Prezenca e OSBE: Të konstituohen pa vonesë parlamenti dhe qeveria e re

6 Gusht 2013, 15:46Politika TEMA

Kryetari në detyrë i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, deklaroi se mirëpret përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, që u shënua me shpalljen e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale – e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime – mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend”, tha Wilton.

“Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”.

Ai shtoi se prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve./ep

2 komente në “Prezenca e OSBE: Të konstituohen pa vonesë parlamenti dhe qeveria e re”

  1. NAIMI says:

    Te prshendes zoti ambasador,por dhe te uroj qe te mos katandisesh si pararendesi yt qe fatkeqesisht ishte diplomat. Nuk e di se i kujt permasave ka qene ai ne aspektin e kryerjes se detyres si i paanshem sipa gjykimit tuaj :Te lutem vetem pergjigje diplomatike mos me jep se jam velur jo vetem une , por gjithe shqiptaret e ndershem ,aq shume sa jemi jargavitur: A e di ti mor zoteri se tani ne te jepim uje ne shoshe je vetem ty por gjithsecilit qe perpiqet te beje politike. Ne atij te paratejet (nuk dua t’i permend emrin se me vjen peshtire) e quanim qoftexhi.Ooooo i kishte shume qejf qoftet dhe birren ,aq shume sa edhe Sali Berishen nje dite desh e kafshoi kur tentoi qe ta perqafonte.Zoti e desh qe ti ndodhej prane ai polici qe i bie ciftelise, Kuliqi dhe e solli ne vehte duke e shpetuar. Prandaj te them qe te tregosh edhe ti kujdesin e duhur e mos u katandis si personazhet e perrallave qe kemi ne ketej nga anet tona. Nuk te them ti besh qejfin Edi Rames jo, jo,jo por te lutem mbaj drejtesi e mos na keput qyfyre neper konferencat e shtypit.Tani ne i kuptojme te gjitha edhe ato qe thuhen e nk thuhen.Vite me pare erdhet e na mesuat se si nxiret rrakia. Mor gjytyrym ,a e dini ju se ne jemi shpikesit e rakise? Prandaj mesoi mira ca gjera.Te fala nga fshati NAIMI.

  2. WTF says:

    I ha gje qoftet ky?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje