RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në rajon në investime për arsimimin e fëmijëve!

29 Korrik 2013, 12:35Sociale TEMA

Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri – ACCE publikoi “Raportin Vlerësues mbi Situatën e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri”, i cili u përgatit nga Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj në bashkëpunim me CRCA – Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Në raport thuhet se ndërkohë që në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Europian ndihet një rritje e numrit të nxënësve të moshës shkollore, në Shqipëri statistikat tregojnë se:

– Niveli i regjistrimit në shkollat fillore është në nivelin 95%-96%;

-Niveli i frekuentimit tek parashkollorët kap 50%-54%;

-Fëmijët që kanë arritur në klasën e 5-të janë në nivelin 90%;

-Regjistrimi në shkollat e mesme arrin 73%-75%;

Koalicioni për Arsimimin e Fëmijëve në Shqipëri i ka adresuar qeverisë së re disa kërkesa:

1. Rritja e buxhetit të arsimit dhe investimeve në arsim në kuotën e 6%, ku të ofrohet arsim cilësor bashkëkohor për të gjithë fëmijët pa diskriminim;

2. Çdo fëmijë në kopsht: Rritja e fëmijëve me edukatorë dhe mësues për të favorizuar një rritje sa më të arsimuar dhe të shëndetshme është një e drejtë që nuk duhet t’i mohohet asnjë fëmije në Shqipëri;

3. Ulja e nivelit të braktisjes së shkollës: Përmirësimi i nivelit të jetesës për familjet e varfra të cilat janë të destinuara të pësojnë goditjet më të mëdha duke mos përballuar kostot e fshehta dhe ato shumë të larta të shkollimit, që fëmijët e këtyre familjeve të mos braktisin shkollën;

4. Programe dhe mbështetje për fëmijët në situata vulnerabël: Rritja e shpenzimeve dhe buxhetimit në kuadër të reformës shkollore duke marrë për bazë problemet e fëmijëve që vijnë nga situata familjare që mund të jenë faktor dizavantazhi.

1 komente në “RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në rajon në investime për arsimimin e fëmijëve!”

  1. horri says:

    por ama jemi te paret per edukimin ushtarak te femijeve, te gjith jan bo eksperta ne cmontim-montim kallashi, qitje nga afer dhe distanca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje