Rrugët e pasigurta të Tiranës/ Të moshuarës i shkulin vëthët e floririt nga veshët

11 Gusht 2013, 17:27Politika TEMA

Nuk ka më dyshim se rrugët e Tiranës nuk janë të sigurta.

Që kur një grua u vra nga një grabitës që tentoi t’i merrte varësen e floririt, shumë vajza e gra nisën të dalin nga shtëpia pa bizhuteri.

Pak ditë më parë një gruaje iu grabit varësja e floririt nga qafa në mes të Tiranës.

Ndërsa sot është shënuar një tjetër krim i shënuar.

Një e moshuar ka rënë pre e një grabitësi, që i ka shkulur asaj me forcë vëthët nga veshi.

E moshuara F. Demiri thotë se hajduti e ka ruajtur atë dhe më pas i është afruar me motor, duke i marrë vëthët.

“Shumë pranë shtëpisë sime, as 20 metra larg, kaloi një djalë me motorr. Më kapi pas koke dhe më shkuli vëthët nga veshi. Unë bërtita, ai iku, doli gjithë lagjia, mua gati sa nuk më ra të fikët. Dy burra dolën nga shtëpia dhe e gjuajtën me tullë, por nuk e kapi dot,” tregon e moshuara për News24./ep

8 komente në “Rrugët e pasigurta të Tiranës/ Të moshuarës i shkulin vëthët e floririt nga veshët”

  1. nahlel says:

    I vetmi urim dhe lutje moj zonja Demiri per kete horr eshte ” I shkofte te jemes i shtrire sot” e ta qaje gjithe jeten….te jemes qe ndoshta eshte mosha jote.

    1. Selfo Qorri says:

      O Flamur more Flamur
      Vare veten me ushkur!
      Gamor ti, Gamor kush t’vuni
      Sot a nesër, valo druni!

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html

  2. berati_KOSOVE_germony says:

    Imagjinoje se si e vlerson ni turis i jashtem ket ngjarje po ke prezent gjat grabitjes kjo esht e tmerrshme..

  3. Daniel says:

    Si mendoni ju, qeveria te vjelle dhe hajdutet te mendohen !?

  4. liu says:

    i kape keta tipa prija duart mesim me i mire per kete milet te cmendur hy plreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    1. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ________Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      …dhe pastej paguaj invaliditetin e tij dhe nje person kujdestar plus rimbursinet .Preji koken me mire ,thuaj .

  5. ?! says:

    per ata qe duan te legalizojne hashishin meqe ka shume “ane te mira” – nuk grabit njeri vethe floriri per buken e gojes grabisin te luajne kumar ose per hashish dhe droge.

  6. leon says:

    ORE DUHET TE ARMATOSEMI SE U PA KJO PUNE HAJDUTI VJEDH E PRET…LIGJI S NA MBRON..ORE DO TE MBROJME VETVETEN AAAPO JO//DO DAL ME CIFTE PAZARIT ME GRANADA EDHE ME TOMSON,,S KA GJE SE O VAPE…SHTET DO HAPI NJE BURG TJETER PER ATO QE VRASIN HAJDUTE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje