Përveç Byrosë Kombëtare të Hetimit, mazhoranca e re ka në plan që me fillimin e punës në Parlament, të krijojë edhe një Komision Hetimor Parlamentar Permanent, i cili do të “hetojë” situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, bashkëhartuese e programit qeverisës për drejtësinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thotë se ky komision do të jetë diçka e ngjashme me Komisionin Antimafia në Parlamentin italian. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Felaj ka sqaruar edhe funksionin që do të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe çfarë reformash do të ndërmarrë qeveria e re kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ideja është që institucionet e ngarkuara me luftën kundër kriminalitetit dhe ato të dhënies së drejtësisë, të raportojnë në mënyrë periodike në kuptimin e njohjes dhe llogaridhënies, para këtij komisioni, i cili nga ana e tij raporton me një raport të detajuar në Parlament”, ka sqaruar ajo. Ndërsa me tej thotë: “Byroja Shqiptare e Hetimit duhet të jetë organizuar në sistem piramidal, me kompetenca të plota dhe të gjëra, ku Kryehetuesi të ketë varësi të drejtpërdrejtë nga kryeministri”.
Sipas saj, brenda Byrosë së Hetimit do të ngrihet një Njësi Speciale e Hetimit për Luftën kundër Korrupsionit në Sistemin e Drejtësisë, njësi e cila do jetë e ngarkuar të hetojë çdo rast korrupsioni ose shpërdorimi të detyrës nga gjyqtarë, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore etj.
Keni aq shume pune, sa duhet te punoni 24/7 dhe ne minimalisht 4 vjet do keni pastruar vetem majen e ajsbergut.
Mjafton ne MAJA te perfshije Berishajt & Co ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/berishajt.html
ikni ore se na cate bithen me fjale keshtu e nisi saliju ne 2005 me duare te pastra per ina ramen po doni te luftoni korupsjonin futeni ilire meten ne burge se ju e akuzuate per 700 mije EU ikni e punoni kure qeni lehe ai ste kafshone
Jeni konsultuar me Meten? Jo per gje por shum premtime jua hodhi poshte.
duhet nje strukture qe te kete kopetence te hetoje te gjithe piramiden shteterore ,perfshi edhe hetuese e gjyqtare ,qe marren vendime ne favor te qeveritareve,krimineleve dhe nuk japin denime per shkelesit e ligjeve .Ligji eshte i barabart per te gjithe.NQS nuk denohen pushtetaret ateher do te ndodh si tani qe denohen hajdutet e xhepave dhe shtepive dhe nuk denohen ata qe kane vrare njerez,si ne Gerdec,21 janar,apo qe kane vjedhur shqiperine me fallcifikime dokumentash apo duke shfrytezuar postet zyrtare.Shpresojme shume qe te vini drejtesi.
Dale pak dale, Byroja e Hetimit do të varet direkt nga kryeministri??? Kaq e pati dhe pavarësia e pushteteve! Një supernjësi hetimi në varësi të Kryeministrit e bën atë kryehetues. Sali Berisha nuk do të kishte ëndërruar më mirë. Shpresoj se kjo të jetë një gafë e folëses, sepse me këtë Rama i heq pikë vetes dhe hedh bazat e një strukture paralele të rrezikshme.
IDEJA eshte shume e mire ,problemi eshte se duhen zgjedhur njerez profesioniste per te hetuar dhe goditur te koruptuarit ne drejtesi. ne polici, ne administrate,ne shendetsi, e kudone cdo sfere te jetes.
Problemi tjeter eshte se hetimet nuke duhet te zgjaten si ne kalendat greke,ato duhet te jene operative, te shpejta e produktive,me pake fjale kryehetusi te kete kopetence te arrestoje kedo qe shkel ligjin panvarsisht nga funksioni qe mban ose ka mbajtur qe nga viti 1990 e deri me ditet e sotme.
Vetem keshtu mund te marre fryme shteti,kete deshiron shumica e popullit
dhe pa tjeter do te gjeni mbeshtetjen e tij.
PERSHENDETJE
Po cfare korrupsioni do luftoni ju!
Nuk kane per te kaluar as 6 muaj dhe do fillojne skandalet e para te vjedhjeve / korrupsionit si ne qeverine e Saliut.
Se edhe po te doni ta luftoni korrupsionin, korrupsioni nuk luftohet me njerez qe jane te korruptuar dhe me te tjere qe skane punuar asnje dite ne jeten e tyre.
Rezultati do jete vetem korrupsion dhe ndoshta pak me i qelbur se ai i qeverise se Berishes.
Por le te shpresojme qe shqipetaret te pakten te jene aq te zgjuar sa te bejne rotacion politik cdo 4 vjet.
Me vjen keq, po keto komisione nuk sherbejne asgje. Me vjen keq qe parlamentaret shqiptare edhe lopen nuk jane ne gjendje ti ruajne se per ligje as e kane eren. Une se do te isha nje parlamentar do te propozoja ca ligje shume te thjeshta, por te kuptueshme e qe do te funksiononin per ndertimin e shtetit te se drejtes. Une do te propozoja shkrirjen menjehere te te dy institucioneve, qe jo vetem jane mbeturina te komunizmit por jane me te vertete mbeturina qe i kushtojne shoqerise. Shoqeria nuk merr asnje sherbim nga keto institucione. Keto dy intitucione jane SHIK dhe KLSH. Do te krijoja nje tip “Guardia di Finance” shqiptare. Ky intitucion duhej te ishte i ngjashem me ate Italiane. Ky institucion jo vetem do te kontrollonte por kur e sheh te arsyeshme kerkon nga gjykata arrestimin e personave te inkriminuar. Ky intitucion duhet te disponoje edhe dokumentacionin dhe deklarimin e pasurise dhe menyren e krijimin te saj per gjithe qytetaret e shqiperise dhe jo vetem per nje pjese te vogel. Ne Europe te gjithe qytetaret çdo vit deklarojne pasurine etj etj. Kjo eshte Europa, Europa e ligjit e rregullave dhe jo mafiozeve. E dyta do te krijoja nje Prokurori te tipit Italian “kunder mafieve, krimeve te komunizmit e krimeve te S.Qenit e PD-se”. Baza mund te jete ligji Italian, por, ato duhet te permiresohen pasi nuk jane perfekte. Une zonje po te jap idene pa kerkuar asnje shperblim. Por ato “komisionet” jane fund e krye budalleçe do te jene si “komisioni i veshit” qe nuk japin asnje rezultat praktik.
“Komisioni parlamentar i Hetimit”, “Byroja kombetare e hetimit”, “Njesia speciale e hetimit”, “Bythesia speciale e hetimit” etj etj te gjitha speciale. O zonjusha Fela thuaji atij liderit tend qe me ka bllokuar ne fb se nuk ka nevoje te beje gjithe keto struktura “speciale” po ne ato qe ekzistojne mjafton qe te vihen njerez te tjere aty dhe ato mund ta bejne fare mire punen pa pasur nevoje te mobilizohen shume specialiste te kote qe vetem emrin kane te tille. Natyrisht qe keto struktura po krijohen per te shperblyer besniket per kontributin e tyre ne fitoren e PS. Nuk ju vjen turp qe nje vend 3 milionesh te kete kaq struktura qe rendojne buxhetin e shtetit ne emer te nje lufte kunder korrupsionit qe behet fare mire me strukturat aktuale, mjafton qe vullneti i mire te ekzistoje. Perveç kesaj nje strukture e tille kerkon nje kuader ligjor ne baze te te cilit do te ndertoje punen e saj. Edhe thuaji zotit Rama se ketej nga Evropa e veriut keto lloj strukturash bashkepunojne me prokurorine e nuk jane ne asnje menyre ne varesi te kryeministrit (te pakten organizmi qe merret me luften kunder kriminalitetit fiskal, social, ekonomik, e financiar). Kjo varesia nga kryemnistri eshte sindrome e shteteve qe mbarojne me stan si Albanistan per shembull. Nqs keni frike nga prokuroret atehere nderrojni edhe kontrollijini nga keshilli i larte i drejtesise, ore per çfare marrin rrogen ata plehra, ça jane keto kompetenca te rremujshme, duke ju perzier njeri-tjetrit neper breke? Bobo, keni juriste ju te PS, apo jane akoma ata debilet te cilet nuk diten te llogarisin afatin per apel ne zgjedhjet e vjedhura lokale ku Saliu jau futi prape si gjithmone. Ato shperdorimet qe mund te konstatohen nuk ka nevoje te hetohen nga superhetuese megallomane po nga oficere te thjeshte te polcise gjyqesore qe raportojne sipas hierarkise superiorin perkates. Duket qarte tendenca e ballkanasve per te organizuar struktura te fryra me gjoja superspecialiste duke denigruar punen e atyre policeve gjyqesore qe e bejne pune me rigorozitet dhe qe duhet te durojne arrogancen e ketyre plehrave te quajtur superhetues. Ka shume pune per te bere ne Albanistan, po ça pune do te besh me Ilir Meten ne koalicion, per kete pyetje plehra Rama me bllokoi ne FB.
Idea eshte shume e mire. Filloni me Bashkim Tahirin, mafiozin e ilaceve, babain e deputet Sajmir Tahirit. Pastaj vazhdoni me Ilir Meten. Suksese!
rudi, ca te boj edi rama qe maloket e pd ne vend ti a jepnin voten rilindjes ja dhane hajdutit me ze e vidjo. rrob te trash.
Komisioni parlamentar vetem se do mare ca pare.
Varesia e antikorrupsionit nga kryeministri na con ne kohen e PPSH dhe te PD
Do bejme kete , do bejme ate , aman ore se na lodhet pa filluar dhe ju, nese keni ndermend te beni ato qe ju takon behini ejani bujrum ,dhe lerini bregdetet, se populli ka nje gazep me halle, po me sa po shikoj dhe ju me shum llafe se pune , qofsha i gabuar uroj veten time, por sma ha mendja jo.
Ne Shqiperi ekziston Antikontrabanda,ç’fare do behet me ta?!
E veçanta e ketij institucioni eshte se punonjesi me i thjeshte ka shtepi me 200000 euro!
Keta vetem me antikondrabande nuk jane marre!
Mos ndoshta po krijojme institucione te reja,pa u hetuar keta kontrabandiste.
Pa u hetuar ata qe me rroga shteti kane vene pasuri maramendese,nuk mund te kete rezultate.
Keta qe kane vjedhur,i kane bere gati eurot,per te paguar dhe vazhduar “antikontrabanden”
Persa lexuame neqoftese nuk jane ngatrruar per cfare shkruajne.I bie qe pavarsi institucionesh,harrojeni,nuk do kemi.Krisi dhe kjo pune.Historia po kthehet ne kavalishence.Nga nji Vicidolas ne krye te te gjithe institucioneve kemi nji tiranas vendali.Qe po i lakmoka te jete kryekapo.