Rihhana, e shqetësuar për të ardhmen

29 Korrik 2013, 09:33Lifestyle TEMA

Rihanna po kërkon dëshpërimisht ndihmë për të vënë në vijë jetën e saj kaotike.

Këngëtarja e famshme është shumë e pasigurtë për të ardhmen e saj dhe për këtë arsye ka shkuar tek një fallxhor budist.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Rihanna është shumë e lodhur për momentin dhe ndihet e vetmuar. Ajo mendon se fansat do e braktisin dhe se do të humbasë famën. Është bërë jashtëzakonisht shumë supersticioze dhe sheh sinjale të këqija në çdo gjë që ndodh përreth saj. Ka kërkuar që t’i lexohet e ardhmja nga një fallxhor.”

E vetmja mbështetje për 25-vjeçaren, sipas po të njëjtit burim, është shoqja e re, modelja Cara Delevigne: “Kalojnë shumë kohë bashkë duke folur e duke pirë. Rihanna i thotë gjithçka asaj.”  P.K

 

3 komente në “Rihhana, e shqetësuar për të ardhmen”

  1. elona says:

    S’duhet te thithesh aq shume moj moter,se je bere paranojake.

    1. Toni.I. says:

      Pijne bojnè qefe me SHampaje dhe si perfundim me natè te pafundme naj
      vib……. me nyje….? janè te reja eksperiencat per çdo dite duhen tè
      jene te ndryshme kot nuk i thojnè njè shprehje Popullore
      “femnat fusin sheijtani n’shishe” Sa per pasigurinè e Rihanes çdo
      person kerkon sa mè larte tè shikojè per profesionin qè disponon ,
      Rihana diçka ka berè dhe duke qenè ne moshè te re me kalimin e viteve do realizohet,formohet si stratege e MUZIKES.. URIMI PERSONAL…i imi!!

  2. Lukas says:

    Mos u shqeteso Rihana! E ardhmja eshte ajo qe do te vije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje