Fate Velaj: Berisha mund të ketë lexuar shumë, por s'ka lidhje me kulturën. Drejtohet nga instiktet

19 Gusht 2013, 11:35Politika TEMA

Piktori, fotografi dhe eseisti Fate Velaj, njëkohësisht mik i ngushtë i kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama, ka analizuar akuzat e Berishës ndaj Ramës, sidomos faktin që ai e cilëson atë si “Piktori”.

Berisha ka kohë që përdor emërtimin “piktor” duke menduar se në këtë mënyrë e bën Edi Ramën me aftësi intelektuale të cunguara, jo të mjaftueshme e jo të aftë për drejtimin e shtetit, një strategji kjo, që ai e ka përdorur gjatë gjithë kohës që kur Edi Rama hyri në politikën aktive të vendit. Për mendimin tim, kjo strategji e tij nuk funksionoi vetëm e vetëm nga fakti që ai vetë, Berisha, në sjelljen e tij nuk rrezatonte kulturë e jo më të kishte idenë se nga i binte rruga për te piktura dhe arti. Çdo të thoshte Berisha nëse do ishte në Austri ku kryeministri është me shkollë të mesme? Çfarë do të thoshte Berisha për presidentin e parlamentit europian, Martin Schulz që është me të mesme? Po për Joschka Fischer-in, të famshmin ministër të Jashtëm të Gjermanisë që as të mesmen nuk e ka?”, shprehet Velaj.

Sipas tij, Berisha mund të jetë një njeri që ka lexuar shumë në jetë, por nuk ka lidhje me artin dhe kulturën. Velaj thotë se Berisha drejtohet nga instiktet e tij.

Ajo që dihet e që ka qenë evidente në këto 22 vjet të tranzicionit shqiptar është fakti që Berisha nuk ka pasur kurrë lidhje me artin e kulturën. Berisha mund të dalë nesër dhe të thotë që në femijërinë e tij mbasi dëgjonte Edith Piaf, hidhej andej nga Muzeu i Louvrit mbasi kulla e tyre ishte përballë muzeut, gati gati as 10 m larg. Mund të dalë pasnesër dhe të thotë se Jackson Pollock linte kokën për të dhe kur Berisha vetë ishte i vogël, Pollock se lëshonte nga krahu, ja hopa e mbante… e mbas një jave të dalë e të thotë se më ka thënë gjyshi se Gustav Klimt i të famshmes pikturë “Puthja” te kulla e tij e kalonte 15 ditëshin e lejës së zakonshme… e të tjera si këto. Berisha nuk e pranoi kurrë atë, gjë për të cilën ai për vetveten nuk është fajtor, faktin që politikanët europianë vijnë nga hapësira kulturore e që, rrjedhimisht bën atë që dhe sjelljet, gjestet apo dhe drejtimi i politikës së tyre është kulturë dhe në këtë mënyrë transmeton kulturë. Berisha mund të ketë lexuar shumë në jetën e tij, shumë fare dhe ka një inteligjencë të madhe natyrore e njohuri të mëdha, por shpeshherë atë vete, në sjelljet e tij nuk e drejtonte kjo inteligjencë dhe arsye, por instinkti”, thotë artisti i njohur.

Në fund, ai bën edhe një krahësim mes Ramës si “piktor” dhe Berishës si “doktor”.

Si një artist në mendje dhe në shpirt, Edi Rama arriti që gjatë kohës që drejtonte Tiranën ta sillte atë neë standartet e një metropoli me trajta, forma e perspektivë europiane. Në shumë intervista që kam dhënë nëpër Europë të vetmen gjë për të cilën unë e vlerësoja Ramën në vitet e drejtimit të Tiranës nuk ka qenë fakti se ai prishi ndërtimet pa leje në Bregun e Lanës. Jo. As lyerja e pallateve artistikisht. Unë çmoja vetëm faktin që Edi Rama i kthehu shpirtin Tiranës, rinisë së saj që deri në atë kohë ishte si buste allçie të depozituara diku në Galerinë Kombëtare. Ishin ata djem e vajza, burra e gra, pleq e plaka që deri në atë kohë jetonin në Tiranë fizikisht e me mendje ishin diku nëpër Europë. Ishin ata që deri në atë kohë të vetmen shprehje që kishin në mendje e gojë ishte “nuk bëhet ky vend…” dhe që Edi Rama ju tha “…unë jam nisur drejt Europës! Ejani ta bëni një pjesë të rrugës bashkë me mua …”.

“Ndërsa, doktori që iku nuk e shëroi dot “the albanian patient” duke i vdekur pacienti nëpër duar, sado që atij iu dha dy herë mundësia për ta kuruar atë, e ku ai akoma vazhdon të thotë se pacienti i tij është si kokrra e mollës. Në këtë rast më duhet të citoj atë shprehjen që kur e pyetën një doktor se si doli operacioni, ai u pergjigj “Operacioni doli me sukses. I sëmuri vdiq”. Kjo ishte dhe rezymeja e fjalimit të tij ditën që dha “dorëheqjen”. Foli e foli për sukseset e operacionit që kishte kryer te pacienti i tij, në një kohë që ai kishte kohë që ishte varrosur. Berisha nuk arriti dot ta shërojë pacientin e tij mbasi ai, jo vetëm i jepte receta të gabuara, por jam i bindur se i jepte edhe doza medikamentesh të skaduara”./b.l

 

60 komente në “Fate Velaj: Berisha mund të ketë lexuar shumë, por s’ka lidhje me kulturën. Drejtohet nga instiktet”

  1. gth says:

    edepzez,sale qeni,shpresojme tek HAKLAJT

    1. Agroni nga Roma says:

      ky artikull duhet lexuar i plote te gazeta Dita. Gjeniale. Mbas perles publicistike me titull “Kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit”, etjera shkrime si ese apo poeyia per babane qe kritika e ka cilsesuar si nga me te bukurat e poezise shqiptare, Fate Velaj i dhuron lexuesve nje tjeter perle. Nje analize brilante e pashoqe, larg derdellimave te Fevziut e FeviZInjve. Je GJIGAND FATE VELAJ. nuk gjendet nje person qe eshte prezent kaq fuqishem ne disa fusha e mbi te gjitha te hzje ne kancelerite europiane si hyn ti , si ne shtepine tende. Jo me kot je nga Kanina. Mbas Ismail Qemalit e ke zene vendin ti. Ska tjeter.
      http://gazetadita.al/qeveria-e-piktorit-ne-ardhje-dhe-ajo-e-doktorit-ne-ikje/

      1. Hashim Xhakrosa London says:

        Dr. Prof. CAR Sali Ram Berisha
        http://is.gd/R70Nk9

      2. lavinja says:

        me zotin velaj jam rritur dhe kam studjuar ne tetevjecare.njoh mire familjen e tij dhe me behet qejfi qe ka arritur te beje dicka per nivelin intelektual te tij .shqiperia ka neveje per intelektual me nivel qe prej vitesh kane perfunduar per te mbijetuar ne skutat me te qelbura ne bote por jetojne me dinjitet .uroj qe edi rama te beje vertet dicka per shqiperine dhe shqipetaret sepse e meritojne dhe jo se eshte piktor i madh apo i biri i …….boll me keto elozhe dhe “shkarkime vreri “tani qe s seshte ne fuqi tjetri.saliu se coi ne sketerre shqiperine se ishte mjek i zoti o i pa zoti,por per idete dhe praktiken qe ndoqi me gjithe eliten e tij. dhe zoti velaj po eshte i zoti le ta ndihmoje vendin e vet jo me dy informazione qe ka mbledhur per politikanet e botes se nuk na interesojne (per te shfrytezuar nga fryn era tani ),por konkretisht.nga dole gjithe ky gjeni, me shqelma more tetevjecaren.kujtese per z. fate.

        1. Qenani says:

          Hahahaha, po filloren si e mori fate, meqe e njeh!!! Hahaha! O lavirja, o putane lavire. Po qe nga 8 vjecarja i bie te kene kaluar 35 -37 vjete hahaha . Po ti duhet te jesh hard disc qe mban kaq shume mend. Po filloren si e mbaroi, po kopeshtin, …hahaha. Fate Velaj eshte gjigand o kasolle ti thua 1977 hahaha sa gjynah o lavire bulevardi

      3. Altin Muka says:

        Nje analize e jashtezakonshme “made by art”. nje tablo sinoptike e fenomenit. FALEMINDERIT FATE. je gjenial ne cdo gje. Je dhe do te jesh diplomat e cdo aspekt te rruges tende si ne art dhe diplomaci. Nuk ka tjeter si ti. je nje europian i madh, Fate. Ate qe ke bere ti me punen tende si person nuk e bejne dot institucione te tera ne Shqiperi. Je madheshtore dhe jemi krenare per ty. Cdo gje qe del nga “made by Fate Velaj” eshte histori. Poezia jote per babane me renqeth akoma mishin. Jo me kote e kane cilesuar si nga me te bukurat e poezise shqiptare, apo dhe shkrime te tjera. Analizat e tua mbi politikat dhe strategjite kulturore jane te papara me pare. Fotografite qe vendos gati perdite ne fb na mahnisin jo vetem ne, miqve te tu. cdo gje qe nxjerre ti eshte art e politik. Akoma kam ne sy shkrimin tend “kur i gjati i shkuli veshin veshgjatit”. nje nga me te hukurat e publicistikes shqiptare. GRAZIE AMICO!!!

    2. e verteta says:

      po ti o fate fshatar je njesoj si saliu dukesh nga emri dhe deri sa merresh me saliun ik ere

  2. roland says:

    saliu ka lexuar shum???? qekur kafshet edukohen duke lexuar pak apo shum? ky ndyracak duhet ti jepet drejtesise sa me pare! i ka vrare shqiptaret ne mes te dites ne mes te pazarit. edhe enver hoxha do ja kishte zili. ne burg do kete kohe te lexoje akoma me shum…..

  3. georges says:

    Edhe une jam Haklaj! Ne te gjithe jemi Haklaj! Sali berisha ka hasmeri me nje milione shqiptare dhe ne i themi ja ku jemi uje te zi do nxjerrim mor monster! Inatin ta kemi aq shume sa ti nuk e mendon dot! Uje te zi do te nxjerrim! Prit deri me 10 Stator dhe shikoje cdo te te bejme mor horr i kyeministrise!Ne uje te zi do te mbysim!

  4. fl says:

    Te lumte, sa bukur e ke kapur. Vetem nje Monster si Berisha mund te konceptoj me sens negativ te qenurit Piktor apo Artist.

    1. andi says:

      Si eshte me mire te jesh Piktor, apo Shpellare (Kjo tastiera e komp. tim nuk ka shejen pikpyetse) Sali Krimineli mendon se Shpellare eshte fjale e titull i mire, kurse Piktor titull i keq.

  5. fatbardh says:

    Shume intelektuale ,per nje njeri qe ka pas vitet e tmereshme 96,97 Gerdecin, 21Janarin dhe nje menyre drejtimi te shtetit tribale.Ne kete vend ka me thase njerez qe jane edhe me me shume intelekt se nje 70 vjecvar, qe pati dy mundesi, dhe deshtoi me kosto te larte per gjithe shoqerine.

  6. mal says:

    Po te ishte njeri me kulture,duhej te ishte terhequr nga politika qe ne 1994 ashtu si u terhoqen me te vertete te kulturuarit Havel e Valesa.Saliu eshte nje fshatar i vrazhde,me probleme psiqike,vrases ordiner e antishqiptar.Ai si asnje tjeter vodhi Shqiperine e shqiptaret jo vetem por me gjithe shpuren qe e shoqeron duke perbere rastin e vetem te vjedhjes haptazi te nje kryeministri shqiptar.Denimi enverist,edhe me zhdukje te eshtrave,do te ishte i paket per kete monster psikopatike.Saliu do vazhdoje te na vije verdalle akoma sepse Rama sidoqofte nuk do te jete Enver,ai do zbutet e amortizohet nga forca e “rrethimit kapitalisto-revizionist”.

  7. ilir says:

    Bravo z Velaj .Kam nderin qe te njoh personalisht ne Wiene dhe vertet eshte kenaqesi te lexosh artikullin tuaj qe i kapur vetem ne nje aspekt tregon qarte per figuren e dok Saliut qe pretendon se ironizon figuren e zotit Rama por haron qe figura e tij eshte ironi e fatit nje figure qe dita dites behet me trasparente e xhveshur nga mburoja politike i ngjan nje politikani komplet te deshtuar dhe i nje mjeku pa pacient…….Te faleminderit z Velaj .Te fala I.B Wien

  8. Irqysh says:

    Sipas emnit kjo apo ky?FATE po del se qenka femer.A mos ashte gjysa gjyse.(pak femer pak mashkull) .ashte reknye vegshi dhe ka gjete kapakun,sepse i tille ashte edhe Edwini i Anastas Rames.

  9. TOTILA says:

    Saliu eshte person me personalitet te ndrydhur .
    Jane te shumte faktoret qe kane farketuar personalitetin e tij ,por me i spikaturi eshte faktori trashegimi .
    Saliu e vuan deri ne cmenduri ,A.D.N.e para-ardhesve te vet ,por Saliu Z.VELAJ nuk udhehiqet nga INSTIKTET ,jo ,por une mendoj se Saliu udhehiqet nga HALUCINACIONET .
    Tek Saliu cuditerisht si rralle tek ndonje person jane kombinuar ne menyren me ekstreme cilesite me te erreta te nje karakteri te PERCUDNUAR njerezor si :EGOIZMI,CMIRA ,INATI ,PERVERSI ,SKIZOFRENI,PSIKOPATI ,DELIRANTI ,INJORANTI ,PISI ,FELLIQESIRA ,KRIMINELI FRIKACAK qe te vret nga frika ,iPA BESI ,SPIUNI ,TRADHETARI ,HAJDUTI ,GENJESHTARI , dhe lista do te ishte shume -shume e gjate .
    Shkrimi i z.VELAJ eshte nje PROTESTE PAQESORE dhe VELAJ si intelektual dhe interlokutor kalibri qe eshte ,kam mendimin se ne kete rast e ka KURSYER SALIUN .
    Une do te desha qe te beja nje krahasim midis PRINDERVE te SALIUT dhe prinderve te EDI RAMES ,por nuk dua qe te fajesoj prinderit e SALIUT per rrethanat historiko-gjeografike te formimit te tyre .
    Krahasoni SHEQERE-ANETA
    RAM -KRISTAQ
    SALI -EDI .
    Kur te kete bere ndonjeri krahasimet midis ketyre cifteve koke me koke atehere do te jete ne gjendje qe te gjykoje me :
    DUAR te PASTERA
    MENDJE te FTOHTE
    Dhe ZEMER te ZJARRTE .
    Jane faktoret PSIKO-SOCIALE ,ata qe percaktojne karakterin e njeriut ,qe per mendimin tim KARAKTERI i cdo njeriu eshte ne A.D.N. ne GENE eshte i lindur dhe nuk ndryshon.
    EDI RAMA ,ka nje defekt te madh :
    Ai ,EDI nuk di qe te URREJE ! Ky eshte ndryshimi !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Totila i nderuar, problemi i Saliut eshte se ka qene gjithe jeten e tij i aneksuar nga rrethi qe e ka rrethuar dhe ai nuk njeh tjeter hakmarrje, vetem ate te frikes, se me frike ka rrojtur jo vetem ai por dhe paraardhesit e tij dhe frika tek familja Berisha ka dhene rezultat.

  10. malua i malit me bore jo malo dasma says:

    O SHYQRI !
    Ne se ke deshire coji FATE VELAJT ,te gjithe seksin tend familjar si femra dhe meshkuj dhe ke per te pare se do te kishje ngelur shume i kenaqur se e dhe meshkujt do ti linte me BARRE .
    Ne se te pelqen VEGSHI i EDI RAMES ,une do te them se ai i pershtatet fiks tenxheres tende ,ku ta kesh dhe si te duash .

  11. edi says:

    edhe berlusconi e vori ne loj kur i tha Saliut qe e keni mesuaar italishten duke pare telenovela,,,

  12. iphone5 says:

    Ky vet, se beri dot rolin e piktorit, por beka mire ate te furcaxhiut….shkrim i rendomte,Rama duhet te kete kujdes nga keta pseudot

    1. A says:

      Pseudo? Vetem Fate Velaj nuk eshte pseudo. Pseudo jane te gjitha ata qe shkruajn ketu. Fate Velaj ka bere analizen me te shkelqyer te bere ndonjehere ne mediat shqiptare. me brilanten. larg atyre te bera sot qe jane marre me saliun spiun te UDB, shiti detin e vrau kete e ate. Nje Autopsi te fenomenit Berisha. Ne i jemi mirenjohes Fate VELAJ PER ATE QE KA BERE PER SHQIPERINE.gjaku eshte gjak, fisi eshte fis, tradita eshte tradite dhe VELAJT jane histori. Fate Velaj ka qene dhe do jete gjithmone ministri i jashtem i shqiperise. lete vere Edi Rama ke te doje minister te jashtem.Fate Velaj do jete tere jeten i tille.

  13. Shkembi says:

    Po,Z.Velaj, Saliu ka lexuar shume,por te kujton nje Magazine te madhe pa inventor. Jane te njohura gafat e tija: Te dashur Naftetar te Roskovecit ,kur ishte ne Patos; pershendeti Ambasadorin Arvizo sikur ishte Presidenti Topi, ose ngateroi Zonjen Topi me Xhozin (mbase me qellim?)etj ,etj.

  14. Aleksandër Matrënga says:

    Te falenderoj Fate per analizen .Por doktori nuk sheroj dot veten e jo pacientin shqiperi,perkundrazi e semuri me kancer.

  15. tradita says:

    Qesharake dhe jo e zgjuar te krahasish Brishen me Edi Ramen. Te pakrahasueshem. Tentative shume banale.Historia do ta tregoj. Berisha eshte titan, ndersa Edi nje politikan i zakonshem.

    1. vishja plot says:

      WOW, analize e shkurter por e jashtezakonshme. Nje gsbim ne shkrim keni bere: se keni shpjeguar pse Berisha eshte titan. Me le ta vazhdoje: ai (sala) eshte titan i sjelljes dhe edukates primitive, titan i shkaterrimit, titan i konfliktit dhe hasmerise, titan i mashtrimit, titan i prapaskenave, titan i banalitetit,titan i perbuzjes dhe injorimit te shqiptareve, titan i shemtise shpirterore.

      Ikni ore se late nam. Nese u vjen keq sado pak per udheheqesin tuaj shpirteror, o shpellare, me mire mos e zini ne goje. Mos irritoni shpirtrat e lodhur dhe te plagosur te shqiptareve nga ky monster dhe politika qe ai mbolli.

  16. liri a vdekje says:

    mund te lexosh shume po varet sa kupton nga leximi ,sali berisha esht nje papagall qe mesonte permendesh mesimet kur ishte student

  17. te lumte o fate bere si bere me duket se e zure nje vende ambasador.keshtu de! kali ka kthyer kembet perpjet dhe o burra perpara tja shkulim patkonjte dhe ti varim ne qafe si trofe duke uluritur ”
    edhe une kam luftuar” ,

  18. rroku says:

    Z. Velaj,

    fjaline po ta perfundoj – ai qe drejtohet nga instinktet eshte KAFSHE sipas shkences psikologjike – animal i pashpirt e i drunjte ne perceptimin shqisor e mendor.

  19. Ermal says:

    FATE BYTHA PO KU KA DAL NANJE ARTIST QE TE KET DREJTUAR SHTET DHE TE KET NDRIT O DEBIL.NUK ESHTE NJESOJ TE DREJTOSH BASHKINE DHE TE DREJTOSH SHTETIN KET DALLIM SDI TE BEJ FATJA NJE COP REFUGJATI I RENDOMTE BE AUSTRI QE GJETI PUNE ME ARDHJEN E RAMES NE PUSHTET.RAMA KA NJE AFTESI QE TE MBAJ RRETH VETES NJEREZ QE KANE DESHTUAR NE JETE SI FATE

    1. ciku says:

      O Ermal, o “i zgjuar” po Presidenti Regan ishte aktor telenovelash mer intellektuall!

  20. deti says:

    Ne Shqiperi,ne kohen e Enverit,nuk ngeli njeri pa u kulturuar.Ai e kishte rregulluar mjaft mire edukimin e kulturimin e njerezve.Vertet kishte nje radio por,gjyshja ne fshat,cobani me dhi,Rama ne Vicidol pervec artit, kultures,muzikes,folklorit shqiptar, degjonin e mesonin per Cajkovskin,Verdin,Belinin,Bahun,List,Dvorzhak,Bethovenin e simfonite e tij etj.etj,degjonin drama apo pjese nga letersia e zgjedhur boterore e mesonin per Homerin,Shekspirin,Balzakun,Hygoin,Stendal etj.etj.Kinemaja ishte superkulture.Ketu mesoi Sala per Xhina Lolobrixhiden e per Brixhid Bardo…Ne darke njerezit degjonin Universitetin popullor te radios,emisionin Udhetim neper bote etj.etj.Kishte nje informacion te zgjedhur e te shendetshem qe ndikonte ne formimin e njeriut e te shoqerise,larg WC-ve e shurtoreve te sotme.Shqiptaret jane varrmihesit e vetes se vet.Duhet nje dore e fuqishme t’i kape per gryke.

  21. Mentari says:

    Ai qe rreh dhe nzjerr nenen etij ne mes te rruges nuk ka kulture dhe edukim te cunguar?? ai qe nuk ka aftesi intelektuale te komunikoj me femrat ne maredheniet e tija nuk ka mungese te Cunguar Kulturale Intelektuale??????????? ore byth lepires nuk mbulohet dielli me shoshe,nuk mund ta e mbrosh ti nje Indiot e ognjorant me eulozhe servilizmi.Edvin rama ka nje mungese te madhe civilizimi dhe a e din ti zoterote se nga vjen ajo mungese Civilizimi? ajo vjen nga fakti se ai asnjehere nuk lezuar libra ,asnjehere nuk i ka kuptuar Librat e shkolles dhe e fundit ai asnjehere nuk i degjon me vemendje dhe te mesoj nga te tjeret ,te diturit.keto tre vakume e kane lejuar ate te jet njeri pa inteligjence ,por te jet njeri i zgjuar i rrugeve(Street Smart)Hajt te rroje servilizmi i semure i mendjes tuaj o Velaj

  22. Studenti says:

    O fate, po ti ku merr vesh nga kultura?

  23. Gjergji says:

    Fate Velaj dha disa mendime dhe ju e shani dhe e ofendoni.
    Por nje gje dihet mire.Atyre qe ju ka bere keq Saliu e shajne dhe atyre qe ju ka bere mire e levdojne. Fakti qe nuk e votoi Shqiperia me 23 qershor tregon se ai ka bere me shume keq se mire. Kaq mjafton dhe mos u merni me ofendime banale.

  24. Robert says:

    vetem nje i pa shkolle si ty Fate Velaj mund te hedhe balte mbi ata te cilet kane mbaruar universitetin…

  25. mitro says:

    Piken mbi I ke vene me kete analize intelektuale zoti Velaj.Bravo!

  26. optimisti says:

    JEMI TE GJIRHE NE PRITJE PER NJE VEND ME EKONOMI
    TE PERPARUAR ,SI DHE ZHDUKJEN E KRIMIT SIPAS PREMTIMEVE
    KRIMIN MUND TA KAPESH TA DENOSH ,POR QE TA ZHDUKESH KETE SE
    KISHA DEGJUAR NDONJEHERE . GJITHESESI LE TE PRESIM.
    ME VJEN KEQ Z. VELAJ QE BENI KRAHASIME ME JOSCHKA FISCHER ETC
    RAMA NUK ESHTE AS SA 1/1000 E KETYRE QE PERMENDET JU .MOS
    E ULNI VETEN TUAJ PER TE NGRITUR RAMEN .CUDIA ME E MADHE QE JETONI
    NE AUSTRI DHE MERRNI GUXIMIN TE BENI KETO KRAHASIME QESHARAKE .
    O Z. VELAJ AKOMA NUK E PASKENI MESUAR SI FITIJ RAMA ????
    RAMA TE BEJ SHYQYR QE PARA TIJ ISHTE POLITIKANI PRIMITIV DHE POPULLIT
    I KISHTE SHKUAR THIKA NE PALCE DHE PRANOJ TE UDHEHIQET NGA FITORJA E
    DHURUAR E METES.
    TEK JU PO SHOH QE PERVEC TALENTIT TE PIKTURES ASGJE NUK PASKENI
    KOHA DO TE VERTETOJE QE AI NUK DO TE BEJ ATE QE POPULLI PRET.

  27. zero says:

    shko mbushu o dordolec i rames

  28. epiroti says:

    turp per gazeten qe merret me njerez te tille si duket paska rene shume poshte Fatmir velaj nuk eshte piktor

  29. Nolian says:

    Rrasja piktorin ilirit o sal

  30. Petro Labi says:

    Nje analize brilante.
    The excellent!

  31. plaku says:

    Truri i Berishes eshte nje Magazine pa Inventar. Sala ka problemin se shperndahet si vaji ne lakra.

  32. Aliu says:

    Zotrinj hiqni dore nga kulti i indivitit. Rama eshte 1 nga 60.000 antare te PS.Eshte nji person deri ne nivel proesori . Nuk ka asnje studim universitar apo pas universitare ne ekonomi apo finance,ne shkenca ekzakte apo jurisprudence .Pra nuk eshte se ka ndnje shkolle te larte. E dyta I dergum I perendise nuk eshte.Ne te kalumen fort burr i mire nuk ka qene, ta shohim tani.Per mendimin tim gjithe keto lavdata e gjith kjo shprese nuk justifikohet. Une mendoj se te gjith udheheqesit aktual qofshin e rrofshin per vete , per familjet dhe te afermit e tyre po per mua apo popullin neser me vdek asnje pune nuk na prishet .Shqipria do te jetoje edhe me mire .Prandaj behuni njerez civil.Zoti nuk e ka kriju Shqiprine ne shprese te Rames apo dikujt tjeter.!!!

  33. Zef Kallami says:

    Kjo thenje e hap dhe e mbyll Berishen perfundimisht ne te gjitha kapacitetet e aftesive te tija.
    “Operacioni doli me sukses. I sëmuri vdiq”.

  34. Koke lash a koke mora says:

    Ne fakt, qe te mos i hame hakun, Z.Velaj, ka te drejte te mburret me ato qe ai ka arritur gjate viteve te emigrimit te tij ne Austri. Ku, krahas shume emigranteve te tjere, ka arritur te formoje dhe prezantoje nje stature te pelqueshme te rretheve kulturore ne Austri.
    Por vetem kaq.
    Them vetem kaq sepse, krahas ekspozese per vehten e tij, (gjera qe ne lebrit i kemi zakon)apo (a doni me per Belulin) ai perpiqet te na mbushe mendjen qe Piktori, eshte nje njeri shume i zoti edhe per punet e shtetit. Dhe qe Berisha, paska lexuar shume por nuk di shume e te tjera mbrockulla.
    Nese do isha ne vend te tij, une do te isha me modest qofte per vehte qofte per Ramen.
    Se pari, edhe ju Z.Velaj dhe Rama, kur filluan proceset demokratike, ja mbathet per te shpetuar bythen duke mos shtene asnje pushke, sic i thone andej nga ne. Ti ja mbathe ne Viene, dhe Rama qe nga Greqia, ja mbathi ne France. Ne gjuhen popullore labce kesaj i thone te fshehesh bithen pas gaxhoit. Nderkohe qe vendi kishte nevoje per energji, talente, moshe te re, ide dhe pasion per ta tranformuar ate.
    Pra qe ne fillim u fshehet, duke mos bere asgje!!!!
    Mund te thuash, nuk isha budalla te lija koken ketu, por vajta per nje jete me te mire. Plotesisht dakort, por ne kete rast te mungon e drejta civile per te dhene vlersime apo opinione rreth atyre qe i vune gjoksin duke rrezikuar koken kunder pushtetit diktatorial. Sigurisht qe e kam fjalen per Doktor Berishen dhe shume studente e pedagoge (si ti dhe Rama) u perfshine gjeresisht ne proceset e tranzicionit duke sakrifikuar cdo gje dhe kur edhe mund te vriteshin, si shume te tjere.
    Se dyti, si mik apo shok ne botkuptim (edhe ne shije artistike) me Ramen, duhej qe me modesti, te mjaftoheshe duke shprehur besim dhe perkrahje qe Rama mund ta beje dhe ta mbaje peshen e te qenurit kryetar shteti, por jo me teper. Sepse, duke iu referuar “sukseseve te punes ne Bashkine e Tiranes, Rama per afro 12 vite, vetem e betonizoi Tiranen. Nese e keni fjalen per modernizime, ambiente, hotele, lukse te stilit europian, ishte talenti, energjia dhe parate e shqiptareve te mbare vendit qe e kane bere Tiranen, per cka i takon gjerave te mira dhe aspak Rames ‘piktorit’. Me falni, desh harrova, eshte e vertete qe Rama i leu ministrite me boje nga jashte. A mund te thoni se cfare ka bere Rama per artin e kulturen per 12 vite ne kryqytet???
    Dhe nje keshille tjeter, nuk mund te lartesoni dike duke ulur poshte diket tjeter, sepse nuk jeni bindes. Aq me teper kur ju nuk e njihni aspak Berishen, as nga afer dhe as nga larg. Nuk kam synim te mbroj Berishen, por me dukeni aspak bindes ne argumente.
    Dhe se fundi, duke thurur hymne e lavde per Ramen, sidomos atje ku jetoni, do te benit shume mire, pasi ne fund te fundit, do te jete nje reklame marketingu per vendin tend, por aspak duke denigruar e ulur lider te tjere.

  35. mergim tari says:

    Pershendetje Fate,

    Ne nje shkrim qe kam bere per kete SPECIE ne vitin 2005 kam nje paragraf ku kam shruar sa me poshte:

    DOKTOR. Në një seance në Kuvend Majko tha: “Kjo seancë vjen era fashizëm”. Nuk ka dyshim që ashtu është, pasi vetë filozofia nga e cila udhëhiqen të vetmet instrumenta që drejtojnë jetën tënde, instiktet, janë të tilla, fatkeqesisht jashtë standarteve të një qënie normale.

    Me vjen mire qe te dy arrijme ne nje konkluzion; ka frymore qe drejtohen nga llogjika, por ka edhe frymore qe drejtohen nga INSTIKTET.

    Kete ndoshta e kupton Doktori, pasi duhet ta kete lexuar DARVININ.

  36. fat man says:

    Shoku Ermut, Studenti me 9 klase, Zero i zeruar dhe ndonje toc tjeter, nuk mund te flisni per artin dhe kulturen, kur keni per idhull nje bole shpellar nga Vici-doli. Nje nga presidentet me te suksesshshem ne historine e Amerikes dhe asaj ne boterore, i zgjedhur 2 here eshte i paperseriteshmi aktori amerikan Ronald Regan dhe dha kontributin me te cmueshem ne shperberjen e Bashkimit Sovjetik dhe te kampit Komunist, ku nje nga perfituesit direkt eshte dhe Shqiperia, qe me vone se te gjithe te tjeret ne Europe, rrezoji komunizmin Erver-Stalinian.

  37. azgjese says:

    Z,Fate Velaj,paska metropole europjane pa stacion qendrore autobusesh-
    udhetaresh??Ku jetoni ju Z.Vate?? Ne kete hapsire te quajtur Ballkan jo
    qe nuk mund te gjeni Kryeqender pa stacion autobusesh ku akomodohen dhe informohen
    udhetaret ne forme permanente,por nuk mund te gjeni qyteze pa qender ak
    modimi udhetaresh.Tirana jone e dashur edhe sot e kesaj dite eshte e vetmja ne keto hapsira qe ne kete rrafsh te shkaketon dhimbjen e zorreve
    te somakut.Kush mbane pergjegjesine per kete??

  38. Malesori says:

    Fate(a) ne kete shkrim perpiqet te tregoj se numri i Edave “te talentuar(a)” eshte me shum se nje duke aludar indirect dhe vetveten.Ne nje perpjekje te mundimshme dhe me elozhe te neveveritshme perpiqet te na shes prosituten moralo-politike E.Rama per te virgjer e çudiberes(e).Me kete perkedhelje e servilizem pervers Fatushka perpiqet ti thot Edushkes se ke shokqe plot te ditura e te ndritura si vetja ndaj vazhdo permbrapa si ta do xhani ne sherbimin tend anti Shqiptar e mos harro tu hedhesh ndonje kock Fat(e)mave qe jargavitja e tyre te vazhdoje ne shrime mastrubuese e sherbime gojore.Ndersa perpjekja per ta krahasuar moçalin Eda me malin tip Everest Berisha çalon aq shum sa nuk ja vlen te komentohet.Gjithsessi perpjekja e Fates per shplarje truri mund te gjeje max.dy budallenj qe ta besojn vertet por nuk do te mund te mbuloje blerjen dhe vjedhjen e votes me para te korrupsionit,krimit,droges dhe prostitucionit nga pinjollet dhe falangat e pjelles se krijeses sllavo-greke ne Shqiperi.Gjithe kjo ndermarrje e lige e tinzare anti Shqiptare ne sy dhe ne vesh te Botes Perendimore Euro-Atlantike do ç`behet si nje fllusk sapuni.Shkrimet e Fatmave dhe Fatmanellaqeve do ngelen si deshmi turpi ne arkivat e pinjolleve pervers qumeshtor dhe soj sorollopit te tyre.Ndersa Ju z.Baze shum shpejt do bindeni se hatermbetja Juaj me te Djathtet nuk ishte arsye e patjetersueshme per te strukur pas personalitetit dhe talentit Tuaj Fatma e Fatmanellaqe.

  39. ali says:

    Me ”keqardhje,, z. Elion, per fatin tuaj te keq,Sales, Fatosit, Kacit, etj. etj. Piktori ua rrasi te gjithve sebashku
    dhe cdo njerit ne vecanti, ua shkerdheu te gjithve me liber shtepie !!! ”Have nice day ” !!!!!

  40. baca pecjoti says:

    Saliu nuk ka faj eshte rôtir mes gjarperinjve,ujqerve,çakejve.Kjo ishte shoqeria e par qe ka mar pjese ne formimin e tij interkafsheror dhe agresiv me impulsin e ujkut dhe çakallit dhe me helmin e gjarperit te races «neperka».
    Me cilsin e ujkut dhe çakallit ka kafshuar shqiperin duke vjedhur prona duke ja shitur te huajve me 1 €uro met fin duke falur gjthe farefisit nga ana e Rames dhe nga ana dalallarvea te gruas nga Veligradi te cilet i furnizoi mire
    Nuk haroi as dhenerin maltez i ktheu pronat qe nje her ja Josh shitur Italis ne *39 Çfar nuk ky ngren ky njeri shtazarak.Tani ka ardhur koha qe ti vjellij qe te gjitha çorbat qe ka bere dhe ngren,ndryshe Shqiperin nuk do te ket quêtes.

  41. baca pecjoti says:

    Saliu nuk ka faj eshte rôtir mes gjarperinjve,ujqerve,çakejve.Kjo ishte shoqeria e par qe ka mar pjese ne formimin e tij interkafsheror dhe agresiv me impulsin e ujkut dhe çakallit dhe me helmin e gjarperit te races «neperka».
    Me cilsin e ujkut dhe çakallit ka kafshuar shqiperin duke vjedhur prona duke ja shitur te huajve me 1 €uro met fin duke falur gjthe farefisit nga ana e Rames dhe nga ana dalallarvea te gruas nga Veligradi te cilet i furnizoi mire
    Nuk haroi as dhenerin maltez i ktheu pronat qe nje her ja Josh shitur Italis ne *39 Çfar nuk ky ngren ky njeri shtazarak.Tani ka ardhur koha qe ti vjellij qe te gjitha çorbat qe ka bere dhe ngren,ndryshe Shqiperin nuk do te ket qetesi.
    Tani ka ardh koha ta zere edhe KALLUKANXHA.

  42. SHAMIKUQJA says:

    sala nuk din q far eshte vkultura se asht ul nga mali eshte malokar rrugaq budalla edi ja futi thelle kete rralle do te krahasohet nji shpellar me nje morraxhi turp o hor

  43. Aman o Rama, pse ngele te dore te Fates mor aman!!!!!!

  44. skopioniti says:

    Te dashur lexues

    vihet re qe nje pjese prej jush e komlimenton te madhin Fate Velaj, nej pjese kerkon ta uli sepse sentimenti i provincializmit qe karakterizon shqiptaret eshte i tille qe i verbeon ndricimi i nje shqiptarit te sukseshem

    Fate Velaj eshte njeriu qe rivitalizon imazhin e Shqiperise ne nej dimension te larte, eshte njeriu i paepur qe vet ai me nje energji te rralle beri nje CV qe do ta donte cdo lider i cdo qeverie perendimore
    kjo quhet inteligjence dhe strategji unike!!!
    Fate Velaj eshte strukturuar ne Vjene, ne Bruksel, ne Triest, ne Prage, ne udhetimet e tij te cilat edhe nje angjensi viaggi nuk do i perballonte

    Fate Velaj eshte ambasadori i perjetshem i Shqiperise dhe njeriu me elegant ne performansen e tij.

    I uroj te madhit Velaj suksese te metejshme dhe i uroj qe me driten e tij te penetroje dhe ne shpirterat e njerezve te cilet hermetikisht jane mbyllur ne province duke ngene fara apo qe rrine duke pire kafet plot petegolezze
    urime i madhi Velaj!!!!

  45. agim basha says:

    Analize shume realiste,pergezime!

  46. Vlora Kanina says:

    Aferim Fate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje