Një 23- vjeçar i papunë, me emër e mbiemër superheroi, është arrestuar nga policia në Singapor dhe është dënuar me tre vite burg për vjedhje dhe përdorim droge.
Batman bin Suparman u kap në kamerat e sigurisë duke hyrë në një qendër tregtare në Singapor në dy raste të veçanta.
Ai vodhi diçka më shumë se 400 dollarë.
Por ai është akuzuar edhe se i ka vjedhur vëllait kartën e bankës dhe ka tërhequr rreth 500 dollarë për të blerë heroinë.
Suparman u dënua me 33 muaj burg.
Por emri dhe karta e tij e identitetit janë kthyer në një hit online./ep
qimeqen
sa paskan tall menderen prindrit me kete…gjynah
hahahahaha, Elona, e madhe je! Tamam e paskan tall!