Shkodër duke argumentuar se vendimi i Kolegjit ishte vetëm për qarkun e Lezhës.

18 komente në “TemA TV/ Kolegji pranon ankesën e LSI për Kukësin, do ketë ekspertim të pamjeve filmike (VIDEO)”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Ju lumte !
    Ne kete vend duhet te flase Drejtesia dhe jo Lefteria !

      1. N Shabani says:

        Shyqyr qe pi bie era demokraci si duket anetaret e kolegjit zgjedhor nuk jane si Sashenka Jonuzi me Tom Ndrecen e qelbur, figurat me te urryera te drejtesise shqiptare.Bravo me ne fund pak drite ne fund te tunelit te erresires se Sali Bishes.

        1. safiu says:

          mos fol gabim jane te njejtet vetem se tani e dine qe ne krye do te jete edi dhe jo sala keshtu qe japing vendime per ps.

    1. edmond says:

      hahahahahahahahha, kur behet fjal per socialistet direkt thoni ju lumt. hahahahah ca njerezisht jeni, mos vdekshi kurr se na beni me qesh ?

  2. akil says:

    Si ka mundesi te bej ligjin lsi-ja duhet me u bo me lsi-ne se keta mor shoku nuk pyesin as ps as pd keta jane shtet me vete u vrane 4njerez per ilir meten ai doli me i fituari nga keto zgjedhje a popull idiot.

    1. fl says:

      Perpara 21 Janrit, Ilir Meta kishte dhene doreheqjen nga Qeveria.

      Ne kerkuam doreheqjen e Sali Berishes me 21 Janar, as me pak as me shume.

    2. lsi says:

      o akil degjo paridin mete u akuzua se kishte bllokun per the future njerezit e tij ne pine she mir e kishte
      se shperbleu ato qe te cilet e ndimuan nga shkrirja se pd ps ben ligj per ta shkri lsi opo se mban mend greven e urise .po pd jo bllok per njerezit po koli me fletore per njerexit e vet
      prandaj Iliri fitoj me shume se nuk I harroj njerezit e tij sa mir me vjen qe pushtetin e kish pd drejtor ishin te ps fal ilirit .mandi

  3. raimondi says:

    Hehe filloi LSI-ja te levize ..loool

    1. cip says:

      E mo, e ndjeve nga mbrapa ti????

      1. raimondi says:

        eshte pas teje o kaur por to je ne enderr akoma…

  4. what? says:

    E keputi Lila kolegjin, ka kercitur pare madhe. E kane ndare mendjen do dalin me 85 deputete.

  5. enofieraku says:

    Drejtesia po flet, Meta duke ju bashkuar te majtes , sosi karieren e tij politike , kur egzistojne fakte reale, pse jo dhe nje deputet me shume, i ka ik truri shpellarit .

  6. Habib says:

    Lilua eshte Saliu

  7. Lilo says:

    Duma DREJTESI e jo Lefterica ..

  8. hajriu says:

    Pse deri dje ju o kameleona , kur thoshte berisha qe 1 dhe 1 bejme pese , ju njezeri pooooooooooooo…pese bejne??????????????? Sa shpejt qe pershtateni ju te “drejtesise” me pushtetin!!!!!?????!!?? Keta jane pjesa me kameleone e njerezimit…………………me lekakulot qe ekzistojne . Jeni si minj….jeni te paret qe e ndjeni termetin dhe o burra nderroni godine . Me te bukurat ku ti kini te gjithe perfaqesuesve te drejtesis(i thençin)…………

  9. mitro says:

    EH MOR SALE! TANI KETA GJYQTARE E PROKURORE QE DERI DJE PUNONIN NE MENYRE TE VERBER PER TY TANI DO PUNOJNE ME PUSHTETIN ,PRA KUNDER TEJE.KESHTU I MESOI POLITIKA JUAJ KETO 23 VJET.PRANDAJ ESHTE RRADHA JOTE NE BANKEN E TE AKUZUARVE,MOS PRIT TE TE NDIHMOJNE QENTE QE I MESUAT TE LEHIN PER PRONARIN E RRADHES.

  10. Tani says:

    Une po shikoj vetem nje zvarritje te metejshme te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve deri ne fund te shtatorit?????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje