Sa prekëse! Qyteti i plotëson ëndrrën vogëlushit të sëmurë

16 Nëntor 2013, 12:01Lifestyle TEMA
Sa prekëse! Qyteti i plotëson ëndrrën vogëlushit

Rrugët e qytetit të San Françiskos u transformuan në një skenë filmi për të realizuar ëndrrën e një vogëlushi të sëmurë me kancer.

Mijëra njerëz u angazhuan për të krijuar një skenë nga filmi “Batman”, ku do të luante edhe vogëlushi Miles Scott në rolin e “Batkid”.

Ai e kishte shprehur dëshirën e tij tek fondacioni Make-A-Wish dhe ajo dëshirë iu plotësua.

Për të plotësuar ëndrrën e tij u angazhuan që nga bashkia e policia e qytetit e deri tek realizuesi i këtij filmi.

Vogëlushi merr një telefonatë të papritur nga shefi i policisë dhe kërcen në makinën Batmobile dhe arrin të shpëtojë qytetin./ep

20 komente në “Sa prekëse! Qyteti i plotëson ëndrrën vogëlushit të sëmurë”

  1. Belisarius says:

    Fantastike! ?

  2. kanalizim says:

    Shume prekese

  3. nerro24 says:

    na mbushet vertet syte me lot. bravo dhe sa e dhimbshme

  4. baba says:

    bravoooooooooo
    qka don me than kur njerzit dojn te bejn diqka te bukur

  5. Treviso says:

    Shpirti i humanizmit zgjat jeten e njerezve.
    Gjate koheve te fundit edhe ne Shqiperi po shikohet nje humanizem i pa pershkruar. Mjafton ti referoheni emisionit Fiks-Fare per ndimat qe merr per njerez ne nevoje.

  6. fshatari says:

    me te vertete shume prekese jemi mesuar vec me lajme te keqija por no 1 her humanizmi eshte me i madhe se trishtimi nqs njerezia ben pak me shume per njeriun

  7. z says:

    pa ofendime,me mbushi vrer ajo lavire qe beri kerdi ndaj kafsheve he i q…robt asaj,
    -kjo ngjarja me mallengjeu dhe me preku ne shpirt.

  8. Kasapi says:

    Shume shume prekese.

  9. ina says:

    kur do te vije ajo dite qe edhe ne te humanizohemi dhe civilizohemi deri sa ta ndjejme veten vertet njerez dhe femijet te ndjehen femije

  10. Lali says:

    Na mbushi syte me lot…

  11. anna says:

    ja cfare do te thote kulture

  12. gjirokastritja says:

    o zot, bej nje mrekulli dhe fali jeten tokesore ketij engjelli!

  13. ai Burri says:

    Mrekulli njerezore.

  14. Dakja says:

    Sinqerisht jam shume i prekur! Kam mbetur pa fjale! Uroj me gjithe shpirt qe djali i vogel te perballoje semundjen e rende!

  15. Babai says:

    Me mahniti…vetem ato qe e kane vuajtur ne kurriz e kuptojne mire dhe une jam nje nga ata…..ne Itali organizoheshin shpesh takime me njerez te njohur te sportit e artit…Maldini,Toldo.Mondonico,Morandi….njerez te jashtezakonshem te cilet me perkushtim i dedikoheshin ketyre te semureve,por……me kthimin perfundimtar ne vendin tim i bera nje kerkese miqesore nje moderatori te nje emisioni te njohur te cilin im bir e ndiqte,nje kerkese modeste qe te vinte ta takonte qofte dhe per nje minut…nuk denjoi as te me pergjigjej….ky eshte dallimi jone me ata…

    1. Wendy-B says:

      @BABAI
      Oh sa keq po me vika.Per cdo prind eshte sh e dhimsur te shikoje femijen te luftoje kete semundje te tmerreshme. Shpresoj qe femija yt ta kete luftuar kete monster. Edhe mua me vuajti im ate me kete semundje ne moshe sh te re. Fatkeqesisht nuk e mposhti dot. Per mua ka qene nje nga periudhat me te veshtira te jetes sime. I uroj gjithe te mirat ty dhe familjes tende.
      Nje rast i tille ka ndodhur dhe me nje familje shqipetare ne Amerike. Nje vajze e vogel fitoi fuften kunder kancerit,dhe ky fondacion “Make a wish”i plotesoi nje deshire kesaj vajze, te takonte presidentin amerikan.

  16. neutral says:

    Per keto bashki kemi nevoje dhe jo per ato qe lene femijet rrugeve dhe merren me “politike te madhe”, duke bere debate pa buke.

  17. halim halimi says:

    E po ky eshte humanizem Duke ndjekur sot ene tv klan emisionin e Arditit mu be qejfi qe Hysenbelliu nje afarist shpetoi nje familje Por ketu ka rol dhe shteti i cili me human me keta te semure Nuk e di po sa e sa vete ne shqiperi qe marrin kempe kot si koti Sa e sa veta ne shqiperi vuajne per nje cope asistetce dhe dhjetra te tjere marrin kempe apo asisteca koti se koti Kete e theksoj qe shteti duhet te nderhyje e te shkatarroje sa me pare kete korrupsion modern qe rendon ne kurrizin tone

  18. z-amir says:

    po halim halimi-edhe une percolla ate emision te Arditit,qe bashkuan ate qift,dhe shpetuan ata kater femije te mbetur ne strajce te varferis.
    -me besoni me rrodhen lotet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje