Restoranti ku darka shoqërohet me tërmet

5 Gusht 2013, 10:41Lifestyle TEMA

Tërmeti është një eksperiencë zbavitëse? Ata që mund të kenë përjetuar eksperienca të tilla,me siguri që nuk janë entuziazmuar.

Por në një restorant në Costa Brava,në Spanjë,duket se mendohet ndryshe.

“Disaster Cafe”,organizon çdo darkë një spektakël të pazakontë,një tërmet me magnitudë 7.8 ballë të shkallës rihter.

Duke e parë nga jashtë të krijohet ideja e një lokali më se normal,ndërsa duke hyrë në katin tokësorë,është një zonë dedikuar fëmijëve dhe të rinjve e rregulluar si anije kozmike.

Por pjesa që e veçon lokalin,është kati tjetër ku dyshemeja është e moterizuar dhe stimulon tërmet.

Tërmeti i rremë vjen pa paralajmërim gjatë darkës,dritat shkëputen dhe gjithçka fillon të dridhet. Pjatat janë më të rënda se ato normalet,për të evituar rrëzimin e tyre,por gjithsesi shpesh pjatat e gotat thyhen si rrjedhojë e lëkundjeve të fuqishme.

Pavarëshisht çdo gjëje duket se restoranti frekuentohet gjerësisht,aq sa nga ana e klientëve kanë nisur prenotimet,thekson “NOA”.  P.K

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje