Modeli Paloka, një badigard për një jetë të gjatë në opozitë

10 Shtator 2013, 22:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Edi Paloka është një dikush që përfaqëson një identitet politik të Partisë Demokratike. I përket brezit të studentëve të vitit 1990, dhe më pas pjesës militante të shtypit të Partisë Demokratike. Nuk hyn tek njerëzit që do mbahen mend për çfarë kanë shkruar në këtë vend, por pa diskutim tek njerëzit që u mbahet mend emri që kanë shkruar në gazetën partiake të PD-së. Termi më i qartë se gazetar është punonjës i shtypit i partisë. Ka firmosur në shkrime të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë të PD-së brenda dhe jashtë saj. Por ka pasur dhe momente të forta sinqeriteti. Kur Eduard Selami u përjashtua nga PD-ja, ai ishte ndër tre njerëzit e vetëm që ngritën dorën kundër, por kur panë që ishin të vetmuar, e ulën dorën dhe zërin. Por dhe aq nuk ishte pak.

Në vitin 1997, i frikësuar nga dalja nga burgu e Fatos Nanos, u arratis nga Shqipëria dhe u rikthye kur gjërat duket se po qartësoheshin që nuk do të kishte revansh. E vetmja hakmarrje simbolike e Fatos Nanos ndaj tij ka qenë batuta që tha në sallën e gjyqit: “Kur lexova shkrimin e parë të Palokës kundër meje, thashë e bëri Paloka. Pastaj filloi me radhë i dyti, i treti, i katërti dhe unë thjesht i numëroja një Palokë, dy Paloqe, tre Paloqe…”. Mes humorit cinik të Fatos Nanos, në fakt kishte një alibi të madhe për Edin, që as Fatos Nano nuk i mbante mëri për shkrimet që firmoste.

Por përtej ashpërsisë së tij në media, Paloka nuk është një njeri fanatik. Ai kishte raporte shumë të mira me miqtë e vet gazetarë të opozitës si Blushi, Fevziu, Shkullaku apo të tjerë, dhe ndryshe nga shumë fanatikë të PD-së, qëndronte me ta pa asnjë kompleks.

Pas vitit 2001 hyri në parlament dhe aty shënon dhe kthesën karriera e tij politike. Duke fituar në një zonë të vështirë në Babrru kundër Luan Hajdaragës, falë mbështetjes dhe të njerëzve të Nehat Kullës, Paloka filloi të merrte trajtat e deputetit që ishte idhull i të fortëve. E shikoje të shoqëruar gjithnjë me njerëz që shpalleshin të “fortë”, kryesisht njerëz që aspirojnë të jenë badigardë apo shoferë. Dhe ky nuk është një fenomen i izoluar në PD. Disa figura të PD-së dhe rrotull saj e kanë aspiruar këtë profil. Ka qenë kështu Hajdari, Mediu, Leskaj, Dash Sula, etj.

Në vitin 2002, kur Berisha dhe Nano bënë paqen e madhe, ai u ndje i zëmëruar dhe hynte tek njerëzit që nuk e pranonin marrëveshjen. Kjo i ftohu raportet e tij me Berishën.

Por në vitin 2005, skema e të fortëve nuk i funksionoi. Prishja e tij me të fortët e Babrrusë shkaktoi konflikt të armatosur dhe një komisioner i tij u vra ditën e votimit tek Varri i Bamit. Paloka mbeti jashtë Kuvendit, dhe për gati një vit dhe i papunë, derisa Berisha u kujtua ta çonte në ATSH si drejtor.

Pas zgjedhjes së Bamir Topit president, ai u rikthye në Kuvend, dhe sërish me mitin e njeriut të fortë.

Nuk ka qenë një njeri i afërt i Berishës, jo se nuk pëlqeheshin me njëri- tjetrin, por thjesht se në shumë raste nuk i duheshin njëri- tjetrit. Ai vazhdoi të bëjë jetën e parlamentarit legjislaturë pas legjislature, por Berisha nuk i ofroi vend në pushtet. Mandatin e fundit kjo ishte dhe më e patolerueshme.  Paloka tentoi të përdorë dhe fuqinë e tij të vetme, të hequrit si i fortë, por një grusht i një deputeti laçian e shtriu përtokë në parlament dhe prej atëherë as si i fortë nuk u shfaq më.

Më pas, ditën e 21 Janarit, ai udhëhoqi një grup “të fortësh” që kërcënonin çdo opozitar që fliste në ekrane për të vrarët. Konflikti i tij dhe “të fortëve” të tij me Preç Zogajn dhe djalin e tij krejt të pafajshëm në atë histori, për pak degjeneroi në krisje armësh para TV Klan. Pastaj vrapoi i pirë tek Top Channel “të vriste” avokat Ngjelën, por dhe aty i doli pija. Të nesërmen thjesht tregohej legjenda e të fortëve të tij.

Paloka nuk hyn tek njerëzit që nuk duhet ta provonte pushtetin. Ai ishte pjesë e historisë së PD-së ashtu siç është ajo histori, mbushur me frymëzime militantësh dhe pragamatizëm amoral që shpesh i shokon të gjithë. Njerëz të ardhur nga rruga drejt e në pushtet, e përçmonin pasi u dukej jashtë mode, ndërsa vetë Berisha kishte bezdinë e mjaftueshme për ta mbajtur larg.

Situata e re pas zgjedhjeve të 23 qershorit e nxori sërish mbi ujë. Ai ishte i pari që artikuloi jo aq pa leje, akuzat ndaj Olldashit, Patozit dhe grupit të asaj që mund të quhej “racë e tij” në PD. Iu bë krah Bashës në fushatën banale brenda PD-së dhe mbeti kritiku më i hapur i çdo kundërshtari të Bashës.

Problemi i gjithë palëve ishte se nuk e morën seriozisht. Unë vetë e mora vesh se Paloka do të zgjidhej kryetar një natë më parë nga një i “fortë”. Ai vetë e kish mësuar pasi e pa Palokën që shau ca qytetarë pse protestonin kundër Lulit. Aty kish mësuar se do ecte përpara. Berisha duket se e përzgjodhi pikërisht për këtë devocion në krye të grupit parlamentar. Pikërisht këtu fillon dhe debati: Cili është mesazhi që Berisha kërkon të japë me Palokën?

Një arsye e qëndrueshme është se Berisha është i qartë për rrugën e gjatë në opozitë dhe mendon e duhen motivuar militantët të jenë në gatishmëri për protesta dhe Paloka është njeriu i duhur. Ai nuk ka qenë në pushtet dhe nuk ka qenë kurrë kundër PD-së.  Për këtë arsye, nëse Berisha ka vendosur të rikthejë opozitën e mitingjeve dhe një grupi të vogël militantësh për qëndresë politike, nuk ka zgjedhur keq. Është njeriu që 500 deri në 1000 mijë vetë për protestë t’i mbledh gjithmonë.

Një arsye tjetër paksa më e lig, është hakmarrja që Berisha ka ndaj grupit që ka zgjedhur. I zhytur në spiralen e pragmatizmit dhe të fitores me çdo kusht të pushtetit, ai futi në grupin parlamentar çdo antivlerë politike të PD-së, mjaft që të fitonte. Futi socialistë të penduar, ish- kundërshtarë të tij kokulur, ministra që kanë bërë zullume me miliarda, provincialë popullorë në katund të vet dhe gjithkënd tjetër. Në fund rezultoi që me ta humbi më thellë. Dhe vihet re që ka një bezdi të tmerrshme nga gjithsecili që ka rrotull. I duket sikur i hanë bukën të gjithë.

Por shumë prej tyre tashmë ishin mprehur të rikapnin pozicione politike. Modeli që ata përbuzin më shumë është modeli Paloka dhe duket se Berisha ua ka imponuar në krye pikërisht për t’i poshtëruar dhe për t’u shuar çdo shpresë që humbja e Berishës është një hapje rruge për ta.

Por ka dhe një version akoma më banal. Ka shumë mundësi që Lulëzim Basha, ashtu si e ka bërë Zoti, frikacak, të paaftë, bosh dhe të pamësuar me opozitë, por mbi të gjitha i frikësuar më shumë nga partia se sa nga kundërshtari, ka menduar Palokën si një badigard politik për t’i nxjerrë frikën të hyjë në parti dhe pa Berishën në krah. Mirë e ka gjetur po ka menduar kështu. Me të është i sigurt tek PD-ja. Nuk besoj se e ngacmon njeri dhe as e shan njeri në korridore. Problemi është se PD duhet si një parti që dikur të vijë në pushtet. Modeli Paloka është i mirë për të rezistuar vetëm kryetari. Është si të zgjedhësh një badigard të mirë për një jetë të gjatë në opozitë.

52 komente në “Modeli Paloka, një badigard për një jetë të gjatë në opozitë”

  1. Ngerci eshte zgjidhja says:

    Ku duan te dalin keta pallokat me ne krye kryepalloshin qe fryet si gjel, dhe momentin qe hap sqepin vetem kakaris?
    E vetmja rruge si zgjidhje qe po shoh me c’kane nisur keta qenka rrezimi nepermjet dhunes se turmave me arme.
    Heh, te shohim ku do te dalin me kete injorance qe i udheheq. . .

    1. Tironci says:

      ore nuk e kapni dot ironine therrese te Meros per paloqen?

    2. ay qy says:

      …2 Paloqe,3 Paloqe…Uuuuuuuhahahaaaaa sa kom qesh,me lot kom qesh!
      Shkoi Sala ne nje konference nderkombetare,por ishte me vonese.Para tij te dera kishte dhe dy te tjere qe po trokisnin.Kur roja e hapi deren,i pari i thote rojes:
      – sorry,I’m late (dhe futet brenda)
      Shkon i dyti dhe i thote rojes:
      – me too (dhe futet)
      Shkon Sala dhe i thote rojes:
      – me three

      Uuuuhahahaaa …4 Paloqe,5 Paloqe…

      1. Dardan says:

        e bukur kjo “me three”, nje detaj i mrekullueshem per te karakterizuar nje fshatar dinak dhe te lig.

    3. salisaliu says:

      I dashur Mero Disa kohe me pare ne nje shkrim thonit a do te kete opozita ndone Erjin apo Tauland opozita ,Me thuj se a ka ne grupin parlamentare Erjona,TAULANDA pd jo NJE i tille eshte vetem PALOKA dhe ai mund te ta bej rolin e zhurmuesit qe bente ne opozite PS O njerez a e keni harruar kaq shpejt sa e sa denoncime ka bere Erjoni e Taulandi sa e sa gjygje kan fitue ASNJE. E pra nje i tille zhurmues i duhet Pd dhe ky eshte PALOKA

    4. Mero me duket se ja ke rritur vleren Paloqes me kete shkrim.Nuk e meritonte gjithe kete artikull jo vetem per figuren morale te tij por edhe nga qendrimi qe ka mbajtur ne politike deri tashti.Nuk ka asnje vlere per t’u shenuar,keshtu qe as une nuk po e zgjas shume me Paloqen.

      1. Desh harrova se me kete shkrim Saliu do ta beje ose N/Kryetar ose Sekretar te pergjithshem se keta lloj rrypash i ngrin ne detyre Sala.

  2. Shpetimi says:

    Mero, shume vlera i jep nje njeriu pa vlere. Ai eshte shembelltyra perfekte e asaj qe kryeson.

    1. ruzhdi says:

      z.Mero beze po sillet si nje Geni e din te gjitha para se te ndodhin mua me duket se ky njeri ka nje mllef ndaj Salihut e tash po i merr edhe te tjeret neper kemb Ju dot shkruani diqka per te mbushur ket Gazet por keto mendime nuk te shiten.

      1. fatmiri says:

        Ruzhdi apo rruzhdie? Une i mora falas, nuk i bleva.

  3. +10 says:

    Nje Paloke na u konvertua ne shume Paloqe…(Zhelefina ka qene me kohe ne kete grup)

  4. Agroni says:

    Ti fusi nje paloqe zhelefines

  5. Tushi says:

    Nje koke vic nje legen nje kriminel I rralles

  6. shkodra says:

    Bravo Mero ,bindes si gjithmone.

  7. Hito Labi says:

    paloqja eshte bere synet edhe ne goje,

  8. vis Cerri says:

    Nuk kisha me takat ta lexoja pas Pa..loqes, me dhembin ijet nga te qeshurat.
    Mero je fantastik.

    1. ami says:

      Edhe une po qesh me lot!!!! O Mero je vertet I papame!!

  9. Banija01 says:

    Pershkrimi i Palokes eshte kaq i perpikte sa edhe Frojdi po ta kish njohur Paloken nuk do e pershkruante dote me kete saktesi.

    Po nuk jame dakort me gjysmen e dyte te paragrafit te fundit.
    Levizjet dhe emerimet nuk i bene Basha ,po i bene Berisha.
    Basha tere jeten i frikesuar do jete ,Paloken nuk e vuri ai per ti hequr friken dhe te guxoje te hyje ne parti pa Berishen.

    Arsyeja me e sakte eshte zgjedhja e Palokes per militantizmin dhe zellin e tij per protesta.
    Vete Paloka nuk eshte ne gjendje ti beje balle kundershtarit me dialog dhe denigron ne dhune fizike dhe kete e kemi pare ne parlament dhe ne komisionin e ligjeve.

    Nuk qe rastesi qe Paloka eshte kryetar i komanduar dhe jo rastesi qe PD-ja nuk mbledh strukturat e partise !

    Deri ne Dhjetor kane per tu vene ne prove te gjithe ,bashke me ta edhe Paloka.Ne Dhjetor behet spastrimi i “rebeleve”.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Paloka e ka filluar detyren e re,si dikur komunistet,benin stazhin e partise.
    Ai eshte emeruar,per te ngjallur ambicjet e te tjerve,per te treguar se ne krye vendosesh,kur je besnik.
    Duke qene i lidhur me te “fortet” pa dashur zbulohet ana e heret e tij,lidhja me krimin.Krim qe ne mendjen e projektuesve,do perdoret per “nevoja partiake”.
    Njerzit rreth Palokes,duhet te skedohen nga policia e shtetit,per ti mbajtur nen vezhgim.
    Paloka,nuk paraqet potencial rezikshmerie,mund ti heq dru cdo 20 vjecar.
    Duke e mbyllur,e perseris se Paloka eshte nje kokbosh,qe nuk ben as per “trimosh”.Ai mund te behet trim,kur ka rreth vetes kriminel, qe nuk kontrollohen nga policia

  11. nero says:

    eshte per te ardhur keq qe nje moster qe po mbyttet merr me vete cdo gje qe mundet ti kapi dora. ky moster duket se po zgjedh njerezit me plehra horra dhe huliganer ne krye te PD per te ruajtur gjasme nje balance te imazhit te vet. mendoj se PD eshte fyer dhe perdhosur rende me kete kaste te re drejtuese. do te jete fatkeqesi qe berisha te ngelet i keqi me i mire se paloqet e idiote dhe horra. mendoj se ne PD ka dhe duhet te kete vlera njerezore por fatkeqesisht nuk mund te prezantohen nga keta “Paloqer”… per te vetmen arsye se do te ishte nje fyerje shume e madhe…

  12. hawk says:

    Interesant si shkrim po me habite qe e klasifikon te “te fortet”,qofte dhe me thonjza.. Sa per Berishen mendoj se qellimi i tij eshte ta coje PD-ne ne ate “derexhe” sa te thone: SA MIRE ISHIM ME “ATE”…”AI” QE BURRE”,JO KETA “LEGENAT”..Per “Lulen” mendoj:-ruaju “atyre” qe qeshin gjithmone…Them se do jete zhgenjimi i rradhes i BERISHES..Ka bere “shkollen” ne Hollande “lulja”..ta le “pushken ne faqe”..

  13. robin says:

    Po ky paloka qe na paska qene I forte, para 90 ishte nje bytheqire dele te hotel Arberia. Sa qef kam te perplasesha njehere e tja beja turinjte pershesh, apo smban edhe syze tani, qe ja shtojne lezetin grushtit.

  14. misionari says:

    Lulezim basha eshte ramiz Alia i Sali Berishes- do ta ktheje me bythe perpjete. Pal-oka eshte Pali Miska, qe mbahet mend per grykesine e tij dhe anekdodat.

  15. bbb says:

    Eh mor Mero…Duhet se PDja nga Hajdare dhe Paloqe eshte ndertuar…

  16. iliriPermet says:

    Paloqja ka nje fatkeqsi, te gjithe e vuajne majasellin nga bytha….Paloqja e vuan nga goja, prandaj i mbahet pak goja dhe nuk shqipton dot germen “S”, gagac hesapi.

  17. nikoll shuli says:

    Nuk ka bythe Paloka te beje bodigardin, po te ishte i forte ja kthente grushtin dhe te sharat Sterkes dhe prenges, por jo se historikisht ka qene lehes pa bythe. jAta qe kujtojne se eshte i forte dhe aq me pak trim do ta shohin kete legjislature,.,.,.do gajasemi

  18. specialisti says:

    Paloqja ka mbaruar Polikumin dhe binte ne sy per rrotkarizem…asnje dashnore te pakten deri 18 vjec por i pelqente muzika dhe kendonte koridoreve.
    Nuk habitem qe i pelqen shoqeria me te fortet sepse eshte kokrra e frikacakut

  19. majlo says:

    e para qe duhet te funksionoje me marrjen e qeverise eshte DREJTESIA!Po u vendos te kapet peshku i MADH,te vegjlit bien vete ne rrjete,vetem keshtu behet SHqiperia!Pa-loqet dhe kostum boshet e tjere jane kone qe lehin per te treguar qe jane te forte,duhet te mbahet parasysh qe votat jane 1 milion,thika njerzve i ka hyre deri ne palce,prandaj mos te kruhen kot !Ed paloqja pijaneci e di se sa i vjen lekura,sporti ekstrem nuk eshte per te!

  20. Baro Liçaj says:

    Po ! Po ! Paloka , qe hiqet si trim ( po trim nuk eshte ), mbetet nje bodiugard politik i Lulezim Bashes ! ( Po te doje ai ta keput zverkun…. !) Vetem per ate pune e do Luli, se per tjeter pune , te ha m…ne ! Prandaj dhe Luli e ka caktuar ate KRYETAR TE GRUPIT PARLAMENTAR , te rekomanduar!

  21. xhaxhai says:

    Prisni dhe pak se do ti shikoni te “fortet” se si te hane mender M…n,e jo me te mblidhen e te marin armet si ne 98,qe shkaterruan Kryeministrine dhe RTVSH, nen drejtimin direkt te sali berishes ne pucin e shtetit te asaj dite,ku perdhosi trupin e vdekur te rrugacit a.hajdari dhe rrezoje per disa ore Qeverine e F.Nanos,por fale nderhyrjes se Nderkombetareve u detyrua te largohej me bishte ne shale.

    1. shqiptari says:

      O xhaxha ç’fare ke parasysh kur thua-“Prisni dhe pak se do ti shikoni te “fortet”. Mos te genjen mendja, se do vendoset shteti ligjor dhe do funksionoje ligji? As mos e ço neper mend. Edhe pse e di qe do me akuzojne per disfatist, por po te them se Ai vend ka marre tatepjeten dhe nuk ka supermen qe e shpeton. Aresyeja eshte fare e thjeshte! Te gjithe politikanet shqiptare jane te fabrikuar ne te njejten fabrike, dhe per rrjedhoje kane te njejtat difekte, te njejten babezi per te vjedhur, te njejtat metoda mashtrimi, te njejten pafytyresi, te njejten paturpesi e keshtu me radhe.

  22. kolonjari says:

    MJERO paloqe baze, te paska hyre aq keq frika,kisha mendimin se vetem nga berish, edhe nga PD, nuk le asgje pa share nga PDja Mos haro MJERO se eshte gati gjysma e elektoratit shqipetar,se eshte opozita e ketij vendi, them se atje ku jane tani e meritojne si pasoje e konsumimit 8 vjecar qeverises Ne qofte se berisha te dilte ne ender kur ishte ne pushtet e tani ne opozite llatarisesh ne gjum nga PD,paske nje problem te pa sherushem psikologjik.Ne nje demokraci, ajo qe ka nevoje per perkrahie eshte opozita. Pjes te opozites qe kanevepruar me shkelie ligjore kur ishin ne pushtet te vene para ligjit,Ne fund MJERO nje sugjerim,nje raport i cias komenton se ne europen lindore ne pushtet po vine komunistet e rinj ne pritie te nje situate te favorshme, ne qofte se je me ta, vazhdo te sulmosh te djathten,Ki parasysh dikur do te denojne si bashkepuntor i aferm i berishes, sado i zellshem te jesh per ta,mjer o MJERO

    1. fshatari says:

      Kolonjar ta mbeshtes deri ne dhimbje

      1. kolonjari says:

        Ne termologjin e sotme, per shtresat e gjera shoqerore,jane dy percaktime,zona urbane e zonat rurale,ato qe mbajne me shume peshen e regresit (dhimbien) eshte fshataresia – Pershendetie FSHATAR nga KOLONJARI

        1. fshatari says:

          Prape ta mbeshtes Kolonjar deri ne rreze

          1. Tironci says:

            o fshatar a te jap dhe une nje dore ne mbeshtetjen e kolonjarit?

    2. galaktika says:

      Ndersa une mendoj se n’ate parti nuk ka me vlera njerezore.Ajo duhet shkrire, e ne vend te saj te vij ndonje FRD e perditesuar.

  23. koci says:

    Mero vazdo te shkruash eitoriale te tilla se lexueit kane nevoje edhe per kete ushqim informacioni te paster per figurat politike te opozites dhe te mazhoances qe drejtojne kete vend.Per sa i perket Palokes mund te themse njohja juaj eshte mee thelle se cdo lexues i thjeshte,por disa vlera dhe vese te tij ai i ka prezantuar gjate jetes se tij si parlamentar qe nuk i mungo kuajoa per te ngritur probleme por toni,motivi e gjuha e tij lene per te deshiruar shume, sepse eshte teper konfliktual dhe doshta dhe Berisha prandaj e ka perzgjedhur midis shume me te kulturuareve dhe me te ditur sic jane dy GENCET,pOLLO ERULI ETj BURRA E GRA,POR BERISHES I NEVOJITEN SHERREXHINJTE SE MAZHORANCA DO TE HEDHI NE TAVOLINE NDOSHTA SHUmE CESHTJE TE KORRUPSIONIT TE QEVERISE SE bERISHES E TE FEMIJEVE TE TIJ DHE I DUHET NJE QE T,U VEJE GJOKSIN E TE MOS JETE NDAKORD ME KOMISIONET QE MUND TE NGRIHEN E TE PERPLASET SA HERE QE bERISHA T,I JAPE SINJALE .Ky njeri edhe pse e deshiron demokracine s,mund te behet demokrat per karakterin e dobet qe ka dhe gjaknxegteine e shprehur ne shume raste.Po te shmangi kete ves s,ka arsye qe te mos drejtoje grupin e tij parlamentar,sepse ne se disa mund te kene moshen e pervojen ne favor, Paloka ndoshta ka pastertine se s,ka qene pjese e pushtetit dhe s,ma merrmendja se do te jete i korruptuar sic jane edhe dy GENCET,bodet e te tjer si bregu Zhozefina e te tjere qe me ne krye Saliun perbejne nje thes me ndyresira qe po u hap nje dite nga kjo mazhorance qe i ka te gjitha shanset qe te beje histori ,kt thes i hapur do te qelbi tere SHQIPERINE ,AQ SHUME ZULLUME KANE BERE KETA PERSONAZHE QE DO TE KENE PER KRYETAR pALOKEN.

  24. many says:

    Baze! Nevoja per hakmarrje ndaj Berishes te ka kthyer ne nje shares banal, per fat te keq.

  25. talla says:

    Edi Paloka eshte si eshte. Mero, ben mire qe shruan per problemet qe ai dhe te tjere ne krahun blu kane. Por, gjithnje e me shume lexoj artikuj tuaj dhe te tjereve qe botohen ne kete gazete me mbushet mendja se edhe ju nuk dalloheni nga gazetaret dhe gazetat e tjera partiake, dmth pacavuret qe i sherbejne klaneve (ose me mire sic mund ti quash deri tani – haldutet). Nje gazetar dhe gazete e denje duhet ti sherbej qellimi te madh, te perbashket, te popullin…duke shprehur mendime dhe prezantuar fakte per cdo njeri pa dallim politik.

  26. ATEISTI says:

    Jo vetme Freud, po edhe Fromm e Adler po te ishin te tre bashke, zor se do benin keshtu analize.Paloka eshte ky qe eshte e qe e njohim te gjithe e Mero pak me shume se ne.Veqse ne perkushtimin ndaj Partise dhe Sali Berishes,jo shume larg po para do koheve,Edi

  27. BJORN says:

    Mire i ke numeruar mire o Mero bemat e Palokes, por ke harruar dhe tregtine e pompave te huaja kundraband me mikun italian qe ne sitin e internetit shkruante qe Shqiperia ja ka kaluar Hollandes per rritjen ekonomike.
    Besoj e ka pasur fjalen per prodhimet e Lazaratit miku ne biznesit te Palokes

  28. ATEISTI says:

    Jo vetem Freud, po edhe Fromm e Adler po te ishin te tre bashke, zor se do benin keshtu analize.Paloka eshte ky qe eshte e qe e njohim te gjithe e Mero pak me shume se ne.Veqse ne perkushtimin ndaj Partise dhe Sali Berishes,jo shume larg, po para do koheve,Edi Paloka ishte si nje mi para elefantit ne sherbimin ndaj Sali Berishes para Mero Bazes.Apo nuk ju kujtohet.Atehere bile ish perhapur edhe parolla se i vetmi person qe hyn pa trokite te Sali Berisha,ishte Mero Baze.Une e besoj kete.Po Paloka si Paloka,njeri i ngurte, i salduar te Partia qe nuk di se c’eshte reflektimi.Merua si njeri i principeve te forta dhe te patolerueshme,reflektoi,jo ndaj sherbimit po ndaj drejtimit te sherbimit.Une besoj dhe shpresoj te kesi njerezish.Vetem keta do e bejne Shqiperine.Une perseri besoj se Merua perseri do sherbeje dhe do sherbeje e nuk do kete lodhje.Une vleresoj njerezit qe sherbejne.Uroj qe njerezit e tjere te mos zhgenjehen nga Merua.URIME MERO !SUKSESE ! DEVOCION !MOS U EP E MOS U STEP!

  29. Se cka nje ngjashmeri emrimi i ketij Palokes me Flamur Noken

  30. Elton says:

    Ai Paloka mund te beje si i forte po nje nga Laci ia thyu turinjte

  31. e says:

    O,Mero, sikur po i bje sensi gazetes edge pse mund te kesh te drejte ne ato qe thua nuk muk mund te merresh me opoziten

  32. Valdeti says:

    Paloken une e shoh si nje perfaqsues i atij brezi studentesh te viteve 90′
    qe erdhen nga anonimati dhe dallget e kohes i nxorren ne majen e politikes.

    Cfare beri ky brezi i dhjere i dhjetorit ?

    Ne ate kohe Ramiz Alia kishte ngritur flamurin e bardhe dhe ky brez u trimerua dhe shumica e tyre ne mars 1991 ja mbathen me anije dhe pakica u punesuan si politikane pa asnje pervoje apo kontribut me perjashtim te greves urise qe ishte ne nivelin e veshtiresive te nje zbori ushtarak per 4 dite.

    Gjenerata e viteve 50′ rindertoi vendin,luftoi analfabetizmin,malarjen etj .Nje gjenerate tjeter ajo e viteve 70 ndertoi ate vend ku beri dhe “gabime te renda” si psh i hoqi bishtukun ram & sheqere berishajve dhe i coi llampen elektrike i coi mjekun i coi mesuesin te dera e shtepise dhe kafshet dolen nga kontrolli.

    Sot gjenerata e Palokes dhe Paleqove e kane shkaterruar kete vend perfundimisht dhe nuk mund ta ndreqi jo edi rama por dhe vete obama te vije ketu.

    Jemi kthyer nje vend paloqe: pa ushtri,pa diplomaci,pa ekonomi,pa financa dhe me kryesorja pa moral

    Ky vend mbijetoi deri sot sepse u shitet miliardat e naftes,hidrocentraleve,armatimeve,bregdetit dhe nga borxhet e frikeshme

    Ky vend mbijetoi deri sot sepse 1 miljon emigrantet patriote kane derguar per dy dekada mbi 20 biljon dollare

    Ky vend mbijetoi deri sot mafjozet internacjonale lejuan plantacjonet e droges me mbi 4 bilion te ardhura ne vit

    Pra ne shume parametra ngjajme diku me Haitin e Europes apo me kolumbine e Amerikes dhe do duhet dekada te rregullohet ai vend.Dhe hapi i pare duhet prangosja e berishes dhe zagarit bashe “right now”

    dmth modeli Paloke eshte perfqsuesi tipik i gjenerates se degjeneruar te levizjes dhjetorit ku bene si trima leshi duke munder qeverine e adil carcanit me bebelina neper kembe.
    Kjo degjenerate do varrosi neser dhe nje kerme i cili e dogji ate jo vetem kur ishte gjalle por dhe kur vdiq.

    Kjo eshte gjenerate e PALOQEVE TE DHJETORIT qe i kthyen shqiptaret si emigrante ne vendin e tyre…

  33. beni says:

    Mero, ke kohe sa te duash…Kapi me rradhe te gjithe deputetet e PD-se (se me ata ke pune ti !) Cdo dite nga nje, por cdo 2..fut nje shkrim per Saline,per cdo 3 nje per Lulin, keshtuqe te shkon si te shkon 100 diteshi i pare i qeverise…Me qeverine me mire mos u merr. Jo per gje, po nuk kemi nevoje te dijme, se e dime se kush jane (derisa jane bijte e eterve!!!) I biri i Kristaqit (dhe nipi i Kolekes), i biri i Bushatit, i biri i Hamitit, E mbesa e Kolekes, i biri i Myslymit, e kush i mban mend te gjithe!!) Aman, ore Mero, se na shkrive fare!

  34. Gjergji says:

    Po me mire ata o Beno, se sa keta paloqet thuthuqet qe as e kane idene e politikanit dhe te politikes.
    Kryetar i grupit parlamentar te opozites nje thuthuq paloqe. Hajde shqiperi hajde. Hajde shqipetare opozitare hajde.
    Paloqeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  35. Paloka eshte ai qe eshte nje PALOQE me German te medha.Ju lutem mos humbni kohe me te tille njerez.Ata ja kane bere autobiografine vetvehtes.Tani jane lojtare te salushit skuadra e te cilit eshte ne kategorine e trete.Dhe do te qendrojne ne kete pozicion ndoshta 10apo 20 vjet.

  36. Andrea says:

    Nje CV-politike e sakte kjo e E.Palokes, por arsyeja e perdorimit te ketij personi ne krye te grupit parlamentar te PD-se, dhe i kobures tjeter te Berishes: Genc Strazimirit, si sekretar i grupit, eshte nje tregues i qarte per menyren e berjes se Opozites te Sali Berishes dhe bandes se tij servile, deri lebelizem. Saliu jo me kot anashkaloi figura me te kompletuara intelektualisht qe jane ne perberje te Grupit te deputetve te PD-se, dhe vendos t’i terheq prej hundesh prej kobureve te tij Edi P dhe Genc S., me qellim berjen realitet te planeve te tij te zeza, ogur zeza.
    Pra, do te jemi deshmitare te nje qeverisje me pengesa te llojit te eger rrugac, ndaj egersia e kunderveprimit ndaj tyre duhet te jete aspak tradhetare, pra jo sic beri Nano, qe kriminelet dhe vampiret e pasurive dhe jeteve te shqiptareve i la te lire, kunderveprimi duhet te kete tolerance 0 ndaj veprimeve te rruges. Sikur te behet nje referendum se cfare kerkon populli ne ditet e para te qeverimit, do te merret pergjigja : TE VENDOSET DREJTESIA !
    Saliu ka menduar te pengoje kete verdikt te Popullit duke bere rrugacin, sikur edhe ne Shtator te v.98, kur sakrifikoi Azemin per qellimet e tij aventurore per te rrezuar qeverine Nano.
    Neser, me 12 Shtator, organizohet ceremonia e rivarosjes se viktimes se qeverimit te tij kriminal 92-97, por jo vetem viktime e Saliut, por edhe bashkefajtor i politikes se tij pro serbe dhe antishqiptare: ajo e shkaterrimit te Ekonomise se popullit te ngritur per 45 vjete, dhe e perdorimit si kobure ndaj kundershtareve politik. Por s’eshte me situata si ne v.98. Saliu neser do te beje perdhosjen e rradhes te Varrezave te Deshmoreve, me eshtrat e viktimes se tij, ndersa populli vazhdon t’i beje karshillek ketij shqipfolesi bastard dhe kriminel.

  37. rapatushi says:

    Nanon asnjëherë nuk e kam dashur, por për këtë epitet qëi ka vënë PALOQES do ta puthja në ballë. Një Paloqe rrugaç dhe pijanec, pa asnjë vlerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje