TemA TV/ Italia nis punën me kryeministrin e ri (ndaj është çmendur Berisha?) (VIDEO)

19 Korrik 2013, 17:32Sociale TEMA

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, zhvilloi një vizitë njëditore në kryeqytetin italian, ku u takua me disa nga përfaqësuesit më të lartë shtetërore.

Temat kryesore të bisedës mes kryeministrit të zgjedhur, Rama dhe kryeministrit italian Enrico Letta ishin forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, nxitja e investimeve italiane në Shqipëri si edhe mbështetja që vendi fqinj do i japë kërkesës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Pas takimit me kreun e ekzekutivit italian Letta, kryeministri i zgjedhur pati një takim të veçantë me Ministren e Jashtme Bonino, ish- kryeministrin Berlusconi, ish- kryeministrin Amato dhe ish- kryeministrin D’Alema.

Ministre e Italisë, Emma Bonino: “Jam shumë e kënaqur që pata këtë mundësi të shoh mikun tim Edi Rama në këtë detyrë të re. Njihemi në ulje ngritjet e politikës prej shumë vitesh dhe besoj që së bashku mund të vendosim themelet e një fillimi të ri, një fillimi të ri jo të miqësisë mes vendeve tona, por një fillim të ri mendoj për Shqipërinë, në rrugën e saj drejt Europës. E, besoj ndihma se Italisë mund të jetë vërtetë frytdhënëse, si për ne ashtu edhe për shqiptarët. Një rinisje e vërtetë për ne në një rrugë të vështirë, po me shumë shpresa”.

Ish- kryeministri dhe president i fondacionit “Italiani Europei”, Massimo D’Alema: “Jemi shumë të nderuar që Kryeministri i ri i Shqipërisë në pritje të marrjes së detyrës së tij ka vendosur për të bërë këtu udhëtimin e tij të parë të rëndësishëm jashtë kufijve. Këtu, për të takuar miq. Miq, të cilët prej shumë vitesh kanë pasur fatin të punojnë me të, me Shqipërinë dhe që përshëndesin suksesin elektoral të Edi Ramës dhe të socialistëve si një kthesë të madhe që e afron Shqipërinë me Europën dhe që hap një perspektivë mjaft më të përshpejtuar në bashkëpunim edhe me Italinë. Do të zhvillohet një takim me Kryeministrin, i cili me shume interes ka ftuar Edi Ramën, për të diskutuar edhe që kjo vizitë të hedhë bazat e një bashkëpunimi të nevojshëm për të dy vendet’.

Ish- kryeministri, Silvio Berlusconi: “Pata kënaqësinë e madhe të pres këtu kryeministrin që e admiroj prej kohësh, duke pasur mundësi ta njoh që në të kaluarën. Jam i sigurt që do sjellë për Shqipërinë një frymë të re, një frymë hapjeje drejt së ardhmes bashkë edhe me një mbështetje nga ana e Italisë që gjithmonë e ka parë Shqipërinë si një vend mik ku dimë janë mjaft qytetarë që flasin italisht dhe ku do na pëlqente që mjaft sipërmarrje tonat të kishin selinë e tyre. Në këtë bisedë kemi vendosur mundësinë e bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Tashmë, do nisim të procedojmë në mënyrë të tillë që të bëhen konkrete dhe që të mund të amplifikohen vërtetë këto raporte bashkëpunimi dhe miqësie”.

Ish- kryeministri, Giuliano Amato: “I bashkohem atyre çka sapo tha Masimo D’Alema, duke shprehur kënaqësinë që kemi këtu kryeministrin e ri të Shqipërisë, një mik i hershëm, që unë e vlerësoj prej shumë kohësh, dhe që duke punuar me Shqipërinë tashmë prej 10 vjetësh kujtoj si risia që i ndryshoi fytyrën e kryeqytetit të vendit tuaj, si kryetar i bashkisë së Tiranës, që nuk bëri vetëm ngjyrat e shumta, por edhe më shumë se kaq. Kapaciteti i tij i madh, kultura e tij inovative më në fund është në shërbim të të gjithë vendit, dhe është përfaqësuese e të gjithë forcave politike reformatore shqiptare. Kjo është e ardhmja, dhe e ardhmja është Edi Rama”.

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama: “Fonacioni italian Europei është një stacion i pashmangshëm për mua, për ne, socialistët shqiptarë ku gjejmë gjithmonë derën e hapur dhe dy miq të mëdhenj të Shqipërisë Masimo D’Alemën dhe Giuliano Amaton me të cilët kemi folur për të ardhmen, për ndihmën që kërkojmë, për eksperiencën që mund të na vënë në dispozicion dhe për burimet njerëzore të paçmueshme që mund të gjejmë falë tyre në mënyrë që jo thjesht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë të shkojnë një hap më tutje por që qeverisja jonë, që politikat tona, që sidomos hapja e një perspektive të re për investimet italiane në Shqipëri të kthehen brenda katër viteve të ardhshme në një realitet të ri shqiptar”.

23 komente në “TemA TV/ Italia nis punën me kryeministrin e ri (ndaj është çmendur Berisha?) (VIDEO)”

  1. Korabi says:

    Problemi qendron cfare ka thene I pari i shtetit Italian Enriko Letta dhe jo cfare tha kurvari Berluskoni,apo mafiozi Giuliano Amato.Sa rendesi i kushtojme takimeve rutine.Asgje s’ndryshon ketu ne Shqiperi,ne se Edi Rama nepermjet drejtesise nuk do realizoi aspiraten e votuesve,te coi ne bangen e te akuzuarve Sali Berishen dhe duart e gjata vrastare,Luzim Bashen..Te tjerat jane vetem show….

    1. demokrat says:

      Amato mafioz? Eshte nga te paktet shtetare italiane qe gezon respekt jo vetem ne Itali por edhe ne Europe. Nese eshte fjala per komunistin e rinovuar, proletarin milioner,makiavelin e politikes italiane, D’Alemen atehere Rama mund te mesoje vetem si nuk qeveriset nje shtet dhe si flitet per te papunet nga jahti miliona dollaresh. Leta eshte vertet nje njeri qe mund te beje per marredheniet me Shqiperine por Farnesina akoma ka mendesine e Cianos dhe Dinit ne raport me Shqiperine.

    2. Toni says:

      Korab, jam 100% me ty por nuk besoj se eshte i ketij mendimi Meta apo lsi, mbeshtetesit e bashes. Dale pak sa te kaloje atmosfera e fitores dhe te shfaqen apo prodhohen konfliktet, se athere do duken me qarte gjerat.

    3. Landi Zverige (Tr) says:

      Berisha (dhe Berishajt) jane cmendur se tani po e kuptojn vertete se do ju dalin te gjitha te palarat zbuluar
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/07/kush.html

    4. Mira says:

      Shteti Italian shikon interesat e tij dhe as që i bëhët vonë se cili i ka fituar zgjedhjet në vëndin e botës së tretë…(siç na quajnë gati tërë vëndet e civilizuara…)

    5. Artur says:

      E njajta skene e Berishes. Edhe mbas takimit te Edi Rames ne Vjene me presidentin e Austrise, Ministrin e punes e ate te fiancave, Berisha gjeti “Veshin” e Egin Ceka. Shkalloj nga mendja plaku mistrec e zevzek, qe presidenti i Austrise ne mes te fushates prete ne pallatin presidencial kryetarin e nje partie opozitare te nje vendi qe nuk eshte as anetar i BE. I duhej skandali plakut qelbash dhe sajoj shkulje veshi. edhe sot, iku nga mendja qe Rama takon nga Londra ne Rome dhe ai merret me Gent Bogdanovic nga Beogradi dhe Bulukbashovic nga Banja Luka.

    6. Bledar says:

      Edvini eshte nje njeri qe as merr vesh fare nga Politika.

      Ende flet sikur cfare paska bere me heqjen e kioskave ne Tirane, kur ne fakt iniciativen per kete e mori Meta dhe roli i Edvin Rames ishte roli i nje POLICI.

      Tani ish POLICI do te beje politike!!! Sa here qe flet, aq brockulla keput, shtoji ketu edhe kapadaillekun si te gjithe inferioret me origjine katunare, komuniste, varfanjake dhe imorale.

      Shqiperia ne doren e Horrave.

  2. enea says:

    lsi do votoje se sben Ramen, ndryshe nuk ka ku shkon ;).
    Djathats ja kepusin koken, keshtu qe uuuuuuuuuuuuuuurteeeeeeeeeeeeeeeeee

  3. boing777 says:

    o toni lere saliun te endrroj te pakte….se mos ja dredh meta ,2 i blej anej ,ja3-4 u jap naj pallat vjen dhe lsi e ilirit,,,,opa sala behet prap kryeministri tonit

  4. sebastian. says:

    Kush e di cpo heq baca jem.keta maskarenj nuk e preten bacen tem. Ai eshte kryeministri ma I mire qe ka pas 500 vjet mas dhe para skanderbegut.
    Ne te shithe jemi sebastian.
    Pajtohem me ramyn me siper qe thote po sikur ilir meta te bashkohet me bacen tem. Keta kryeministrat do fshehen prap.
    Si dilte nji kryeminister ketij edit po do takonte tre.
    Rregulli esht nji per lalen dy per salen

  5. ali says:

    Kjo do te thote te jesh nje politikan autentik ! Bravo zoti Edi Rama ! Politikan dhe jo sharlatan , si ky qe e
    gremisi vota popullore nje here e mire kete kriminel te rezikshem. Diktatori nuk e kupton se te huajt nuk
    respektojne individin ,Sali Vicidolin, por respektojne popullin shqiptar ! Mirpo diktatori me kultin e tij prej
    bajraktari dhe tribalisti mendonte se cdo gje e thonin dhe e benin per te ! Duket qarte sa profan ka qene
    ne poltike dhe sidomos ne diplomaci .
    E kunderta si nata e erret me diten plot diell ndodh me Edi Ramen : politikan, diplomat, racionalist, mbi te
    gjitha modest, teper modest qe degjon me vemendje fjalen e miqve, pa tangalleqe. Qe te binden edhe
    armiqt e tij le te shikojne fotografite , qendrimin e tij , cdo gje e kronometrueme, pa ekzagjerime, pa poza
    trumfante, pa u marre me thash e themesh te plakave llafazane, sic be ish-i paudhi qe gjithe diten e gjithe
    naten flet dhe vetem flet . Edhe tani qe u gremis prap se prapkercenon mjetet e informacionit, masmedian,
    qe ishin terhequr paksa nga. figura e tij e urryer , duke i lene vend edhe K/ministrit te Ri , qe perpara vetem
    e permendnin ne TV per ta anatemuar , per ta denigruar, per te shpifur, per ta nxire me bojra te zeza Edin.
    Cdo mngjez,dreke apo ne cdo ore te dites dhe te nates, Diktatori villte vrer nga Edit ,e ironizonte, e stigmati-
    onte, shkonte deri ne sarkazem dhe sejmenet e tij, bufonet e kurores sulltanates buzeqeshnin me cinizem
    per t’i bere qejfin ”godfather,,-it. Kjo perben tragjikomedine e ketyre 8 vjeteve te fundit tepopullit shqiptar.

  6. mario says:

    takime serioze
    ish silvio
    ish amato
    ish masimo
    ish toni(per momentin i punsum ne mongoli)
    si te djathtet si te majtet nje tufe delesh!!!!!!!!
    tallin lesht me ne

  7. Kur thone... says:

    Kur te thone keta ‘ jemi fort te nderum’ kam frike se dun me na bo dhurate,
    me kryeministrin e ri,
    plehrat e italise, ose edhe naj tjeter gjo pervec ksajta,
    se pse qekan kaq fort te nderu prej rames pepinot?!, poplli

  8. astrit says:

    Rama takon kryeministrat ne pension te Italise, Iliri shllehet ne Lales, ndersa Saliu tallet me votat e shqiptareve.

  9. tim says:

    o EDI rri ne Tirane sa te certifikohen zgjedhjet se SALA ta fut te vjedh kutite ver njerez ti ruajne kutite ne cdo levizje qe behet ne Lunder mos fli ne dafina Ne lezh dhe Shkoder po futi bej kujdes me tutje mbrojini votat me gjak jo me llafe KUJDES SE PO JU PERMBYS REZULTATIN

  10. Limi i Tutit says:

    E ka fillu mir ky tu shku tu pyt ish kryeministrat e evrops ,se si te qeverise vete.La nam trapi.

  11. VLORA says:

    Tere kohen fliste qe mos te vidhet dhe ne fund doli se vodhi vete edhe spati nevoje.Po ku e gjeti te bej bisedoje me Berluskonin,mos ja ka fut ndojher edhe te gjatit brekekuq, e tani shkon ta falenderoje?

  12. socialisti says:

    cfar bene ki krietari yne more jaman?,krisi iku pa kthyer koken mbrapa. ku na la ne ky oree?i ka rene ne koke fitorja dhe po bredhe kot me kot.leri ore pensionistet e euoropes ne rehatin e tyre.hajde se po na merr partine meta dhe kush i byre skrapidarllinjte.dhame thesa me euro per zgjedhje dhe spo marrim 1 deputet me shume se 2009.

  13. Shqiperi te kam dj.... Si nuk te kuptova nje here says:

    Edi Rama ishte i ftuar i gazetares Sarah Montague në emisionin politik të BBC-së, “HARDtalk”, në të cilin Edi Rama konfirmoi se sharja e vendit të tij ka qenë një sipërmarrje politike. Gazetarja Sara Montague e nisi bisedën e fortë me Edi Ramën duke i kujtuar atij se ka përshkruar në vitin 2003 se Shqipërinë si “ toka e prostitutave dhe emigrantëve të jashtëligjshëm”. Edi Rama i është përgjigjur kësaj pyetje duke thënë se, “Kjo është diçka që e kam thënë në vitet 90”. Por gazetarja britanike Montague i thekson se, “Në fakt e keni thënë në vitin 2003”. Në këtë moment Edi Rama ndryshon regjistër duke e konfirmuar: “Mbase por ka qenë shumë kohë më parë atëherë kur ky stereotip i vazhdueshëm ishte tepër shqetësues për shqiptarët dhe për një popullsi që nuk e meriton të përshkruhet në këtë mënyrë. por në të njëjtën kohë nuk është një imazh edhe aq i pamerituar dhe kemi bërë pak për ta luftuar këtë imazh”. Me një llaf, Edi Rama po thotë në sytë e londinezëve se qytetarët shqiptarë që shkojnë çdo ditë në punë dhe punojnë ndershëm se e meritojnë të quhen “toka e prostitutave dhe emigrantëve të jashtëligjshëm”. Atij nuk i vjen turp. Përkundrazi, Edi Rama shprehet se, “ne kemi një shtet që nuk funksion”. Ndër të tjera, gazetarja e bëri prezantin e Edi Ramës si kryeministri që vjen nga vendi më i varfër dhe i korruptuar i Europës. Kjo klishe është një produkt i një fushate të pashembullt të përmbysjes së realitetit të cilën Edi Rama përpiqet t’i shpëtojë me fjalët se, “është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta”. Sipas tij, Shqipëria në vend që të ecë përpara ka bërë hapa prapa në lidhje me korrupsionin duke kaluar nga vendi i 106 në atë të 137. Megjithatë ajo që ra në sy ishte spërdredhja e gjuhës së Ramës kur gazetarja e BBC pyeti sesi, PS nuk pati ndonjë sukses të madh në zgjedhjet e tanishme në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ndryshimi ka qenë një vend më shumë në parlament, por ishte LSI që nga 4 vende mori 16 në këto zgjedhje dhe i dha mbështetjen kryesore të majtës. Si është e mundur – tha gazetarja Montague – që një aleati i Ramës akuzohet për korrupsion dy vite më parë dhe ishte ky shkaku që PS dhe Edi Rama organizoi protesta masive që përfunduan tragjikisht me 4 të vrarë para zyrës së kryeministrit Berisha, të marrë kaq shumë vota dhe për më tepër të bëjë koalicion me PS? Edi Rama u mek, mori kohë të përgjigjej. “Është gjithçka e vërtet, por në të njëjtën kohë është po ashtu e vërtetë që duhet të ecim përpara”, iu përgjigj Edi Rama duke rikthyer një formulë të vjetër të çorbës së vjetër. Ndërsa për 21 janarin, Edi Rama u shpreh se “Vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm dhe një farsë”. Duke u ndalur tek situata ekonomike, kryesocialisti nënvizoi se, “Ne po presim për një program të veçantë nga FMN dhe BB, shpresojmë që ky program të dalë para se të hartohet buxheti i ri. Jam i bindur që do paraqesë situatën reale të ekonomisë sonë”. Sido që të jetë, ajo që ngeli nga intervista tek BBC e Edi Ramës ishte fakti që klisheja e prodhuar prej tij, është akoma sot e kësaj ditë një gënjeshtër që e ka kthyer imazhin e Shqipërisë si një vend prostitutash, trafikantësh dhe të korruptuarish. Ky demonizimin i Edi Ramës i nisur herët, në 2003, ka një impakt të tmerrshëm në imazhin dhe perceptimin e vendit. Papërgjegjshmëria e Edi Ramës në opozitë e ka bërë vendit tonë në objekt klishesh të turpshme. Imagjinoni perceptimin e vendit me një kryeministër që sillet si një artist i dështuar me ngjyrat që kërkon të qeverisë një vend në kulmin e fuqisë së saj intelektuale dhe materiale.

    1. Drini says:

      Korrekt analiza jote.

      Nuk mund te behet Shqiperia me Horra Injorante.

  14. georges says:

    Nga keto takime verehet serioziteti i Kryeministrit Edi Rama,dashuria qe ai tregon per vendin dhe popullin e vet, pikerisht ai Berlusconi qe i tha berishes se do te vi tek ty per vizite por ama dua ca goca te bukura, me Edi Ramen foli ndryshe se edhe EDI eshte ndryshe nuk eshte karagjoz dhe sahanlepires si Sali Berisha qe e shiti dhe e persekutoi dhe e vrau kete vend dhe kete popull. Shqiperia ka nevoje per dinjitare si Edi Rama dhe jo si kodoshe kombetare dhe vrastare kombetare si Sali Ram Berisha dhe Familja e Zeze Berisha!

  15. Azemi says:

    Ashtu thoshte edhe per bashkine e Tiranes ky “trimi”, por pastaj ia dorezoi Lulit si lepur. S’ka ndermend te ta leshoje kolltukun Berisha, o byrazer; je duke i bere llogarite pa hanxhin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje