Një grua në Britaninë e Madhe i shkroi një letër falënderimi hajdutëve që hynë në shtëpinë e saj, duke u kërkuar falje që nuk kishte shije të shtrenjta.
Sipas BBC, Kate Barret, 36 vjeç, shkroi se ajo dhe partneri i saj, Dan, ishin zhgënjyer që hajdutët kishin injoruar videon e saj VHS dhe koleksionin me kaseta.
Hajdutët u futën në shtëpinë e saj të dielën.
Ata ishin me pushime në fundjavë dhe kur u kthyen, zbuluan se ishin grabitur.
Hajdutët ishin futur në çdo dhomë, por nuk kishin pasur shumë për të marrë, pak para cash, një kamera dhe një iPod.
“Më duket se ata kishin planifikuar që të dilnin nga dera e përparme me televizorin, por çelësi rezervë nuk punon,” tha Dan.
Në letër ata shkruajnë se i falenderojnë hajdutët që kanë lënë kudo gjurmë gishtash.
“Nëse do i donit këto gjëra, thjesht mund të trokisnit dhe të pyesnit,” shkruajnë ata./ep
humor anglez