Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vlerësimin më të lartë në taekwondo.
Ndërkohë që po vizitonte Korenë e Jugut, ai ka marrë brezin e zi të shkallës së nëntë nga presidenti i Federatës së Taekwondo, Choue Chung- won.
Sipas BBC, tani presidenti rus ka eklipsuar edhe aktorin dhe mjeshtrin e arteve marciale, Chuck Norris, që ka brezin e zi të shkallës së tetë.
Megjithatë presidenti rus ishte modest kur tha se “nuk e di nëse e meritoj këtë vlerësim”.
Putin po ashtu ka edhe një tjetër vlerësim në artet marciale.
Ai ka brezin e zi edhe në xhudo. Presidenti rus ka publikuar edhe një DVD të titulluar “Le të mësojmë xhudo me Vladimir Putin”./ep
Qafir, vrases i pameshireshem.
nuk ka asgjë të keqe!!
kot nuk është president i përjetshëm!!dhe çaku po të marrë shkallën e nëntë do të bëhet president i amerikës!!
ça gallate pastaj;-) do të shifnim një duel presidentësh!do ti thyenin hundët njëri tjetrit e jo të nisnin miliona njerëz në kasapanat e tyre!!
Nje superfuqi ende ne duart e KGB-se.
Ky Chuck Norris eshte nje aktor legen.nuk humbi njehere ne nje film, vetem fitore.
Ka hup me brus linë.
chuck norris ka qene 7 here kampion bote ne tae-kwondo, ky ndeshje ka ber vetem me play station
putin ka harruar te dale ne pension, me ato brezat te lidhi b…et se per gje tjeter s’i hyjne ne pune.