Dustin Hoffman operohet për heqjen e një tumori

8 Gusht 2013, 18:21Lifestyle TEMA

Duket se e ka kapur në kohë kancerin. Kështu, Dustin Hoffman nuk është menduar dy herë, përpara se të operohej.

Gjithçka e ka treguar për “People” zëdhënësi i tij, Jodi Gottlieb, i cili për respekt të aktorit, nuk ka dashur të zbresë në detaje “Tumori ishte në fazën e tij fillestare dhe u bë e mundshme që të kurohej me një ndërhyrje kirurgjike. Tani Dustin ndihet shumë mirë dhe forma fizike e tij është shumë e mirë”.

Aktori, fitues i çmimit Oscar për filmin “Kramer against Kramer” dhe “Rain Man”, së fundi i bërë edhe regjisor në moshën 76-vjeçare, duhet t’i nënshtrohet kurave të rastit, të vendosura nga mjekët. Kështu do të finalizonte largimin e rrezikut të një rikthimi të kancerit.  P.K

3 komente në “Dustin Hoffman operohet për heqjen e një tumori”

  1. balzac says:

    Nuk e keni izoluar kancerin?!Te pakten te na thuani se cilen pjese te trupit ka perfshire…

  2. berati says:

    me vjen shume keq sepse ka qene dhe eshte nje aktor i pa aritshem .sherim te shpejt dhe zoti te bekofte.

  3. miro says:

    se di ti balzaco ,o bo 3 here synet se aty e ka te keqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje