Gazetarja zbulon se ka kancer pasi bën mamografinë live

12 Nëntor 2013, 18:21Lifestyle TEMA

Gazetarja amerikane e emisionit “Good Morning America”, Amy Robach ka zbuluar se ishte me kancer gjiri pasi bëri live mamografinë.

Ajo thotë se do i nënshtrohet një mastektomie të dyfishtë këtë javë.

40- vjeçarja zbuloi sëmundjen pasi pranoi që të bënte mamografi gjatë programit televiziv të rrjetit ABC.

Ajo u bind të bënte mamografinë pasi iu tha se mund të shpëtoheshin jetë njerëzish.

“Por kurrë nuk më shkoi në mendje që ajo do ishte jeta ime,” tha Robach.

Ajo u përzgjodh për mamografinë për shkak se rekomandohet që gratë që janë në këtë moshë të bëjnë rregullisht kontroll për kancer gjiri.

Gazetarja që punon dhe i duhet të rrisë dy fëmijë tha se nuk ka gjetur kohë për të bërë mamografinë.

“Tani shpresoj që gratë të frymëzohen nga historia ime që të bëjnë mamografinë. Nuk ka justifikime. Është ndryshimi mes jetës dhe vdekjes,” tha ajo./ep

3 komente në “Gazetarja zbulon se ka kancer pasi bën mamografinë live”

  1. Wendy-B says:

    Dje e pashe dhe une intervisten e kesaj BRAVE WOMAN te abc. Falenderoi rrjetin televiziv qe e perzgjodhi te bente memogramen. Zoti zgjedh menyra te cuditshme per te bere mrekulli te jetet e njerezve.I uroj sherim te shpejte kesaj gruaje, nene dhe Zoti e bekofte.

  2. Zana says:

    Urojmë ta kalojë pa probleme. Si për çdo femër tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje