Arrestohet fitues i Grammy, Miguel

16 Gusht 2013, 18:27Lifestyle TEMA

Këngëtari i zhanrit R&B, Miguel është arrestuar në Los Angeles me dyshimin për vozitje në gjendje të dehur, raporton agjencia amerikane e lajmeve, AP.

Policia tha se 27 vjeçari është nxjerrë nga vetura e tij, BMW X6 pak pas orës 2 të mëngjesit të enjten për qarkullim të shpejtë. Në testin për sasinë e alkoolit, Miguel rezultoi se kishte një pëqindje 0.10 përqind në gjak, ndërsa norma e lejuar ne Los Angeles është 0.08 për qind.

Miguel, në fillim të këtij viti ka fituar çmimin Grammy për këngën e tij,”Adorn”. Ai gjithashtu e ka një duet me këngëtaren e njohur botërore, Mariah Carey në këngën, “Beautiful”. Emri i vërtetë i këngëtarit është, Miguel Jontel Pimen. P.K

3 komente në “Arrestohet fitues i Grammy, Miguel”

  1. the Punisher says:

    Po ky po voziste varken me vela te tipit BMW X6 ?

    1. op-ed says:

      Gjendje e dehur nuk quhet me 0.1%! eshte vetem 20% mbi normen amerikane…

    2. elona says:

      Eshte nga Kosova artikullshkruesi,e kemi thene me kohe:-)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje