Refuzon martesën me të moshuarin, i vjen një alamet fature

14 Nëntor 2013, 19:03Lifestyle TEMA
Refuzon martesën me të moshuarin, i vjen një alamet fature

Një grua që refuzoi propozimin për martesë nga një i moshuar, me të cilin kishte dalë disa herë, u shokua kur ai i dorëzoi asaj një faturë prej 184 mijë dollarë, që kishte shpenzuar për të.

Marie Lacombe, 42 vjeç, nga Melburni i Australisë, tha se ajo nuk kishte qenë kurrë e përfshirë në mënyrë romantike me 65- vjeçarin Bruce Dusting.

Por ai thotë se ajo e shfrytëzoi, duke shpenzuar për blerje e madje edhe për operacione plastike.

“Marie shkatërroi çdo mendim që kisha unë për njerëzimin,” tha ai duke qarë.

Të dy u takuan katër vjet më parë, kur ajo nisi t’i jepte atij mësime vallëzimi.

Çifti u bënë miq të mirë dhe ai e nxirrte për darka dhe vizitonte shtëpinë e saj rregullisht.

Por gjërat ndryshuan kur ai i kërkoi të martoheshin dhe ajo refuzoi.

Tani ai i ka dorëzuar asaj një faturë të detajuar të çdo qindarke që ka shpenzuar për të.

Dusting thotë se ai ka mbajtur çdo faturë të shpenzimeve që ka bërë për të, që nga takimet me dentistin e deri tek festat e ditëlindjes për fëmijët e saj.

Dusting thotë se për më tepër, ka marrë kredi për të bërë këto shpenzime.

Njëherë ajo i kërkoi para për një ndërhyrje emergjente në spital.

Por në vend të kësaj, ajo bëri operacion gjoksin.

Ajo thotë se nuk i ka marrë atij para.

Për më tepër, thotë se ajo ka punuar si asistente në zyrën e tij dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë për katër vite./ep

7 komente në “Refuzon martesën me të moshuarin, i vjen një alamet fature”

  1. Doktoresha says:

    emmmmm keshtu e kane keto pune gjysho……..te kam thene te gjesh te moshes tende…

  2. askushi says:

    Kur se fut deri ne 30 vjeç, pas 30-tave ta fusin, ne futboll thojne kur nuk ben gol, han gol. Kjo eshte e futura, prandaj them une ne fillem ne krevat pastaj ha darke. Te jesh brenda dhe te ikesh pa u merzit ore derezi plak, qe te shkrepi ne 60 dashuria apo psikopatia.
    Po mua me duket me mire te shkosh ne bordello se sa te kerkosh te martohesh ne kete moshe, do te kishte dale me lire. Te iken gjith ato para edhe pa e provuar.

  3. Melisa says:

    Ky gjyshi dhe “shoket e tij” kane nevoje per ilace.
    @Doktoresha..jepi nje rrecete me zanex e dashur, e te kthehen ne realitet.

  4. z says:

    hahahaha oh sa me dhimsen per zoten,
    -o sa mir me ken shqiptare o he o he.

  5. partizoni says:

    booo,cfare fytyre!dashka dhe nocke derri.asnje kacidhe mos I jep boles,bile kerkoji dhe rrogen qe nuk te ka paguar

  6. plaku says:

    Ec aty plakushi… pak e ke… Ashtu ja bene edhe sales por shyqyr qe siguroi Lili ca fasule per kete dimer……

  7. elinor says:

    Sa keq me vjen per gjykatesin! Nuk do mundet dot ta mbsje te gajasuren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje