INTERVISTA/ Bregdeti i sotëm si Lana e vitit 2000

23 Korrik 2013, 09:58Sociale TEMA

Nga Skënder Minxhozi*

 

Ka një përshtypje të përgjithshme se maxhoranca e re po vjen në majë të rruspave, dy muaj përpara se të hyjë në zyrat e qeverisë në fillim të shtatorit. Artan Lamen, ekspertin e trashëgimisë kulturore dhe të menaxhimit të territorit nuk e shqetëson fare ky imazh prej “shkatërrimtari”. Madje ai thotë se batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit, por edhe në brendësi të vendit, kërkon medoemos një imponim të fortë të ligjit. Por jo gjithçka është për t’u hedhur në tokë, thotë Lame. 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. “Fatkeqësisht një pjesë e bregut është e pariparueshme”, shprehet ai Ka një përshtypje të përgjithshme se maxhoranca e re po vjen në majë të rruspave, dy muaj përpara se të hyjë në zyrat e qeverisë në fillim të shtatorit. Artan Lamen, ekspertin e trashëgimisë kulturore dhe të menaxhimit të territorit nuk e shqetëson fare ky imazh prej “shkatërrimtari”. Madje ai thotë se batërdia e ndërtimeve në zonat e bregdetit, por edhe në brendësi të vendit, kërkon medoemos një imponim të fortë të ligjit. Por jo gjithçka është për t’u hedhur në tokë, thotë Lame. 35 deri në 50 mijë ndërtimet pa leje në 400 kilometrat e bregdetit shqiptar duhen kaluar në sitën e ligjit dhe duhen peshuar drejt për dëmin që kanë shkaktuar. “Fatkeqësisht një pjesë e bregut është e pariparueshme”, shprehet ai.

Zoti Lame, në imagjinatën kolektive të pas 23 qershorit, problemi i ndërtimeve pa leje, sidomos ato në bregdet, po shihet i ngjashëm me Lanën e dikurshme dhe me Parkun Rinia të një dekade e ca më parë. Përtej faktit që do të jetë sërish dyshja Rama-Meta, ajo që do të ndërmarrë këtë aksion të përfolur prishjesh e sistemimesh, sa i saktë është sipas jush krahasimi në fjalë?

Përpara se t’i hyj shpjegimit se sa qëndron ky krahasim, do të doja që të tërhiqja vëmendjen e të gjithëve në një çështje që nuk është më thjesht dëshira e një partie. Shqiptarët më 23 qershor, midis shume gjerave, votuan edhe për një gjë: për t’i dhënë fund epokës së barbarisë së territorit. Ajo çka kemi bërë ne, të gjithë shqiptarët, me vendin tonë në këta 23 vjet, është e paimagjinueshme. E kemi plaçkitur, e kemi zhvatur, e kemi shkulur, kemi djegur e kemi prerë pyje, kemi gërryer lumenj, kodra e male, kemi ndërtuar pa leje ku dhe sa kemi mundur, kemi shkelur ligjet, kemi rrënuar trashëgiminë, i kemi bërë të gjitha të ligat e mundshme.

Them “kemi” sepse jo vetëm ata qe i kanë bërë fizikisht këto gjëra kanë përgjegjësi, por të gjithë, edhe klasa politike, edhe intelektualët, edhe qytetaret, edhe të gjithë ata që nuk iu kundërvunë dot kësaj barbarie, nuk mund të ç’fajësohemi dot. Dhe, mbi të gjitha pastaj, 8-vjetëshi i fundit i qeverisjes së Sali Berishës. i ribëri truallit shqiptar atë që ja kishte bërë një herë më ’97-ën. E pra, për të gjitha këto shqiptarët votuan për t’ju thëne: MJAFT ME!

Unë besoj se personalisht Edi Rama, jo vetëm që e ka perceptuar thellë këtë mesazh popullor, por ka dhe konstruktin e qytetarit që nuk pajtohet dot as mendërisht me barbarinë e territorit.

Për t’ju kthyer tani krahasimit tënd; ai është i saktë për disa arsye: E para, për atë që thamë, që njerëzit kanë dëshirë t’i kthehen rregullit. E dyta, ashtu si Lana dikur kish qenë e bukur, u pushtua nga paligjshmëria dhe u çlirua më pas serish për të rifituar hijeshinë e saj të dikurshme, ashtu ju siguroj do të ndodhë edhe me bregdetin shqiptar; i virgjër dikur, u pushtua nga ndërtimet me dhe pa leje dhe do t’i rikthejmë me sa të mundemi elegancën e tij të dikurshme. Dhe e treta, ashtu sikundër viti 2000 ishte mbyllja e një epoke, e epokës së kioskëzimit; ashtu edhe viti 2013 do të jetë mbyllja e një epoke tjetër në historinë e zhvillimit të vendit, e epokës së kaosit urban.

 

Duke ju përmbajtur sërish krahisimit me Lanën, mendoni se situata e ndërtimeve në bregdet është më e rëndë, më pak e rëndë apo e njëllojtë?

Jo, pa dashur ta dramatizoj, situata në bregdetin shqiptar, është shumë më e rëndë se Lana e vitit 2000! Kjo, jo vetëm për faktin se fenomeni Lana apo Kjoskë, ishte më i kufizuar dhe, financiarisht, me i përmbajtur, por edhe sepse nëse Lana apo Parku Rinia, pas kthimit në identitet, rifituan tërësisht shkëlqimin e dikurshëm, me keqardhje them se disa zona të bregdetit shqiptar janë dëmtuar apo kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme.

 

Kemi parë këto 22 vjet sesi është pushtuar bregu i Adriatikut dhe Jonit nga ndërtime pa leje, nga kasollet e deri tek hotelet gjigande apo pistat private. Sa realiste është që të shkatërrosh sot gjithçka është bërë keq në dy dekada?

Unë kam qenë pjesë e aksionit “Kthim në Identitet” i vitit 2000, dhe mbaj mend shumë mirë dyshimet e atëhershme, diskutimet e gjata, frenimin normal të brendshëm dhe, në ndonjë moment, edhe lëkundjet nëse do t’i dilej apo jo mbanë atij aksioni. Në fakt, asgjë nuk ndodhi. Pas fërkimeve të para, entuziazmi i përgjithshëm i qytetarëve për atë që po bëhej, i dha më tepër nxitje atij aksioni, madje dhe thellimit të tij. Të mos harrojmë se ajo që ndodhi me Lanën dhe me Parkun Rinia, më pas u kthye në model për të gjithë Shqipërinë, në një furtunë të vërtetë që çliroi shumicën e hapësirave të gjelbra të vendit. E njëjta gjë, jam i bindur se do të ndodhë edhe kësaj radhe, madje në një masë shumë më të madhe.

Sidoqoftë, le të bëjmë një saktësim. Këtu nuk po flasim për shkatërrimin e çdo gjëje që është ndërtuar në bregdetin shqiptar. Duhet të kemi parasysh se në bregdetin Adriatik dhe atë Jonian ka edhe mijëra ndërtime me leje, në përputhje me ligjin, apo në zbatim të planeve rregulluese të miratuara, të cilat aktualisht përballojnë fluksin e madh turistik në vend. Qëllimi ynë është pikërisht t’ju lirojmë frymëmarrjen këtyre bizneseve, të cilat përbejnë një bazë ekonomike të jashtëzakonshme për vendin dhe për mijëra familje.

Sot përllogaritet që në Shqipëri të ketë rreth 350-400 mijë ndërtime pa leje, nga të cilat rreth 30-50 mijë janë në zonat bregdetare, prej derdhjes së Bunës në veri e deri në Kepin e Stillos në jug. Këtu përfshihen ndërtime pa leje të të gjitha tipeve, që nga shtesat e kateve, shtesat anësore, ndërtimet pa leje të tipit banese vetjake, ndërtimet e pallateve pa leje, vila, fshatra turistikë, restorante, hotele, etj. Do të jetë e nevojshme të bëhet një punë e madhe për të përpunuar gjithë këtë sasi objektesh dhe për të vendosur për fatin e tyre.

 

Koncepti i prishjes së bregdetit nuk do të qe i plotë vetëm me dosjen e ndërtimeve kaotike dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi. Bregdeti është shkatërruar edhe si në aspektin mjedisor, aty derdhen gjithfarë mbetjesh, të cilat kanë dalë deri në Kroacinë e largët. A është e saktë të thuhet se shëndoshja e bregedtit shqiptar nis nga brendia e territorit të vendit?

Është pikërisht kështu. Në gjithë këto vite, territori shqiptar është shndërruar në një mori kosha plehrash ku ne hedhim gjithë çka nuk na duhet. Kosha të cilët pastaj derdhen në disa kosha më të mëdhenj që janë lumenjtë e vendit. Lumenj të cilët pastaj derdhen në koshin më të madh të vendit që është DETI.

Për të gjithë këtë është e domosdoshme të vazhdoje puna për ndërtimin e impianteve për përpunimin e mbeturinave dhe ujrave të zeza pranë çdo qyteti dhe fshati të Republikës. Duhet të ndërpresim në mënyrë radikale çmendurinë e shkarkimit të plehrave nëpër lumenj. Duhet të ndërpresim çmendurinë e shkarkimit të ujrave të zeza të zonave bregdetare direkt ne det.

 

Një tjetër aspekt delikat dhe shumë problematik ka qenë ai i bashkëjetesës së trashëgimisë kulturore të bregdetit, me valën e ndërtimeve dhe shkatërrimit që pushtoi 400 kilometrat det pas vitit 1990. Si paraqitet kjo situatë sot?

Trashëgimia kulturore shqiptare ka njohur disa dallgë batërdie, siç është ajo e periudhës së viteve të para pas Pavarësisë, periudha e viteve ‘67-’70, apo periudha e viteve të para pas vitit ‘90. Por, 5-6 vitet e fundit mund te konsiderohen më të rëndit në shkatërrimin e asaj çka kishte mbetur nga trashëgimia jone kulturore. Dhe këtu nuk do bëja dallim mes bregdetit dhe zonave të tjera te vendit.

Ne që të dy kemi qenë dhe jemi anëtarë të një Forumi Civil, ku jemi përpjekur në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në shumë raste, me dëshpërim kemi parë pafuqinë tonë, përballë barbarisë së ngritur në shtet. Them “të ngritur ne shtet”, sepse shumica e shkatërrimeve janë bërë me dijeni dhe me firmën e vetë organeve shtetërore përgjegjëse.

Kujtoj këtu, rrënimet e pafundme të elegancës qytetare në Shkodër, çmendurinë për ndërtimin e moteleve dhe pishinave në kalanë e Lezhës, ndërtimet e turpshme me leje në kalanë e Krujës, zhdukjen e gjurmëve të antikitetit në Durrës, dëmtimet në Pazarin e Korçës dhe shkatërrimin e Shtëpisë së Flamurit në atë qytet, rrënimet në Gjirokastër dhe Berat, lejet e ndërtimit mbi monumente në Sarandë, në Tiranë e në Durrës, e plot, e plot, e plot të tjera…

Prej një jave ne po denoncojmë një tjetër ndërtim të turpshëm që po bëhet me lejen e Institutit të Monumenteve në kalanë e Prezës dhe, pikërisht sot që po flasim, jemi informuar se në Vlorë sapo është shembur një tjetër monument kulture, “Shtëpia e Veli Harxhit”, i fundmi firmëtar i aktit të Pavarësisë, banesa e të cilit ishte akoma në këmbë. Edhe kjo, me firmën e drejtorit të Institutit të Monumenteve.

A vlen të denoncojmë më tej akte të tilla, përveçse, në emër te Forumit tonë, që aq shumë u përpoq në këto vite, në emër të qindra shqiptareve që na besuan dhe që na denonconin herë pas here dëmtime në monumentet e kulturës, në emër të kujtimit të mikut tonë të nderuar Ardian Klosi, i cili iku nga kjo botë me marazin e batërdisë që e rrethonte; pra, në emër të gjithë këtyre, t’ju premtojmë shqiptareve se përgjegjësit ligjorë të kësaj barbarie shume shpejt do të japin llogari dhe se do të bëjmë të pamundurën të shpëtojmë dhe t’ju trashëgojmë brezave që vijnë atë ç’ka ka mbetur.

