Rekord në Afganistan: Mbillen 200 mijë hektarë me opium

13 Nëntor 2013, 10:16Lifestyle TEMA

Kultivimi i opiumit në Afganistan ka arritur në një nivel rekord.

Sipas OKB, për herë të parë janë mbjellë më shumë se 200 mijë hektarë me këtë bimë.

Raporti i zyrës së OKB për drogën thotë se mbjelljet janë shtuar me 36 përqind në krahasim me një vit më parë.

Kjo do të thotë se e gjithë kjo sasi mund të tejkalojë edhe kërkesën botërore për opium.

Sipas BBC, shumica e opiumit mbillet në provincën e Helmandit, ku trupat britanike po përgatiten që të tërhiqen.

Një nga arsyet kryesore se përse trupat britanike ishin vendosur aty, ishte që të ulnin prodhimin e opiumit.

Në raport thuhet se zonat e mbjella me këtë bimë u rriten nga 154 mijë hektarë në 209 mijë, duke e çuar totalin e prodhimit në 5.500 tonë, më shumë se sa kërkesa globale.

Korrespondenti i BBC thotë se pasojat në shoqërinë afgane janë katastrofike.

Mendohet se janë më shumë se 1 milion njerëz të varur ndaj opiumit dhe heroinës.

Afganistani prodhon më shumë se 90 përqind të opiumit në botë.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë, ajo nuk ka mundur që të ndalojë rritjen e kësaj bime, edhe pse policia po jep disa shenja inkurajuese./ep

7 komente në “Rekord në Afganistan: Mbillen 200 mijë hektarë me opium”

  1. elona says:

    Po po,qeveria eshte perpjekur shume,sic jane perpjekur keta tanet ne Lazarat dhe s’ja kane arritur dot te shkretet qe me mjete luftarake te asgjesojne ca bime apo fshatare maje maleve.

  2. Dhe neve na vret veshin Lazarati!!!!
    Kta po punojn per me furnizu tan globin,edhe planetet e tjer madje…e askush nuk e then trapin…

  3. Genci says:

    Opiumi nuk eshte haram !!!! vetem alkoli eshte !!! Nderko shkenca thote qe opiumi dhe drogat duke perfshire cigaren jane shume me te demshem se alkoli, psh i gote vere ne dite maks 2 jane ilaci me i mire per njeriu, per zemren jetgjatesine etj 1 gote birre te ben mire per veshkat etj te vjetrit thonin nje shprehje ” Gjella me kripe dhe kripa me karar” vlen shume per alkolin

  4. bullshit says:

    e tere lufta ne afganistan per kete gje u be primarisht sepse talibanet ne baze te prencipeve fetare shkaterruan te mbjellurat e opiumit dhe tregtine e tij e ndaluan gje qe coi ne humbje kolosale te biznesit te droges te kryesuar nga usa dhe eu.


    kurse lufta ne irak ishte per naften.

  5. mire mire says:

    Shyqyr qe na i the ti bullshit

  6. sebastian says:

    Kishte te drejte sala qe thoahte jemi te dytet ne bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje