Gjermania u shokua nga një ngjarje një vit më parë.
Bianca T. vrau tre fëmijët e saj, vetë u plagos rëndë gjatë një aksidenti.
Tani ajo ka dalë përpara gjykatës e akuzuar për vrasje.
Shitësja nga Freising ka rrëfyer përpara gjykatës se ç’ndodhi atë ditë.
Ajo ishte nisur bashkë me vajzën, Anna- Lea, 6 vjeç dhe me dy binjakët katër muajsh, Fabian dhe Lisa, për të takuar partnerin e saj, që ishte shtruar në klinikë për shkak të depresionit.
Norman H., administrator IT, është babai i dy binjakëve të vegjël.
Ajo tentoi që ta bindte atë që të kthehej në shtëpi.
“Doja ta merrja në krahë. Por ai nuk reagonte. Në sytë e tij gjeja gjithnjë dashurinë, por kësaj here ato ishin të turbullt. Më tha thjesht më lë këtu, i përkas këtij vendi”.
Me lot në sy, ajo u largua.
Rrugës në kthim po mendonte vetëvrasjen.
Por më pas nisi të vriste mendjen se kush do kujdesej për fëmijët e saj. Nuk i vinte në mendje asnjë.
Ajo ishte një mama shumë e dashur, sipas njerëzve që e njihnin.
Atëherë u kthye nga vajza e saj 6- vjeçare dhe i tha: “Sot do të vdesim të gjithë”.
Anna- Lea u përgjigj: “Mama, unë nuk dua të vdes. Sot jo, nesër ndoshta”.
“Nuk mund ta shtyja për nesër, mund të bëhej më keq”.
Fillimisht mbyti binjakët e vegjël.
Trupat i futi në bagazh dhe më pas i çoi një sms partnerit, ku i thoshte se fëmijët i vrau dhe tani ishin pranë Zotit të dashur.
Norman H. alarmoi policinë.
Ata e pikasën makinën e saj Opel dhe u vunë në ndjekje. Bianca u përplas qëllimisht për të kryer vetëvrasje. Por mbijetoi.
Megjithatë ka ende dilema se si vdiqën fëmijët.
Ajo thotë se do donte që të kthente pas gjithçka.
Gruaja mund të dënohet me shtrim në psikiatri./ep
Keto lajme nuk na duhen… Jane vetem trishtim.
Plotesisht dakord, ky lajm te prish komplet humorin.
kush do humor le te shkoje tek adresa lloqe.com