Trashëgimia dhe trashëgimtarët (Ose dallimi mes Ukës dhe Zenit)

5 Shkurt 2014, 20:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ukë Rugova, djali i vogël problematik i Ibrahim Rugovës, u ndalua nën akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal të shitjes së vizave përmes ambasadave perëndimore në Prishtinë. Uka ka qenë ndërkohë deputet i një fraksioni të LDK, i quajtur “Lista Rugova”, dhe më parë se të hynte në politikë, një personazh, rreth të cilit qarkullonin legjenda urbane lidhur me përfshirjen e tij në biznese të afërta me pushtetin, duke përdorur autoritetin e babait të tij. E përkthyer në shqipen e Tiranës, ishte një lloj Zeni.

Ndalimi i tij prej EULEX ka ndodhur në një kohë kur në Kosovë emri i Ibrahim Rugovës është më i respektuar se kur ai ishte gjallë, dhe kur për të pajtohen se ka një kontribut themelor në ndërtimin e shtetit të Kosovës të gjitha palët.

Debati bëhet i ndjeshëm për shkak të një tradite të shëmtuar të fëmijëve të politikanëve shqiptarë në Ballkan, të cilët përfundojnë në sekserë të pushtetit të baballarëve të tyre, dhe në disa raste si në Shqipëri, dhe në diktues të rrjedhave politike në partitë e tyre, për hir të përdorimit të pushtetit për biznes personal.

Pra, debati është se si duhet ta shikojmë Rugovën, si një Baba të Ukës apo si një Baba të Kosovës?

Si Baba i Ukës, ai është një Baba i keq. Ai rriti jashtë kontrollit të tij një djalë, për të cilin pajtohen shumë vetë që nuk kishte asgjë të përbashkët me filozofinë e Rugovës. Uka nuk është fëmija i vetëm i Ibrahim Rugovës dhe askush tjetër nuk flet për pjesëtarët e tjerë të Familjes. Duket se këtu problemi nuk është shpikur, por ka ekzistuar.

Por si Baba i Kosovës, Ibrahim Rugova duhet të jetë sot krenar që ka lënë një shtet, i cili nuk druhet t’i arrestojë djalin pse shkel ligjin. Ky është një standard i lartë perëndimor, por është një ushtrim i vështirë për principatat e bajraktarëve në Ballkan, që Kosova falë EULEX-it po e kalon me sukses. Ibrahim Rugova ka lënë pas një shtet që i arreston djalin, çka do të thotë se trashëgimia e Rugovës e tejkalon trashëgimtarin e Rugovës. Ky është një fakt që e nderon atë çka Rugova bëri për Kosovën dhe mënyra si Kosova sillet me këtë trashëgimi.

Shqipëria ka një problem të rëndë. Kur thashë më lart se Uka është një lloj Zeni, kam parasysh se Sali Berisha nuk ka vetëm një trashëgimtar që duhet të ishte para gjyqit, por mbi të gjitha i ka lënë Shqipërisë një trashëgimi të keqe shtetërore të kapur nga njerëz që duhet të ishin para gjyqit. Trashëgimtarët e Berishës identifikohen edhe me trashëgiminë politike të Sali Berishës, pasi kanë prodhuar njëri- tjetrin. Ata mbajnë peng Shqipërinë pikërisht duke mbajtur njëri- tjetrin.

Gjyqtarët e Shqipërisë janë ata që ka emëruar Zeni dhe Babi i Zenit, dhe krimet në këtë vend, sidomos krimet që kanë pas trashëgimtarët, i mbron trashëgimia. Dëmi i parë real që bëri kjo trashëgimi ishte se ndërhyri në Partinë Demokratike për ta orientuar atë pro dhe kundër trashëgimtarëve të Berishës. Vetëm për shkak të Shkëlzen Berishës, në Partinë Demokratike u desh të bëhej tërmet, duke nxjerrë nga listat e deputetëve dhe ministrave ata që nuk i firmosën marrëveshjen e  Gërdeci, apo të tjerë që hezitonin t’i firmosin çdo letër që u çonte në zyra, derisa triumfuan ata që ishin ushtarë qesharakë të firmave për të. Kush nuk e beson, gjallë e ka akoma Bujar Nishanin, Aldo Bumçin, Ed Halimin etj.

Skandali i Gërdecit, ku i biri i Sali Berishës akoma nuk është pyetur nga prokuroria, është një trashëgimi i keqe e shtetit shqiptar, që po sakrifikon Shqipërinë për shkak të trashëgimtarit. Koncesionet, ku e bija kërkonte tre përqind, janë një trashëgimi e keqe e shtetit shqiptar, që mbahet peng prej trashëgimtarëve. Vrasjet në bulevard janë një trashëgimi e keqe e shtetit shqiptar, që mbahen peng nga babi i trashëgimtarëve.

Ndryshe nga Kosova, e cila ka fuqinë e duhur të ruajë trashëgiminë e shtetit të Rugovës, duke arrestuar djalin e Rugovës, trashëgimia e shtetit shqiptar është peng e trashëgimtarëve të Sali Berishës. Kjo është diferenca jonë e dhimbshme me një shtet, i cili ende pa u njohur nga bota, është një hap para nesh lidhur me drejtësinë.

52 komente në “Trashëgimia dhe trashëgimtarët (Ose dallimi mes Ukës dhe Zenit)”

  1. lavdosh says:

    Mero,
    I sakte dhe perfekt ne analizat e tua
    Une kame pershtypjen se Zenit po i vine rradha.
    Shiko Berishen qe bertete per rremuja dhe per mua kjo ka lidhje me arrestimet e rradhes per keta kriminelet e Shqiperise
    Sa me shpejt te ndodhi aq me mire per te gjithe ne

    1. KATHERINA DIE GROSSE says:

      Po knojn malet me sharki.
      O Sali o DERR i zi.
      po pllet neper foltore
      e bane gojen si nevojtore.

      Thon Budalla nuk ka brinja,
      por ka trunin mush me kak.
      Sales grue s’ja kalon.
      o burra ti vem kapak.

      Plak i qelbun ky zgerdalle,
      ligesin e ka ne shpirt
      te kriminelat ala ka shprese,
      o Sal,o QEN i pabese.

      Nuk i dhimset Opozita,
      Sal-Hajduti ka hallin e vet
      Paret qi ka çue n’Qipro,
      duhen kthyer sa me shpejt

      Shqipnin kerkon me e djeg,
      se ka friken e fmive t’vet
      Fazlliqi prej Amerike,
      planin e shpetimit ja ka gjet.

      Serb-Saliut si Mi i Terbu,
      laku rreth fytit i osht shterngu.
      nuk e djeg ti prap Shqipnin
      dy her njerzia u mashtru.

      Po bjen lodra çiftelia,
      Salen n’Gerdec ta çojm,
      celularin ta vem n’dore,
      me Sadamin ta martojm.

      1. Pelasgian says:

        vene shpejt vendlindjen tate se ashtu je me sexy ….” Prej Sauku “

    2. Skypion says:

      Jam plotesisht dakord me ate qe thote zoti Baze mbi trashegimine politike dhe filozofike te Rugoves,kur e quan si nje “Baba” te mire ne kete aspekt.Por,nuk mund te mos jem kunder kur thote qe ishte nje baba i keq per te birin,Uken.Sepse,perderisa ka qene i mire per femijet e tjere,nuk ka kuptim te kete qene i keq vetem per njerin prej tyre.Mendoj,se kjo nuk ka lidhje me prinderimin e keq te Rugoves,por me nje trill te fatit,me njelloj fatkeqesie qe kur bie,bie dhe askush nuk mund te beje gje per te.
      Ka pafund shembuj “djemsh(apo vajzash)plengprishes” me prinder shembullore qe kane bere gjithcka per ta,per edukimin dhe shkollimin e tyre etj etj,por qe nuk ka mjaftuar.Kjo duhet pare me shume si fatalitet,qe ndodh jo rralle,e jo si nje deshtim ne prinderim,edhe pse vete prinderit ne shume raste e bejne vete me faj veten e tyre.Ka shembuj plot edhe ne Shqiperi,ne tirane,kur femije zyrtaresh te larte,poltikanesh,deputeteshmpor edhe intelektualesh shume te njohur ne kryeqytet, i kane hyre rruges se krimit,trafiqefe ,droges,e qe natyrisht, nuk mund te permenden ketu.
      Sa i perket paragonise me djalin e Berishes per te cilen e ka shkruar shkrimin analisti yne – pertej atyre qe thote zoti Baze,por qe duhen provuar e faktuar e jo spekuluar – kam krijuar bindjen se cekani rreh diku tjeter.
      Nje e tille akuze bere Berishes dhe familjareve te tij,eshte nder me te perdorurat dhe te konsumuarat e se majtes ne opozite dje dhe ne pushtet sot.Kapen fort pas kesaj akuze.Kapen fort se pertej perfitimit te zakonshem politik,ka edhe nje perfitim tjeter: eshte kunderpesha qe socialistet e perdorin per akuzen qe Berisha u ka bere atyre ne vite,e sidomos keto vitet e fundit;e perdorin si kunderpeshe ndaj akuzes si “neobllokmene” apo “bijte e bllokut” apo “bijte e baballareve” etj etj.
      Kete qe thote Berisha ,por jo vetem ai,une e quaj akuze,sepse e tille eshte po ta shohesh me me nge.Eshte tille,se po te veresh me kujdes,nje numer i konsiderueshem politikanesh,deputetesh apo zyrtaresh te larte nga e majta socialiste jane bij biologjike te zyrtareve te larte te diktatures komuniste;ose jane familjare te tjere shume te afert.Vete lideri i se majtes ne pushtet eshte biri i nje deputeti komunist ,dhe nipi i nje byroisti,nder me te egrit byroiste;ne ate familje eshte rritur,mekuar,edukuar etj.
      Pra,bijte biologjike te baballareve komuniste,vazhdojne te merren me politike si baballaret e tyre,pavaresisht se ne rrethana te reja,e ne pershtatje me to.
      Pikerisht,ky eshte fakti,qe etiketimin “neoblloken” e ben automakisht akuze.
      Perndryshe,po te mos merreshin me politike,askush nuk do te merrej me ta ,ashtu sic nuk merret kush me femijet e vete diktatorit Enver Hoxha,megjithese merren me biznese dhe kane shume para.
      Pikerisht, ne kete vazhdimesi e ka rrenjen edhe sistemi korruptiv oligarkik ne Shqiperi.
      Pikerisht,per kete arsye,e majta socialiste e kontrolluar nga bijte e baballareve,bashke me median mercenare,jane kapur fort pas akuzave ndaj familjareve te Berishes,duke pasur si synim,qe te kalohet ne heshtje e shurdheri fakti i vazhdimesise familjare ne politike dhe pushtet qe nga koha e diktatures komuniste.

      1. astrit says:

        Ore mos ti pergatit SALI krimineli keto e ti reedskton Luli vocerr?

      2. henri says:

        Skypion,
        Supengrenesi i Berishes desha te te kujtoj se :
        – Pse merresh me bllokmenet e rinj, kur vete Berisha ariti te futet, duke u zvaritur dhe humbur dinjitetin, deri edhe tek guzhina e Enver Hoxhes.
        – Spiro Koleka, anetari Byrose Politike te PPSh, e kishte Edin jo nip por nipin e te vellait. Pse genjen dhe i transformon gjerat me keqedashje si zvarraniku Sali Berisha?
        – Kur Berisha dhe e djathta ishin kaq burra te mire, si e spjegon ti, more supengrenes pa moral, faktin qe populli i dha nje shpulle njemilioneshe ne 23 qershor zvaranikut Berisha ?
        – Mos mendo, se populli eshte budalla dhe i beson budallalliqet dhe horrlliqet qe thua. Struktura e shoqerise shqiptare ka ndryshuar, eshte futur interneti, njerezit dine disa gjuhe dhe kane shume mundesi te krahasojne, duke u informuar ne Internet, ato qe thua ti dhe supengrenesit e tjere te Berishes, si puna jote, me te vertetat e kesaj bote.
        – E majta shqiptare eshte nje aset i shoqerise shqiptare ashtu sic eshte nje aset edhe e majta boterore ne shoqerine boterore. E majta eshte ajo qe zhduku te djathten ekstreme, qe ngriti ne kembe Hitleri, Musolini etj. Ideologjia e majte ishte ajo qe luftoi dhe lufton per vlerat shoqerore, eshte ajo qe rrihet, palgoset, futet ne burgje dhe vritet per te drejtat e njerezve te thjeshte. Pse more i mjere, perpiqesh, me shkrimet e tua bajate qe nuk thone asgje, te diskreditosh te majten ? Je bere si Don Kishoti qe luftonte me mullinjte e eres. E majta eshte nje pasuri e njerezimit e fituar ma gjak dhe vjen ti nje cope xhuxhmaxhuxh qe don te hedhi balte mbi vlerat e se majtes.
        – Krahaso nje here vlerat kulturore, qytetare, shoqerore dhe etike te Sales me ato te Edit. Krahaso penen publicistike te Edit me permendjen edhe te librit te shtepive, te secilit armik politik, te Sales. Nuk mbulohet dielli me shoshe more derezi me emrin Skypion.
        – Ne fakt, mua me vjen keq per ty, sepse vetem per nje luge supe je i detyruar te hedhesh balte edhe mbi vehten tende. Shko ore derezi dhe bej ndonje pune te ndershme dhe do shofesh, se nuk kalohet jeta duke ngrene vetem supen e felliqur dhe me gjak te Sales. Behu njeri dhe ki respekt per vehten. Jeta nuk eshte vetem supe por ka edhe libra, filma, gazeta dhe diskutime me vlere, qe e bejne jeten shume me te bukur. Provoje nje here. Gjermanet thone : Probieren geht über studieren. Te provosh dicka qendron me siper se sa te besh gam gam gam , sic ben ti more Zero xhuxhmaxhuxh. Jeta eshte per te jetuar me dinjitet dhe jo vetem per te ngrene supen e Sales. Lexo, shiko, diskuto, meso gjuhe te huaja qe te njofesh me mire jeten sepse erdhe dhe do hikesh nga kjo bote duke ngrene vetem supen e Sales. Ne kete bote nuk eshte vetem supa e Sales por ka edhe vlera te tjera te cilat ti sic duket do hikesh pa i shijuar. I mjeri ti !!

        1. deri kur... says:

          Henri
          rastesisht mora vesh qe jeton ne Zvicer. Mora vesh gjithashtu qe nuk paske nevoje per para sepse merr pension ne Shqiperi, dhe pension ne Zvicer. Por shoh me keqardhje qe paske nevoje per nje psikiater te mire. E para qe paske nje semundje te rralle. Kerkon me çdo kusht te replikosh me te gjithe ata qe nuk mendojne si ty; dhe e dyta;-si ka mundesi qe sipas teje, Edi eshte nipi i vellait te Spiro Kolekes, por jo nipi i Spiro Kolekes? Si mund te jete e mundur nje gje e tille? A mund te ma shpjegoj dikush se une nuk arrij ta kuptoj.

        2. Robert says:

          henri !

          I ke bere nje “brain syrgery” kesaj monstre berishiane qe nuk ka nevoje per koment.Kohet e fundit pak komentues e replikojne se ja kane vare teneqen se perserit te njera gjera qe Sali qeni i bllokut i thote 22 vjet me rradhe.Meroja duhet ta paguaje kete llapaqen vullnetar per sherbimin qe po i ben.Sa pasuri ka sot dinastia e berishajve nuk i kishin gjithe blloqet e lindjes se bashku por nga bytha do ti dalin.Nipat e Haklajve ja
          pare ne Tirane dhe Sali qeni eshte mbyllur ne Fuckbook.

          Pershendetje

      3. sh q i p says:

        jo, me te vertete me vjen per te qeshur. sinqerisht nuk kam asgje me kete skypion. bile do thoja se eshte i forte. kuptohet jo ne mundje , as ne mendimet qe sjell. po si more nuk mungoi nje here te beje repliken e radhes me bazen? o skypion po e le pa mend edhe babagjyshin me antiplumb. se ai mbahet per rekorde not qeni e rekorde gafash. na thuaj dhe ne more ku trajnoheni, çfar trajtimi i beni trurit ? do tu kishin zili edhe gebelsi e adolfi ne sferen e tymnajave qe u behen qenijeve me tru te zmeriluar. se ata qe e kane me brazda ju kane nxjerre me kohe ke kepucet e vjetra.

      4. ec aty.. says:

        shko ore palle!

        behu gati ti besh vizite ne burg SB.

        Merrja dhe llojet e ilaceve, se do i duhen!

    3. mira says:

      duhet instalohet edhe tek ne EULKEX,DO TI BENTE SHUME MIRE VENDIT.TE lumte z.Mero

    4. Arber says:

      Lavdosh qurrashi, Saliu eshte legjendar, nuk eshte i korruptuar dhe s’keni cfare i beni. Shikoni ju kriminelet e pafund te PS-se suaj kriminale, qe nha viti 1941

      1. tironas says:

        ha, haaaa, haaaaaa!
        legjendar eshte, por se c’ka bo ca gjona te keqia ky legjendari.

        Ka lon ca kalamoj jetime, ka mor me qafe nje fshat, ka vra ca kolege te vet, dhe biles te dera e partise se vet..

        Kshu pra shoku, ky legjendari nuk ka hesape me komunistet e 41, po me ca shqiptare keto nja 8 vjetet e funit..

        te fala legjendarit…

  2. Zeni nuk ka bere keq , edhe bisnesi i Gerdecit i ra ne Sy nga njerz qe ishin Xheloza per bisneset e sukseshme te Zenit.
    Puntoret e kishin fajin , se nuk thoshin BISMILAH , kur fillonin punen .

  3. we people says:

    Faleminderit Mero per keto artikujt tuaj me fryme atdhetare por kam vetem nje verejtje te vogel.

    Zeni i Berishajve kercenon me jete gjeneral Luan Hoxhen per problemin e Gerdecit.Ky mender gjenerali shkon raporton ne ambasaden amerikane.Me vone pasi Luan Hoxha denohet nga gjykata shqiptare i jepet vize nga ambasada amerikane.Shahet gazeta amerikane NY Times si leter higjenika nga mobsteri berishe,Me vone vritet ne menyre mafjoze amerikani shqipfoles Kosta Trebicka dhe vine eksperte po aq mafjoze qe veretetojne se ate e vrau “zoti”.A ka ndonje te mencur ne kete forum te na tregoje kush eshte “engjelli” qe mbron nga amerika satrapin berishe dhe qenin e tij se zoti Mero ka turp ta thote dhe po lodhet kot me dordolecin berishe tash 8 vjet ?

    1. Pelasgian says:

      bukur , paster , qarte ….

    2. barbarosa says:

      Engjëlli mbrojtës është as më pak, as më shumë por USA.Prandaj e hedh shurrën përpjetë lali dhe na ban të gjithëve karshillëk.

  4. A T Z says:

    Si Uka dhe Zeni kane dhe nje gje tjeter te perbashket,baballareve te tyre ju pelqente shume shoqeria me UDB-ne.Sa per shtetin qe la Rugova tju pime dolline SHBA-ve qe per arsye gjeopolitike vendosen te shporrin serbet nga Kosova.

  5. Beniamin says:

    ska lidhje Shteti i Koseves por Eulexi. te ishte per kosovaret Uka kurr nuk do kapej

  6. Drenicak says:

    Une jame ne dijeni qe jo te gjithe gazetaret ne shqiperi kane informata rreth Rugoves.
    Dihet se kryemafia i Kosoves gjate luftes eshte burgos si bashkpuntor i Serbis nga UCK ne Podujev dhe ka ikur nga arresti .
    Pas lufte 6 her eshte arrestu nga UNIMIK dhe me intervenimet e Rugoves eshte liru Sekiraqa.
    Pastaj Rugova ka qen shume i aferm me familjen nga Drenica fshati Llaush po ashtu nje familje kriminale qe kane vra njerz qe kan qir haraq qe kane ozurpu sot e asj dite fabriken e bllokave dhe kame ndegju nga puntoret qe vllezrit geci shkojn para puntorve me kallasha .Pra Rugova ka qen kriminel i msheft .

    1. Pelasgian says:

      ke te drejt o drenicak …duhet me u cu prej varri Adem Jashari e ma jau ” KAJT ” nanat rugovicave

  7. Shkrimi i z. Baze.eshte gjithmone i tille,qe nuk mund te gjendet
    kritik , ta hedhi poshte . Por , sa per krahasimin e Cetnikut Zeni ,me
    djalin e Rugoves ,ndryshimi eshte si dita ,me naten !
    Viza ne 90, 91, kam shitur edhe une ,dhe kjo kundrejt
    pageses ishte nji sherbim qe i beja njerezve ,por nuk
    me duket se beja ndonji krim. Perkundrazi .Keshtu edhe Uka,qenka marre
    me viza……. nuk eshte denoncim serioz ,por goditje
    politike ,besoj une ! Kjo behet ne vazhden e ngritjes
    se nji gjykate nderkombetare per……..krimet e UCK se !
    Pse luftuan ,brenda bahces se tyre ,duke kundershtuar
    dhunen dhe genocidin shumevjecar serb,,,,,,u krijua
    kjo gjykate nderkombetare ! Ejjj, zgjohuni ,sa here jemi
    duke bere hapa perpara ,gjejne aresye te parsyeshme
    per te na terrorizuar !

  8. AHA says:

    Shikoni qendrimin e europjaneve ,kerkojme thone edhe lufte kunder korrupsionit edhe bashkepunim me opoziten…Me ke opozite te bashkepunoje qeveria mor Zotni me ate qe komandon gjykatat ,presidencen ,kushtetuesen ,prokurorine qe jane vatrat e korrupsionit…
    Kesaj i thone qe te kapni hajdutin duhet ta bindni te bashkepunoje qe te kapet per hir te drejtesise …Hahahaha e pastaj perseri ne bashkepunim me opoziten te nxirrni fajtoret e 21 janarit ,akoma nuk e kam kuptuar ku e kane hallin ,tek ata qe “genjyen”popullin e e nxorren ne rruge ato tek ata qe e vrane kete popull ne rruge me duar ne xhepa?

  9. -homeri- says:

    –eshte trashegimi veriore , keshtu e ka patur mbreti -zogu- , keshtu e ka Berisha dhe keshtu do te jete me verioret — a ka bisnes djali i Fatos Nanos nga i jati ,……

    1. profano says:

      ka gruaja , e reja.

  10. sit back and relaks says:

    opo ska te beje krahina gjuha feja seksi rraca ne ket mes, leku ka prishur dhe vazhdon te prishi burra me te mire se ky uka, po thuaj ky pati fatin e keq ti bjere lapsi ose kishte filluar ti hynte vetja ne qejf dhe big brother nuk te fal ne keto raste. megjithate ka nje fije drite ne fund te tunelit nqs uka do te dije te zgjidhi qesen e te lyeje rroten e duhur.

  11. iliri says:

    nuk e arrestoj shteti i rugoves por euleks sa per dijenin tuajse po te mos ishte euleks kta ne kosove do bejshin me keq se ata tek ju ne shqiperi

  12. kolis says:

    Miq,per cdo shkim qe Imer Bazo ka shkuar dhe shkuan per familje BERISHA,shperblehet nga ish-sigurimsat sot ne PS ME NGA 180 DOLLAR usa.Nga viti 2007-2014 ka shkuar 1743 artikuj.Dmth 1743 x 180 = 313740.Ky eshte IMERI i pavarur.

  13. babec says:

    Eulex per shqiperine urgjent! Me nente uje nje kos nuk behet prokuroria!

  14. hataqi says:

    Ja ke huq paraleleve Mero. Njësoj si Zeni juaj edhe Uka ynë fuqinë dhe autoritetin e ndikimit mbi institucionet e shpenzimit të parasë publike e përthithte nga i ati.
    Nuk e di se sa je i informuar porse qysh për së gjalli të Brahimit, familja Rugova bleu shtëpitë e gati një rruge të tërë në lagjen reprezentative Velania në Prishtinë ku shtëpitë shiten shumë shtrenjtë diku ndërmjet 200000-300000 euro, duke e vendosur nga një laurë në të dyja hyrjet e rrugës publike dhe duke e kthyer rrugën publike në rrugë private. Edhe sot e kësaj dite gjendja është e tillë, megjithëse Shpendi është zotuar që do ta hapë rrugën për qarkullim.
    Nuk mund të quhet Uka djalë i keq i Brahimit kur frytet e “punës” së Ukës janë bekuar nga Brahimi dhe nga Fana, njësoj siç janë bekuar frytet e “punës” së Zenit dhe të Gitës nga Saliu dhe Liria. Sa për atë marrëzinë që Brahimi na qenka babai i shtetit të Kosovësm këtë as nuk denjoj ta komentoj.

  15. inf says:

    mir ja kan bo ktij Ujkut
    po si do ja bejme salih Tradhtarit salih hajnit kriminelit palacos qe shîti Token
    dhe detin poXenit po Argjites po Sllobodankes Lirijes
    po Mafies qe e nguli me kanun Armiku berish Sllavi
    Ne burg Xeni hajduti i Tokave bashke me te bijen Argjijen e saliut

  16. oblivion says:

    Cfare nuk thote ky vemja per hir te argumentit. Gjerat jane me te thjeshta se sa i ngjyros ky. Dardha qellon qe nuk bie ne hijen e dardhes. Te ishte gjalle Rugova do e shihje sa perfundonte ne burg i biri. Sa per krahasimet e pavend po le kete link:

    http://www.thebosniatimes.com/en/dobrica-cosic-agreed-ibrahim-rugova-partition-kosovo-slobodan-milosevic-prevented/

  17. Komjet Shala says:

    Gabim zoti Baze e keni. Nuk eshte shteti i Kosoves dmth. siq e quani ju trashigimia e Rugoves qe arrestoj djalin e tij, por jane prokuroret europian Eulex qe arrestoj. Po te ishte shteti qe arreston ndoshta do te shpetonte Uke Rugova se nuj ka dallim te madh me Shqiperine.

  18. I.Troplini says:

    Sa mire do kishte qene, sikur Kosova te kishte qene shtet i se drejtes, sikur shkruan Z.Baze. Do kishte qene nje shembull i mire se shqiptaret jane shtetformues dhe jo armiqte e vetvetes. E verteta eshte se Kosova nuk eshte ai kopesht me lule ku ligji dhe jo Maliqi, drejton vendin. Te kishte qene per qeverine e Kosoves, Uka do beheshe 100 vjec, pa guxuar ti shkonte nje polic shqiptar tek dera e shtepise.Kjo eshte tragjedija shqiptare ne shekuj. Ne kemi nevoje per paterica nderkombetaresh, per ti dhene hajdutit dhe vrasesit ate qe meriton. SHTETI AME e tregon me vepra se sa te zote jemi ne shqiptaret, kur vjen tek drejtesia dhe lufta kunder krimit. Ne, jo vetem qe nuk e luftojme ate. Ne i perkedhelim vrasesit dhe ushunjzat, duke i dhene te drejten e llomotitjes pa limit, ne kuvend.

  19. gjergji says:

    O Mero, ke shume te drejte me kete shkrim, por nuk duhet personalizuar tema e shkrimit, vetem yek Zeni. Zeni vertete qe eshte personifikimi me i keq, i abuzimit me pushtetin, por mos harro edhe bemat e bijve te tjere, si djemte e A. Dades, Ledoi Ruçin, Djalin e Xhuvanit, e sa e sa bijve te tjere te prinderve te pushtetshem…. problemi qendron tek mentaliteti i vete prinderve qe pertej dhembsurise prinderore dhe keqardhjes qe ndjejne per gabimet e tyre ne edukimin e femijve, bejne nje gabim akoma me te madh ne pergjegjesine qe kane ne ç’edukimin e sistemit te ndeshkueshmerise per te tere ata qe gabojne.. duke edukuar mosndeshkueshmerine qe na ka sjelle ne kete derexhe….

  20. b says:

    trashegimia e Rugoves e tejkalon trashegimtarin e Rugoves…perle, shkrim qe me pelqeu shume.

  21. Gjoni.Shkoder says:

    Komplimenti per shkrimin.

  22. Sokol.Milano. says:

    Bravo.Artikull perfekt per kush ka dy pare mend.
    Mero.Duhet gjetur edhe nje menyre te shkruari qe te kuptojne sadopak fanatiket dhe budallenjet.

  23. barba says:

    Bravo Mero
    Per sa lexova ne shqiptareve na lind e drejta te kerkojme pashaport dhe banim ne kosove se atje ka shtet dhe gezon te drejtat.
    Ketu si e ka kolavitur Berisha nuk ke ke te arestosh me pare,nuk dalin birucat per gjyqtaret,ejo per salen me klanin e tia
    Prandaj ketu duhet nje super EULEKS qe te regullohet situata
    Respekte Mero qe trajton realisht hallet dhe problemet e vendit

  24. brigadjeri says:

    duhen nderuar flamuret, ne nuk e meritojme qe t`a mbajme flamurin e Skenderbeut. do na mjaftonte nje flamur … jo Pirati, por hajduti dhe krimineli.

  25. SeVret Katovica says:

    MERO DJALI,
    Si nuk the nje llaf per parlamentin e xhixhilese e si e ka emrin kryekari?
    -Si nuk the nje llaf si e ka patur emrin keshilltari politik i kryekarit te shtetit?
    -Si nuk the nje llaf qe kush e futi ne parlamentin e popullit kadavren e djalit te zogollit me kobure ne bulevard?PRIFTI NANO E IMAMI META QE I BENE HOMAZHE.
    PER KE SHTET FLET KUR SKA SHTET?MERU ME RRENJET NGA E MER ‘USHQIMIN’ SALIU SE NDRYSHE SI GAZETAR DO NGELESH PERSERITES.

  26. besi says:

    shkrim totalisht idiot,shteti i Rugoves,qfare shteti ka bere Rugova more i mjere,pas 15 vitesh qe eshte bere lufte dhe ende nuk e ke te qarte se si eshte krijuar shteti i Kosoves.Nuk e di nese eshte zoti dikund por nese eshte e lus qe ti vije ne ndihme analisteve

  27. viktor hoti says:

    Te gjithe ata qe lehin ” per sulmin ” e Edit ndaj admiminstrates kane frike se me heqien e prokurorit te pergjithshem me mejhane ne tarace, zagareve te gjykates e plote te zagareve te tjerer, hapen kartat qe nuk dihet kur e si mbyllen. Por ti bejne rixha Edit qe eshte bakllava e jo piper. Ata kane frike nga gramoz rucet qe u a njohin lekuren e dine si gjuhen egersirat . Viktor Hoti

  28. fredi guri says:

    po sflet per dallimin tat me femit e gramoz rucit apo niperit e tij qe deri dje I akuzoje se donin te vrisnin dilje dhe ne televizor dhe tregoje vrimat e plumeve te makina Ky eshte qe edukoi partia e punes gazetar si puna jote e shume te tjere qe I sherbejne te huajve duke futur SHQIPTARET ne sherr kan re malet e jene halet

  29. sos says:

    Ky eshte nje editorial nen nivelin e zakonshem te autorit tek i cili vihen re shenja lodhje.Nje fakt jo i vogel eshte se Ukit i ka vdek baba korbit (jo i kombit) se po te ishte gjalle ai do ishin miliardera.Kurse Zeni ka jo vetem Babain gjalle por ka dhe ambasadore te trembur dhe te pshurrur nga i jati qe arriti te fshije bythen me ekspertizat e FBI.
    Ju sugjeroj zoti Mero te nderroni kursin e tanishem sidomos pas 21 janarit 2013 qe po tallen me ate popull jo vetem banda 2B por dhe mazhoranca me dipllomacite e huaja.Duket qarte qe votimet e 23 qershorit 2013 u tradhetuan.E bija e monstres Berishe nxorri librin per sukseset ne krimet e te jatit.Presim ndonje ambasador apo ndihmes shefi te botoje ndonje liber si mbrohet shteti duke vrare protestuesit me duar ne xhepa.Pa burgosur terroristin televiziv Berishe ai vend nuk rregullohet.Sinqerisht do ishte me mire te fitonte Berisha se kur ishte ne pushtet dilte vetem nje here ne dite ne lajme kurse tani non stop 24 ore dhe ka lene Edi Ramen si pastrues HALEJE dhe ilir meten qe hedh deodorantin.
    Wake up Mero BAZE !

  30. eva says:

    ka nje dallim te madh, djalin e Rugoves e arestoi Euleksi jo shtetaret Kosovare apo shteti qe la pas Rugova, dhe Rugova vete nuk jeton me

  31. bajaziti says:

    Shteti i bythes qe la rugova. Ata ustallare qe e cliruan ushtarakisht prej serbise, ata e kane kontrollin e territorit dhe po ata i drejtojne punet dhe arrestojne ke tu doje trapi. Cfare hyn qeverisja e rugoves ketu. Po qe per qeverine e rugoves dihet se cfare beri bujar bukoshi me 600 milione dollaret e diaspores, dhe repartet e oficereve qe sabotonin UCK-ne e vertete.

    Nga nje ane kjo eshte deshmi e standarteve te drejtesise dhe demokracise qe sundojne ne Evrope dhe me gjere ne perendim qe kur e bejne veten, arrestojne edhe Helmut Kohl dhe Berlusconin.

  32. shvejk says:

    Ibrahimi nuk la shtet o Mero, shtetin e beri Amerika me UCK. Po te ishte per Ibrahimin dhe politiken e tij Gandiste Kosova do ishte akoma krahine e Serbise. Me gjithe ate, pa pasur nevoje per paralelizem midis Rugoves dhe Berishes, gjithshka qe shkruan per Berishen eshte teper e sakte. Madje une do te thoja se familja e Berishes ngjan me shume me familjen Milloshevic se me familjen Rugova.Te gjithe e mmbajne mend se si gruaja dhe djali i Milloshevicit i fusnin duart ne tere pasurite e shtetit Jugosllav, njelloj si familja e ketij koleres tone.

  33. Mero ! Rrespekt dhe admirim per kulturen e thelle qe ke krijuar vet . Me keto sqarime qe bene per trashegimine e keqe qe ka krijuar dhe po na lene Sali Berisha , ti po i beni nje sherbim te madh vendit dhe popullit . Paq sukse te metejshem me gazeten tende ne sherbim te shqiptarve dhe te mbare Shqiptarise !

  34. alban.ny says:

    Ne teresi i ke rene pikes Mero, si gjithnje, por kurkrahason,(dhe ti e di qe cdo krahasim eshte i cale,)dy shtetet shqiptare,dhe kerkon te thuash se shteti ne Kosove eshte ku e ku me ndeshkues se ky i Shqiperise,nuk je bindes. Arrestimin e Rugoves Jr.e beri EULEX-i, jo policia dhe prokuroria e Kosoves.Dje, tek Expres-i Kosoves tregoheshin ca zullume te Jr.- ve te tjere, si Grabovci etj.,po kush guxon ti arrestoje? Njesoj si Jr._et e politikaneve shqiptare, majtas e djathtas,

  35. george says:

    Shume kritika ka patur zoti Mero ne kete artikull ku une do permendja dy kryesore:
    1-Nuk mund ti thuhet babai i kosoves nje pacifisti deri ne neveri i Rugoves.Takimi me Milloshevicin kur bombardohej kosova ishte sikur nje pronar hoteli nxjerr prostituten e tij ne shitje apo nuk qeshte si budalla.
    2-Arrestimi ishte jo nga shteti kosovar por organizma te huaja.
    Keto dy gabime nuk e ulin respektin per zotin Mero por si lexues dhe dashamires i tij mendoj se ka disa oshilacjone qe nga vrasja teper e sofistikuar e Olldashit.

  36. tomsojeri says:

    O skypion meqe kerkon spjegim ku qendron ndryshimi i nipit te Spros dhe te vellait te Spiros po mundohem me shqipen qe un di ,te te them ndryshimin : Spiro ka nje vajz dhe femija i vajzes se tij esht nipi i Spiros Po ashtu edhe vellai i Spiros ka nje vajz dhe femia e vajzes se tij esht nipi i tij dhe jo i Spiros ! Nuk di sa ta mbush mendjen ky spjegim e Saper ato te tjerat qe thua jan te verteta se duken e nuk i mohon njeri por kte lloj te majte e ujiti ,e prashiti,dhe e riti Saliu yt qe erdhi nga ajo der, me kte detyr, tani cke qe peshtyn lart? Nuk duket e shemtuar te kafshosh doren qe te ushqeu? Po te mos ishte nga ajo der,i kish lar hesapet qe ne fillim si ne Rumani por zgjodhi rugen e “te ndjerit” dhe qeroi rivalet qe rezikonin pushtetin, per te qen i lir te coj shqiperin ne kte dit halli ! Mos u qaj tani e mos i shaj kta te majtet qe duhet ta llogarisje me koh qe ata te till mbeten e nuk ndryshojn se esht far e vjeter e mbjell ktu e 75 vjet por ty nuk te mar vesh cfar je ! Shan te majtet kur i djatht nuk je ! Cfar je pra ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje