Kështu u shpreh kandidati për kryetar i PD-së, Sokol Olldashi, gjatë takimit me drejtuese dhe aktiviste të LDGSH.
Në mbrojtje të kësaj teze, Olldashi deklaroi se me projektin e tij, gratë e forumit përfitojnë më shumë të drejta politike.
“Duhet të jetë e shpejtë koha kur Partia Demokratike, si strukturë politike dhe LDGSH si organizatë partnere, të ulen bashkë dhe të negociojnë për statusin e ri, që nuk do të trajtojmë më LDGSH-në thjesht si organizatë partnere, por që duhet t’i japë asaj statusin e një dege me të drejta të plota, nga pikëpamja formale statutore. Kjo do t’i japë Lidhjes Demokratike të Gruas disa të drejta që sot nuk i ka. Ne praktikisht i japim një zhvillim cilësor statusit të zonjave brenda strukturës politike dhe LDGSH-së një mekanizëm të ri propozimi dhe përfaqësimi brenda të gjithë strukturës së Partisë Demokratike”, tha ai.
Më herët, ministri në detyrë i Transporteve zhvilloi takime me anëtarë dhe drejtues të grup-seksioneve të PD-së në Njësitë 5, 7 dhe 11 në Kryeqytet.
Olldashi kërkoi të zbatohet një format i ri organizimi në degën e Partisë Demokratike në Tiranë, për të mirëmenaxhuar territorin elektoral në metropolin e populluar me afro 1 milionë banorë.
“Ne kemi nevojë urgjentisht të ndryshojmë strukturën e organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë. Është e pamundur që kryetari i Partisë Demokratike në Tiranë, gjatë një mandati 4 vjeçar të arrijë të takojë të gjitha seksionet e degës që ka në parti. Pra domosdoshmërisht duhet të ndajmë këtë strukturë, në disa degë. Në kemi të njëjtën strukturë unike organizative në Poliçan, që është një qendër e vogël urbane dhe të njëjtën në Tiranë që është 1 milion banorë”, theksoi ai.
Në zbërthim të paketës për ristrukturimin e PD-së, kandidati Olldashi ritheksoi propozimin për rikthimin në kryesinë e PDSH-së të drejtuesve politikë në rrethe, për të zotëruar të gjithë terrenin e partisë.
Do t’i ulin ne dege grate e PD?!
Unë mendoj te fitoj djali i Ilir Enver Hoxhës që është Lulzim Basha,megjithatë dhe Olldashi ka patur maman në bllok që ka punuar prane komandant Enverit te bibloteka.Të dy klysha të Enverit janë.
Bravo olldashi!
Shume bukur,ku je ti Bashic qe nuk mendon per grate.Bravissimo Olldashime.Mendon per grat ti paisish Wc me bide ne cdo dege te PD.Kjo dhe nji gjeste civilizimi per ndryshim.Perpara.
berisha i trajtonte si ne Vicidol,i linte shkallafat hapur pa dyer.
Qe kur shkoj komisioni i Kom.Partise ne ate zone.I bani vrejtje malcorit.Paster paster e mbani Wc,qe gjindesh diku larg shtepiet.Por pse nuk i veni nji dere e ta mbyllni.
Ne vend iu pergjigj malcori: Cfare me duhet dera,kurrgja nuk me hup ne te ce e ka ba e deri me sot.