 

 

Një ndërtim sa i paligjshëm, aq edhe i shëmtuar, hodhi shtat brenda pak ditëve, gjatë fushatës elektorale, në atë që quhet ballkoni i Llogarasë. Natyrisht që me raste të tilla, zbatimi i thatë i ligjit duket zgjidhja e vetme. Por a ka, sipas jush, hapësirë, që një pjesë e ndërtimeve të përfshihen në konceptin e rikualifikimit apo të integrimit me pjesën tjetër të ambjentit përreth? Pra, a duhet një zbatim drakonian i ligjit për çdo rast, apo mund të ketë edhe një interpretim më fleksibël në situata të caktuara?

Rasti i ndërtimit në Ballkonin e Llogarasë, ishte një nga ato raste që tregojnë se deri ku mund të shtyhet aventura e disa njerëzve brenda një shteti, që është kthyer i gjithi në një aventurë. Por, siç e thashë dhe më sipër, qëllimi ynë nuk është shkatërrimi pa sens, por rikuperimi i bregdetit dhe i ekonomisë turistike në bregdetin shqiptar.

Përveç ndërtimeve që janë në përputhje me planet rregulluese të miratuara, ka edhe shume ndërtime të tjera që vërtetë janë pa leje, por që situata e tyre urbane lejon rikuperimin dhe integrimin e tyre në këto plane. Ne do të bëjme të pamundurën që ndërtime të tilla të përfshihen në një program rikuperimi, që do t’i integronte ato në skemën e zhvillimit turistik.

 

Sa besoni që viti 2017 do ta gjejë linjën bregdetare të Shqipërisë të normalizuar, në raport me situatën aktuale?

Edhe nga pyetjet e tua, edhe nga pyetjet e shumë njerëzve në këto ditë, vërej një fenomen: bjerrjen e besimit të njerëzve tek institucionet! Në këto vite shqiptarët janë mësuar vetëm me institucione që nuk bëjnë detyrën e tyre. Me inspektorate që mbyllin sytë para paligjshmërisë dhe i hapin vetëm për të mbushur xhepat e tyre, me punonjës shteti që lëshojnë leje dhe firmosin vetëm atje ku kanë fitim personal. Dhe pas gjithë kësaj, vjen natyrshëm kjo mungese besimi.

Duke perifrazuar një fraze të Edi Ramës, ju kujtoj se ne do të bëjmë që “shteti të bjerë era shtet” dhe që sezoni turistik 2014 të jetë një sezon ku frymëmarrja e biznesit të mirëorganizuar të ndjehet qartë.

 

Në numrin e shkuar kemi botuar në Java një material që fliste për reformën e pritshme të pushtetit lokal. Si lidhet sipas jush fenomeni i ndërtimeve pa leje, me pyllin e dendur të të zgjedhurve lokalë, të cilët kanë të drejta në menaxhimin e territorit?

Një nga problemet që është vënë re në shumicën e raporteve të organizmave të huaja për Shqipërinë, është mungesa e koordinimit ndërinstitucional. Horizontalisht institucionet e shtetit shqiptar janë kthyer në prona private të ministrave, të cilët as nuk pranonin të lejonin kënd të fuste hundët në to dhe as nuk pranonin të harmonizonin veprimtarinë e tyre me njeri-tjetrin. Ndërsa në aspektin vertikal, Shqipëria është kthyer në një mori pashallëqesh, bejlerllëqesh dhe agallëqesh, që të kujton periudhën e degradimit osman në shek XVIII.

I gjithë ky fragmentalizim, horizontal dhe vertikal, duhet të marrë fund, duke integruar punën e institucioneve me njeri-tjetrin; duke i dhënë vendit një plan zhvillimi të detyrueshëm dhe të harmonizuar për të gjithë institucionet; duke deleguar kompetenca drejt qeverisjes vendore, por duke shtuar kontrollin në zbatimin e tyre efikas dhe ligjor; duke i pajisur sa me shpejt të jete e mundur njësitë vendore me plane zhvillimi dhe plane territori, të hartuara në bashkëpunim me to por pas kësaj të detyrueshme për to.

Një kryetar komune nuk mund të thotë që, nga kodra filan deri tek përroi filan jam unë zot dhe bej ç’të dua. Ai është një i zgjedhur vendor që komuniteti përkatës e ka zgjedhur për të miradministruar territorin sipas një plani të caktuar dhe të harmonizuar me të gjithë kuadrin ligjor dhe hapësinor përreth tij. Meqë jemi tek bregdeti, bash për këtë arsye, ne kemi planifikuar edhe ngritjen e një agjencie kombëtare për menaxhimin e zonave bregdetare, që do të kryejë pikërisht këto funksione.

Se fundi dua të them se, ndoshta është ende shpejt për të vendosur afate të sakta për të gjitha këto, por ju them me bindje se pas një apo dy vjetësh batërdia e sotme do të ketë mbetur vetëm një makth i së shkuarës, të cilën duhet ta fotografojmë sa me shume sot, se nuk do ta besojmë më se vërtet kemi qenë mes një kaosi të tillë.

27 komente në “INTERVISTA/ Bregdeti i sotëm si Lana e vitit 2000”

  1. fl says:

    Per te shpetuar Shqiperine nga katastrofa qe e coi mos-qofti, fati e solli qe te kemi po ate ‘doktor’ qe rregulloi lanen

    1. shoku taras says:

      Që e gjithe vija bregdetare nisur nga Shengjini e ne Sarande eshte e mbipopulluar me ndertime te jashtligjshme ky tanime eshte fakt.
      Shpresoj dhe jam i bindur se z.Rama se bashku me ekipin e tij do i japin te njejten pamje si te Lanes se rregulluar edhe vijes bregdetare.

      1. gjyshja says:

        Cdo gje eshte nje konglomerad i vertete,ndertimet pa kriter te klientëve te pushtetit te larguar me vote me 23 qershor i kane dhene nje pamje te shemtuar rivieres Shqiptare.Qeveria e ardhur ne pushtet me votat e popullit ka fillur shembjen e ndertesave pa kriter me qellim qe bregdeti yne te rifitoje pamjen e para-ndertimeve.

        1. Vlora says:

          prandaj te gjithe te zgjedhurit e menaxhimit te teritorit shqiptar duhet te jen qytetare se jane per zbatim te ligjit dhe jo fshataret qe jane per ligjin e xhungles.

          duhet te filloje veret nje ere e re edhe per shqiperine.

          tek rama kemi besim te plote qe do tja arrije.

    2. Vlora says:

      prandaj duhet te jene qytetare ata q

      1. qytetari vlore says:

        kerkojme qytetare tani ne te vlores, tani qe ky plera kryebashkiaku jone e shiti dhe e renoi vloren. se di per qytetet e tjere por vlora ska me shprese.
        skemi me parqe hapsira publike mos te flasim per bregdet ku eshte tmerr.
        na i prishen qytetin na i moren na i grabiten
        ZOTI I DENOFTE.

  2. Ina says:

    Ne asnje vend nuk ndodh qe te preket rera e deti qe konsiderohen prona publike te miliona njerezve. Vetem ne kete vend zaptojne det e rere sikur t’iua kene lene stergjysherit. Mjaft me me kete baterdi; kemi pasuri te vyera per t’i lene ne pike te hallit te shfrytezohen nga disa individe te papergjegjshem e injorante qe gjykojne sot per neser e nuk mendojne demin kolosal per vendin e qytetaret.

  3. 8led says:

    Ne vitet 70-te njerezit laheshin ne lumin gjanica te Fierit,semani ishte nga plazhet me rere me te mire per te kuruar semundjet,me jodizim te larte
    …sot ka vetem topa sere sa duhesh te marresh benzin me vete dhe lumi dhe detivjen era gaz…lere mbeturinat pasaj qe nga divan,bufe,batanije dyshek dhe bidona
    …qe te mendosh qe nje bidon te gjeje ne kohen e dulles mblidhej gjith plazhi

  4. Arbi says:

    Ahahahahahaha, eksperti i rregullimit te territorit Lame.

    1. Diploma Marshederi
    2. Karriera me ndihmen e pakursyer te motres punetore
    3. CV-ja, shkaterimi total i bregdetit te Durresit dhe Kavajes kur ishte zv minister i qeverise Nano.

    Perfundimi: Obobobo sa poshte kemi rene, kur presim te na rregulloje Lame. Se te rregullon ai ne fakt, si Golemin. Persa i perket sites, sigurisht qe do i kaloje ne site, se do marri leket nga ata qe do te paguajne.

    1. salah says:

      Bravo!

      Shumë e letrës, shumë të flasim! Artan Lame ka asgjë, kur ai u bë zëvendës-ndërtimin dhe ministri i turizmit! Ai nuk ka asnjë “zonë turistike” të mbrojtur, atëherë si tani, zonë e turizmit vetëm, i cili huajt vet në Currila – Porto teuton. Ky është një krim ndërkombëtar kundër shtetit dhe do të shkojnë përpara një gjykate Abitrage OKB-së. Artan Lame është se si Berisha Ministri vetëm një fjalaman pa kuptim! Në atë kohë, Sarande ka qenë gjithashtu i shkatërruar, por kurrë nuk u ndal e ndërtimeve pa leje. Në Durrës, ka pasur veprime: 2 Lokale shkatërruar, mbetën 100. identike në Velipojë në vitin 2002

  5. shqiptar says:

    KOT E KE O LAME .KE VETEM LLAFE,LLAFE.FJALE FJALE SITI EDHE SHOKET E TU PA PERJASHTIM.MIRE ESHTE TJA FILLONI ME GJOBAT DHE PASTAJ TE FILLONI PRISHJET.hahahahahahahhhhhhhh

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Perballe kemi nje panorame te shemtuar te ndertimeve pa leje ne SHqiperi.
    Zonat fshatare,te cilat u formuan gati ne çdo qytet te SHqiperise,ne keto 23 vjet,jane nje katastrof e vertet.
    Bathorja ka marre statusin!
    Ne qytetet kryesore,askush nuk ka dale pergjegjes,per kete katrahure,kerkush nuk eshte denuar.
    Vrulli i ndertimeve pa leje nuk eshte ndalur as sot.
    Duhet ti ligjerojme,ti shkaterojme,apo te denojme ata qe i lejojne keto perfitime.
    Po ti shkaterrojme,se pari duhet te gjejme fajtoret,ti denojme,ky fenomen te mos perseritet me.
    Zonat e shkateruara do mbeten me germadha,apo ka projekte funksionale,per ti sherbyer komunitetit?
    Kostua e ketij shkaterimi eshte shume here me e madhe se perfitimi.

  7. sabri says:

    Siç eshte katandisur trashegimia arkeologjike e kulturore dhe territori i vendit e veçanerisht bregdeti i Adriatikut ia vlen qe te krijohet nje Ministri per kete qellim.
    Deti po perparon çdo vit me dhjetra metra ne zonen e Golemit dhe Malit te Robit.Aty secili pronar resorti nderton skaliera guri pa projekt e leje ndertimi.
    Ne Patok te Kurbinit dhe Kune te Lezhes deti eshte bashkuar me Lagunen.
    Adriatiku eshte ne rrezik. Qeveria qe vjen nuk duhet ta injoroje kete tragjedi.
    Duhet degjuar me respekt z. Lame

    1. lira says:

      O Sabri -Artan ti je more bir??!!!

    2. lira says:

      @sabriut -Artan ti je more bir??!!!

  8. extra says:

    Po si ka mundesi te beni krahasimet e ndertimeve ne lane me ato qe jane bere ne vijen bregdetare, une nuk jam ekspert, ndonje qe eshte te me thote vleren e investimeve qe kane qene ne lane, dhe atyre ne bregdet, si dhe kush i zoteron keto ndertime pra,kush jane pronaret. Prishja e ndertimeve pa leje ne bregdet eshte mision i pamundur, sepse arkitektet e saj i ke nga te gjitha partite, nese do prishet ndonje ndertim sa per shou do te jete i ndonje individe qe nuk ka lidhje me politiken.

  9. KRIPTOOPOZITARI says:

    o Lame, ku i ke marre ato foto, ne GOLEMIN tend ?! ? ? ?

  10. spiro milo says:

    Ne emer te pushtimit, favorizoni shkaterimin.
    edhe nje ndertim ne himare, llogora ne token e vete, e rezuat, pasi nuk late propagande pa bere. E nxoret edhe kusheri me kryetarin Rama, por e rezuat. dhe ti mer guximin dhe thua se do te rezoje ‘mikun e edi rames alban xhillarin dhe samir manen?????” i thoni shqiptareve se per himaren, Rama dhe Berisha perfshi edhe ilir meten,keni firmosur qe ta pushtoni , duke favorizuar shkaterrimin ne bregun e saj, duke dhene koncesione dhe i mbrojtur me polici mbi shtetin. asne himariot por edhe qytetar shqiptar, nuk ju beson, turp,,,legena…………………………….

  11. tiku says:

    z lame vetem ti sduhet te flasesh per ndotjen e bregdetit se ne kohen tende kur ishe zv Minister kulture bregdeti yn u shkaterrua zi e me zi, ishe ti ai qe jepje leje ndertimit per njerezit e tu

  12. Liu Berat says:

    Ehhhhh Lame, bravo i nderuar, kur lidh shpirtin e pasionin me profesionin ben gjitchkca, kurajo i nderuar se ke mbi 1000000 Shqipetare qe te kane besuar ty, ekipin tuaj dhe forcen politike tuajen…po nisim nga fotot :)) Respekte dhe Shqiperia do te behet!!!

  13. Kozmos says:

    Fraza e Rames eshte me e sakre , qe Bregdetit do ti vije era “PARA ”
    Piksynimi Nr 1 i Rames ka qene bregdeti ,do te vine shume Investitore
    te huaj si p.sh Italiane ku dhe Rama do te kete fitime te majme dhe pikerisht
    Rama e filloje viziten e tij pa u ulur ne karige,me Italine , keto fjalet e mija sot
    duken si te sajuara ,por neser do te jene nje Realitet .

  14. plaku nga vlora says:

    I gjithe bregdeti(bashkite)nga p.s-ja udhehiqeshin,prandaj Rama po do te punoj,duhet te largoj kryetaret,se ata e shkaterruan bregdetin dhe pastaj te vazhdoj te bej punen e tyre…

  15. arbri says:

    Kjo eshte hipokrizi zoti LAM;flet vetem per Tironen dhe bregdetin por asnje fjale per shkaterimet ne mes te Vlores.Ne mes te Vlores po shkaterohet lulishtja e ‘TRE RACAVE’ ne mes te dites dhe po ndertohen pallate gjigande,apo edhe per kete e ke fajin SALIU[une s’kan qene kure me te].

    1. qytetari vlore says:

      si shkulen pelikanin e tre rracave si prishen lulishten 60vjecare
      ashtu mase ju prishin varet,
      U SHOFSHI E PLLAKE VARRI MOS PACI

  16. Genti says:

    Hajde, hajde …

    keta jane te gjithe si kryetari lakuriq: pa mend ne koke:

    po ku krahasohet Lana me bregdetin o Lame, qe edhe emrin e ke si qemoti …

    aq rane kur u ndane …

  17. al says:

    lame shume bukur qe flet per nje bregdet te paster dhe me ndertime me leje dhe arkitekture moderne. po si i behet hallit qe shume qytete te shqiperise dhe sidomos durresi dhe vlora qe ju keni kontributin tuaj ,nuk riparohen me. i vetmi plazh ne shqiperi qe ka nje pla te mirefillte, dhe shume modern eshte vetem shengjini. nuk them per te gjithe kryetaret por ne shumicen e rasteve vulen e ka dhene keshilli i rregullimit te teritorit qe nuk ka pyet as kryetar bashkie dhe as komune. te gjithe gjynafin per kete shkaterrim e kane sali berisha dhe fatos nano ,se ato e kene drejtuar kkrt per 20 vjet.lame ka gjynahet e veta bashke me ate qe kishte ne krye.plazhet e medha jane betonizuar.

  18. socialisti says:

    o lame!cfar bene mor djale? po ngateron kanalin me detin.po a dine mire ti qe keta qe bejne ndertime ne bregdet zgjedhin dhe qeverit qe duan. thirri mendjes or rrote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje