Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla paralajmëroi drejtuesit e prokurorisë se do ketë një filtër për karrierën e tyre bazuar mbi rezultatet.
Duke folur para Këshillit të Prokurorisë, Llalla theksoi rëndësinë e këtij organizmi konsultativ në ndihmesë të titullarit të institucionit dhe e vlerësoi si “një filtër të rëndësishëm për të promovuar vlerat më të larta të stafit”.
Lidhur me drejtuesit e prokurorive, Llalla u shpreh se “kjo detyrë, për këdo që do të promovohet në pozicion drejtues, më shumë se sa një sfidë e fituar, është një sfidë e pafilluar”.
Ai theksoi gjithashtu se “ky është një mesazh jo vetëm për drejtuesit e rinj, por edhe për ata kolegë që janë promovuar në këto kohë; pozicionet nuk janë të hipotekuara dhe cilido prokuror, në çdo nivel, është dhe do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për cilësinë e punës së tij”.
Lidhur me situatën kriminale të ditëve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se “ka pasur disa ngjarje të rënda, kryesisht të krimit brenda familjes. Këto raste, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë hetuar në mënyrë të menjëhershme dhe ndaj personave të dyshuar është vendosur masa e sigurisë me burg. Do të kërkoj nga të gjithë prokurorët që të vijojnë të ndjekin një politikë të ashpër penale për këdo që cenon rendin dhe sigurinë publike”.
MORE ZOTI DHALLA BEN NDONJE PUNE TI PERVEC DEKLARATAVE NEPER MEDIA APO KJO ESHT PUNA JOTE
Mendoj se zoti Llalla edhe mund te punoje me perkushtim ne se do ta njohi detyren e tij si nje shtyll shume e rendesishme e shtetit shqiptar, i udhehequr nga kushtetuta dhe ndergjegja per te ndertuar nje shtet modern dhe per te lene pas nje histori dinjitoze, te till ne se dikush i thote “horra bylevardi”,te kete kurajon dhe profesionalizmin ta vendos ne bangon e te akuzuareve, kryeprekurori nuk duhet te jete thjesht nje nepunes ciliv por nje burr shteti aktiv per te rilindur kete vend qe ceta e PD e coi ne nivelin zero, te cilet kryeprekurori duhet ti coje ne bangon e te akuzuareve per krime kunder Rep.pop.shqipetare dhe materiale ka plote qe nga rruga e kombit,cenimin e siperefaqes ujore te shtetit shqiptar,21 janarin, tendera pa fund korruptiv,manipulimin e zgjedhjeve ne shqiperi nga 1996- e me pas e plote e plote te tjera,per te cilat K/prekurori duhet te beje emer dhe shqiptaret nje prokuror te till duan dhe jo thjeshte nje nepunes.
Zotin Llalla kur e shikon duket nje burre serioz,me autoritet,te jep pershtypjen e nje kuadri te kompletuar,por nuk dihet me tutje se si do te punoje.Do punoi me drejtesi apo i urdheruar nga Saliu.Nqs ai do zgjidhe drejt e ne kohe 97-ten.gerdecin dhe 21 janarin ateher ai do te behet i besueshem ne punen e tij dhe populli dota respektoi.
Llalla e perjashton veten nga kjo super keshille kaq e bukur ne teori dhe ne praktike squfur?
Surati i llalles deshmon intriga, per ate qe di te lexoje suretet.
Faktet ne realitet tregojne se ky zoteri i thote keto gjera per te lare gojen.
Ky ka promovuar neper rrethe njerez komplet negative, te korruptuar dhe oportuniste. Ky ka lejuar abuzime nga me mostruozet me ligjin. Prokuroria eshte perdorur si arme politike dhe per kete ky zoteri duhet te mbaje pergjegjesi ligjore.
kjo fytyr e percmuar , prokuror i pergjithshem, sa turp !!!
Bukur ! Paaftesi, presion konstant ndaj vartesve dhe emerime te merituara te FAMILJES, Po KUJDES !!! Shtatori eshte afer.