TemA TV/ Berisha, lumë lavdërimesh për Bashën: Dolëm më të bashkuar nga gara. Pyesni Olldashin për kritikat (VIDEO)

23 Korrik 2013, 12:30Sociale TEMA

Berisha: Nuk do ndalem, do të zhvilloj betejë të fuqishme ndaj këtij pushteti që doli nga mashtrimi

 

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp pas fitores së Lulzim Bashës në garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Kryeministri Sali Berisha lëshoi një lumë lëvdatash për Bashën, ndërsa tha se partia doli më e bashkuar nga gara, pasi edhe mund të ishte përçarë.

Berisha sulmoi ashpër mazhorancën e re, duke e akuzuar për blerje votash, ndërsa problemin e listave në partinë e tij e quajti burokratik.

Ai tha se i kishte kërkuar Bashës dhe rivalit të tij, Sokol Olldashi, që të lejonin të votonte gjithkush që kishte kartën e anëtarësisë, duke i mbajtur shënim emrat në një fletore, por ata nuk pranuan.

Berisha tha se humbësi duhet të bashkëpunojë me fituesin.

Berisha tha se kur është zgjedhur vetë për herë të parë kryetar i PD, ka marrë 75 përqind të votave, ndërsa falënderoi Azem Hajdarin dhe Neritan Cekën.

I pyetur për komentet plot thumbime të Olldashit për votim të hapur, Berisha tha se duhet të pyesin Olldashin.

“Ky ishte një votim i fshehtë dhe nuk ka asnjë anëtar të PD që e ka vënë në pikëpyetje këtë gjë,” tha Berisha.

Sipas Berishës, numri rendor ka qenë thjesht për të ditur nëse janë fletët reale, apo janë fletë të tjera.

I pyetur se a do jetë kryetari real Basha, nën hijen e Berishës, ky i fundit tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se ai merret 18 orë në ditë me veten.

“Do zhvilloj një betejë të gjithanshme dhe të fuqishme këtij pushteti që doli nga mashtrimi,” tha Berisha.

“Dhe ju do jeni dëshmitarë ndaj këtij pushteti që bllokon numërimin e votave,” theksoi Berisha.

Më poshtë fjala e Berishës:

 

“Jam këtu për të uruar përzemërsisht kryetarin e ri të Partisë Demokratike, zotin Lulzim Basha, i cili u zgjodh me një votë plebishitare të anëtarësisë së Partisë Demokratike në votimin e djeshëm një anëtar- një votë.

Zoti Lulzim Basha përfaqëson suksesin e të riut shqiptar, i cili në një moshë shumë të re, gjimnazist, do të përfaqësonte në KQZ partinë e tij, Partinë Demokratike, në zgjedhjet e para pluraliste të vendit.

Më pas si qindra e mijëra të rinj shqiptarë, shkoi në vende të tjera për studime. Studioi në një nga universitetet më serioze në Europë.

Doli i pari në garat botërore të fushës së të drejtave të njeriut.

Mbi këto parametra u thirr nga Gjykata Ndërkombëtare për të kontribuar në hetimin e kryekasapit të asaj kohe, Millosheviçit.

Ndihmoi në konsolidimin e institucioneve në Kosovë si përfaqësues i organizatave ndërkombëtare.

Lulzim Basha është historia e suksesit të vërtetë të Partisë Demokratike.

Ai përmbushi me një vendosmëri, aftësi dhe përkushtim të madh çdo mision që iu ngarkua.

Së pari, Rrugën e Kombit. U emërua ministër për atë mision. E realizoi në mënyrë të shkëlqyer.

U emërua në krye të diplomacisë shqiptare kur vendi po bënte çdo përpjekje për anëtarësimin në NATO. Fitoi simpatinë, respektin dhe dashurinë e kolegëve të tij dhe u shndërrua në promotor të vërtetë të këtij procesi.

U emërua në krye të Ministrisë së Brendshme për të përmbushur një premtim elektoral konkret të Partisë Demokratike, heqjen e vizave me Bashkimin Europian.

Është ministri, personaliteti që së bashku me të rinjtë shqiptarë, mbërriti në Bruksel si maratonomak i heqjes së vizave për shqiptarët.

U caktua nga PD për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Mundi kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejton sot Bashkinë e Tiranës.

Votimi i djeshëm dhe zgjedhja e zotit Lulzim Basha në krye të PD mund të cilësohet si një fillim i shkëlqyer i një zhvillimi të ri.

Pak javë para jush këtu u shpall se PD ka nevojë për një fillim të ri të fuqishëm.

PD është parti e vlerave, parimeve më të shkëlqyera, më të larta dhe jo se ka pasur shkop magjik, por sepse ka pasur një program me vlera dhe parime, të cilit i ka qëndruar.

PD ka mbetur në Europën postkomuniste forca më e fuqishme e themeluar në vitet ’90.

PD faktoi dje para shqiptarëve se është forcë e vlerave.

Në votim morën pjesë mbi 41 mijë anëtarë, duke befasuar çdo njeri dhe duke dëshmuar se pavarësisht rezultatit të 23 qershorit, demokratët janë dhe mbeten të pathyeshëm.

Ndaj dhe unë dua t’u shpreh mirënjohjen më të thellë, krenarinë time më të madhe për atë që votuan dje dhe që nuk arritën të votojnë për shkaqe burokratike apo shkaqe familjare.

Procesi ishte një mesazh për vlerat demokratike.

Rrethanat e imponuan këtë proces, por provën demokratët e kaluan në mënyrë të shkëlqyer.

Dua të falënderoj me përzemërsi të gjithë strukturat e PD dhe stafet elektorale të kandidatëve për organizimin e këtij procesi dinjitoz.

Dua t’u kërkoj ndjesë ndaj atyre me të cilën kam qenë i ashpër në këto javë, por ka qenë në interesin e tyre.

Kjo garë u zhvillua në mënyrën më qytetare.

Unë isha i vetëdijshëm se çdo anëtar i PD kishte të drejtën të shprehte hapur mbështetjen, por duhej zbatuar një rregull i vendosur nga unë në interesin më të mirë të PD.

Sot PD del më e bashkuar se kurrë.

Natyrisht mund të ishte e përçarë, por demokratët pritën dhe përcollën në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë kandidatët në çdo skaj të vendit.

Theksova se zgjedhja sipas parimit një anëtar- një votë është një fillim i shkëlqyer në këtë fillim të ri.

Por fillimi i ri kërkon kontributin e çdo anëtari të Partisë Demokratike.

Fillimi i ri kërkon një analizë të ndershme, të sinqertë dhe të guximshme të rezultatit, jashtë çdo skeme gjahu. Ne kurrë nuk do jemi një parti e tillë.

Fillimi i ri kërkon si kusht vendimtar që të sillet në piedestal gjenerata e lirisë. Ajo ka meritën e madhe të psikologjisë së lirisë. Ajo ka energjinë pozitive në shoqërinë shqiptare. Ajo ka edhe formimin më të shkëlqyer intelektual dhe të gjithanshëm.

Kam besim se anëtarët dhe miqtë me të cilët kam drejtuar PD-në, do të mund së bashku të ngremë PD-në në një nivel të ri.

Të përballemi në mënyrën më të fuqishme me pushtetin që doli nga premtimet më antiglobaliste, me pushtetin që doli me drogën e krimin siç po faktohet në KQZ.

Ne demokratët jemi njerëz të votës së lirë dhe e kemi faktuar dhe do e faktojmë.

Demokratët nuk kanë përvetësuar asnjë votë me qëllim.

Ne nuk do rendim pas tyre me mashtrime, me terror dhe para të pista, por ne do bëjmë gjithçka këtyre që erdhën në pushtet me këto mjete dhe në mënyrë të pamerituar.

Dje votuan 41 mijë, shumë e shumë të tjerë për arsye transporti e burokratike nuk hodhën dot votën.

PD duhet të nisë evidentimin e çdo vlere dhe anëtari kudo që ndodhen”.

48 komente në “TemA TV/ Berisha, lumë lavdërimesh për Bashën: Dolëm më të bashkuar nga gara. Pyesni Olldashin për kritikat (VIDEO)”

  1. Habib says:

    Pas dy vjetve Basha bashkohet me Ilir Meten per te frenuar Edy Ramen .Shqiperia nen presinin Serb edhe 4 vjet te tjera

    1. sal afganistan berisha says:

      per Habibin kete qe shkruan ketu lart…..O Habib qe nga emri arab dukesh qe je nje jashteqitje Turko-arab e berishes

    2. selmani says:

      hahaha, votimi ” nje anetar- nje kar”

    3. Çimi, shoku i Melaminit says:

      Hahahahha 18 ore me veten????
      Para pasqyres per te qene gjithmone i pispillosur.
      Eh cte kenaqin me humor keta ne keto dite te nxehta vere.

    4. rilindasi says:

      …kur nuk te lavderone njeri,duhet
      te lavderohesh ndervedi….
      Vume re nje pamje te plote te Stafetes se Regjimit.
      por le ta nisim nga Basha:
      Njihet si Hajdut i permasave maramendese.
      Njihet edhe si Shites i Parcelave Detare.
      Njihet edhe si Vrrases.Pra si i tille,
      njihet edhe si Kopja e Berishes,i ketij
      Njeriu egersire,qe interesin e tij e ka vene
      gjithemone mbi ato te Kombit dhe te Vendit.
      Te dy pra kane shume te perhapur neper
      ndergjegjen e tyre vatra apsesi apo gropa te
      qelbezuara.Ja pra kjo eshte Stafeta ne PD.-ne
      familjare dhe te tarafeve te berishistanit,
      Ne fakt kjo qe e gjeti PD. nuk ishte e papritur
      Sali Berisha e kishte bere Order kohe me pare,
      fundja ishte edhe kerkesa e zenit dhe argitaes.
      te kesaj stripiste qe nuk la asnje afarist pa
      ju perdredhur si ajo Drereza rreth shtylles.
      Per te majten,emerimi i Bashes eshte nje ogur i mire.
      2015 do te jete prova e pare,gare per Pushtein Vendore,
      qe do zhvillohet ma do mendja pa prezencen
      e te dyve,pasi domosdoshmerisht duhet te kene
      kaluar ne Konvejeret e Drejtesise,nga ku prej
      kendej me strehim te perhershem ne Qelite e Burgjeve.
      Kesisoj,PD. le te pergatitet per zgjedhje te reja per
      Kryetar,i cili vetem ne kushtet pa Saliun dhe Lulin e tij,
      do kete shansin per te qene sa te lira aq edhe Demokratike.
      pra vertete reale ashtu sikunder jane tere anetaret
      e tjere te saj.Madje do shtohen ketu edhe ata
      40% e asaj anetaresie qe jane larguar vetem
      nga Sali Berisha.sefundi,sot sikur jame me i gezueshem
      se kur po e degjoja Saliun te nxirrte ndonje
      lavderim permes gllenjkes se Ujit,nga qe
      marrazi ja thante peshtymen ne gryke,thashe shyqyr;
      qe po e degjoj per here te fundit…

    5. Dardan says:

      Kjo esht nje dite Historike per gjithe Kombin Shqiptare me ne funde PD,ja Partia me e Madhe Opozitare nuk ra ne dore te Ortodoksve ashtu si partia Socialiste sekjo do kishte qen nje kapje klasike e shtetit Shqiptare nga Ortodokset gjithashtu zgjedhja e Lul Bashes i ka gezuar gjithe Shqiptaret Luli esht nje djale Fisnike i Ndershem Besnike dhe Familjare po ashtu Lul Basha perfaqsone gjithe Shqiperin nga Jugu ne Veri nga lindja ne Perndime nga Kosova ne Cameri Urime Lul Basha me ne funde nje drite ne funde te tunelit.

  2. arti, says:

    Shqiperi o vendi im LULEKUQA jone KU JE,,,erdhi me ne fund,,,tashi PARA

  3. era says:

    Mashtrime,genjeshtra,korupsin,diktatur baraz me mafje.Kjo eshte pd e malokut.

  4. dada says:

    shyqyr qe e zhduku populli kete vemje.

  5. Isufi says:

    Mbaroi shtremanuku se foluri,si gjithmone nxorri bajga nga goja,per pak e theu koken ne fund!

  6. dada says:

    Po pse more z, Berisha nuk i kape ata qe bejne krime dhe merren me droge kur e kishe pushtetin tani ri si shtylle, OK populli te ndershkroi edhe per kete.

  7. nastradini says:

    SALIU ME “KARREMIN” E TIJ LULZIM BASHEN KERKON TE SHPETOJE KOKEN.

    Prandaj eshte e kote te kerkosh llogjike dhe moral ne zgjedhjen e kryetarit te PD-se mafioze. Mbi “karremin” e Saliut rendojne akuza te renda per vrasje me paramendim dhe per vjedhje makaber te fondeve publike. Dosjet nuk jane mbyllur akoma. Kur te rihapen nga Drejtesia “karremi” i Saliut Lulu Basha ka mundesi te mos i rrezistoje hetimeve dhe te hape barkun per te treguar te VERTETEN. Nga kjo e VERTETE do te dale ajo qe e dine te gjithe shqyptaret: Qe Lulzim Basha ka qene vetem nje “karrem” dhe peshkatari qe mbante grepin ka qene dora vete Sali Berisha. Edhe per vjedhjet ne Rrugen e Kombit edhe per vrasjet e 21 janarit. Per kete gje Saliut i duhet nje Kryetar i ri i besueshem nga familja qe te jete si ISTIKAMI mbrojtes nga NDESHKIMI. Mendja i thote se Koalicioni Fitues nuk do te guxoje te “preke me dore” Kryetarin e Opozites, aq me shume kur dihen lidhjet miqsore te Bashes me Meten. Nga ana tjeter mbi Saliun rendojne vecmas krimet monstruoze te 97-s kur i vuri zjarrin Vatanit dhe falimentoi dhe renoi shtetin si bashibozuk turqie, krimi i fshehur i likuidimit dhe zhdukjes se Remzi Hoxhes, krimi i likuidimit mafioz te Kosta Trebickes me Kulicet e pushtetit te tij gjakatar, krimi HORROR i Gerdecit dhe shume krime te tjera te pazbuluara nga Drejtesia. Po te ishte ne nje vend tjeter sado pak te civilizuar Sali Berisha do te ishte denuar per keto krime te pakten me burg te perjetshem. Ne nje kohe qe ne te gjitha vendet ish komuniste perreth Shqypnise po i denojne ashper Kryeministrat dhe pushtetaret e tyre dhe kjo po pershendetet nga BE-ja dhe Bota si nje shenje pozitive drejt Demokracise Reale Sali Berishes i ka hyre frike ne bark dhe po kerkon alibira nga me te ndryshme per te mbrojtur veten dhe familjen nga NDESHKIMI. Per kete nuk i mjaftojne cilesimet ne TOP STORY te Sokol Balles qe e shpalli si “Burre Shteti qe ka bere historine”, as deklarata debile e Edi Rames “Nuk ma merr mendja te hakmerrem” sepse e di fare mire qe nuk ka per t’i pranuar as shqyptaret, as BE-ja dhe as Bota. Per kete arsye nastradini thote qe media dhe gazetaret shqyptare duhet te imponojne Edi Ramen dhe Koalicionin Fitues, por edhe opinionin publik qe te hapin kapitullin e NDESHKIMIT te krimit te mafies me pushtet dhe te lene menjeane artikulimet e gjata me fillozofi boshe qe nuk vlejne per ASGJE. Kjo gje sepse eshte ashiqare qe:

    SALIU ME “KARREMIN” E TIJ LULZIM BASHEN KERKON TE SHPETOJE KOKEN.

  8. Shkodran says:

    Tu shof te rraca o sali.na le nipin e enverit ne kry.

  9. al says:

    z.sali pushteti pesoi rotacion . me gjithe perpjekjet per te ber pis zgjedhjet, qe vet i organizove ,deshtuan. lulin ta gezoni, se ka merita te medha. per kete pyet kosovaret se cfar ndihme i ka dhene . eshte i paditur per vjedhjet ne rrugen e kombit.eshte i dyshuar per vrasjen e 4 deshmoreve te demokracise ,ka fituar me skenar te shklyerjes se kutive te votes ne 2011 dhe me rregji tenden dhe zbatues ristanin, qe eshte etalon i shkaterrimit te zgjedhjeve. me luljeten dhe me 18 oret e tua ti nuk ke cfar i ben kesaj mazhorance. keto me ligj do te imponojne te sillesh si demokrat. te mbash rradhen dhe mos te guxosh te besh dhune. bota te njef mire, qe ti ligjin nuk e zbaton kurre. pd duhet te luftoje ne parlament qe pozita te coje deri ne fund premtimet. modeli jot ekonomik dhe shteteror falimentoi. presidenti do zgjidhet nga populli ,dhe ata qe ke vene ne krye te gjykatave dhe prokurorise do te punojne ne baze te ligjit, ndryshe hapin krahun. mjaft me shqiperine qe bere sic deshe. tani rro dhe degjo.

  10. melja says:

    Po mire ky berish kafsha kur ishte Edi edhe kryetar i PS dhe kryebashkiak e ka care me nder teje by… qe ti more zoteri nuk i ben dot te dyja..se do merresh me partine dhe ke lene Tiranen per ibret..Po tani qe eshte Lulja ne keto pozita perse nuk e hap halene,he perse more i paftyre perse?Apo se je ti dhe te lejohet te besh cdo gje.Je qenia me e urryer qe ka pas ndonjeher Shqiperia.Ti duhet te zhdukesh nga faqja e dheut se na vjen per te vjelle kur te shohim.Monster!

  11. Vladimir says:

    S’kam c’te them vecse ky njeri eshte i rrezikshem per shoqerine shqiptare dhe vete PD. Do mbetet si i tille per nje kohe te gjate per trashegimine qe ka lene pas tij.

  12. Toni says:

    Shpresojm qe kryetari i ri i Pd te ket nje strategji te ndryshme nga ajo Berishjane

  13. liri a vdekje says:

    DOLE ME I BASHKUAR ME FAMILJEN TENDE SERBO-MONGOLE MORE KLYSH I SERBIT ,TASHTI DO TI SHOHESH DEMOKRATET E VERTETE KUSH JANE MORE HALE

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha i lejon Bashes,te zgjedhe zedhensen,te tjerat do ti “percaktojne” forumet berishjane.
    Basha nje Kryetar i PD-se, ne minorance edhe brenda partise se tij,60% e antarve te kesaj partie bojkotuan pjesmarrjen ne votime.
    Cili do jete lideri i vertet,qe do grumbulloj rreth vetes kete maxhorance qe ka braktisur Berishen?
    Me ne fund,Berisha me gjysem zeri pranon se ka bere gabime ne parti!

  15. Dymi says:

    Po mire pse jep ky rezultatin e zgjedhjeve ne parti? A nuk eshte nje antar i thjeshte i partise pas kopaces qe i dha populli ne qershor?

  16. trasparenca says:

    SALIU DHE PD-ke.

    PD-ke do bashkohet vertetesisht ne unitet kur nderhyrjet e tua mor sali i pa binduri ne kete parti te jene ZERO.
    Sa te jesh me fryme kjo parti punon me friken qe e ke mbarsur nga paranojat qe ke ne gjak,plus mekatet e tua prej pa aftesise.
    Kjo parti ka shume antare me kapacitet,por qe s’kane liri fjale o veprimi dhe debati nen zinxhiret e tu eshte pa fruta.

  17. liu says:

    Salo,futi ndonje te martuar me ndonje pjeshke e shko gezoje gjekundi ashtu si miku jot Nano!

  18. Fleks says:

    Urime Lulzim Bashes.

    Urime Partise Demokratike

    Urime e gezime per te mbi 10 milion shqiptaret e kudodndodhur

    Urime dhe Sali Berishes

    Qe nuk u fut ne perrallat me LAKEROR,qe te rikandidonte pas doreheqjes.

    Por leshoi dy silura perfekte,Lulzim Bashen e Sokol Olldashin.

    LULUZIM BASHA eshte sot Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise.

    E Sali Berisha kalon nga mesfushor i shkelqyer i PD ne trajner te hatashem te saj.

    Gezim i madh ne mbare shqiptaret e kudondodhur

    Aspirata e mbi 10 milion shqiptareve,qe Basha te jete pasuesi i Berishes u be realitet!

  19. otto says:

    Akoma gjalle eshte ky diktatori ish-komunist Nuk qenka trim dhe qenka a seder fare se ndryshe do te kishte perfundusr si Mehmmeti pas 1 milion peshtymave ne fetyren e tij te shemtuar me 23 Qershor.

  20. Mire qe ne listat e PD-SE nuk i kini emrat,po shikoni se ja u kane shenuar neper fletoret e dyqaneve,meqenes jeni te djathte. Doni me per Belul SALIUN ? E njohet sesi i ben zgjedhjet SALI BELULI? Tani gezohuni ,o demokrat, e sidomos ju te oreve te para,se kini nje parti te fort,qe nuk di se ku i ka antaret! MULI qe ka qene sekretar organizativ,me eksperience,te vjerit i ka hequr nga lista se ka kujtuar se kane vdekur,e u zevendesuan me ata qe linden me 22 korrik te vitit 2013. ME ne fund dhe SALI Myrtua i ‘”I DORZOI” celsat e kulles LAHES SE POSHTETIT. Lahja ( Luli) vjen nga nje beteje,pasi pervetesoi mbi 200 milion EURO,dhe shtriu 4 veta per toke ,i besuan edhe kullen e barit,e cila ka rrezik te marr zjarr,pasi kashta nuk eshte perzier prej shume vitesh qe s’eshte ajroset. Per kete do kerkohet edhe ndihme e vashdueshme e SELIM mYRTOS,pavarsidhte se dorzoi celsat e kulles.

  21. trimimire says:

    Me pelqeu se tepermi fjala mallemgjyese e berishes per vlerat emedha te gjinos, qe u vu ne krye te PD-es. Per ato bema qe berisha permendi, besoj se edhe gjinua vet eshte habitur dhe ka pyetur veten; vertet te jem une ai?. Une nuk shtoj gje atyre qe tha berisha, por do ve ne dukje rezultatet e shkelqyera ne te gjitha postet ku ka qene vendosur ky gjinua yne. Pasi erdhi ne PD si anetar i Gopit, u vu ne krye te Ministrise se Jashteme dhe aty pati nje rezulat te shkelqyer, qe i la pa mend shqiptaret. I dhuroi Grekut jo pake, por 357 km katror det. E po ecte keq ministria e trensporteve, e per ta nxjerre nga situata duhej vene basha ne krye. Beri rrugen e Kombit, qe permendi doktori, por vodhi aty 245 milione euro. Nuk kishte rregull e disipline ne Ministrine e Brendeshme, medoemos duhej Luli, dhe vrau 4 qytetare, dihet tashme faji i vetem i tyre ishte se benin hije ne bulevard. Po per kryetar bashkie, nuk duhej vene ky njeri kaq rezultativ?. Kandidoi, dihet boterishte qe humbi me 11 vota, por prit tha berisha se fut une ca vota jashte kutive dhe rezultati ; gjinua fitoi perseri. Dhe ja tashti se fundmi, fitoi per kryetar partie me zgjedhje te manipuluara. A nuk eshte ky njeri me vlera te medha?. A nuk jane keto vlerat e PD-es?.

  22. Basha mori 80% te votave,PD-ja ne zgjedhjet e ardheshme me te aferta do te marri vetem 100-80=20%Sali dhe familja jote ja hapet gropen perfundimisht PD-se.Me Lul-in hollandez,kete kaposh koke bosh ju nuk do te fitoni kurre me shume se 20% te votave as ne zgjedhjet lokale e as ne zgjedhje parlamentare.

  23. ustai says:

    Nuk e kuptova dot kush u zgjodh, Basha apo Berisha.E sigurt eshte qe PD ne cdo rast , pas 23 Qershorit eshte e destinuar te shkermoqet e shperbehet.Sikur te bente vaki qe Berisha vertetesisht te kishte dhene doreheqjen,PD do te kishte shanse per mbijetese, dhe rimarrje force te vertete opozitare, pra te behej gati per zgjedhjet e 2017.Per fat te keq, dhe te pritshem, kjo nuk ndodhi.Fatkeqesi edhe per SHQIPERINE, qe ende nuk po shporr dot komunistet realisht.

  24. meti says:

    Fatkeqsia e P.D.dhe e ktij Kombi je ti S.Berisha.Por arritje e madhe eshte ndergjegjsimi i shumices popullit.Ai te ka njohur mir kush je Ti,por ka shpresuar dhe pergjigjen ta dha qe ne2009 por ti tregove vlera si hajdut,vrases,percares,hipokrit,mashtruse,etj.
    lusim zotin P.D. te reformohet vertet qe te kemi nje opozite te fort ne parlament per te ecur perpara ne deshiren e popullit per ne europ dhe pozita te mos mar revansh si ju.

  25. valter says:

    po nuk perfunduan ne burg kta dy kriminelet pe kan vrare e vjedhur,shqipèria nuk bèhet kurrè

  26. Me siguri ti mendon te kthesh 97ten ne Shqiperi per te rrenuar vendin edhe njehere . Atehere kishe se cfare te rrenoje , ishte prone e te gjitheve , kurse tani eshte me ndryshe or faqezi , Sali , prona shoqerore eshte grabitur . Pronaret e pa ligjeshem qe ti ua ke ligjeru pasurine e vjedhur , nuk te lene te veprosh si me pare . Ata per pese pare ta heqin koken si kur te ishte e zogut . Or faqezi Sali , korite krejt malsine dhe deskrititove gjithe Shqiperine or tradhtar . A do mbushesh mend ndonjehere ? A nuk e shef se edhe njerezit me te afert te tua te kane tradhetuar e nuk u dhimbesh , se per ndryshe do te cortonin e te thonin se dale nga dal po te largohen shoket dhe do mbetesh shpejt vetem dhe as kush as qyrret nuk do ti hedh mbi ty e le me te te pershendes .

  27. mitro says:

    Ik bej shurren ne bebeline mor plak i rrjedhur!

  28. KRIPTOOPOZITARI says:

    SOT FILLON TEATRI ME BERISHEN-DISKRETITIMI I TIJ NEPERMJET NJE FORME RECENSIVE!
    ? ? ?

  29. Tedi says:

    Zakonisht, kur mbyllet nje proces zgjedhor, fjala pershendetese i takon kryetarit te sapozgjedhur.
    Sali Ram Berisha i la te gjithe te kuptojne se kush eshte kryetari i vertete.
    Me vjen keq qe Shqiperia do te qeveriset nga nje qeveri qe do te kete perballe nje opozite kaq te dobet.
    Uroj qe PD te mos shkerrmoqet pas kesaj.

  30. Ermal says:

    TANI SOCIALISTET DHE RAMA DO JENE ME TE MERZITUR SE KURRE ILIR META BEHET NJERIU ME I FUQISHEM NE SHQIPERI ME RAMEN NE QEVERI DHE ME BASHEN NE OPOZITE DUKE I BER PRESION RAMES IKU PER LESH KY VEND

  31. ALBAN DEGA says:

    ZGJEHDJA E NJE KRYETARI TE PARAZGJEDHUR NGA SALI BERISHA DHE ARGITA

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dje ne Tirane u zhvillua kongresi zgjedhor i kryetarit te ri te PD-se. Nje estrade e vertete.
    Titulli i saj I vertete eshte “Zgjedhja e nje kryetari te parazgjedhur nga Sali Berisha dhe Argita”!
    Ose…. ose… “Votimi i nje kryetari te paravotuar” prej tyre !
    Nga 16 000 vota te mundshme kryetari i paracktuar dhe i kllonuar nga Berisha dhe klani i tij familjar mori gati 32 000 vota.
    Kusaria e votave fillon qe nga partia e tyre e kusareve me kryekusarin e sterkorruptuar dhe kryevrastarin e sprovuar Sali Berisha ne krye!
    Votimi ishte vecse nje show i shemtuar ala Kadaf i nje partie te privatizuar, komanduar dhe kllonuar nga nje person. PD-ja eshte Sali Berisha!
    Fituesi i kesaj gare Lulezim Bashic eshte thjesht vetem qehajai i cifligarit Sali Berisha, telalli i kryetarit e pronarit te perjetshem te PD-se!
    Te tjerat jane dokrra Vicidoli me kokrra Anadolli!

  32. Hoti says:

    Natyrisht vetëm idiotët mund të besojnë se ajo çfarë ndodhi në PD ishte votim. Procesi ishte thjesht e vetëm caktimi e një kumbaro të ri nga kumbaro i vjetër, kaq. Ky i fundit vuri trashëgimtarin e tij në krye të Cosa Nostras-s shqiptare, jo iluzione për të kundërtën.

    Në vijim të kësaj linje, edhe vetë fushata një mujore për “zgjedhjen” e kryetarit shëmbëlleu kryekëput me filozofinë e Cosa Nostras, atë të mos përzirjes në punet e saj të brendëshme. Një aktivitet tipik mafioz që u finalizua nën të njëjtën mënyrë (fashion). Kush guxonte të komentonte fushatën zgjedhore për kryetar ne PD-s sulmohej hapur nga kjo parti e militantët e saj, duke e konsideruar procesin si punë të brendëshme vetëm e PD-s, ndërsa të “jashtmit” duhej të mbyllnin sqepin.

    Tani që show mbaroi s’mbetet gjë tjetër vetëm që puthadorët e kumbaros së vjetër të puthin dorën e kumbaros së ri, për të kompletuar procesin.

  33. Fred says:

    Interesant , sa e kan lodhe kete burre hallet e Shqypnis. verej foton dhe shof me keqardhje te thelle per kombin tone se si e ka kap majmeria ne pjesen qe ndan mjekren nga jaka e bardhe e kemishes, kur me kujtohet se ne fushate ish ma i dobt

  34. F. Tare says:

    sali boll pordhet e tua, s’i ha njeri.

  35. Ceta-PD e familjes says:

    … Nuk e kuptoni qe Ceta-Dragobise PD ka mbeldhur ose pranon vetem maloket verioret injorant, duke larguar nje pas nje “ata” te qyteteruarit.

  36. RILINDJA(RINGJALLJA)E KOMUNISTAVE says:

    haha sala KLYSHI SERBIT NDERSA RAMA GABELO RUMUN DHE GREKO SLLAVE

  37. tOnuzi says:

    Tere jeten mbete ndyresire.Ne tani , i trembim femijet e vegjel, “Pusho, se thirra Saliun”! Je lindur debil. Hengre kockat qe te hidhnin komunistet dhe akoma perzien corben e qelbur serbe, qe ta gatoi jot shoqe.Ne litar, ty dhe hajdutet e kombit! Ju gllaniket e pabese, nga perendia pa shprese, asnjeri nuk ju jep ndjese, por mbi varre do t’ju dhjese. SALI BUTKA

  38. Treviso says:

    Besoj se e kuptuan te gjithe qe u vulos si parti e plehrave. U vendos kryetari i ri me origjine pleh dhe s’ishte e papritur.

  39. pa emer says:

    Sali berisha dhe Lulezim Basha lojtaret me aktive te imoralitetit te vjedhjeve te grupit te fashizmit te sali berishes.Erdhi fundi i shtatorit.

  40. Orikum says:

    Fjala e Berishës,si fjalimi i Ramiz Alisë për Fatos Nanon!…Edhe për Berishën,merakosej Ramizi! Berisha stereotip që fsheh realitetet! Ai harron se Sovrani e varrosi PD, me 23 qershor dhe nga kjo varrosje nuk mund te kete ringritje!Sepse duhet te rrezohet Sovrani!Sovrani shqiptar u be vertet europian sepse vdiq PD dhe NJESHIN Berisha,si të korruptuar dhe vrasës shqiptarësh! Nuk mund te kete ringritje te PD,kur dihet,partite politike do vdesin dhe Italia e vertetoi me vdekjet e te gjitha partive të qendres duke pergjysmuar forcen e dy partive kryesore!Nuk e rrezoi Rama a Meta PD,por Sovrani qe tani pret zhvillimet qeverisese te Rames dhe Metes qe duhet te mbajne premtimet ekonomike dhe te ndeshkojne me drejtesi vrasesit Berisha dhe Basha!Nese nuk e bejne do të largohen shume shpejt nga Sovrani qe do marrë situaten ne dore!Berisha i vdekuri qe flet!Ai e le në pushtet Ramen 20 vjet!

  41. Fatosi-kosove says:

    E cila kafshe se do pjellen e vet!!!!!

  42. arjanita says:

    Kaq shume komente per kete maskara qe kalindur per
    inatin e shqiptareve?!
    Nuk ia vlen.I vetmi nder qe mund t’i behet kombit shqiptar
    eshte mbyllja e Bishez ne kafaz.Kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje