TemA TV/ Hiqen nga listat gjithë ARMIQTE e Bashës në PD (VIDEO)

22 Korrik 2013, 13:52Sociale TEMA

Fytyra e Partisë Demokratike nuk mund të ishte ndryshe nga ajo që njohim të gjithë.

Një parti e sëmurë dhe me probleme serioze, që reflektohen dukshëm dhe në të parin votim të saj “një anëtar, një votë”.

Sëmundja “Berisha” e kësaj partie është duke i helmuar pak nga pak të gjitha strukturat, ndërkohë që turpi i madh i saj është heqja e qëllimshme nga listat e gjithë atyre që kanë shprehur mendimin kundër votës për Lulëzim Bashën.

Janë me qindra raste të bëra publike në të gjithë vendin, të deklaruara nga momenti kur ka startuar dhe procesi i votimit.

Duke u ndjerë i rrezikuar klani i Berishës në këtë parti, ka menduar duke punuar në operativitet të plotë për të mos përfshirë në lista emrat e atyre që konsiderohen si “armiq” të kësaj partie, ndonëse mund të jenë me kontribute në të.

Njëlloj si me procesin e zgjedhjeve parlamentare, në PD nuk e kanë lënë mënjanë këtë fenomen të parapëlqyet të ndotjes së duarve edhe gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.

Sigurisht që Sali Berisha, që duket se qëndron në hije, është organizatori i gjithçkaje, teksa irritimi i anëtarëve është i madh.

Ky përjashtim i qëllimshëm nga radhët e partisë ai atyre militantëve, por dhe intelektualëve dhe në shumë rast i themeluesve të PD-së nëpër rrethe, po i nxit këta të fundit drejt një largimi përfundimtar të tyre nga PD, në rast se ajo do të jetë partia që njohim deri sot nga muaji shtator e në vazhdim.

Pavarësisht këtij votimi farsë, është e qartë se fundi i tij do flasë për Lulzim Bashën.

Vetëm pak orë nga fillimi i procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike, nga shumë qarqe kanë ardhur denoncime se shumë anëtarë nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat e zgjedhësve.

Disa janë shprehur të indinjuar duke e quajtur si të qëllimshme këtë veprim.

Janë 105 mijë anëtarë të PD, do të votojnë sot për të zgjedhur se kush do të jetë kryetari i ri i saj, pas dorëheqjes së Sali Berishës. Qendrat e votimit zyrtarisht janë hapur nga ora 8.00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Në disa qytete dhe në Tiranë procesi ka filluar normalisht, por shumë anëtarë në disa qytete deklarojnë se nuk gjejnë emrat në listat e PD-së.

Problemet më të mëdha kanë qenë me anëtarësinë e qytetit Fushë-Arrëz dhe komunën Qafë Mali.

Dhjetëra persona, të cilët kanë shkuar në Pukë për të votuar, nuk kanë gjetur emrat e tyre në lista, megjithëse janë anëtarë të kësaj partie prej shumë vitesh.

Kur nuk kanë gjetur emrat, anëtarët e PD-së kanë nisur debatet në qendrën e votimit dhe për pasojë, procesi është ndërprerë.

Nga burime brenda degës PD në Pukë, mësohet se në lista ka emra të disa personave që kanë ndërruar jetë që prej viteve 2008 apo 2009, ndërsa janë hequr nga listat edhe disa emra në qytetin e Pukës, nga themeluesit e parë dhe njerëz me peshë në Partinë Demokratike.

Pas bllokimit të procesit dhe evidentimit të problemeve, kryesia e PD-së në Pukë ka nisur një mbledhje urgjente, pasi pretendohet se në lista janë futur njerëz që nuk njihen si anëtarë të Partisë Demokratike.

Edhe në Shkodër mësohet se nuk gjejnë emrat në listat e anëtarë të shumtë të PD-së, madje edhe figura mjaft të njohura në këtë qytet.  Sipas drejtuesve të PD në qark ky problem ka lindur pasi listat janë hartuar nga rajonet dhe ka pasur emra që nuk kanë qenë ose kanë qenë anëtarë, por janë harruar.

Në Gjirokastër gjithashtu janë hequr emra të shumtë, përfshi edhe atë të themeluesit dhe ish- kryetarit të kësaj partie, Adriatik Islami. Ndërkaq edhe në Lezhë anëtarët janë revoltuar pasi nuk e kanë pasur emrin në listë.

32 komente në “TemA TV/ Hiqen nga listat gjithë ARMIQTE e Bashës në PD (VIDEO)”

  1. luan says:

    E BUKUR KJO KETE E KAM HASUR VETE VINTE NJE SIMPATIZANT i PS DHE VOTONTE PER TE ZGJEDHUR KRYETARIN PD NE BERAT DHE NE QE DUHET TE VOTONIM QE ISHIM NE STRUKTURAT E PD NUK VOTONIM ,TE RROJ PARTIA.

    1. besniku says:

      Po Kac Islami ku voton?
      Njoftojeni se ku e ka emrin te veje se po i iken dita kot.

    2. Urtësia popullore thotë: says:

      Fshati qe duket nuk do kallauz!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/kush.html

  2. Turi says:

    U mesuam me ju shpifni se dicka do fitoni

    1. fl says:

      PD eshte parti familjare e Sali Berishes, mburoja e zullumeve te tij ne pushtet. E ashtuquajtura e djathte duke fillurar nga FRD duhet te bashkohet dhe krijoje urgjentisht nje alternative opozitare.

    2. Oketo says:

      Basha : kur me pyeten se ke kemi ne Durres,Gjirokaster,Shkoder,Elbasan etj ju thashe se kudo kemi Partine Demokratike te Sali Berishes . Urraaaaa ! Po keta armiq nga dolen tani ?

  3. Tironci says:

    Ky eshte zhvillim. Perprapa!!!

  4. Gjonii says:

    QQQ PARTI E HORRAVE!deri kur do vazhdosh keshtu?TI Sali Berisha je turpi i kesaj patie.Ti nuk ke me turp e seder,je kanibad.

  5. Dukuri kalimtare says:

    Pushoni!
    Po zhvillon zgjedhje partia fashiste e Berishes !

    1. Dean says:

      Po te ishte parti Fashiste,sille ketu,se Fashistet kishin ca plane,ca objektiva te qarta per te arritur.Ndersa kjo,mender teje Parti,te vetmin qellim ka familjen e 1 BARBARI nga malet e Shqiperise.Kjo “parti” ngjan me teper si 1 perzierje tribalo- feudale,se sa 1 parti Fashiste.Kjo “parti” ka per qellim final mbrojtjen me fanatizem te injorances,egersise,frikave dhe perversitetit moral qe ne shqiptaret kemi demonstruar nder shekuj.Kjo nuk eshte parti,por bashkimi i njerezve “te forte” me qellim vjedhjen dhe poshterimin e ketij kombi.

  6. luis says:

    Parti qe duhet te zhduket plotesisht nga skena si partia me e qelbur.
    Cfare partiet mund te quhet kjo kur nje rrot karit si Berisha i komandon si me telekomande.

  7. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Sa te keni Berishen gjalle nuk ka demokraci ne PD.

  8. eli-Tiv says:

    …asgje te “re” nen sali..

  9. Qytetari i vertete says:

    NUK ESHTE SEMUNDJA “BERISHA”POR ESHTE ENVERIZMI SI SEMUNDJE NGJITESE DHE E MBARTIN TRASHIGIMTARET IDEOLOGJIKE TE TIJ.SEMUNDJE KANCEROGJENE QE AKOMA SHFAQ SIMPTOMAT E SAJ NE POLITIKEN SHQIPETARE.

  10. liri a vdekje says:

    no coment duhet vetem braktisje e te rri e anetarsuar vetem familja berisha ne pd e kryetar luli president sala

  11. leon says:

    ORE JAM ANTAR I PD DHE NUK VOTOJ DOT,,,,KUSH I KA BERE LISTAT..DO DAL NE TV///KAM PAGUAR PARET,,KUSH I VODHI..SALIU??

  12. A says:

    Ky palloshi SALI BERISHA, nuk eshte ne gjendje te beje dhe te organizoje zgjedhja mbrenda NJE PARTIE POLITIKE dhe jo me te zhvilloje zgjedhje elektorale ne shkalle kombetare.
    E tregon veten sa i pa afte dhe maskara dhe i pa skrupullt qe eshte.
    Duhet qe edhe anetaret e kesaj Partie te ashtuquajtur Demokratike, qe nuk jane anetare te “Partise se Sali Berishes” duhen te largohen nga ky derdimen si horr dhe vagabond qe eshte.
    Demokracia shqiptare nuk vjen dot me te tille handikapat kriptokomunist, qe tranzicioni nuk po na ndahet, e filluam te rinj dhe kaluam ne te moshuar. Prandaj kesaj ndyresire duhet treguar vendi.

  13. robi says:

    nuk do, nuk di as i plas fare nese e ke emrin apo jo – nje turme laramane robsh me ne krye totalisht rob te keqinj – kjo eshte e ashtuquajtura parti e “demokrateve” – ishikomuniste, spiune, hajdute, servile, lamashe, te marre, absurde, ireale – keto jane epitetet per keta njerez ne kete parti- ai qe ka hunbur thellesisht dhe ka rene ne grope te thelle ku nuk ka per te dale me thote PERPARA – e ku mund te shkosh para o mbrapa brenda ne Grope a Gop – vetem nje rob absurd e pranon kete.

  14. lira says:

    Mos u merzisni, lulushja edhe po te zgjidhet njesoj do shkoje ne burg.

  15. enea says:

    E kane mesuar nga Enveri, si ai keta po godasin armiqte e partise.

  16. enea says:

    Ah se harrova te perseris edhe njehere;

    PD QE NGA 1992 KA MBLEDHUR NE GJIRIN E SAJ NJEREZIT ME TE NDYRE, KRIMINELET, INJORANTET, LLUMIN E SHQIPTERISE.

    TRADITA VAZHDON.

  17. VJOSA VL says:

    PARTI E FORTE ,MOR JAHU ! PARTI QE PO BEN 4 VJET PA BER NJE MBLEDJE ! PO LIRINE E KA TE SHTRENJTE SA NUK DI SE CILET JANE ANETARET E PARTISE. PO MIRE DHE KAQ ,SE JO ME KOT SALIU QENDROI NE KRYE,PASI DO ISHTE ME KEQ ,SE DO KISHTE SHPERTHUER GRUSHTI SI NE KARADAK. PO JANE DEMOKRAT ,MOR JAHU !

  18. RILINDJA(RINGJALLJA)E KOMUNISTAVE says:

    HAHA DESHIRA E MADHE E TEMES CE TE TE FITOI OLLDASHI E BEN CE TE SHPIFI GJITHCKA

  19. Limi i Tutit says:

    Sigurisht qe ka perjashtime ne cdo parti.Kush nuk mundet te ndjeke vijen ideologjike e politike te nje partie te caktuar dhe e ndjen veten jo pjestar i kesaj partie ,do te iki vete ose do ta perjashtojne.Ca ka ketu te jashtezakonshme?!Ka plot patri te tjera ku keto “te perjashtuar” mund te gjejne vetveten ose te krijojne partite e tyre,sigurisht po paten bythe per kete gje.

    Ca ndothi ne PS me Malajn e Kastriot Islamin,ops,.. pse u perjashtuan nga partia??Cdo parti pastrohet nga elemente te demshem ose jo productive,cdo gje eshte normale. Cfar eshte jo normale eshte se ju nuk do rrini kurre pa e nxjerre ndonje bisht per PD ,jo keshtu e jo ashtu e qe e beni veten shume joserioze.

  20. perralla me mbret says:

    Nuk ma do mendja se Saliu i ka detyruar mbi gjysem milioni Shqipetare te behen fans ke faqja zyrtare ne FB e Lulit.Me lista,pa lista,me konkurenc,pa konkurenc,sido qe te jete,Lulzim Basha eshte i preferuari i mbi 90% te demokrateve andaj ska pse te shpifet e politizohet procesi.Luli eshte personi i duhur ne kohen e duhur.

  21. Shijaku says:

    Berisha ra ne Humnere zoti kurr mos ja beft mbare familjes ti. http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=3639

  22. Zef Kallami says:

    Mos duhet te mendojme te kunderten qe kjo parti nuk asht pislleku i pluralizmes demokratike shqiptare.
    Berisha sic luan ne vathin e partise se vet keshtu e konsideron vetveten te luaj edhe me zgjedhjet e kuvendit popullore.

  23. Njani nga Papajt says:

    e ku jane armiqet apo miqet ketu sipas jush se nuk kuptova asnjegje ne kete mes apo ju te temes I dolloni se cilet jane te nenes dhe cilet jane te njerkes flm

  24. Agjenti 007 says:

    Te gjith votuesit e PD e pranojne njezeri, qe ka manipulime ne zgjedhjen e Krye.arit. Ne statutin e PD eshte e shkruar, plus qe e ka ne ADN e saj, qe ku ka zgjedhje duhet te kete vjedhje. Mirepo ne statut pemendet fjala vjedhje per zgjedhje dhe nuk e specifikon llojin e zgjedhjeve qe duhen te vidhen, prandaj nuk perjashtohet as vjedhja e votimit per kreun e PD. Hajduti kur nuk ka mundesi te vjedhe te tjeret fillon e vjedh shtepine vet, kjoi ndodhi PD, qe po na ringjallet LUGAT dhe do te lere 12 vjet Edivin Kristaq Ramen Kryeminster, eshte me detyrim percaktim.Toca.

  25. meti says:

    Un them qe ata te larguarit per te mos votuar nuk jane kundershtar te Lulit por edhe te krietarit ne detyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje