Ai themeloi gjigandin e software-ve, Microsoft dhe bëri miliarda.
Bill Gates, 58 vjeç, është jo vetëm njeriu më i pasur në botë (një pasuri prej 54 miliardë euro), por edhe një nga bamirësit më të mëdhenj në botë.
Fondacioni i tij “Bill& Melinda Gates” (i themeluar në vitin 2000 me të shoqen), peshon plot 28.5 miliardë euro dhe është fondacioni privat më i madh në botë.
Vitin e shkuar nga ky fondacion u dhanë 2.5 miliardë dollarë ndihma kundër varfërisë, urisë dhe sëmundjeve.
BILD e takoi themeluesin e Microsoft dhe deshi të dinte:
A të bën paraja të lumtur?
Natyrisht që kam pasur shumë fat me suksesin e Microsoft. Por unë dhe Melinda e dinim gjithmonë se pjesën më të madhe të pasurisë sonë duhet t’ia kthenim shoqërisë. Ajo që bëjmë tani me fondacionin tonë, është shumë e kënaqshme- edhe pse puna ndonjëherë është e vështirë. Lumturia ime më e madhe janë fëmijët e mi, familja ime dhe miqtë e mi. Në këtë kuptim edhe unë nuk ndryshoj shumë nga burrat dhe baballarët e tjerë. Unë besoj se kam punën më të mirë që mund të imagjinohet. Kjo do të thotë se- pavarësisht se në ç’mënyrë- unë e shoh veten si një njeri me shumë fat.
Si doni ta luftoni varfërinë në botë?
Melinda dhe unë jemi përqendruar në dy aspekte, në shëndetësinë dhe në bujqësinë. Këto dy fusha luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e mirëqenies së të varfërve. Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore, përmirësimi i shëndetit të nënave dhe ndihma ndaj fermerëve të vegjël, në mënyrë që të prodhojnë më shumë- të gjitha këto gjëra mund të jenë një kontribut shumë i mirë në reduktimin e varfërisë së skajshme.
Kush është fajtor për varfërinë?
Është e vështirë që të japësh një përgjigje konkrete. Ka kaq shumë faktorë të panumërt që shkaktojnë varfëri ekstreme. Por për fat të mirë ekzistojnë masa efektive që mund të ndihmojnë miliona njerëz për të thyer rrethin vicioz të varfërisë, që ka burgosur kaq shumë njerëz. Pikërisht këtu fokusohet puna jonë. Motivimi ynë dhe i partnerëve tanë është që të thyejmë këtë cikël.
Ky esht figura nr. 1 ne bote.
Rrespekte!
ky eshte me origjine shgqiptare dhe nuk na fal ca miliarda per te pire kafene ne kafene.Ik ere,ç’a bossi je ti?Kurnac!
Pranoje, pak te lumtur te ben..