Një shef policie në Indi u vu në qendër të kritikave pas deklaratave të tij se “nëse nuk e ndalon përdhunimin, shijoje”.
Deklaratat u bënë nga Ranjit Sinha, që është drejtues i Byrosë Qendrore të Hetimeve.
Në fakt ai kërkoi falje më vonë për deklaratat e tij, por tha se ato janë nxjerrë nga konteksti.
Ai ishte shprehur se “nëse nuk mund të zbatojmë ndalimin e basteve është sikur të thuash: nëse nuk e ndalon përdhunimin, shijoje”.
Por aktivistët e shoqërisë civile dhe politikanet reaguan në vendin e goditur rëndë nga drama e përdhunimeve.
India u vu në qendër të vëmendjes së medias botërore pasi në dhjetor të vitit të shkuar një studente u përdhunua barbarisht në një autobus.
Ajo gjeti vdekjen më vonë, por rasti i saj provokoi protesta në mbarë vendin./ep
peshku qelbet nga koka!
nuk qelbet aspak në këtë rast!!
ky e ka thënë fare mirë “nuk mund të thuash” nëse se parandalon atëherë shijoje!!nuk e di a je në gjëndje ta kuptosh??
në fjalinë(për shëmbull)”të gjithë jemi për luftë kundër korrupsionit”,po të shkëpusës fillimin “të gjithë jemi për luftë” mund të thuash fare mirë se “anticensurë”është një njeri që kërkon luftë,por në të vërtetë unë kërkoj luftë kundër korrupsionit!!fjalë që është shkëputur nga konteksi për qëllime të ndryshme!!në rastin tonë për të shitur ndonjë gazetë më shumë!!unë po të isha si ky kryepolici në vënd të faljes do të thosha se “ju injorantë të shtypit më parë duhet të bëni një kurs për llogjikën,e të kuptuarit dhe më pas një për llogjikën e të shprehurit”!
këtë do të ta këshilloja dhe ty!!gjithashtu do të të këshilloja ta lexoje dhe njëherë para se të më replikosh.nuk është se më prishet puna por do të të ngrihej vlera ty!!mjafton të heshtësh!